|
View unanswered posts | View active topics
| Author |
Message |
|
Sally
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #61 Posted: Fri Apr 16, 2010 7:31 pm |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
|
Greqia përgatitet të aktivizojë një paketë financiare Kryeministri Papandreu këmbëngul se vendi nuk kishte falimentuar Kryeministri i Greqisë ka thënë se vendi i përfshirë në borxhe po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të eurozonës dhe FMN. Por kryeministri Papandreu këmbënguli se vendi nuk kishte falimentuar.
Ishte gjatë debateve në parlament mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë greke që kryeministri erdhi shumë pranë pranimit se vendi ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës ndërkombëtare financiare. Gazetat greke janë të bindura tashmë se kapitullimi është vetëm disa ditë larg, ndërsa ekipe nga BE dhe FMN do të jenë në Athinë të hënën.
Njerëzit më të pasur të Greqisë kanë lëvizuar 13 miliardë dollarë jashtë në javët e fundit dhe shqetësimet e tyre duket se po kalojnë dhe te kursimtarët modestë që kanë filluar gjithashtu të tërheqin fondet.
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #62 Posted: Thu Apr 22, 2010 2:10 pm |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
Greqi, mësuesit në protestë. Djegin diplomat!
 Rreth 100 mësues zëvendësues u vune flakën diplomave të tyre të universitetit, në kuadër të një proteste simbolike në qendër të Athinës. Në mes të rrugë para parlamentit mësuesit hodhën parulla ku kërkonin siguri në punë. Ata ndezën zjarr ku dogjën fotokopje të diplomave të tyre mbi të cilat kishin vendosur vulën “e pavlefshme”. Mësuesit zëvendësues druhen se do të bien pre e shkurtimeve në kuadër të planit të kursimeve të shpallur nga qeveria Papandreu. Protesta zhvillohet ndërsa në Greqi po mbahen bisedime mes FMN dhe përfaqësues të BE mbi detajet e planit të ndihmës për Greqinë. /alsat/ http://alsat-m.tv/bota/37907.html
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #63 Posted: Thu Apr 22, 2010 2:11 pm |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
|
Greqi, Eurostat: 13.6 % Deficiti buxhetor 2009, por mund të rritet Greqi, Eurostat: 13.6 % Deficiti buxhetor 2009, por mund të rritet ATHINE- Dhjetra mijëra punëtorë të sektorit publik në Greqi janë sot në grevë 24 orëshe.
Ato po zhvillojnë një protestë kundër masave të ashpra që ka ndërmarrë qeveria në përpjekjet e saj për të ulur borxhin buxhetor.
Ndërkohë raporti i fundit i shërbimit statistikor europian, Eurostat jep shifra të reja të borxhit të Greqisë, më shumë se 120 e produktit të përgjithshëm kombëtar, ndërsa deficiti buxhetor është afërsisht 13,5%., në krahasim me 12. 9 % që Athina ia kishte deklaruar Brukselit. Kjo shifër mund të rritet- për zyrën e shërbimit statistikor europian mbeten ende pasiguri që që mund të cojë në një rritje tjetër nga 0.3 në 0.5 %.
Ministri I financave greke, Jorgo Papakonstantinou, ka konfirmuar sot se kalkulimet e reja të deficitit nga Eurostat “nuk do të ndryshonin objektivin për të zvogëluar deficitin në të paktën 4 % në 2010 në bazë të programit për zhvillim dhe stabilizim. Qeveria, konfirmohet në një komunikatë të ministrisë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar aktualizimin e planit.
Aktualisht në Athinë ndodhet grupi i ekspertëve ndërkombëtarë, që po diskuton me palën greke modalitetet e mekanizmit të ndihmës për Greqinë.
Kryeministri Papandreu tha mbrëmë se Athina ende nuk e konsideron të nevojshme, të paktën për ditët e ardhshme. Objekti kryesor i punës së ekpsertëve ka të bëjë me masat që Greqia do të duhet të marrë vitin e ardhshëm, të cilat do të sanksionohen në një dokument që do të firmoset si nga pala greke, ashtu dhe nga Trojka, pra Komisioni Europian, banka qendrore europiane dhe FMN. Masat kanë të bëjnë me luftimin e shpërdorimeve në sektorin publik, eficenca e administratë s publike, dhe menaxhimi i borxhit të Greqisë. (s.g/BalkanWeb)
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #64 Posted: Wed Jul 07, 2010 10:47 pm |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
Greqia , Borxhi i jashtëm arriti 423,5 milijarde euro ! Borxhi i jashtëm i Greqis u rrit për një vitë për 12 % , shkruan gazeta e BH pas deklarimit te bankës qëndrore të Greqisë : http://www.dnevniavaz.ba/dogadjaji/bizn ... -eura.htmledhe ketu ne anglishte : Quote: It is battling to avert default whilst mired in a deepening recession and is trying to rein in a public deficit of over E30 billion ($A42.37 billion) to prevent a debt mountain of nearly E300 billion ($A423.7 billion) from growing even higher. http://bigpondnews.com/articles/Busines ... 63438.html
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
Sally
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #65 Posted: Thu Jul 29, 2010 9:02 am |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
|
Kontrollorët e BE analizojnë programin e kursimeve të Greqisë Kur në Greqi flitet për kontrollorët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së, nënkuptohet trojka. Ekspertët e këtij grupi tresh qysh nga e hëna (26.07) janë duke verifikuar sërish statistikat. Nga këndvështrimi i Lidhjes së Sindikatave greke, GSEE, trojkës i interesojnë vetëm financat e shtetit dhe aspak realiteti i jetës së popullsisë. Kështu shprehet presidenti GSEE-së, Giannis Panagopoulos: "FMN-ja në fakt ka njohuri teknike, se si të shkurtohen pagat. Por ajo që ata nuk na e thonë ne është, se si mund të ulen çmimet! Krahasuar me vendet e tjera të eurozonës, niveli i çmimeve në Greqi është 93%, ndërsa niveli i pagave vetëm 63%. “ Masat e kursimeve në fokus të kontrollorëve - si po avancon qeveria dhe administrata e Greqisë?
Siç bëhet e ditur, kontrollorët do të merren kryesisht me reformat në sektorin grek të energjetikës dhe në sektorin e shëndetësisë. Përpara disa ditësh FMN-ja e cilësoi si të dobët sistemin e shëndetësisë në Greqi, ku herë pas here ndodh që pacientët duhet t' u paguajnë ryshfet mjekëve për të marrë sa më shpejt një orar vizite.
Në përgjithësi Greqia e zhytur në borxhe po avancon mirë me rimëkëmbjen e buxhetit, konstatohet në raportin paraprak të paraqitur së fundi nga FMN-ja. Por problemi është se rendimenti ekonomik në Greqi do të vazhdojë të bjerë në valën e programeve të kursimeve. Në vjeshtë madje pritet që të përshpejtohet rënia ekonomike dhe të rritet edhe më tej papunësia.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Punonjësve të administratës shtetërore, ADEDY, Ilias Iliopoulos tërheq vëmendjen: "Masat e kursimeve do të ndihen në vjeshtë. Thënë ndryshe: punonjësi i nivelit mesatar ende nuk e ka kuptuar se çfarë e pret. Në shtator, tetor njerëzit do ta kuptojnë realitetin e ashpër, kur ata p.sh. nuk do të jenë në gjendje të paguajnë qiranë, ose këstet e kredisë për shtëpinë, të cilën do t' ua marrë banka." Dy sindikatat e mëdha greke nuk tërhiqen
Për në vjeshtë ata kanë paralajmëruar greva dhe aksione masive proteste kundër masave të kursimeve të kërkuara prej trojkës.
Presidenti i GSEE-së, Giannis Panagopoulos i kërkon njëkohësisht qeverisë së tij, që të veprojë më ashpër kundër atyre që mashtrojnë me taksat. Në këtë mënyrë shteti mund të arrijë t' i rregullojë financat, pa e rënduar popullsinë. "Unë shpresoj, që në fund do të na ndihmojë e ashtuquajtura ekonomi ilegale. Greqia është vendi me ekonominë më të madhe ilegale në eurozonë. Le të shpresojmë që të gjitha këto para, që qarkullojnë ilegalisht dikur do të shfaqen në ekonominë reale! Produkti i vërtetë bruto i Greqisë me rreth 42% është shumë më i lartë nga shifra e përpiluar prej statistikave.“
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #66 Posted: Mon Sep 06, 2010 11:56 pm |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
Emigrantet braktisin Greqine
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
petritkola
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #67 Posted: Tue Sep 07, 2010 12:49 am |
|
 |
| Senior Member |
 |
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm Posts: 161
Gender: Male
Reputation point: 11
|
|
Kjo eshte nje gje e mire per Shqiperine, shume e mire.
_________________ Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #68 Posted: Tue Sep 07, 2010 12:52 am |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
|
Gjithe ate borxh qe e kane nuk besoj qe do lahet pa gjak . E pamundur !
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
Arbëri
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #69 Posted: Tue Sep 07, 2010 1:05 am |
|
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am Posts: 1626 Location: illyria
Gender: Male
Reputation point: 45

|
_________________ Un jam ktu kur skish njeri as skish kufi as fqinjeri, Un jam ktu kur Mali zi me Dallmaci ish ILIRI !
|
|
| Top |
|
 |
|
Zeus10
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #70 Posted: Tue Sep 07, 2010 1:06 am |
|
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm Posts: 1579 Location: CANADA
Gender: Male
Reputation point: 41

|
|
Vine emigrantet e ndershem, por do kthehen dhe ata, qe kane kaperdire corben e prishur dhe do te shfaqen gjithmone si biznesmene, brenda dites.
_________________ The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
|
|
| Top |
|
 |
|
Sally
|
Post subject: Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB Post Number: #71 Posted: Wed Sep 08, 2010 7:05 am |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
|
|
Ndryshime rrënjësore në qeverinë greke
Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka bërë një ndryshim radikal të qeverisë së tij, me theks në ato sektorë ku janë vërejtur dobësi. Ministri i financave, ka qënduar në postin e tij, çka sipas analistëve thekson vendosmërinë e Greqisë për të vazhduar programin e reformave ekonomike.
Në një përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e elektoratit për masat shtrënguese ekonomike, zoti Papandreu u ka dhënë poste ministrore disa prej figurave qendrore të partisë, që kanë shërbyer edhe në qeveri të mëparshme të PASOK-ut në pushtet.
Ristrukturimit i qeverisë ishte bërë prej disa ditësh temë qendrore e aktualitetit politik, por madje edhe dje, zëdhënësi i qeverisë e përgënjeshtroi. Pas orës 9 të mbrëmjes u duk qartë se rikstrikturimi do të kryhej dhe çuditësisht, ndryshimet në qeveri u komunikuan në ora 1,15 pas mesit të natës, gjë që sipas analistëve është paradoksale.
Megjithatë, përtej spekulimeve gazetareske, duket se vonesa ka të bëjë me faktin se kryeministri është vështirësuar të bëjë "ritrazimin e letrave", pra ndarjen e posteve. Dhe kjo është një dobësi tjetër që i faturojnë analistët, të cilët theksojnë se ristrukturimi i qeverisë do të duhej të ishte përgatitur prej kohësh, ndërsa ekziston përshtypja se u bë vërtet në momentin e fundit.
Ndërkaq, duket se kryeministri u detyrua ta ndërmerrte këtë hap, pas zhvillimeve të së dielës, kur u ndesh me kundërshtime të shumta në caktimin e kadidatëve për zgjedhjet lokale, ku zoti Papandreu donte që partia e tij të dilte me emra të shquar, edhe nga kabineti ministror, të cilët ndërkaq, refuzuan ballafaqimin elektoral. Më shumë poste ministrore
Ajo që bën së pari përshtypje është se këshilli i ministrave është shtuar me 12 pjesëtarë të rinj, çka bie ndesh me parimin e zotit Papandreu, për një kabinet të vogël e të zhdërvjelltë.
Janë krijuar dy ministri të reja, ajo e zhvillimit rajonal dhe konkurrencës, që në një farë mënyre zëvendëson ministrinë e ekonomisë, si dhe ministria e çështjeve detare, ishujve dhe peshkimit.
Një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të zotit Papandreu, ministri i shtetit Haris Pabukis, është ngarkuar ekskluzivisht me çështjen e investimeve të huaja.
Kryeministri ka lënë postin e ministrit të jashtëm, në të cilin është graduar Dimitris Droztsas, deri dje ministër alternat, Dimitris Drutsas, ndërsa ka kryer një rrotacion ministrash, të cilëve u ka ndërruar dikasteret.
Kështu ministri i mbrojtjes së qytetarit shkon në krye të ministrisë së zhvillimit, ndërsa ministri i punës, kalon në një sektor tjetër tepër problematik, siç është ai i shëndetësisë.
Në postin e tij mbetet ministri i financave Jorgos Papakonstandinu, çka sipas analistëve do të thotë se puna e tij jo thjesht është vlerësuar si e sukseshme nga kryeministri, por edhe se qeveria do të vazhdojë rrugën e reformave ekonomike, të imponuara edhe nga memorandumi që Greqia ka nënshkruar me FMN dhe Komisionin Europian, si kusht për dhënien e kredisë prej 110 miliardë eurosh.
Nga postet e tyre nuk kanë lëvizur ministri i mbrojtjes, ai i brendshmi që merr edhe kompetenca të reja të koordinimit të veprimtarisë së qeverisë, si dhe ministri i transportit.
Synohet përmirësimi i situatës
Lëvizja e tanishme e kryeministrit grek synon përmirësimin e situatës në disa sektorë ku rezultatet kanë qenë zhgënjyese, si ai i investimeve, i shëndetësisë dhe i tregtisë. Por veç kësaj, edhe një përmirësim të imazhit të qeverisë, nën trysninë e sondazheve të fundit, ku, pavarësisht avantazhit ndaj partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, treguesit e popullaritet, përfshirë edhe të zotit Papandreu, janë në rënie.
Nga ana tjetër, përfundimi i pushimeve verore shënon edhe rifillimin e reagimeve masive ndaj masave të ashpra të qeverisë, të cilave priten t'u shtohen edhe të tjera në javët e ardhshme, si rritja e çmimit të vajgurit për ngrohje.
Prandaj, vlerësojnë analistët, zoti Papandreu ka përfshirë në qeverinë e re edhe disa prej figurave të shquara të PASOK-ut, që kanë akses të mirë në elektorat, dhe që kanë shërbyer edhe në qeveri të mëparshme të socialistëve. Sipas analistëve, këto përfshirje synojnë të theksojnë lidhjet e qeverisë me elektoratin dhe nga ana tjetër të zbusin zemërimin e votuesve për masat e ashpra ekonomike.
Por analistët theksojnë se struktura e re e qeverisë do të mund të ketë probleme funksionale, teksa një pjesë e mirë e kompetencave të dikastereve duhen rishpërndarë, ndërkohë që numri i madh i ministrave alternatë (një farë dublimi titullarësh), krijon edhe përplasje kompetencash; të gjitha këto mund të sjellin një tollovi të madhe në ministritë që preken nga ndryshimet.
Në përforcim të analizës së tyre, analistët argumentojnë se edhe vitin e kaluar, kur zoti Papandreu kreu një përmbysje të formulës tradicionale të përbërjes së qeverisë, u desh mjaft kohë që të kryhej "tranzicioni" dhe ministritë të bëheshin funksionale.
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
Who is online |
Users browsing this forum: No registered users and 1 guest |
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot post attachments in this forum
|
|
|