Zeus10 wrote:Fati i Greqise do te varet nga interesat e fuqive te medha. Ka dy mundesi:
1. Greqia do te bjere ne kolaps, mund te humbase territore ose dhe mund te shperbehet fare, por kjo ka te keqen qe do fuqizoje shume vendet sllave qe jane armiqte me te medhenjte tanet, si psh Serbia, qe pavaresisht se hiqen si aleate te Greqise, punojne nen rrogoz kunder saj. Ky skenar eshte me pak i mundshem.
2. Skenari i dyte, eshte kaperximi i krizes me nje ndihme kolosale nga jashte, sepse eshte fare e sigurte qe Greqia eshte nje shtet i kalbur dhe nje komb artificial, dhe nuk do mundej ta kalonte e vetme krizen. Nese do te ndodh keshtu, Greqia do te dale prej krizes, por kurre me nuk do te ushtroj poziten qe ka aktualisht ne rajon, si fuqi ekonomike dhe politike.
Ne si shqiptare, jemi te interesuar per nje dobesim te Greqise ne menyre qe te fitojme ate qe na u morr me dhune, por une nuk do te uroja nje shkaterrim total te Greqise. Ajo eshte njefare amortizatori per synimet e egra te sllaveve dhe turqve. Ajo duhet sa me pare te beje aleance me Shqiperine, te heq ligjin e luftes me ta , te kthej çamët ne tokat e paraardhesve te tyre te sterlashte, te ndaloje propaganden antishqiptare shoviniste, te interpretoje historine ashtu sic eshte ne te vertete sidomos per Epirin , grekerit e lashte dhe maqedonasit e vjeter. Vetem keshtu ata mund te kene ndonje shans per te egzistuar.
Perëndimi, veçmas SHBA janë duke lozuar një rol
hiq e mos këput sa i përket Greqisë dhe çdo vendi tjetër. Disa herë mendoja, se Perëndimi ose krijon ose shkatërron shtete, mirëpo tani s'po ngjan kjo. Perëndimi (SHBA) po krijon shtete të shkatërruara, dmth nuk i le të shkatërrohen, por të shkatërruara. P.sh, Bosnja ose së fundmi Kosova. SHBA është e vetëdijshme se nga mosdhënia e sovranitetit të nevojshëm këtyre vendeve, është fuqizuar ekspansioni i Serbisë edhe brenda këtyre vendeve (Republika Srpska në Bosnjë - kantonet/komunat serbe në Kosovë) por edhe më gjërë (ndaj Kroacisë, Shqipërisë dhe FYROMit). Kështu, duke i lënë të gjymta, Perëndimi ose qarqe të panjohura perëndimore, të etura për sundim, po e kanë më të kollajshëm sundimin ndaj tyre.
Në këtë rast, ç'skenar mund të përvijohet ndaj Greqisë? Ma e pritshmja, asht doktrina e multikulturalizmit dhe e etnizimit, që për qarqet e sëmura ultrashoviniste të Athinës paraqet ankth, të vëretë sepse sëndërtimi i shtetit bizantin deri më tani është ngritur në asimilim ose në mohimin kreten të ekzistencës së Tjetrit (Shqiptarëve në Epir, Thrakë, e Maqedoni të Egjeut, sllavofonëve ('sllavomaqedonasve') në Maqedoni të Egjeut, turqëve në Thraki, vllahëve në Epirin lindor, etj). Pra, është i vetmi vend në botë 'Greqia' që deklamon pastërti dhe homogjenitet etnik, që është absurde sa të duash.
Mënyra ma e mirë sesi Perëndimi do të rikorigjonte vetëveten do të ishte ndjekja e një modeli sikurse të NOKIA-s (Çdo vit më e vogël, por më efikase). Perëndimi do të duhej të zhbinte pakngapak Megali Idenë e pushtimeve 'greke'.
Mirëpo, Perëndimi veçmas SHBA vetëm sa po i çkapurit çështjet, po i hap vetëm sa për të mos i lënë të mbyllura ose i hap për të mos i hapur.
Kështu, që neve na takon, që ta problematizojmë çështjen shqiptare të Greqisë, duke mos e cunguar vetëm rreth Çamërisë. Në një shkrim timin të dikurshëm, pata paralelizuar rastin e FYROMot të Gruevskit të cilët nga konsistenca e vazhdueshme e rivdenikimeve për të njohur pakicën sllavomaqedone në Maqedoni të Egjeut, patën sukses, sepse vetë OKB-ja përmes ekspertëve të saj në terren, bëri të njohur ekzistencën e një pakice 'maqedone' atje.
Sa i përket problemeve që do të kishte dobësimi i Greqisë, ata janë ashtu edhe siç i përmendi Zeus:
1. Fuqizimi i vendeve sllave (Bullgarisë dhe Serbisë) të cilat do ta shfrytëzonin FYROMin si trampolinë drejt Egjeut.
2. Do të fuqizohej pakrahsimisht Turqia.
-----------------
Çka do i mbeste atëherë Greqisë? Sigurisht, se ajo do të kërkonte me forcë krijimin e një aleance shqiptaro-greke, me qëllimin për ta sprapsur ekspansionin sllav. Në anën tjetër, ajo poashtu, do të kërkonte një aleancë poashtu me Turqit, kundër sllavëve (sepse Sami Frashëri e ka vërejtur në mënyrë gjeniale se Greqia me çdo kusht synon ta ruajë një vijë-vazhdimësi territoriale me Turqinë në mënyrë që te jetë e lidhur kundër sllavëve).
E vetmja mundësi jona në këtë mes, është që të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. Populli shqiptar ka qenë përherë i çiltër ndaj Greqisë, edhe pse ajo nuk e meritonte të qenurit e çiltër, sepse kishte deshqiptarizuar Morenë dhe Atikën. Mirëpo, patriotët shqiptarë shpeshherë duke e parë se ku ka mundësi të katandisej Greqia, kishin vënë në spikamë krijimin e një aleance shqiptaro-greke, e herë herë edhe të një mbretërie të përbashkët. Historia tregoi, se bizantinët janë 'aleat' për aq sa janë të pasigurt, momentin që rreziku kalon ata i vërsulen aleatit të tyre.
Pa ndryshuar mentaliteti megaloman i ''Greqisë' çdo formë aleance është e pamundshme.
E vetmja mundësi është fuqizimi i shqiptarëve, krijimi i një shteti të unisuar dhe mbi të gjitha
shporrja e inferioritetit të shqiptarëve, që e kanë mbjellë politikanët vendorë dhe qarqet e huaja.