Të gjithë mund t'iu ketë rastisur të shihni një video të bukur, por duke mos ditur gjuhën, mund të mos keni kuptuar se çfarë flitej.
Tani keni mundësinë që videot në youtube mund t'i shihni edhe me fjalëshkrime (subtitles).
Fjalëshkrimet mund t'i zgjidhni në të gjitha gjuhët që përkthyesi i Google-it mundëson.
Madje edhe në shqip.
Domethënë, nëse jeni duke parë një video në anglisht,mund të zgjidhni fjalëshkrimet në anglisht ose në shqip etj.
Keni bërë një video në shqip dhe doni që fjalëshkrimet të jenë në anglisht, atëherë mund të zgjidhni shumë thjeshtë që fjalëshkrimet të jenë në anglisht.
Kjo mund të ndihmojë edhe njerëzit që kanë aftësi të kufizuara në të dëgjuar.
Cilësia e përkthimit varet nga saktësia fjalorit të Google-it. Shpresojmë që kjo cilësi të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen për gjuhën shqipe.
- Në dritaren e videove në youtube, shkoni në cepin e djathtë, poshtë. Shtypni shenjën "lartë" dhe pasi të jenë hapur mundësitë, shtypni shenjën "CC".
Pastaj mund të zgjidhni gjuhën më të cilën mund të përktheni fjalët në video.



http://www.google.com/support/youtube/b ... wer=100078