ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Fri Aug 29, 2014 9:58 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 15 posts ] 
Author Message
 Post subject: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#1  PostPosted: Fri Jun 05, 2009 5:16 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Pershendetje....


Ekonomia e Shqipërisë


Përpara vitit 1991, partia komuniste në pushtet e drejtonte ekonomine e vendit me ane te nje serie planesh Pesë Vjeçare.
Të gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga shteti, bujqesia ishte kolektivizuar plotesisht dhe industria u be prone popullore dhe sipermarrja privati u ndalua rreptesisht.
Pervec kesaj Kushtetuta e Republikes Socialiste te Shqiperise e ndalonte qeverine te kerkonte ndihma nga jashte, te pranonte borxhe apo te lejonte investime te huaja.
Deshtimi i kesaj ekonomie te kontrolluar e ka shtyre qeverine te decentralizje procesin e vendimmarrjes ekonomike.
Ndalimi i tregetise private është shfuqizuar, qeveria tashme pranon borxhe dhe kredi te huaja dhe perpiqet te krijoje vende te reja pune me ane te bashkepunimeve me partneret nga jashte.
Keto masa kane për qellim rritjen e industrive te lehta, prodhimet ushqimore dhe bujqesore. Progresi i viteve te fundit është i dukshem dhe tregu tani permban te gjithe artikujt ushqimore te cilet ne te kaluaren mungonin shpesh.
Shqiperia ka nevoje për me shume punonjes te specializuar dhe rikthimin ne vend te studenteve te rinj, te arsimuar ne Perendim dhe te mbrujtur me nje kulture me te plote dhe me me shume ekspertize se moshataret e tyre brenda vendit.


Pasuritë natyrore


Për një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore.
Pjesa veri-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror.
Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, hekur-nikeli.
Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.
Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale.
Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.


Industria

Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne.
Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqiperia është prodhuesi i trete për kromin.
Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike.
Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur.
Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase.
Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.


Bujqësia

Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsur në sektorin e agrokultuës.
Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore.
Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë.
Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri .
Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbullonë dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme.
Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule djeli dhe duhani.
Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivonë edhe blektorin në të cilen dallohen kulivimi i gjedheve. delet dhe i derrit.
Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës.
Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve.
Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës.
Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.
Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit".
Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë.
Pas privatizimit dhe stabilizimit të gjendjes, pronarët e tokave janë duke u orientuar për rimëkëmbjen e agrikulturës Shqiptare dhe eksportimin e produkteve të tyre.


Tregtia

Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime.
Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria %, Italia %.




Faleminderit...

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia e Shqiperis...
Post Number:#2  PostPosted: Wed Jun 17, 2009 5:20 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Si behen llogaritë Kombëtare?

Image


Cfarë është vlera e shtuar bruto?

VJETORE

INSVlera e Shtuar Bruto tregon kontributin në të gjithë ekonomine e vendit të cdo prodhuesi individual, të cdo dege apo sektori të ekonomisë në Shqipëri.

Përse përdoret Vlera e Shtuar Brut

Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) është përdorur për vlerësimin e Prodhimit te Brendshëm Bruto (PBB ose GDP-Term.Angl.). PBB eshte treguesi kryesor i te gjithe ekonomise. Ne Shqiperi , INSTAT, ka perdorur dy nga optikat teorike per llogaritjen e PBB: Optika “Prodhimi” dhe “Shpenzimet”. Kur perdoret optika “Prodhimi”, mund te llogaritet kontributi i cdo dege apo sektori nepermjet VSHB.

Cfarë është optika “Prodhim” për të matur PBB?

Optika “Prodhim” per te llogaritur PBB ka parasysh llogaritjen e kontributit te cdo njesie ekonomike nepermjet llogaritjes te vleres te prodhimit (sendeve e sherbimeve) minus vleren e konsumit ndermjetes (inputeve) te perdorura ne procesin e prodhimit te ketyre produkteve.

Cfarë është optika “Shpenzime” për të matur PBB?

Optika “Shpenzime” konsiston ne llogaritjen e PBB nepermjet vleresimit te totalit te shpenzimeve finale te sendeve e sherbimeve te gatshme te prodhuara ne tregun e brendshem.

Cfarë lidhje ka VSHB me PBB?

Lidhja midis VSHB dhe PBB mund te percaktohet ne kete menyre: VSHB (me cmimet korrente baze) plus taksat mbi produktet (ne nivel ekonomie) minus subvencionet mbi produktet ( ne nivel ekonomie) eshte e barabarte me PBB (me cmimet korrente te tregut) ose ne menyre te permbledhur:
VSHB + taksat mbi produktet – subvencionet mbi produktet = PBB


POLITIKA E RISHQYRTIMIT TE LLOGARIVE KOMBETARE TAT ka përshtatur tashmë politikën e rishikimit si më poshtë; vlerësimet paraprake shpërndahen në Nëntor të vitit pasues për vitin e mëparshëm duke ndjekur fundin e periudhës referuese, vlerësimi jopërfundimtar në Maj ( 17 muaj pas periudhës referuese) dhe vlerësimi final Majin tjetër ( 29 muaj pas periudhës referuese ).




Periudha referuese Koha e shpërndarjes

Vlerësime paraprake t t + 11muaj
Vlerësime jopërfundimtare t t + 17muaj
Vlerësime përfundimtare t t + 29muaj


Metodologji

Rezultati përfundimtar i aktivitetit të prodhimit të njësive prodhuese rezidente përfaqësohet nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB -shih përkufizimet) PBB llogaritet me tre metoda:
- Metoda e Prodhimit
- Metoda e Shpenzimeve
- Metoda e të Ardhurave
PBB është vlerësuar në INSTAT vetëm sipas metodave të prodhimit e të shpenzimeve dhe ndërmjet tyre konsiderohet që metoda e prodhimit, duke marrë parasysh informacionet e përdorura, rezulton që të shprehë më mirë PBB.

Vlerësimet e paraqitura për herë të parë në këtë publikim të PBB për vitet 1996-2004, mbështeten metodikisht në konceptet bazë të Sistemit Europian të Llogarive (ESA -1995) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilat kanë ndryshime themelore në raport me vlerësimet për vitet e mëparshme.

Llogaritjet e PBB përfshijnë të gjitha prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin të cilësuar “ekonomik” të Shqipërisë. Ai është burimi kryesor i të ardhurave nga të cilat përfitojnë njësitë rezidente, qendra e aktivitetit ekonomik e të cilave ndodhet mbi territorin ekonomik.
PBB sipas metodës së prodhimit llogaritet sipas formulës:

PBB = VSHB + TP + TD - SP, ku:
PBB = Prodhimi Brendshëm Bruto ( me çmimet e tregut)
VSHB = Vlera e Shtuar Bruto ( me çmime bazë )
TP = Taksat mbi Produktet përfshirë Taksen e Vlerës së Shtuar
TD = Taksat doganore
SP = Subvencionet mbi produktet dhe importet

Kjo është metoda bazë për llogaritjen e PBB në Shqipëri edhe për shkak të një numri të madh e kompleks të treguesve që ai përmban. PBB me çmimet bazë me metodën e prodhimit është vlerësuar duke llogaritur vlerën e shtuar bruto të krijuar nga aktivitetet ekonomike, nga të cilat zbriten shërbimet e ndërmjetësimit financiar të matura indirekt (FISIM -Angl.). Vlera e përgjithshme e FISIM llogaritet si totali i të ardhurave nga prona të marra nga ndërmjetësit financiare minus shumën totale të interesave të paguara, duke përjashtuar vlerën e çdo të ardhure të marrë nga investimet (depozitat) e vetë fondeve të tyre. PBB me çmimet e tregut arrihet duke shtuar taksat neto mbi produktet.

Pjesa më e madhe e PBB është prodhuar në sektorin e ndërmarrjeve jofinanciare. Burimet për vlerësimin e prodhimit bruto në këtë sektor janë të dhënat vjetore të paraqitura nga ndërmarrjet në pasqyrën “Llogaria Humbje Fitime”, ku përmendim shifren e afarizmit, prodhimi i aktiveve të qëndrueshme, subvencionet e shfrytëzimit, shtesa apo pakësimi i gjendjeve të produkteve të gatshme, etj të dhëna që lidhen me specifikat e aktiviteteve ekonomike. Konsumi ndërmjetës është llogaritur mbi bazën e të dhënave të elementeve të kostos në këto raportime. Vlera e shtuar bruto me çmimet bazë llogaritet si diferencë midis prodhimit bruto dhe konsumit ndërmjetës.

PBB e prodhuar nga familjet përfshin prodhimin si për treg ashtu edhe atë për konsum vetjak. Në sektorin e familjeve, llogaritjet bazohen kryesisht në Vrojtimin e Buxhetit të Familjeve. Në sektorin bankar burimet kryesore janë të dhënat totale të marra e të ndërtuara nga Banka e Shqipërisë. Prodhimi bruto i bankave është llogaritur si vlera totale e të ardhurave të pronës të marra nga njësitë që kryejnë shërbimin minus totalin e interesave të tyre të paguara, plus të ardhurën neto nga kryerja e shërbimeve të ndryshme financiare dhe të biznesit. Të dhënat mbi shoqëritë e sigurimit janë marrë nga raportet vjetore të ndërmarrjeve përkatëse.

Të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit formojnë bazën për llogaritjen e të dhënave të prodhimit të shërbimeve individuale e kolektive nga administrata publike dhe institucionet jo fitim prurëse. Prodhimi bruto është vlerësuar mbi bazën e elementeve të kostos d.m.th. me shumën e konsumit ndërmjetës, pagave të punonjësve, trajtimeve.
PBB me metoden e shpenzimeve llogaritet sipas formules:

PBB = KF + FBKF + NGJ + (E - I), ku
KF = Konsumi Final
FBKF = Formimi Bruto i Kapitalit Fiks
NGJ = Ndryshimi i Gjendjeve
E = Eksportet
I = Importet

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të konsumit final përbëhet nga shpenzimet për konsumin privat dhe burimet statistikore për vlerësimin e tyre janë kryesisht të dhënat nga vrojtimet prane familjeve ku permendim ate te Buxhetit të Familjeve (HBS), te matjes se kushteve te jeteses (LSMS) si dhe të dhëna nga statistika të tregtisë me pakicë, të tregtisë së jashtme, etj.
Duke u nisur nga kufizimet qe paraqesin vrojtimet prane familjeve, te dhenat e perfitura prej tyre jane integruar krahas perdorimit te nje procedure e re per te vleresuar llogaritjet per konsumin final te popullates, e cila mbeshtetet ne metoden e disponbibilitetit. Ekuacioni qe sintetizon kete metode mund te shprehet si me poshte


C = (X+ M) - (N + I + G + E)
Ku
C =Konsumi Final (Familjet, Administrata Publike dhe Institucionet jo fitim Prurese)
X = Prodhimi,
M = Importi,
N = Konsumi Ndermjetes,
I = Formimi Bruto i Kapitalit Fiks,
G = Ndryshimi i gjendjeve,
E = Eksporti.
Nga ku perfitohet Konsumi Final i Popullates (FC) nga C:
FC = C – (GC + NPSHs)
Ku
GC = Konsumi i Administrates Publike,
NPSHs = Organizatat jo fitim prurese.

Për llogaritjen e shpenzimeve të konsumit final për administratën publike burimi kryesor i të dhënave është buxheti i shtetit, pjesa e shpenzimeve, të marra nga Ministria e Financave, ndërsa për vlerësimin e shpenzimeve për konsum final të Institucioneve jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, të dhënat janë llogaritur mbi bazën e një vrojtimi specifik mbi këto institucione.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF) bazohet mbi raportet e paraqitura mbi investimet dhe ndërtimet, shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe vrojtime të tjera statistikore. Ndryshimet e gjendjeve janë vlerësuar duke përdorur informacionin e ardhur nga metoda e prodhimit (të dhënat e marra nga llogaria Humbje Fitime dhe të llogaritura si diferencë midis fundit dhe fillimit të vitit).

Informacioni për sa i përket të dhënave të tregtisë së jashtme për mallrat është mbështetur në deklarimet doganore, ndërsa për shërbimet të dhëna bazë janë ato të ndërtuara nga Banka e Shqipërisë e të shprehura në Bilancin e Pagesave.

Përkufizime


Prodhimi:
Aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një njësie institucionale që kombinon burimet në fuqi punëtore, kapital dhe produkte e sherbime per te prodhuar produkte ose kryer shërbime. Proceset e pastra natyrore pa nderhyrjen ose kontrollin e njeriut nuk bëjnë pjese në prodhim.

Prodhimi i Brendshem Bruto (PBB)
Prodhimi i brendshëm bruto, vlerësuar me çmimet e tregut, është rezultati final i aktivitetit të prodhimit nga njësitë rezidente prodhuese gjate nje viti. Ai është llogaritur sipas dy mënyrave:
- PBB me mënyren e prodhimit, është i barabartë me shumën e vlerave të shtuara bruto sipas degëve të ndryshme të aktiviteteve, duke shtuar tatimet e taksat e duke i zbritur subvencionet mbi produktet (të cilat nuk u janë shpërndarë sektorëve apo degëve të aktivitetit);
- PBB sipas mënyrës se shpenzimeve është i barabartë me perdorimet finale te brendshme të produkteve e sherbimeve (konsumi final efektiv, formimi bruto i kapitalit fiks, ndryshimet e gjendjeve), plus eksportet,
minus importet.

Çmimi baze
Shuma që prodhuesi merr nga blerësi për njësi të produktit apo sherbimit të prodhuar, pa tatimet mbi produktin dhe me subvencioet mbi produktin. Çmimi bazë përjashton shpenzimet e transportit të faturuara me vehte.

Konsumi i ndermjetem
Vlera e produkteve ose shërbimeve të transformuara ose plotësisht të konsumuara gjatë procesit të prodhimit. Përdorimi i aktiveve fikse të vena në pune nuk merret parasysh; ai evidentohet ne konsumin e kapitalit fiks.

Vlera e shtuar bruto:
Vlera e shtuar bruto përfaqëson kontributin e aktiviteteve të ndryshme në PBB dhe llogaritet si diference midis prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm.

Çmimet e tregut: janë çmimet pasi shtohen taksat mbi produktet minus subvencionet mbi produktet.

Taksat mbi produktet dhe importin
Taksat mbi produkte janë taksat e pagueshme për njesi të disa mallrave dhe shërbimeve si Taksa mbi Vleren e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importet.

Subvencione në produkte dhe importe
Subvencionet ne produkte janë pagesat e pakthyeshme që njësitë e administrates publike bëjne tëk ndërmarrjet si nje shume e caktuar parash për njësi të një malli ose shërbimi. Subvencionet në importe konsistojnë në subvencionimin e mallrave ose shërbimeve që bëhen të pagueshme kur malli kapërcen kufirin e territorit ekonomik ose kur shërbimet i janë kaluar njësive institucionale rezidente

FISIM
Shërbimet Ndërmjetësuese Financiare të Matura Indirekt përfaqësojnë diferencën midis interesave të marra dhe atyre të paguara. Vlera e prodhimit te FISIM-it eshte trajtuar si konsum i ndërmjetëm i sektorit nominal me prodhim zero dhe vlerë të shtuar negative.

Konsumi Final
Konsumi Final është një nga komponentet kryesore të PBB me metoden e shpenzimeve. Ky konsiston ne mallrat dhe sherbimet e perdorura nga familjet individuale ose komunitetet dhe llogaritet si shumë e konsumit final të familjeve, konsumit final të administrates publike dhe konsumit final te Institucioneve Jo-Fitimprurese që i Shërbejnë Familjeve (IJFSF).

Konsumi final i familjeve
Permban të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale te familjeve rezidente.

Konsumi final i administrates publike dhe IJFP
Përmban vlerën e shërbimeve jo-tregëtare të siguruara nga administrata publike dhe nga institucionet jo-fitimprurese në perfitim të komuniteteve ose grupe familjesh. Kjo llogaritet si diference midis prodhimit të administrates publike dhe IJFP dhe vlerës së tyre të prodhimit tregëtar.

Eksporti neto
Eksporti neto llogaritet si diferencë midis eksportit të mallrave dhe shërbimeve (f.o.b) dhe importit të mallrave dhe shërbimeve (f.o.b).

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks
Konsiston ne shpenzimet e kryera për kapitale të reja ose per shpenzime te tjera specifike kryer nga prodhuesit në sende ose shërbime me qëllim që të mbajnë, rritin ose zgjerojnë kapacitetin e tyre prodhues ose që të krijojnë kushte të reja përpunimi në të ardhmen.

Ndryshimi i gjendjeve
Përcaktohet si diferencë midis gjëndjeve të inventarit dhe në proces të aktiveve qarkulluese në fund dhe në fillim të vitit. Gjëndjet përfshijnë: materiale të para dhe materiale të tjera; prodhime, punime shërbime në proces; produkte të gatshme e gjysem të gatshme, mallra, kafshë, etj.

Çmime konstante: çmimet korrente të deflatuara me indeksin e çmimit të vitit të mëparshëm.

Çmime korrente: çmimet e periudhës referuese.
?



Faleminderit

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#3  PostPosted: Sun Jul 12, 2009 1:19 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Për herë të parë në Shqipëri avion mallrash në aeroport (TIA)



Për herë të parë një avion transportues “A 310-300”, i dedikuar vetëm për transport mallrash, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), duke diversifikuar kështu shërbimet e TIA-s ndaj klientëve. Përmes një njoftimi për shtyp, TIA bëri të ditur dje se "tani e tutje, ky avion, nën drejtimin e “Turkish Airlines”, do të shërbejë për transportin e mallrave midis Turqisë, Italisë dhe Shqipërisë". Shërbimi i ri filloi më 7 qershor 2009 dhe ka frekuencë një herë në javë. Itinerari i tij i plotë është Stamboll-Tiranë-Milano-Stamboll dhe mbërrin në Tiranë çdo të diel në orën 11:45. TIA bën të ditur se të gjitha llojet e mallrave mund të transportohen në itinerarin e lartpërmendur, duke përfshirë këtu dërgesa si personale, ashtu edhe biznesi. Kapaciteti maksimal i ngarkesës së mallrave për avionin “A 310-300” është 36.000 kg dhe 200 m3. “Turkish Cargo” u ofron klientëve një shërbim të plotë brenda itinerarit të tij. Dërgesa për rrugë të gjata janë gjithashtu të mundshme për pjesën më të madhe të mallrave, pasi për transportin e tyre janë të përfshirë frigoriferë dhe dhoma me ftohje.


11/06/2009
Faleminderit

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#4  PostPosted: Wed Jul 22, 2009 12:56 am 
Offline
Star Member
Star Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Posts: 607
Location: Albania
Gender: Female
Ekspertët: Ekonomia shqiptare me një “gropë të zezë” 2.5 miliardë euro


Qeveria është e paaftë të gjejë para për pjesën e dytë të vitit

Ervin KOÇI

Ekonomia e vendit rrezikon kolapsin në pjesën e dytë të këtij viti si pasojë e mungesës së parave, por dhe prej mossigurimit të financimeve të duhura nga ana e qeverisë. Ky është shqetësimi që ngrinë ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend, sipas të cilëve “gropa e zezë” që është krijuar në ekonominë e vendit rrezikon të shkojë në 2.5 miliardë euro. Kjo është dhe shuma që i nevojitet qeverisë për të financuar investimet publike, administratën, pensionet dhe pagat, i dhe reformat në vend për pjesën e mbetur të vitit. Por deri tani sipas ekspertëve, kjo sasi e konsiderueshme parash është e pamundur të sigurohet dhe qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do ta ketë mjaftë të vështirë të përballojë situatën ekonomike që do të rëndohet. Sipas Prof. Dr. Adrian Civicit, situata është mjaftë serioze për ekonominë e vendit e cila në këtë pjesë të dytë të vitit do të përballet dhe me valët goditëse të krizës ekonomike botërore. “Qeveria nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë të ardhurat e duhura për të përballuar shpenzimet në pjesën e dytë të vitit. Asaj i duhet një sasi e madhe parash për sigurimin e të cilave mundësitë janë tepër të kufizuara”- ka deklaruar Adrian Civici. Të njëjtën linjë mbështet edhe ish-guvernatori i BSH-së, Shkëlqim Cani, sipas të cilit gropa e shkaktuar në buxhetin e shtetit prej shpenzimeve të pakontrolluara në pjesën e parë të vitit nga qeveria, është shumë e madhe. “Qeveria aktuale por edhe ajo që do të vijë duhet të shikojë se me çfarë do ta mbushin këtë gropë financiare. Deri tani buxhetit të shtetit i mungojnë miliarda dhe këto si pasojë e rënies së remitancave, mungesës së pritshme të sezonit turistik, rënies së eksporteve, si dhe grumbullimit të ulët të të ardhurave nga tatimet e doganat”, - ka deklaruar ish-guvernatori Cani. Ajo që ishte parashikuar nga ekonomistët dhe ekspertët e financave por mohuar nga zyrtarët e qeverisë, po konkretizohet. Kriza ka dhënë efekte në mbledhjen e të ardhurave dhe ky fakt ka detyruar Ministrinë e Financave të rishikojë buxhetin e shtetit.

Deficiti

Deficiti i krijuar nga mos mbledhja e taksave arrin në 6 miliardë lekë te reja, vetëm në pjesën e parë të vitit. Deficitin ose “gropën e zezë” e kanë pranuar edhe vet zyrtarët më të lartë të Financave, të cilët nuk e shmangin dot faktin e mungesës së likuiditetit. Sipas zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu, gropa financiare është krijuar nga doganat dhe tatimet, ku kriza ka prekur ndjeshëm këta sektorë. Sipas tij rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe rënia e importeve ka sjellë më pak para për doganat. Shehu shprehet se ministria në këto kushte është duke para në tërësi mundësinë e ndryshimit të buxhetit për të mbushur gropën financiare. “Ne nuk duam që mungesën e të ardhurave ta kompensojmë me paratë e kontigjencës apo privatizimeve, pasi këto para janë destinuar për shtimin e investimeve dhe reduktimin e borxhit”, - thotë Shehu. Ndaj qeveria u detyrua që të rrisë disa taksa doganore, siç është akciza e cigareve, pijeve alkoolike, si dhe kafesë. Kjo shihet si një shenjë e qartë për të mbuluar deficitin e të ardhurave të krijuar në buxhet.

Kursimet

Sipas numrit 2 të Ministrisë së Financave, ritmi i investimeve për 6 mujorin e dytë mund të bjerë disi. “Do të bëjmë çmos të ruajmë çdo qindarkë nga buxheti i shtetit, po të jetë e nevojshme një sërë investimesh që nuk garantojnë përfundimin brenda këtij viti, mund të anulohen”- tha Shehu. E ndërsa të ardhurat nuk janë realizuar në masën e programuar, shpenzimet kanë qenë në ritmin e kundërt, kjo edhe për efekt të zgjedhjeve parlamentare.
Por numri dy i Financave thotë se deri tani janë shpenzuar afro 46 për qind e totalit të parave të destinuara për investimet. “Do të shikojmë mundësinë e kursimit për të kompensuar mosrealizimin. E para duke realizuar programin e të ardhurave dhe e dyta duke mosshpenzuar. Në 50 për qind të periudhës kemi harxhuar 46 për qind të buxhetit. Kjo tregon se gjashtëmujori i dytë nuk do të jetë i vdekur, por do të ketë shpenzime normale”, - tha Shehu. Por niveli i investimeve do të varet më së shumti nga ritmi i mbledhjes së të ardhurave. Të gjitha parashikimet japin tablonë se pjesa e dytë e viti do të jetë e vështirë për sa i përket arritjes së objektivave të parashikuar, pasi kriza do të japë efekte edhe më të mëdha gjatë kësaj kohe. Edhe kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar ministrave të rishikojnë shpenzimet operative me tendencë ulje, sinjale të mjaftueshme për të kuptuar se qeverisë pas zgjedhjeve i duhen para për të mbushur arkën e shtetit.



FMN-ë mbyll misionin në Shqipëri, kryeministri Berisha premton bashkëpunim

Në një kohë kur ekonomia e vendit ka dhënë shenja të dukshme të prekjes nga kriza ekonomike, pasi të ardhurat nuk po mblidhen në nivelin e duhur dhe ku roli i FMN-së vlerësohet nga ekonomistët si stabilizues, kryeministri Sali Berisha i ka dhënë lamtumirën zyrtare përfaqësues së fondit në Tiranë, Ann Margaret Westin. Në takimin e fundit të zhvilluar dje në kryeministri, kryetari i qeverisë e falënderoi FMN-në për prezencën në Shqipëri. Ky takim vjen në një kohë kur buxheti i shtetit po përballet me vështirësi në mbledhjen e taksave dhe rritjen e deficitit buxhetor. FMN-ja nuk ka dhënë informacion lidhur me bisedën e zhvilluar mes palëve. Sipas qeverisë, Shqipëria, mbylli me shumë sukses bashkëpunimin shumëvjeçar me FMN-në dhe tani kalon në një fazë tjetër bashkëpunimi me ketë institucion duke u bazuar në “Artikullin 4”. Zyra për shtyp e Qeverisë, citoi Berishën të ketë siguruar zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas “Artikullit 4”, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion. Po ashtu, qeveria citon dhe zonjën Westin të jetë shprehur se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare. Në të njëjtën linjë janë edhe shumë ekonomistë, por qeveria duket e vendosur në qëndrimin e saj për të larguar FMN-në dhe për të marrë vendime në mënyrë të pavarur, pa u kushtëzuar nga ndërkombëtarët. Nëse qeveria shqiptare do të kishte një marrëveshje bashkëpunimi me FMN, atëherë ajo do të ishte një ndër ekonomitë që do të përfitonte fonde nëpërmjet kredive të buta për të përballuar krizën. Në këto kushte qeverisë i duhet të marrë kredi tregtare me norma të larta interesi.



Virusi AH1N1, qeveria bën gati edhe fondet e kontigjencës për situatën

Ministria e Financave garantoi dje se i ka të gjitha fondet e nevojshme për të përballuar prekjen e Shqipërisë nga pandemia e gripit të derrit. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu deklaroi dje se “Ministria e Shëndetësisë ka tashmë dy programe që po zbaton dhe në rast se ajo do të ketë nevojë për financimet, do t’i akordohet fondi prej 2.5 milionë dollarë që ka mbetur nga projekti i gripit të shpendëve dhe më pas mund të preket edhe fondi rezervë dhe ai i kontigjencës, me vlerë totale prej 6.5 miliardë lekë, në rast se situata do të rëndohet”. Sipas tij, “nëse OBSH-ja e kualifikon këtë si vaksinim të detyrueshëm, qeveria do të ndërhyjë në dy forma. Së pari me programin që është aktualisht në buxhet për vaksinimet e detyrueshme, por edhe me shtimin e fondeve në varësi të përmasave. Mundësitë e buxhetit do të përdoren në kohën e duhur. Më parë do të përdoren programet ekzistuese brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, më tej ne do të vazhdojmë me alokim të fondeve shtesë nga buxheti i shtetit, fondi shtesë i qeverisë ose nga kontigjencat”. Sipas numrit dy të dikasterit të financave, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë kërkesë zyrtarë për shtim fondesh, por ka vënë në dijeni këtë institucion për situatën. “Ministria e Shëndetësisë thjeshtë na ka bërë njoftime të jemi të përgatitur, por rekomandimi ynë është që më parë duhen shfrytëzuar burimet që janë në dispozicion. Kur te vi momentin i trajtimit të popullsisë në masë ky do të jetë një vaksinim që do të kryhet nga privati”- tha Shehu. Drejtuesit e Ministrisë së Financave shprehen se në rast se Organizata Botërore e Shëndetësisë do të kërkojë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë popullsisë kundër virusit AH1N1, atëherë do të lëvrohen menjëherë të gjitha fondet që kërkohen.

_________________
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#5  PostPosted: Sat Jul 25, 2009 1:15 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Një vështrim mbi krizën ekonomike


Prezencën e krizës nuk mund ta mbulojë INSTAT-i më shifra euforike, duke ia kaluar edhe vetë ministrit të Financave, por kriza mund dhe duhej që nëpërmjet masave serioze të menaxhohej, gjë që për fat të keq nuk ndodhi dhe sot kriza me gjithë peshën e saj shfaqet para dyerve të qeverisë dhe para gjithë shqiptareve.


Rreth një vit e gjysmë më parë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar më shumë takt, por shqip i kërkuan Qeverisë që të bënte kujdesin e duhur sepse shenjat e treguesve të krizës ishin prezente edhe në ekonominë shqiptare.


Mjerisht, qeveria më kokëfortësi nuk dëgjoi askënd, por duke xhongluar mbi shifra të rremë mbi rritjen ekonomike, mbi nivelin e papunësisë, mbi nivelin e varfërisë, mbi rritjen e eksporteve dhe uljen e importeve etj...mbasi e shkundi buxhetin gjatë fushatës elektorale përmes shpenzimeve marramendëse dhe inaugurimit të një numri të madh objektesh për investime, u kujtua të marrë një vendim për të mos hapur tenderë të tjerë për investime, edhe pse objektet janë në plan-buxhetin e vitit 2009.


Ky vendim nuk është një reflektim i qeverisë ndaj krizës, por një shprehje e ashpërsisë së krizës ndaj qëndrimit indiferent e arrogant të qeverise ndaj krizës për gati dy vjet rresht, pra si të thuash kriza në rolin e mushkës xanxare e hodhi ekonominë në greminën e thellë. Dhe po të shohim çfarë ka ndodhur konkretisht?


- Mosrealizim e të ardhurave të buxhetit për 6 mujorin e parë 2009 përreth 86 milionë euro dhe një tendence e mosrealizimit edhe për 6 mujorin e dytë të këtij viti. -Tejkalim i shpenzimeve në një shifër prej 41 milionë euro. -Thellim i deficitit buxhetor edhe 44 milionë euro mbi parashikimin e plan-buxhetit të vitit 2009.


Nëse analizojmë këta tre tregues do të kuptojmë se qeveria ka punuar në një sens pro zhvillimeve të krizës.


Na vjen nder mend se debati më i nxehtë midis Qeverise shqiptare dhe FMN-së ka qenë planifikimi i lartë i shpenzimeve për vitin 2009 si vit elektoral dhe programimi i një deficiti buxhetor, disa herë më i lartë në krahasim më vitin 2008. Para kokëfortësisë së qeverisë ndodhi edhe krisja në marrëdhëniet FMN-Qeveri, derisa në një marrëveshje të re roli i FMN-së u zbeh duke u bërë inekzistent.


Qeveria jo vetëm se deficitin buxhetor e planifikoi disa herë më të lartë se vitin 2008, por për 6-mujorin e parë 2009 e thelloi edhe me 44 milionë euro ketë deficit dhe deficiti buxhetor arriti në shifrën 243 milionë euro, përkundrejt 26 milionë eurove që ka qenë për 6-mujorin e parë 2008.


Qeveria kishte në dorë që deficitin buxhetor ta programonte disa herë më të vogël, duke qenë se kriza kishte trokitur fort edhe tek ne. Por jo vetëm kaq, qeveria kishte në dorë që të mos e thellonte më tej se programi deficitin buxhetor. Por si në të dy rastet me koshiencë qeveria pranoi të ectë në variantin më të vështirë, duke minuar ekonominë e vendit.


Qeveria kishte në dorë që të mos tejkalonte shpenzimet në shifrën prej 43 milionë eurosh, sepse krahasuar më 6-mujorin e vitit 2008 ato ishin planifikuar 1.3 herë më të larta! Qenia në fushatë elektorale nuk e përligj minimin e ekonomisë.


Qeveria mund të bënte një fushatë më pak luksoze, me më pak spote televizive aq të kushtueshme, mund të shpenzonte më pak karburant e dieta për nëpunësit që u morën me fushatën dhe mitingjet e partisë shtet. Për fatin e keq të shqiptareve asnjë nga këto nuk ndodhi, por ndodhi më e keqja, që na çoi në këtë situatë të rëndë.

Themi të rëndë sepse vendimi i qeverisë për të ndalur tenderimin e objekteve do të thotë ndalje e investimeve. Madje Kryeministri një javë para daljes së këtij vendimi u kërkoi ministrave që të ulin shpenzimet e ministrive dhe të institucioneve vartëse. Kjo flet për atë që zjarri ka arritur të djegë edhe tapetin e zyrës se Kryeministrit.


Por më e keqja është se Qeveria nuk po tregohet serioze që të pranojë prezencën e thellë të krizës dhe të shpallin një plan antikrizë, që nuk duhet të jetë afatshkurtër, por afatmesëm dhe të përfshijë disa çështje të ekonomisë dhe të anës sociale.


Thirrja për të shkurtuar shpenzimet është një pikë e një plani antikrize, por kjo thirrje nuk duhet të mbetej deklaratë televizive, por të shndërrohej në plan-buxhet të ri të ministrive për ketë vit, ku duhej të dilte e qartë se cila është shifra që do kursehej nga këto shpenzime. Lënia fakultative dhe në dëshirën e çdo ministri dëshmon se thirrja mbetët vetëm deklarative dhe ka vetëm vlerë demagogjike.


Edhe vendimi i fundit i qeverisë do të ishte pikë e planit antikrizë, nëse do të bëhej një i tillë. I përfshirë në një plan antikrize, ky vendim do kishte efekt të plotë dhe do të integrohej si zgjidhje, duke mos dhenë efekte anësore shumë të ndjeshme.


Efektet e një vendimi të tillë lidhen më uljen e ritmit të zhvillimit ekonomik, me rritjen e nivelit të papunësisë, me rënien e të ardhurave në buxhet, me rritjen e nivelit të varfërisë në vend etj.


Duke mos pasur një plan antikrize, efektet negative do të vijnë të pakontrolluara e të papritura, duke zhvilluar një zinxhir problemesh e vështirësish ekonomike në rritje për qytetarët, për bizneset dhe vetë qeverinë.


Mirë se u ndalen prokurimet për investimet e reja, por nuk thuhet dhe nuk dihet sa të mbështetura më fonde janë investimet që kanë filluar ose të paktën janë inauguruar në fushatën para dhe pas elektorale.


Ky është një problem jo i vogël, sidomos po të marrim në konsideratë se një numër kompanish janë përfshirë në zbatimin e këtyre projekteve, duke përdorur si fillim edhe fondet e veta, që nuk dihet se deri në çfarë vlere arrin.


Frenimi i punimeve në këto objekte të hapura ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen zyrtare dhe jo zyrtare të papunësisë dhe kjo do të kërkonte korrigjimin e buxhetit të shtetit për ndihmën sociale.


Plani antikrimë duhet të përfshijë edhe mbështetjen e shoqërive dhe bizneseve në vështirësi, që kanë falimentuar apo janë në prag falimentimi.


Pra, patjetër që duhet një plan antikrize, duhet një plan që të përfshijë shumë çështje dhe të shtrihet në kohë. Themi se plani antikrimë duhet të jetë afatmesëm sepse çështjet që duhet të përfshijë ky plan nuk janë të tilla që ndikojnë vetëm për ketë vit dhe as që mund të zgjidhen vetëm në ketë vit.


Përveç se duhet ribërë plan-buxhet i ri për muajt e mbetur të këtij viti, duhet bërë një buxhet afatmesëm nisur nga një gjendje faktike e ekonomisë së vendit dhe e prirjeve brenda dhe jashtë vendit.


Pjesë e planit antikrizë afatmesëm duhet të bëhet shlyerja e kredive me kushte të renda të marra nga qeveri në vitin 2008 e 2009, të cilat maturohen në vitet 2011 -2012 dhe kanë një peshe jo të vogël në buxhetet e këtyre viteve që vijnë.


Ende qeveria nuk ka bëre të ditur sa do të jetë kjo kosto dhe si do të shlyhet, për të mos cenuar ritmet e rritjes ekonomike dhe ekonominë e shqiptareve.


Pa hyrë në detaje, do të thosha se pjesë e planit antikrizë duhet të jetë edhe mbështetja për energjinë. Importi i energjisë elektrike do të jetë në nivele të larta dhe KESH-i nuk i ka burimet financiare për ta bërë këtë import, kurse blerësi i OSSH-së nuk ka detyrim që të importojë për energjinë e vjedhur e të papaguar, përkundrazi kjo do të jetë sfidë e qeverisë....


Pa numëruar të tjera çështje, e pa u thelluar në ato të lartë pamënduara///////////, do të thosha se çështje e rëndësishme e planit antikrizë do të ishte edhe vendosja e marrëdhënieve me FMN, institucion për të cilin do të kemi nevojë jo vetëm në planin konsultativ e monitorues, por edhe në një mbështetje financiare të drejtpërdrejtë prej tij.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#6  PostPosted: Sun Jul 26, 2009 1:15 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Buxheti 2010: Rriten financimet për deficitin dhe borxhin, pakësohen për investimet
Fondi për shlyerjen e borxheve do të jetë më i madhi nga të gjitha paketat


Financat shqiptare do të kalojnë një vit jo me pak vështirësi edhe gjatë 2010-s, ku problem kryesor parashikohet të jetë sigurimi i të ardhurave të duhura për buxhetin. Ekspertët e Ministrisë së Financave që kanë nisur aktualisht të punojnë për planifikimin e projektbuxhetit 2010, kanë nxjerrë në pah vështirësinë në sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme, pasi një pjesë e madhe e tyre do të përdoren jo për financimin e projekteve të investimeve por për shlyerjen e borxheve. Niveli i deficitit do të jetë një sfidë e re për vitin që vjen dhe ministria po parashikon një financim të konsiderueshëm të tij, në mënyrë që ai të mos kthehet në problem që bart rrezik për ekonominë, pasi këtë vit ai është duke u përkeqësuar dukshëm. Në lidhje me këtë, ekspertët e Ministrisë së Financave që po punojnë për hartimin e projektbuxhetit, pa dashur që të jepnin shumë hollësi deklaruan që, “fondi që do të rezervohet për shlyerjen e borxheve, deficitit dhe kredive tregtare që maturohen vitin që vjen, do të jetë dhe fondi më i madh nga të gjitha paketat e tjera të buxhetit të vitit 2010 që janë parashikuar për sektorët e tjerë”. Specialistët e Financave janë vënë në vështirësi për parashikimin e nivelit të të ardhurave, për shkak të paqartësisë së madhe që ekziston mbi nivelin e pritshëm të rritjes ekonomike vjetore. Parashikimet e deritanishme tregojnë për një ngadalësim të rritjes, ndërkohë që FMN-ja ka parashikuar situatë edhe më të vështirë. Niveli i borxhit publik është i lartë dhe kjo duket se do të marrë një pjesë të rëndësishme të vëmendjes e për pasojë edhe të financimeve të vitit që vjen.


Hartimi i projektbuxhetit

Duke pasur parasysh se ky vit nuk kishte buxhet suplementar, për ekspertët e Financave nuk do të jetë i vështirë parashikimi dhe llogaritja e shpenzimeve. Përveç kësaj, të gjitha ministrisë dhe institucionet e tjera kryesore kanë përgatitur secila nga një projektbuxhet për tre vitet e ardhshme dhe limitet e shpenzimeve, duke i argumentuar bashkë me projektin. Ndryshe nga vitet e mëparshme, Ministria e Arsimit parashikohet të marrë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit, përfshi dhe shëndetësia. Mësohet gjithashtu se hartimi i buxhetit do të kalojë përmes formularëve që ministritë duhet të plotësojnë. Çdo kërkesë për financim projekti duhet të jetë e shoqëruar me detaje sqaruese, deri dhe në formulën e kosto/përfitim. Procedurat që ndjek Ministria e Financave për hartimin e Buxhetit të Shtetit kanë marrë vlerësime nga Banka Botërore, deri në atë pikë sa ia ka sugjeruar Kosovës që t‘i marrë si shembull për projektet gjatë përpilimit të zërave për shpenzime. Mendohet që projektbuxheti të jetë gati për miratim gjatë shtatorit, në mënyrë që brenda nëntorit të ketë përfunduar e gjithë faza e aprovimit nga Kuvendi i Shqipërisë, tashmë me deputetë të rinj.


Investimet

Ministria e Financave, parashikon që në buxhetin e vitit të ardhshëm, më shumë se 40 për qind e investimeve do të shkojnë në projekte të nisura këtë vit, në një kohë që investimet pritet të jenë me rreth 150 milionë euro më pak sesa këtë vit. Ekspertët tregojnë se, Financat po përpiqet të harmonizojë kërkesat e planit buxhetor afatmesëm me mundësitë reale të buxhetit të vitit që vjen dhe sipas vlerësimeve të deritanishme ajo do të jetë e detyruar që një pjesë të mirë të projekteve të nisura këtë vit të mos i financojë plotësisht, por t’i çojë ato deri në vitin 2011. Niveli total i investimeve mund të shkojë deri në 800 milionë dollarë, ndonëse ende nuk ka një përcaktim të saktë, pasi ende nuk është vendosur se si do të veprohet me pagat dhe pensionet. Qeveria shqiptare nuk ka vendosur ende, nëse do të vazhdojë të rrisë pagat dhe pensionet, siç ka bërë gjatë këtyre katër viteve. Duket se viti 2010 do të jetë viti i parë, kur pagat dhe pensionet nuk do të rriten. Të dhënat bëjnë me dije se Ministria e Financave është më konservatore në lidhje me buxhetin dhe kërkon që vitin që vjen pagat dhe pensionet të mos rriten, duke thënë se Banka Botërore e ka kërkuar këtë prej dy vitesh, por edhe për shkak të faktit se ekonomia është ngadalësuar dukshëm. Dhjetëra projekte në infrastrukturë dhe nevojat e mëdha për investime në shëndetësi po kushtëzojnë financimin e të gjitha projekteve të nisura, duke bërë që ato të financohen vetëm në një pjesë të tyre për të vazhduar më pas gjatë vitit që vjen.


Borxhi i brendshëm, Financat do të tërheqin në gusht vetëm 22 miliardë lekë

Qeveria shqiptare ka planifikuar të tërheqë vetëm 22 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm gjatë muajit gusht, shifër kjo më e ulëta e parë gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë është porositur të emetojë 22.4 miliardë lekë (172 milionë euro) bono thesari dhe obligacione me afate të ndryshme. Në korrik, huamarrja qe 53 miliardë lekë, ndërsa në qershor, 29 miliardë lekë. Mesatarisht nga janari, qeveria ka tërhequr për borxh të ri dhe riemetime, mesatarisht 35 miliardë lekë në muaj. Interesat e borxhit publik shënuan rekordin e vet shumëvjeçar në ankandin e fundit, kur interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-vjeçare u rrit deri në 9.28 për qind. Vetëm një vit më parë, ai qe rreth 8 për qind. Interesat e bonove gjithsesi kanë tentuar të stabilizohen gjatë ankandeve të fundit dhe nuk e kanë kapërcyer kufirin prej 9.3 për qind. Stabilizimi ka ardhur gjerësisht si pasojë e uljes së kredimarrjes së brendshme në lekë nga qeveria dhe zëvendësimit të saj me kredi në euro, që u tërhoq në maj nga disa banka vendëse e të huaja. Struktura e borxhit publik gjatë viteve të fundit ka ndryshuar. Politika e qeverisë është përqendruar në emetimin e më shumë titujve të borxhit me afat maturimi më të gjatë dhe kufizimin e emetimit të titujve afatshkurtër. Kjo strategji ka synuar çlirimin e qeverisë nga pushteti i bankave. Tregu i bonove të thesarit kontrollohet në masë të gjerë nga një grup i vogël bankash. Më herët, autoritetet kanë dyshuar se këto banka kanë shkaktuar mungesë të përkohshme interesi për bono thesari, duke sjellë edhe rritjen e interesave, duke përdorur kështu pozicionin e vet dominues. Në atë kohë, titujt e borxhit publik kishin një afat mesatar maturimi prej 40 ditësh, gjë që do të thoshte se gati çdo muaj, blerësit e fuqishëm të bonove mund të shkaktonin mungesë artificiale kërkese. Strategjia e re nuk e ka zgjidhur problemin e varësisë nga pak banka, por duke zgjatur afatin e maturimit, ka sjellë kosto më të lartë për buxhetin (për shkak se afati më i lartë nënkupton edhe interesa më të larta), ndërsa ua ka rralluar mundësitë bankave dominuese të shkaktojnë mungesë artificiale oferte. Autoriteti i Konkurrencës ka hapur sakaq një hetim për të parë nëse kjo gjë ka sjellë kufizim të konkurrencës dhe nëse mund të gjejë fajtorë për të gjobitur. Shqipëria përballet për herë të parë me fenomene të tilla dhe ekspertët besojnë se është shumë e vështirë që AK të mund të faktojë spekulimet në tregun e borxhit.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#7  PostPosted: Sun Jul 26, 2009 3:12 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
EKONOMI,BE: Shqipëria, ende me ligjet e Enverit

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, dhe përkëtë qëllim ka nisur punën për ndryshimin e kuadrit ligjor, duke i përshtatur me standardet perëndimore. Puna ka nisur në qershor 2005 dhe ka marrë formë zyrtare një vit më pas, kur nënshkroi MSA-në. Në morinë e shumë reformave që duhet të ndërmarrë vendi, me asistencën edhe të BE-së, konstatohet se problemet me kuadrin ligjor, i cili “paraqitet kontradiktor dhe jo koherent”, janë më të thella, se kur vendi nisi liberalizimin e tregut.Gazeta “Shqip” vijon edhe sot me zbardhjen e një dokumenti të miratuar nga qeveria, nga ku mësohet se, baza ligjore për kontrollin e brendshëm të shpenzimeve buxhetore e ka zanafillën që në vitin 1984. Këtë fakt e ka evidentuar edhe Komisioni Europian gjatë shqyrtimit të kuadrit ligjor për zbatimin e Auditit të Brendshëm, si dhe të akteve të tjera. Në “Letrën e Politikës” hartuar nga qeveria “Berisha” së bashku me zyrtarët e BE-së, është pranuar fakti se deri tani, për kontrollin e brendshëm financiar institucionet kompetente kanë punuar me ligjin 6942, datë 25.12.1984 “Për Administrimin,Ruajtjen dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave Materiale dhe Monetare” dhe VKM Nr. 70 e vetit 1984. Sipas qeverisë, ligji vazhdon të jetë baza kryesore për zbatimin e kontrollit të brendshëm, edhe pse është përgatitur në kohën e sistemit komunist të Enver hoxhës, kur ekonomia ishte tërësishte centralizuar, krejtësisht, ndryshe nga sot.

Çudia

Qeveria e pranon situatën e krijuar me zyrtarët e Brukselit, por siguron se ligji do të ndryshojë krejtësisht, duke hartuar një të ri, “Mbi menaxhimin inanciar dhe kontrollin”. Një ditë më parë, gazeta publikoi një pjesë të realitetit të legjislacionit shqiptar, i cili nuk përmbushte detyrimet e BE-së. Rekomandimet qëndrojnë më së shumti mbi buxhetin e shtetit, auditin e brendshëm, si dhe të disa mekanizma të kontrollit. Në vendimin e miratuar nga qeveria, rreth detyrimeve që ka ndaj BE-së, duke marrë në konsideratë vërejtjet e Komisionit Europian, thuhet se, “ligji nuk mund të zbatohet në kushtet ekzistuese, për shumë arsye”. E para, ai është hartuar në kushtet nje strukture ekonomike tërësisht të centralizuar. Këtë fakt e pranon dhe vetë qeveria, e cila nën ndikimin e BE-së, paraqet disa argumente pse ligji i vitit 1984, nuk mund të vihet më në zbatim. Sipas vlerësimeve të bëra nga zyrtarët perëndimorë, theksohet se, “Ligji nuk ështënë pajtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe bie në kundërshtim me të në mjaft drejtime, ndërsa sa u përket ndryshimeve, ato kanë qenë mjaft fragmentare, dhe nuk kanë përfshirë të gjithë sektorin publik”. Po ashtu, vijon raporti, ligji bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të kontrollit të brendshëm dhe nuk lë hapësirë për rregullim të mëtejshëm dhe të vazhdueshëm në njësitë publike, duke penguar në këtë mënyrë menaxhimin eficent të burimeve publike. Në këtë pikë, qeveria angazhohet ta shfuqizojë ligjin në fjalë, duke miratuar një të ri, “Mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin”, si dhe manualin në zbatim të tij.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#8  PostPosted: Thu Aug 13, 2009 4:55 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Kredia, kriteret që duhen marrë parasysh



TIRANË- Kredia është një nga mënyrat më të përhapura në gjetjen e finacimeve për kryerjen e një investimi. Ndryshe nga çdo mall tjetër në treg, ajo është një produkt në zgjedhjen e së cilit duhet të tregohet një kujdes i veçantë, për vetë specifikën e saj.


Përgjatë viteve të fundit, portofoli i kredisë të bankave tregtare në vend ka njohur rritje të konsiderueshme, duke pasqyruar një kërkesë në rritje të shqiptarëve për t'u financuar në sipërmarrjet e tyre.


Në lidhje me këtë, specialistë të ndryshëm të institucioneve financiare ndërkombëtare, theksojnë faktin se, kredimarrësi shqiptar ka prirje që të mos tregohet shumë selektiv ndaj produkteve dhe kushteve me të cilat bankat i ofrojnë ato, duke shtuar në këtë mënyrë premisat për rritjen e portofolit të kredivë të këqija.


Eri Avdiu, oficer kredie në një nga bankat që operojnë në vend shprehet se, shumica e pyetjeve dhe interesit të personave të interesuar për kredi ka të bëjë vetëm me normën e interesit dhe shumën që duhet të paguajnë për çdo këst, ndërkohë që sipas tij ka shumë pika të tjera për të cilat mund të tregohet interes nga klientët.


Para se të drejtohemi në sportelin e një banke për të kërkuar financim, këshillohet që në radhë të parë të marrim parasysh aftësine tonë për shlyerjen e borxhit dhe kushtet në të cilat bankat na e ofrojnë atë.


Në morinë kritereve mbi të cilat duhet treguar vëmendje, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani radhit disa pre tyre. Sipas tij, nësë një person vendos që të marrë një kredi për çfarëdo lloj qëllimi, kriteret e para që duhet të marrë parasysh janë, afati i maturimit dhe kostoja totale që ky i fundit duhet t'i paguajë bankës deri në momentin e shlyerjes së plotë të saj.


"Zakonisht kreditë që merren për blerjen e shtëpive apo për investime me vlerë të madhe, kanë një afat maturimit të gjatë, që shkon 15 apo më shumë vite. Ndërsa , afati i shlyerjes së huave të marra për blerjen e një makinë, apo për një investimi të ngjashëm, këshillohet të variojë nga tre deri në shtatë vite. Sigurisht sasia e marrë hua apo afati i maturimit të saj, varet nga gjëndja ekonomike e kredimarrësit apo investimi i parashikuar për t'u kryer.


Duhet medoemos që kredimarrësi të interesohet mbi sasinë totale të parave që ai duhet të paguajë deri në përfundim të kontratës me bankën",- shprehet Cani. Vëmendje gjithashtu, duhet treguar edhe mbi faktin nëse norma e interesit që na ofron banka është e ndryshueshme apo fikse. Edhe në këtë rast, duhet të pyetur se sa do të jetë sasia totale që kredimarrësi do të duhet t'i paguajë bankës deri në shlyerjen e plotë të borxhit.


Një nga situatat me të cilën mund të përballen kredimarrësit është mundësia e shlyerjes së kësteve të kredisë para afatit të përcaktuar në kontratë, çka zakonisht shoqërohet edhe me penalitete. Në tregun bankar në Shqipëri, ofrimi i kësaj lehtësie varet nga kushtet që ka vetë banka.


"Zakonisht kjo lehtësi ndaj klientit ofrohet duke e penalizuar me një përqindje të caktuar të shumës totale të kredisë. Zakonisht penaliteti është sa dy për qind e totalit të kredisë, ndërsa ka edhe banka që e bëjnë të mundur këtë pa asnjë shpenzim ekstra për kredimarrësin.


Duhet që gjatë negociimit të merret parasysh edhe ky fakt, pasi mund të rastisë që pasi të kesh shlyer disa këste të jesh i prirur për të likuiduar totalisht huanë para afatit të përcaktuar në marrëveshje" ,- këshillon Cani.


Jo më shumë se dy muaj më parë, Banka e Shqipërisë ka hartuar një rregullore sipas të cilës, duhet që para se të miratojë të një kredi çdo bankë tregtare medoemos duhet të informojnë klientin mbi koston totale të saj.







Çfarë duhet të kemi parasysh kur aplikojmë për kredi

-Normën e interesit me të cilën banka na e ofron huanë

-Afati i maturimit dhe kostoja totale e kredisë që duhet paguar deri në shlyerjen totale të saj

-Nëse norma e interesit është fikse apo e ndryshueshme

-Cili është kolaterali që banka kërkon si kusht për të miratuar kredinë

-Nëse do të ketë ose jo kosto shtesë për kredimarrësin përveç pagesave të kësteve

-Mundësia e shlyerjes totale të kredisë pa komision shtesë para përfundimit të afatit të përcaktuar në marrëveshje

-Leximi me vëmendje i të gjitha kushteve të kontratës

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#9  PostPosted: Sun Aug 16, 2009 12:05 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Bode: Infrastruktura dhe rritja e pagave do të mbeten prioritet edhe në buxhetin e 2010-s



Kur do të jetë gati projekt-buxheti i ri?



Administrata është duke punuar në të gjitha dikasteret për të përfunduar me projektbuxhetin e 2010-s brenda këtij muaji dhe ta kalojë për miratim në qeveri po brenda këtij muaji. Qëllimi është që kabineti aktual të përfundojë procedurat për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2010 dhe të dërgohet në Parlament për t’u miratuar, në mënyrë që të mos cenohet kalendari kohor i miratimit të buxhetit 2010, çka do të thotë që t’u japë kohë të gjithë përdoruesve të buxhetit që të përgatisin brenda vitit 2009 të gjitha procedurat, të gjitha projektet, politikat dhe programet që do të implementohen në vitin 2010 dhe të kemi një fillim të menjëhershëm që nga muaji janar për zbatimin e gjithë programit buxhetor për 2010-n. Pra, do të jetë ky muaj që do të finalizojë përgatitjen e projektbuxhetit dhe prezantimin e tij në Parlament, do të jetë kjo qeveri, ky kabinet që do të përfundojë procedurat e përgatitjes së buxhetit 2010, pasi kuptohet që me ndryshimin e kabinetit mund të ketë probleme, të cilat mund të vonojnë në kohë miratimin e draftit dhe paraqitjen e tij në Parlament. Projektbuxheti i 2010-s, që jemi duke punuar, kuotat, shifrat, parametrat kryesorë të tij reflektojnë prioritetet e deklaruara nga ana e qeverisë dhe që përbëjnë edhe prioritetet e vendit për zhvillimin e shpejtë ekonomiko-shoqëror dhe për një mbështetje më të madhe në investime publike në sektorë prioritarë dhe një rol aktiv i buxhetit në raport me ekonominë reale. Sigurisht që do të ketë përqendrim dhe do të vijojë politika e moscopëzimit të buxhetit, çka do të thotë avullimit të parave përmes një buxheti jo të konsoliduar dhe jo të përqendruar në projekte të mëdha. Edhe më 2010-n do të vijojmë me projekte të mëdha. Do të jenë disa shtylla. Së pari, investime në infrastrukturë, të cilat sigurisht që do të jenë pjesa kryesore e investimeve publike në buxhet. Do të kemi përshpejtim të investimeve në sektorin e bujqësisë, pra kalon një prioritet i ri në politikat tona buxhetore, do të vijojmë me politikat për investimet në infrastrukturën rurale përmes grandeve konkurruese në infrastrukturën rrugore, në ujësjellës, shkolla, duke ruajtur një nivel të lartë investimesh të tilla dhe do të fillojë një program i ri, që ka të bëjë me përmirësimin e furnizimit me ujë të të gjithë pjesëve të territorit të vendit dhe veçanërisht të pjesës Tiranë-Durrës dhe Ultësirës Bregdetare, që do të mbështeten nga një program i madh dhe i përqendruar investimesh dhe po punohet për ndërtimin e strategjisë për fillimin që më 2010-n të këtij projekti madhor për vendin. Pra, do të jenë këto përqendrime të mëdha që do të mundësojnë implementimin efektiv dhe efecient të buxhetit të vitit 2010. Projektet e mëdha të investimit në infrastrukturë dihen tashmë. Janë përfundimi i rrugës Durrës-Kukës në disa segmente, përshpejtimi i investimeve në Rrugën e Arbrit, Tiranë-Dibër, rruga Qukës–Qafëplloçë, përfundimi i rrugëve në drejtim të Vlorës dhe Tepelenës, pra 2 akset Fier–Vlorë dhe Levan–Tepelenë. Do të fillojë më 2010-n lidhja midis Tiranës dhe Elbasanit për rritjen e përshkueshmërisë në Shqipërinë Qendrore dhe do të ketë investime të tjera, kryesisht të përqendruara në Tiranë, për të filluar unazën e Tiranës dhe për të vijuar në përqendrimet e mëdha të investimeve, të cilat janë me impakt jo vetëm shoqëror, por dhe ekonomik dhe që do të mundësojnë modernizimin e mëtejshëm të vendit nga pikëpamja infrastrukturore dhe që do të krijojnë mundësi për një zhvillim më të shpejtë në territore të caktuara të vendit




Sa parashikohen investimet dhe a do të ketë përqendrim shpenzimesh në objekte të mëdha si në vitin 2009?



Buxheti në vetvete ruan atë trend që ne kemi miratuar në buxhetimin afatmesëm të vendit dhe ruan konturet kryesore të strategjisë për zhvillim ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë në kuadrin e programit që kemi. Vëllimi i të ardhurave do të vazhdojë të rritet në buxhet me një trend të shpejtë sikurse në vitet e kaluara, duke synuar t’i afrohet rreth 28% produktit të brendshëm bruto. Të ardhurat në Buxhetin e Shtetit kryesisht nga të ardhurat tatimore do të ruajnë nivelet e shpenzimeve të buxhetit rreth 31-32% të GDP-së si projektim, investimet publike do të shkojnë deri në 7-7,5% të GDP-së, çka do të thotë rreth 1/5 e shpenzimeve. Në çdo 4-5 lekë, 1 lek do të shkojë për investime publike, përmirësimin e infrastrukturës dhe për mbështetje të zhvillimit të shpejtë ekonomiko-shoqëror të vendit.



Ç’parashikohet në këtë projektbuxhet për sa i përket mbështetjes sociale dhe cilët sektorë janë prioritare?



Sigurisht që politikat sociale do të jenë prioritet. Në qoftë se në mandatin e parë qeverisës ne arritëm të rrisim shpenzimet sociale nga 6% e GDP-së në rreth 8,7%, do të vijojmë t’i përafrohemi mesatares më të mirë të të gjitha vendeve të rajonit, do të jenë të gjitha shërbimet sociale që ofron Buxheti i Shtetit, do të njohin të njëjtën rritje që kemi parashikuar gjatë mandatit të shkuar. Ajo çka është e rëndësishme në buxhetin e 2010-s është përmirësimi i përdorimit të këtyre fondeve, pra rritja e eficiencës së përdorimit të këtyre fondeve në raport me qëllimin e miratuar, çka do të thotë reformim tërësor i procedurave të asistimit social dhe mundësi për përfitim të këtyre fondeve për ata që kanë vërtet nevojë dhe rritja e këtyre fondeve për të përballuar të gjitha nevojat që kanë grupe të ekspozuara shoqërisht për një mbështetje efiçente nga ana e qeverisë, pra po të punojmë për të parë gjithë skemat dhe për të pastruar skemat nga abuziviteti apo nga përfshirja në mënyrë jo të drejtë të grupeve të caktuara në skemat e mbështetjes shoqërore. Mendojmë se rritja e fondeve, e shoqëruar dhe me një reformë të tillë, do të zbusë pasojat e varfërisë dhe të problematikës që kanë një sërë zonash apo familjesh, duke pasur më pranë ndihmë shoqërore dhe përkrahje nga ana e qeverisë.



A do të përmbajë ky projektbuxhet edhe prioritetet e programit të partisë në koalicion, pra LSI-së? Nëse po, cilat do të jenë disa prej këtyre pikave?



Ajo që do të konsolidohet në program dhe që do të miratohet në Parlament në muajin shtator me formimin e qeverisë, do të jetë platforma mbi të cilën do të mbështeten programet dhe politikat buxhetore. Ne po punojmë bashkërisht që të konsolidojmë një program qeverisës që të respektojë si prioritet e vendit, ashtu dhe prioritetet e partive në koalicion, jo vetëm të LSI-së.



A rrezikon që programi juaj qeverisës i pasqyruar në buxhet të deformohet nga qëllimet tuaja paraprake për shkak të përfshirjes aty edhe të LSI-së?



Asnjë përfshirje e tillë nuk mund të dëmtojë ato që përbëjnë zgjidhje për nevojat dhe prioritetet që ka aktualisht vendi. Mendojmë se është e mundur që në kuadër të këtij bashkëpunimi të mund të identifikohen hapësira të reja, të mund të theksohen elemente të veçanta të kuadrit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror të vendit për t’u përqendruar, por që nuk besoj se do të prishë shtyllën programore të qeverisë, që ka të bëjë me politikat liberale, politikat e taksave të ulëta, politikat e rritjes së shpejtë të pagave, të përmirësimit të infrastrukturës, ruajtjes së arsimit dhe shëndetësisë si prioritete, mbështetjes më të madhe për bujqësinë. Mendoj se kjo panoramë që ekziston aktualisht përpara politikës shqiptare nuk është e ndryshme, por ritheksimi i elementeve të veçanta në të është i mundshëm, por ndaj është dhe politika.




A parashikoni ndryshime taksash dhe sa do të jenë të ardhurat prej tyre në projektbuxhetin e ri dhe konkretisht ku parashikohet të mbështetet rritja e tyre?



Jemi fatlumë që ekonomia shqiptare nuk u përfshi në vorbullën e krizës dhe sot nuk kemi problemet që kanë vendet afër nesh apo vende të tjera të zhvilluara, që për shkak të impaktit të krizës dhe pasojave që ajo u solli investimeve të mëdha që bënë qeveritë respektive për të minimizuar efektet e krizës dhe të falimentimeve të sistemeve financiare përmes investimeve që ato bënë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të njëfarë shtetëzimi që bën në sistemin financiar. Shqipëria nuk pati të tilla probleme dhe ne sot nuk jemi në kushtet as të Kroacisë, as të Serbisë, as të Bullgarisë, Maqedonisë, që të ulim pagat dhe pensionet, që të rritim taksat dhe tatimet, siç po ndodh me këto vende. Ne jemi në kushte më komode, me një ekonomi më të stabilizuar. Ajo që ne po bëjmë në këtë fazë është të rregullojmë gjithçka ka të bëjë me kuadrin e përgjithshëm makroekonomik të vendit, me qëllim që, ndërsa bota është duke dalë nga kriza, ne të jemi po ashtu të stabilizuar nga pikëpamja e treguesve makroekonomikë. Ka vende që kanë denatyruar treguesit e përgjithshëm makroekonomikë me një rritje drastike të borxhit, që shkon minimalisht 6,8% dhe 10% të GDP-së. Shqipëria maksimumi në këtë periudhë dy-trevjeçare të përfshirjes së krizës mund të ketë vetëm një rritje rreth 2% në raport me GDP-në të borxhit publik dhe kjo për shkak të kursit të këmbimit. Politikat tona fiskale do të vazhdojnë të jenë të tilla, siç kanë qenë deri më sot aktive dhe mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë dhe të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrueshmëri të treguesve makroekonomikë për të mbështetur programet ambicioze të investimeve dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me prioritetet e qeverisë. Pra, politikat tona në fushën e tatim-taksave do të jenë ato që do të mbajnë nivelin më të ulët të tatim-taksave në rajon, për ta bërë Shqipërinë vend tërheqës për investime dhe duke bërë rregullimet e nevojshme për të krijuar jo vetëm një sistem të taksave më të ulëta, por dhe një sistem të taksave më të drejta, çka do të thotë modernizim të brendshëm të sistemit përmes informatizimit dhe përmirësimeve në hallka të veçanta të tij, që të japim atë drejtësi të nevojshme që duhet të ketë një sistem taksash në një shoqëri të tillë



Ka parashikuar qeveria masa të veçanta antikrizë? A mund të na thoni sa do të jetë projeksioni për rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm?



Ne kemi pasur një projektbuxhet afatmesëm që bazohej në një situatë të qetë të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit. Sigurisht që ky skenar optimist do të vazhdojë të mbështetet nga ana e qeverisë, por do të bëhen korrigjimet e nevojshme, që të bëjë të mundur që Shqipëria, pavarësisht nga zhvillimet në vendet e tjera, të mund të jetë edhe në këtë fazë, në përfundim të kësaj krize, një vend me tregues tërësisht të stabilizuar. Ndaj ne do të vazhdojmë të ulim borxhin, deficitin buxhetor të qeverisë. Pra, në qoftë se për këtë vit huamarrja e re është programuar 4,2% e GDP-së, pavarësisht nga luhatjet ekonomike që vijnë nga presioni i krizës financiare në botë, pavarësisht nga rritja e vëllimit të investimeve, ne do të mundësojmë që edhe në fund të 2009-s të ruajmë të njëjtët parametra që programuam në fillim të vitit, pra që huamarrja e re të mos jetë më shumë se 4,2% e GDP-së dhe që deficiti përmbi këtë nivel huamarrjeje që kemi miratuar në Parlament të mund të vijë vetëm përmes përdorimit të të ardhurave nga privatizimi dhe jo përmes rritjes së borxhit të vendit. Pra, do të ruajmë parametrat më normal të borxhimit të vendit. Kjo do të thotë se për 2010-n ne kemi programuar rënie të mëtejshme të deficitit të vendit dhe po ashtu të huamarrjes, çka do të thotë mundësi për të ulur gjithnjë e më shumë parametrat e borxhit. Shqipëria nuk është një vend që ka borxh të madh publik, por mirë është që të jetë vendi me borxhin më të ulët, që të kemi stabilitet të qëndrueshëm afatgjatë dhe që të kemi mundësi jo vetëm për stabilitet ekonomik dhe për rritje ekonomike të vendit, por stabilitet në të gjitha sferat: ekonomike, financiare, shoqërore, në raport me biznesin privat, në sektorë specifikë të ekonomisë etj. Së dyti, do të synojmë që Shqipëria të kthehet në nivelet e larta të rritjes ekonomike. Nëse për 2009-n programimet tona shkojnë në 5% në rritjen ekonomike të GDP-së, mendojmë që për 2010-n t’i afrohemi prapë nivelit 6%, për të tentuar që më 2011-n dhe 2012-n të kapim prapë nivele rritjeje si viti i kaluar, me 8% apo 9% të rritjes së GDP-së. Pra, ky është trendi. Ne mendojmë përshpejtim të rritjes ekonomike për 2010-n dhe kuadri ynë monetar fiskal mundëson dhe synon një rritje të tillë ekonomike, por gjithashtu një përmirësim nga pikëpamja e strukturës së realizimit të të ardhurave. Ne marrim në konsideratë efektet që vijnë nga impakti i krizës ndërkombëtare, të cilat janë shfaqur gjatë këtij viti në sistemin doganor përmes një ngadalësimi të ritmeve të rritjes së të ardhurave në sistemin e doganave për shkak të rënies së çmimeve për grup-mallrash kryesore, me peshë në ekonominë shqiptare, si karburantet. Mendojmë se të gjitha këto duhen marrë në konsideratë. Prandaj kemi programuar që për 2010-n të kemi një rritje ekonomike në terma realë rreth 6% dhe në terma nominalë prej 9%. Do të kemi rritje të të ardhurave në buxhet që është mbi këtë nivel, pra mbi shumatoren e të 2 elementeve përbërëse, që rritin masën e ekonomisë në terma nominalë. Pra, do të jetë një kujdes më i madh për të konsoliduar parametrat më normalë të treguesve makroekonomikë, uljen e deficitit buxhetor, mbajtjen e inflacionit në nivelin 3% dhe për mbështetje të vëllimit të investimeve dhe të prioriteteve të qeverisë

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#10  PostPosted: Sun Aug 30, 2009 10:25 pm 
Offline
Star Member
Star Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Posts: 607
Location: Albania
Gender: Female
Statistikat, fshati është katër herë më i varfër se qyteti



Nuk i shesin dot prodhimet, mbijetojnë prej emigracionit


Popullata rurale shqiptare duket se nuk ka fi tuar ndonjë mirëqenie shumë të madhe gjatë vitit të kaluar, pavarësisht rritjes rekord prej 4.9 përqindësh të sektorit të bujqësisë. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral duket se nuk ka gjasa t‘i japë popullatës rurale shqiptare një nivel jetese më të mirë sesa varfëria ekstreme, bëhet e ditur nga ekspertë të bujqësisë. Sipas statistikave të fundit, gjatë vitit të kaluar, prodhimi bujqësor në Shqipëri arriti në rreth 1.2 miliardë euro, prodhim ky që u nda në mënyrë pothuajse të barabartë mes 411 mijë familjeve dhe 1.7 milionë banorëve të zonave rurale shqiptare. Për pasojë, prodhimi bujqësor bruto, ishte vetëm 85 mijë lekë për frymë, në vitin 2008, ndërkohë që të ardhurat mesatare kombëtare qenë 320 mijë lekë për frymë. Prodhimi bujqësor gjatë vitit të kaluar u rrit me 4.9 për qind, rritja më e lartë e shënuar në afro një dekadë, por sipas ekspertëve të bujqësisë, kjo rritje e madhe pritet të shoqërohet me stanjacion këtë vit. Blegtoria dhe nënproduktet blegtorale I dhanë fermerëve shqiptarë 52 për qind të të ardhurave gjatë vitit të shkuar, pasuar me të ardhurat nga bimët e arave 32 për qind, si dhe nga frutat, 16 për qind.


Prodhim, por jo të ardhura


Sipas statistikave, më pak se gjysma e prodhimit bujqësor në Shqipëri shitet në treg duke siguruar rreth 600 milionë euro të ardhura për 320 mijë ferma. Pjesa tjetër është prodhim i identifi kuar nga statisticienët, i cili zakonisht konsumohet nga vetë fermerët. Pavarësisht panoramës së mjerë të paraqitur nga statistikat, qeveria shqiptare zbaton një standard të Bashkimit Europian për të klasifi kuar të gjithë popullatën maxhorene të zonave rurale si "të vetëpunësuar në bujqësi". Në Shqipëri ka aktualisht rreth 576 mijë të vetëpunësuar të tillë.


Me se jetojnë

Në kushtet e prodhimit shumë të pakët bujqësor, popullata rurale në Shqipëri i është drejtuar emigrimit dhe punësimit në qytet si e vetmja mënyrë për jetesë dinjitoze. Sipas statistikave, fshati ka dërguar 114 mijë emigrantë të përhershëm jashtë vendit, ndërsa dërgon në mënyrë sezonale edhe 155 mijë vetë të tjerë çdo vit. Pavarësisht emigrimit të lartë, fshati në Shqipëri konsiderohet nga qeveria me normë punësimi 100 për qind (pa të papunë), ndërsa qeveria ka investuar gjithsej 2.2 miliardë lekë ndërsa investimet e buxhetit janë përgjysmuar gjatë viteve të fundit. Bujqësia shqiptare ka një rendiment prej më pak se 2 mijë eurosh për hektarë, ndërsa afërsisht ka vetëm 1 hektar tokë të punueshme për familje. Kjo e bën fshatin, shtresën më të varfër të popullatës shqiptare. Shqipëria është gjithashtu vendi i fundit në Europë për sa i përket normës së ulët të urbanizimit.


Teoritë mbi zhvillimin e fshatit


Shumë politikanë kanë pasur ide të ndryshme mbi rrugët e zhvillimit të fshatit shqiptar, por vendi ende nuk ka ndonjë ide konkrete se si do të shpëtohet nga varfëria më shumë se gjysma e popullatës. Disa kanë aluduar se për të pasuruar fshatin, nevojitet ndërtimi i rrugëve për të nxjerrë produktet bujqësore në tregje, ndërsa të tjerë kanë kërkuar subvencionimin e drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor. Shpesh ka pasur thirrje për bllokim të importeve bujqësore në mbrojtje të prodhimit vendës. Vitin e kaluar, qeveria shpalli një program subvencionimi për shtimin e prodhimit bujqësor, në të cilin mori përsipër të shpenzojë rreth 10 milionë dollarë në vit, por sakaq skema rezulton se ka rënë pre e manipulimeve të vogla paraelektorale dhe nuk ka dhënë ndonjë efekt real në ekonominë e fshatit.


Copëzimi i tokës bujqësore dhe mbipopullimi i zonave rurale konsiderohen si shkaktarët kryesorë të mungesës së rritjes ekonomike rurale në Shqipëri. Për më tepër, në të gjithë botën, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm është paraprirë gjithmonë nga një Revolucion Bujqësor, i cili ka sjellë rritje të prodhimit bujqësor dhe transferimin e popullatës në qytete. Ndryshe nga sa mëson historia, Kryeministri Sali Berisha kërkoi disa herë gjatë javëve të fundit "të konfiskohet toka bujqësore që nuk punohet", gjë që komentohet nga ekspertët e bujqësisë thjesht si një deklaratë për konsum politik dhe që nuk ka asnjë efekt real.

_________________
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#11  PostPosted: Mon Dec 21, 2009 2:33 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2755
Location: Tirana
Gender: Female
Vitet e krizes dhe financat shqiptare





Code:
Ekonomia dhe financat boterore kaluan me se dy vite te veshtira, te pushtuara nga ethet e krizes me te rende qe ka njohur njerezimi qysh nga vitet '30 te shekullit te kaluar. Goditja qe moren buxhetet dhe besimi publik i shume vendeve, duke filluar nga vendi me i zhvilluar i globit u reflektua ne renien me te thelle ekonomike te 50 viteve te fundit, qe ato pesuan. Renia absolute e te ardhurave dhe inefektiviteti i masave fiskale per rigjallerimin e sektorit real beri qe buxhetet e ekonomive te medha te dobesohen ndjeshem. Mjafton te permendim se vetem ne vitin e fundit, borxhi publik i G 20-es u rrit me te pakten 21 per qind te PBB-se. Fenomene te tilla si falimentimi, paaftesia paguese, renia e eksporteve, bllokimi i investimeve direkte, rritja e papunesise, renia e ndjeshme e indeksit te konsumit, etj., u bene gjithnje e me prezente ne shumicen e ekonomive te globit. Pothuajse ne te gjithe vendet e BE-se, te anetaresuara keto 15 vitet e fundit ne kete organizem, pamundesia e financimit te aktivisteve publike per shkak te renies ekonomike, u shoqerua edhe me masa drastike per uljen e pagave dhe te pensioneve. Ndersa ne vendet e rajonit tone u vu re fenomeni i zhvleftesimit te monedhave kombetare, i cili u shoqerua me pakesimin drastik te rezervave valutore dhe rritje te indeksit te cmimeve, nderkohe qe leku deshmoi qendrueshmeri te larte. Per te perballuar krizen, vetem nga vendet e G-20 u mobilizuan me urgjence mbi 9 mije miliarde dollare, nderkohe qe pasojat e krizes per vendet e ndryshme, bizneset apo individet llogariten ne rreth 45 mije miliarde dollare. Humbjet ekonomike e financiare llogariten te jene me te medha se ato te Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore se bashku.


Ne ekonomine dhe financat shqiptare, pasojat e kesaj krize u ndjene shume pak, sidomos ne drejtim te pakesimit disi te remitancave me rreth 6,2 per qind, rritjes se deficitit buxhetor nga 4.2 % ne 6.8% te PBB kete vit, shtrenjtimit te kreditimit te ekonomise, renies se kerkeses te eksporteve shqiptare ne tregjet rajonale, ngadalesimit te ritmit te te ardhurave buxhetore, zhvleftesimit te moderuar te kursit te kembimit ne raport me euron ne masen 7-8 per qind gjate 12 muajve te shkuar, etj. Kredia e shtrenguar dhe remitancat e uleta kane ndihmuar ne uljen e deficitit korrent, i cili eshte parashikuar te bjere nga 14.9% ne 11 % te PBB kete vit. Nderkohe qe konsumet nga importi rane ndjeshem, importet e mallrave te investuara u rriten ne 15% ne gjysmen e pare te ketij viti. Por ne pergjithesi, ekonomia dhe financat shqiptare performuan teper pozitivisht ne kushtet e krizes globale, duke reflektuar qendrueshmeri makroekonomike dhe stabilitet financiar. Kesisoj, nese ekonomia e vendeve te tjera kishte renie drastike, ekonomia shqiptare u rrit ne kete periudhe me 5-6 per qind, vellimi i investime publike dhe investimeve te huaja po keshtu. Mjafton te kujtojme qe hyrjet nga investimet direkte te huaja u dyfishuan ne gjysmen e pare ne 460 m euro. Nderkohe rritje ka patur edhe treguesi i te ardhurave buxhetore, pagat dhe pensionet, etj. Dhe e gjithe kjo performance u arrit ne kushtet e aplikimit ne vazhdimesi te politikes se taksave te uleta, me synim krijimin e sa me shume stimujve fiskale per mbeshtetjen e ekonomise reale. Ruajta e stabilitetit makroekonomik, mbajtja e deficitit n? norma t? uleta, zvogelimi i borxhit publik, si dhe zbutja e deficitit t? llogarise korrente kane p?rb?r? objektivat baz? t? politikave t? koordinuara monetare e fiskale t? vendit tone gjate periudhes se krizes.

Keto fakte tregojne se efektet negative te krizes globale ne Shqiperi, gjate dy viteve te shkuara jane amortizuar nepermjet rritjes se eficiences qeverisese, ku dikasteri i financave ka patur nje rol vendimtar per rritjen dhe miradministrimin e te ardhurave publike. Te investosh pa t'u dridhur dora ne projekte te shumta publike ne nje situate kur shume vende te tjera ngurojne te rritin edhe rrogat e pensionet, madje disa dhe t'i ulin ato, do te thote se qeverisjen dhe drejtimin financiar te shtetit e ke shnderruar ne shkence. Mjafton te kujtojme se per kontribute te kesaj natyre ne vendin e vet, ministrja franceze e financave, Christine Lagarde u cilesua nga nje juri prestigjioze e revistes "Financial Times" si "star"-i i botes se financave. Revista ne fjale vleresonte se ekonomia franceze rezultoi si nje nga me rezistentet e gjithe botes industriale ne raport me efektet negative te krizes globale. Ajo u shfaq si nje ekonomi e ekuilibruar, qe nuk varej as nga eksportet e importet, nuk kishte nje sektor imobiliar te atrofizuar dhe mbi te gjitha, dispononte nje sektor publik solid qe kontribuoi mjaft ne ruajtjen e ekuilibrave. Se fundi, "Financial Times" konkludonte se "masat e marra nga qeveria franceze gjate gjithe kesaj periudhe krize, dhe vecanerisht nderhyrjet efektive buxhetore, frenuan nje recension te rrezikshem". Te njejtin mesazh percjelle edhe dhenia e cmimit "Nobel" ne ekonomi per vitin 2009, ku ai nuk i buzeqeshi as ekonomistit amerikan W.Fama i shkolles se biznesit ne universitetin e Chicago-s me teorine e tij mbi "tregjet eficente" dhe as P.Romer i Universitetit te Stanford-it, i njohur per studimet e thelluara ne "ndikimin e teknologjive te reja ne rritjen ekonomike dhe zhvillimin", si dy prej pretendenteve me te favorizuar deri ne minuten e fundit, por iu dha ekonomistes amerikane Elinor Ostrom e universitetit te Indiana-s dhe ekonomistit amerikan Olivier E.Williamson i universitetit te Bercley ne Kaliforni, te cilet u vleresuan per punimet e tyre ne fushen e "qeverisjes ekonomike".Mesazhi themelor i "Nobel"-it te sivjetshem ne ekonomi duket se eshte pikerisht interesi dhe rendesia e madhe qe po merr cdo dite e me teper koncepti dhe praktikat e "qeverisjes ekonomike", si ne planin mikro ashtu dhe ne ate makro, e orientuar sic duhet nga "ylli polar" i financave.

"Qeverisja ekonomike" mbi bazen e reformimit dhe normimit financiar te veprimtarise ekonomiko-shoqerore apo administrative tek ne ka moshen e qeverise "Berisha". Koha, por mbi te gjithe kriza e rende globale e dy viteve te fundit provoi drejtesine e parimeve qeverisese te sanksionuara qysh me programin e pare te ketij kabineti ne vjeshten e vitit 2005, per "qeverine e sherbimit dhe te sherbesave" dhe "luften me tolerance zero ndaj korrupsionit". Nderkohe qe nuk eshte gjetur ndonje miniere floriri apo ndonje burim tjeter ekonomik i rendesishem per prodhim te ardhurash publike, shumefishimi i tyre ne menyre periodike nga njeri vit ne tjetrin lidhet teresisht me miradministrimin financiar. Ne kete menyre u inkasuan ne buxhetin e shtetit afro 5 miliarde dollare qe me pare perfundonin ne xhepat e qeveritareve majtiste dhe njerezve te lidhur me ta. Gjithsesi nuk mund te kemi nje vleresim te sakte per punen dhe perpjekjet e bera ne kete drejtim nga qeveria "Berisha", ne se nuk kemi parasysh situaten e "tokes se djegur", qe lane trashegim socialist ne veren e vitit 2005, ku buxheti i shtetit ishte boshatisur sipas te njejtes strategjie qe ishin shteruar edhe rezervuaret e hidrocentraleve. Megjithate nga qeveria e demokrateve nuk u deshen me shume se 6 muaj pune qe situate te ndryshonte pozitivisht. Kesisoj ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit 2006 u arrit qe te paraqitej per miratim buxheti i pare shtese, per shkak te tejkalimit te te ardhurave buxhetore me 200 milione dollare. Kjo histori suksesi u perserit vit pas viti per te gjithe periudhen qeverisese te demokrateve ne mandatin e tyre te pare dhe nuk ka diskutim qe do te thellohet akoma me tej gjate mandatit te dyte te tyre qe filloi pas fitores se merituar ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009. Kur performancen e kesaj qeverie nuk u zbeh gjate dy viteve te fundit, tani qe kriza e jashtezakonshme ekonomiko-financiare e ketyre dy viteve po shkon drejt fundit, nuk ka me asnje arsye qe mund ta ndal vrapin e reformave dhe sukseseve mbreselenese te vendit tone si nje parameter i rendesishem i integrimit euro-atlantik, duke u prire si gjithnje nga ekspertiza e mendimit ekonomiko-financiar. Nese ne vendet e viktimizuar nga kriza globale po kerkohet llogari se si "doktoret" e shendetit ekonomik e financiar te ekonomise kombetare nuk i paraprine kesaj situate, tek ne qe arritem t'u shpetojme kthetrave te krizes, duhet t'i japim "Cezarit" te financave shqiptare ate qe i takon, edhe per shkak se i orientuan sakte te gjitha mjetet dhe instrumentet e autoriteteve publike drejt realizimit te disa objektivave themelore ne dobi te komunitetit, te tilla si: stimulimi i rritjes ekonomike, mbajtja e nivelit te larte te punesimit, lufta kunder inflacionit, ekuilibri i tregtise se jashtme, rritja e fuqise blerese, stabiliteti i skemave te pensioneve dhe mbrojtjes sociale, cilesia e sherbimeve publike etj.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#12  PostPosted: Fri Jan 07, 2011 9:53 am 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
KUADRI MAKRO-EKONOMIK NË VITET 1991-2010

Objektivat e çdo qeverie në fushën makroekonomike synojnë rritje ekonomike të lartë dhe në vijimësi; inflacion dhe papunësi të ulët; ekuilibrim të bilancit të pagesave; reduktim të defiçitit buxhetor; ulje të borxhit publik; stabilizim të kursit të këmbimit; etj.Traktati i Maastricht-it (në fuqi prej 1 nëntorit 1993) vendosi për krijimin e BE të sotëm si dhe të euros, bazuar në katër ‘kritere konverguese’: defiçit buxhetor vjetor nën 3 për qind të PBB, borxh publik nën 60 për qind,

inflacion 1.5 për qind dhe kurs këmbimi të qëndrueshëm.Këto kritere, përmes rekomandimeve të BE,FMN dhe BB kanë qënë pjesë detyruese edhe programve të çdo qeverie shqiptare në dy dekadat e tranzicionit. Për shkak se një analizë tërësore është e pamundur brenda kornizave të një shkrimi, po ndalemi në disa tregues kryesorë, me të cilët matet ecuria e çdo ekonomie tregu sot në botë.

1. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB)
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) –në anglisht-gross domestic product (GDP), përfaqëson vlerën monetare të mallrave dhe të shërbimeve të prodhuara brenda vendit, në një periudhë të caktuar kohe , zakonisht në një viti. Ky tregues përdoret shpesh si sinonim i ”rritjes ekonomike dhe si matës i standartit të jetesës të çdo vendi. Prej vitit 1993, llogaritja e PBB bazohet në standarte ndërkombëtare të miratuara nga FMN, BE, OECD, OKB ,BB dhe kryhet nga agjensi të specializuara shtetërore. Kjo agjensi e tillë tek ne është Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili megjithë mangësitë, ka filluar të llogarisë dhe publikojë këtë tregues jo vetëm në periudha vjetore por edhe tremujore.Gjatë këtyre dy dekadave, rritja e PBB ka rezultuar pozitive në 17 vjet dhe negative në 3 vjet: 1991-1992 dhe 1997. Në 13 vjetët e fundit (1998-2010), rritja e PBB ka rezultuar në vijimësi, ndonëse me rënie në vitin 2002 dhe në vitet 2009-2010.

Nisur nga përkufizimi akademik i termit “krizë ekonomike” apo “reçesion”- rënie e PBB për gjashtë muaj ose më gjatë- del se vendi ka përjetuar dy kriza të tilla: Kriza e parë u përket viteve 1991-1992 kur PBB ra 27.7 dhe 7.2 për qind. Kjo shpjegohet me efektet e reformave ekonomike të fillimit drejt sistemit politik demokratik dhe ekonomisë së tregut, dhe me modelin ashpër, të tipit “shock-therapy”, të këtyre reformave. Kriza e dytë në vitet 1996-1997 , e njohur edhe “kriza e fajdeve”, erdhi si rjedhojë e shpërbërjes të skemave financiare piramidale, ku qindra mijë familje humbën 1.5 miliard usd. Kjo ishte një krizë e rëndë, me efekte negative jo vetëm në fushën ekonomike dhe financiare por dhe sociale e politike. Mjafton të përmëndim faktin se, për të rivendosur rendin publik dhe ligjor u kërkua ndihma e trupave të OKB-së.Vitet 1998-2008 përfaqësojnë një periudhe rritje ekonomike dhe stabiliteti makro ekonomik që pasqyrohet në përmirësimin e treguesve të mirëqënies sociale si dhe në hapat drejt integrimit në BE, sidoqë jo me ritmin e parashikuar. Tani jemi në fazën kur ritmi i rritjes ekonomike ka rënë në 3.3 dhe 3 për qind në vitet 2009 dhe 2010, nga 7.7 për qind më 2008. Këto ritme janë më të ulëtat e pas vitit 1998 dhe dëshmojnë për një lloj stanjacioni-një qëndrimi në vendnumuro.Kjo dukuri shprehet edhe në PBB për frymë të popullsisë. Ky tregues ka filluar me nivele shumë të ulta në vitet 1991 dhe 1992: 207 dhe 211 usd, deri në 819 usd për frymë në vitin 1996. Por në vitin 1997, si rjedhojë e krizës , bije në 690 usd për frymë.Duke filluar nga viti 1998 kemi rritje me ritme më të larta; 4 085 usd për frymë më 2008. Por bie përsëri: 3 780 usd për frymë në vitin 2009 dhe rreth 3 732 në vitin 2010. Shqipëria ze vendin e 94-të në botë për PBB në usd për frymë në botë dhe renditet pas Maqedonisë që ze vendin e 85 –të me 4,657 usd/frymë, B&H-së të 86-të, me 4,625 usd /frymë.

2. Inflacioni
Inflacioni është një tregues makroekonomik që shpreh rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe, për pasojë, rënien e fuqisë blerëse. Prandaj stabilizimi kërkon mbajtjen nën një nivel të ulët të çmimeve, ndërkohë që lejon vendosjen lirisht të tyre nga tregu. Ruajtja e stabilitetit të çmimeve (të inflacionit) përbën detyrën kryesore të Banksë të Shaqipërisë, kurse matja e tij është përgjegjësi e INSTAT. Gjatë dy dekadave del se në 6 vjetët (1991, 1992, 1993, 1994, 1996, 1997) ritmi i rritjes të inflacionit është me dy shifra, në trajtën e hiperinflacionit. Liberalizimi i çmimeve në tetor 1991 dhe në korrik 1992 pa u shoqëruar me masa stabilizuese, ishte shkaku kryesor i rritjes. Pas një ulje në vitin 1995, inflacioni u ngrit në 17.4 për qind më 1996 dhe kapërxen në 42.1 për qind më 1997. Rritja më 1996 shpjegohet me ndikimin e TVSH prej 12.5 % për herë të parë në këtë vit, dhe me rritjen e pagave në sektorin publik mbi mundësitë e buxhetit të shtetit. Kurse rritja e ndjeshme në vitin 1997 lidhet me shëmbjen e skemave piramidale dhe pasojat negative të tyre në financat dhe ekonominë e vendit.Pas vitit 1998 inflacioni rezulton me një shifër, që mund të konsiderohet i moderuar. Rritjet në vitet 2000-2010 mund të vlerësohen si nivele normale . Madje në vitin 1999, kemi edhe fenomenin e rënies të inflacionit në -1 për qind, që shprehet ndryshe si deflacion. Këto janë të dhëna mesatare; ato që rëndojnë më shumë janë çmimet e energjisë, karburanteve dhe disa artikujve ushqimorë.

3. Shkalla e papunësisë
Shkalla e papunësisë (raporti midis numrit të të papunëve të rregjistruar dhe numrit të popullsisë aktive -forcës së punës) ka shënuar nivele të larta veçanërisht në vitet e para të tranzicionit :1992,1993,1994, përkatësisht 26.5, 22.3 dhe 18.4 për qind.
Këto nivele janë rjedhojë e rritjes të numrit të papunëve të regjistruar duke arritur një kulm prej 394 mijë më 1992 ,301 mijë më 1993 si dhe 262 mijë në vitin pasues.Në vitet 1995-1996 papunësia ka shënuar ulje, por pas kolapsit të firmave piramidale në vitet 1997-1998 niveli erdhi duke u rritur përsëri. Për shkak të zgjerimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, shkalla e papunësisë ka qënë e lartë edhe në vitet 1999-2000 por ka filluar të bjerë në 16.4 për qind më 2001, 15 për qind më 2003, 12.7 për qind më 2008 dhe është rritur në 13.8 për qind më 2009. Sipas doktrinës ekonomike, papunësia konsiderohet optimale kur nuk e kalon kufirin prej 4 për qind. Pra, shkalla e papunësisë tek ne është 3-4 herë më e lartë se kufiri natyral i saj.
Numri i të papunëve afatgjatë në raport me numrin e të papunëve të regjistruar gjithsej, ka ardhur në rritje: nga rreth 65 për qind më 1993 në mbi 90 për qind më 1999. Ky raport tregon se hapja e vendeve të reja të punës thuajse ka qënë i njëjtë ose më i vogël se mbyllja e tyre.Shkalla më e lartë papunësie është evidencuar në qarqet e zonës verilindore si : në qarkun e Kukësit 31 për qind, të Shkodrës 24 për qind ,të Lezhës 22 për qind, të Dibrës 14 për qind, nga 12.7 për qind që është mesatarja në shkallë vendi.

4. Defiçiti buxhetor

Defiçiti buxhetor, kundrejt PBB, në 6 vite (1993 dhe 1995-1999) ka rezultuar nga 10.2 në 13.7 për qind; në 8 vite (1994 dhe 2000-2009) me një shifër -por gjithsesi i lartë- 5 deri 9 për qind; kurse në 3 vite (2005, 2006, 2007) ka dalë afër shifrës optimale prej 3 për qind.Në vitet 2008-2009 vrehet prirja negative e rritjes në nivelin -5.5 % dhe 7 % të PBB-së, kundrejt 3.5 % në vitin 2007.Mbulimi i defiçitit buxhetor për vitin 2008 është realizuar kryesisht nga burime të jashtme kryesisht nga huaja prej 250 milionë euro, akorduar qeverisë shqiptare nga “Alpha Bank” dhe “Deustche Bank”, për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.Kurse defiçiti buxhetor prej 7 për qind në vitin 2009 është mbuluar 6.1 për qind nga burimet e brendëshme dhe vetëm 0.9 për qind nga burime të jashtëme ,nga hua afatgjatë.Raporti i të ardhurave kundrejt PPB ka qëndruar në nivelet 25-26 për qind në shumicën e viteve. Niveli më i ulët prej 24.1 për qind është shënuar në vitin 2003, kurse niveli më i lartë prej 26.8 për qind më i lartë në vitin 2008. Në vitin 2009, të ardhurat arrijnë në 27.1 për qind kundrejt 44 për qind të nivelit mesatar në BE ose 62 për qind.Raporti i shpenzimeve kundrejt PBB në përgjithësi ka qëndruar në nivelin prej 30 për qind, plus-minus 1 për qind. Një rritje më e lartë e tyre, 33 për qind është regjistruar në vitin 2009, e cila vjen për shkak të kërkesave për financim të rrugës Durrës-Kukës. Shpenzimet më 2009 zenë 30.6 për qind të PBB, kundrejt 50.8 për qind në BE, ose 60 për qind.Në ngushtimin e defiçitit buxhetor për vitin 2010 (me ndikim edhe më 2011) një rol të veçantë do të ketë huaja e jashtëme në formën e Eurobondit prej 300 milionë euro me interes 7.5 për qind nga Deutsche Bank dhe JP Morgan. Ky ristrukturim i “borxhit me borxh” në masën më të madhe do të shkojë për të shlyer kredine e marrë në terma të jo të favorshme vitin e kaluar.

5. Borxhi publik
Borxhi publik, që ndryshe quhet edhe borxh qeveritar, është pará apo kredi e marrë hua, në një kohë të dhënë, nga çdo nivel i qeverisjes, nga kreditorë të brendshëm apo nga organizata ndërkombëtare, qeveri, banka dhe institucione të huaja .

Kostoja e shërbimit të borxhit në % të PBB

Borxhi publik në Shqipëri përfaqësohet tërësisht nga borxhi i qeverisë qëndrore, pasi ligji për huamarrjen vendore i miratuar në prill 2008 ende nuk është bërë efektiv.Borxhi publik indirekt është përgjegjësi e qytetarëve, pasi duke blerë bono, publiku financon ripagimin e borxhit publik; prandaj mund të quhet edhe si borxhi i publikut.Në fund të vitit 2000 stoku i borxhit publik arriti në rreth 318 miliard lekë ose 60.7 për qind të PBB, duke u pasuar nga ulje në 58.5 për qind një vit më vonë dhe nga një rritje më 2002 në 62.8 për qind. Nga ky vit deri më 2009 treguesi ka rezultuar brenda kufirit prej 60 për qind.Borxhi publik i brendshëm përbën pjesën më të madhe të borxhit publik gjithsej, ndonëse ka ardhur duke rënë nga 42.9 për qind të PBB në vitin 2000 në 36.3 për qind më 2009. Në vitin 2009 kundrejt vitit 2000 ky borxh është rritur rreth 1.9 herë, 19 miliard lekë mesatarisht në vit.Borxhi publik i jashtëm gjatë viteve 2000-2009 është rritur nga rreth 17.9 për qind më 2000 në 23.4 për qind më 2009, duke rënë në 16.5 dhe 15.2 për qind në vitin 2006 dhe 2007. Por ritmet janë rritur në dy vitet pasues, 2008-2009 në rreth 18 për qind dhe 23.4 për qind.Shërbimi i borxhit gjithsej kundrejt PBB nga viti 2000 ka ardhur në ulje në rreth 3 për qind në vitin 2007. Por si rezultat i huamarrjes me terma tregtare, në vitin 2009 shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën 67.5 për qind kundrejt 2008, kurse si rezultat i rritjes së normave të interesit të huamarrjes vendase, shpenzimet u rritën 10.4 për qind.

6. Kursi i këmbimit të lekut ndaj usd dhe euros
Në ekonominë e centralizuar, në vitet 1989 dhe 1990, kursi i këmbimit ishte i fiksuar dhe në përkatësisht 8 dhe 8.9 lekë për 1 usd.Kursi i këmbimit ka rezultuar me një stabilitet të lekut gjatë viteve 1994-1996. Treguesi u përkeqësua në vitet 1997-1998, për shkak të kolapsit skemave piramidale, filloi të ristabilizohet prej vitit 1999,por mbeti disi e lartë deri në vitin 2003. Pas kësaj kemi një vlerësim të lekut kundrejt të dy monedhave : të usd dhe euros, e cila ka vazhduar deri më 2008.Në vitin 2009 leku u zhvlerësua rreth 12 % kundrejt usd dhe 10 % kundrejt euros. Në këtë proces negativisht kanë ndikuar pasojat e krizës financiare botërore veçanërisht në sektorin e tregtisë së jashtëme, rënia e remitancave dhe të ulja e investimeve të huaja direkte.

7. Bilanci i tregtisë së jashtëme
Tregtia e jashtme përbën sektorin me ecuri më negative, pasi eksportet kanë mbuluar vetëm ¼ e importeve, ndërkohë që bilanci tregtar vazhdon të përkeqësohet. Me rënien e sistemit komunist, vëndet e ELQ e kthyen tregtinë me dollarë. Eksportet në vitin 1992 prekën fundin prej 73 milionë usd, ose 4.8 herë më pak se në vitin 1989. Në vitin 1996 eksportet arritën në 22 miliard lek ose 76 për qind më shumë se më 1993. Kurse në vitin 1997, si rjedhojë e ngjarjeve të atij viti, eksportet ranë në 21 miliard lekë.Në vitin 1998 eksportet shënuan një rritje prej 48 për qind kundrejt vitit 1997,megjithatë kjo e ndryshoi fare pak raportin e mbulimit pasi u rritën edhe importet. Një rritje e ndjeshme e eksporteve, 56 për qind, kundrejt vitit 1998 ,u shënua në vitin 1999.Në vitet 2000-2003 vrehet një rënie tjetër e eksporteve, rjedhojë e krizës energjitike, që lidhet me situatën në hidroçentralet tona.Por në vitin 2003 u shënua një rritje prej rreth 15 për qind kundrejt vitit 2002. Një ritëm i tillë rritje u mbajt edhe në vitin 2004, që u pasua me një ritëm të ulët në vitin 2005. Ritmet e eksporteve kanë ardhur duke u rritur në tre vitet e fundit, por ndërkohë janë rritur me ritme të larta edhe importet, për rjedhojë, mbulimi i importeve me eksportet ka mbetur 25-26 për qind.Ritmet kanë ardhur duke u rritur në tre vitet e fundit, por ndërkohë, ato të importeve kanë qënë më të larta. Pra, ritmet e rritjes janë afërsisht të barabarta, kur duhej që eksportet të ishin 4-5 herë më të larta. Kjo prirje tregon se ekonomia jonë është e mbyllur, jo konkurruese, e orientuar për konsum të brendshëm.

8. Remitancat-dërgesat në të holla të emigrantëve
Volumi i remitancave varet nga numri i emigrantëve, nga vendi i migrimit, nga të ardhurat që sigurojnë, nga shkalla e lidhjeve me familjet e tyre, nga lehtësitë në dërgimin e parave, nga stabiliteti politik etj. Gjatë 10 vjetëve 1993-2002 kanë hyrë gjithsej 4.367 miliard usd, 437 milion usd mesatarisht në vit. Kurse për 8 vitet, 2003-2009, kanë hyrë gjithsej 6,579 miliardë euro, ose rreth 822 milion euro mesatarisht në vit.Por në tre vitet e fundit vrehet rënie e ritmeve, si rjedhojë e pasojave të krizës financiare botërore mbi vendin tonë.Në përfundim, ecuria e kuadrit makroekonomik të këtyre dy dekadave (1991-2010 )mund të përmblidhen si vijon:Në vitet 1991-1992: Reformat ekonomike e tipit të ashpër shoqërohen me krizë financiare dhe ekonomike në formën e depresionit. Treguesit makroekonomikë si dhe të mirëqënies sociale prekin fundin. Shqipëria bëhet objekt i ndihmave humanitare.Në vitet 1993-1995: Reformat në liberalizimin e çmimeve dhe në thellimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme sjellin disa efekte të pjesëshme pozitive. Por në të njëjtën kohë, marrin përhapje të gjerë skemat financiare piramidale.Në vitet 1996-1997: Shpërbëhen skemat financiare piramidale të cilat sjellin si pasojë një krizë me ndikim të shumëfishtë financiare, ekonomike, sociale dhe politike.Në Shqipëri mbrrijnë trupa të OKB-së për të rivendosur rendin publik dhe për të ndhmuar në ngritjen e shtetit ligjor.Në vitet 1998-2008: Ringritje dhe stabilizim makro-ekonomik për më shumë se një dekadë. Rritet efektiviteti i reformave në të gjitha fushat. Shqipëria pranohet në OBT (2000) dhe nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE (2006).Në vitet 2009-2010: Shqipëria pranohet në NATO (2009). Liberalizohen vizat me vendet Shengen (2010). Përkeqësohen disa tregues makroekonomikë, kryesisht si rrjedhojë e krizës financiare botërore. Komisioni Europian nuk pranon kërkesën e qeverisë shqiptare për të filluar bisedimet për vend kandidat i BE.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#13  PostPosted: Fri Apr 15, 2011 1:00 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3717
Location: Shkup
Gender: Male
Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Image

Viti 2010 është mbyllur me një rritje ekonomike për Shqipërinë më lartë se parashikimet fillestare. Sipas raportit të FMN-së mbi ekonominë botërore, rezulton se rritja për vitin e kaluar ka qenë 1% më e lartë se parashikimi në fillim të vitit. Në fakt, në 10 vitet e fundit, të dhënat mbi ritmet reale të rritjes, rezultojnë gjithmonë më të larta se parashikimet që vet Fondi jep për këtë tregues. FMN afirmon se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet fqinje. QIK

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/59923.html

Edhe nga lajmet Serbo-Sllave : http://www.blic.rs/Vesti/Svet/210329/Al ... -u-regionu

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#14  PostPosted: Sun Apr 17, 2011 10:06 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3717
Location: Shkup
Gender: Male
Tregtia e jashtme :


_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Ekonomia Shqipetare
Post Number:#15  PostPosted: Sun Apr 17, 2011 10:29 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3717
Location: Shkup
Gender: Male
Rriten investimet e huaja në Shqipëri


Viti 2010 ka qenë historik për ekonominë e Shqipërisë, pasi investimet e huaja dhe eksportet kanë arritur shifra rekord. Për herë të parë, investimet e huaja direkte kanë arritur vlerën e 840 milion eurove ose 20 % më shumë se në vitin 2009, ku pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në përmirësimin e infrastruktures dhe në sektorin e energjitikës.

Ndërsa, eksporti i mallrave “Made in Albania” ka qenë 1.2 miliardë euro ose e thënë ndryshe 30 % më shumë se gjatë vitit 2009. Për herë të parë në ekonominë vendase, raporti i eksporteve me importet arrin në 1 me 3, ndërkohë që disa vite më parë ky hendek ishte shumë i lartë.

Këtë fakt e ka pohuar edhe Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili theksoi se stimulimi i prodhimit vendas dhe inkurajimi i eksporteve është prioritet i Shqipërisë. “Stimulimi i fuqishëm i prodhimit vendas dhe inkurajimi i eksporteve “Made in Albania” përbëjnë dy shtylla të rëndësishme të modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik ku duhet të mbështetemi”, u shpreh Nasip Naço gjatë një seminari që u organizua në Tiranë disa ditë më pare.

Ndërkohë, rënie kanë pësuar të ardhurat që kanë sjellë emigrantët gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin 2009. Kështu, sipas të dhënavë të Bankës së Shqipërisë, emigrantët kanë sjellë afërsisht 690 milion euro në vitin 2010 nga 780 milion euro që sollën në 2009 ose 15% më pak. Kjo ulje i faturohet përgjithësisht ‘stanjacionit’ ekonomik që kanë pasur vendet ku ato jetojnë.

Interesant është fakti se edhe sektori i turizmit ka pësuar rënia, përpos faktit se në vitin 2010 numri i turistëve ishte më i lartë se një vit më pare. Të ardhurat nga turizmi në vitin 2010 ishin 1.2 miliardë euro, nga 1.3 miliardë euro që kanë qenë në vitin 2009 ose me një ulje rreth 100 milionë euro.
http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktua ... ABri-18584

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 15 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL