"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Gjuetia e tërbuar për karikuesin celular të duhur së shpejti do të jetë pjesë e së shkuarës – të paktën në Evropë – pasi prodhuesit kryesorë të hënën ranë dakord të paraqesin një përshtatës universal brenda gjashtë muajve.
Shumë telefona mobilë aktualisht mbështeten në karikues të ndryshëm, duke shkaktuar male me mbeturina elektronike.
Liderët industrialë, përfshirë Apple, Motorola, Nokia, Samsung dhe Sony Ericsson, kanë bërë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për ta paraqitur karikuesin një-madhësi-përshtat-gjithçka në 1 janar 2010, duke ofruar një zgjidhje për një nga mërzitjet kryesore të jetës moderne.
Me bumin e rritjes së numrit të celularëve këto pak vite të shkuara, është rritur gjithashtu edhe numri i karikuesve — duke prodhuar male me mbeturina teknologjike, duke qenë se përdoruesit ndryshojnë apo përmirësojnë receptorët e telefonit.
Tani industria e telefonave mobilë ka rënë dakord të standardizojë karikuesit e saj, duke i bërë të gjithë telefonat të pajtueshëm me një fishë mikro-USB, tashmë standarde për telefonat si BlackBerry.
Vitin e shkuar afërsisht 1.2 miliardë celularë u shitën në mbarë botën, sipas Universitetit të Kuinslendit Jugor, të dhëna të raportuara nga grupi i industrisë ombrellë GSMA (Groupe Speciale Mobile Association), duke prodhuar deri në 82,000 tonë karikuesë.
Me shqetësimin për nivelin e mbeturinave të shkaktuara nga karikuesit me defekt apo të dalë mode, ligjvënësit evropianë kanë, më përpara marrëveshjes të së hënës, konsideruar detyrimin e prodhuesve të përshtatin teknologjinë universale.
“Jam shumë i kënaqur që industria ka gjetur një marrëveshje, e cila do ta bëjë jetën shumë më të lehtë për konsumatorin”, tha Gunter Verheugen, zëvendës-president i krahut ekzekutiv të BE-së, Komisionit Evropian, në një deklaratë.
“Kjo gjithashtu do të thotë konsiderueshëm më pak mbeturina elektronike, sepse njerëzve nuk do t’u duhet më të hedhin karikuesit kur blejnë telefona të rinj.”
Me këtë marrëveshje të gjerë në Evropë, pjesa e mbetur e botës nuk duket se do të ngelet pas.
GSMA, e cila përfaqëson 750 operatorët e telefonisë mobile të botës, tashmë ka premtuar se afati i fundit për të paraqitur një karikues universal është Janari 2012.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Në rast se keni pritur për një model të ri aparati fotografik që reziston shumë në cepat e tij, mund të kënaqeni të dëgjoni se Olympus ka bërë publik sot seritë Stylus TOUGH-6010, e cila ofron një skelet të fortë dhe veçori të përshtatshme.
Kamera e re ka një zmadhim 3.6X dhe është 12-megapikselë. Por kamera ka mirësinë e shtuar të të qenit rezistuese ndaj ujit deri në 3m thellësi dhe mund të lëshohet nga 1.5m lartësi pa u thyer.
Ajo mund t’i rezistojë gjithashtu temperaturave -10 gradë celsius. Një tjetër veçori modeste janë Filtrat Magjikë, të cilët bëjnë efete si Arte Popullore apo një kamera me vrima. Specifikat e tjera përfshijnë stabilizim imazhi optik, përzgjedhje skene, kontroll kontakti dhe të tjera. Ju mund ta blini Olympus TOUGH-6010 në Evropë në fund të këtij muaji.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
LG planifikon rivalin e iPhone në tremujorin e fundit; PRADA i ri dhe më pas rivalin e Vertu.
LG zbuloi planet e tija për të lëshuar një numër telefonash luksozë të rinj, përfshirë edhe një model të ri PRADA, të cilët mendojnë se do t’i ndihmojë të uzurpojnë Samsungun nga numri dy në botë për prodhimin e celularëve.
Sipas presidentit të biznesit mobil të LG-së, Ahn Seung-kwon, numri tre aktual po pretendon të bëjë sipër nga 2012, dhe një nga hapat e parë për të arritur këtë është lëshimi i një serie të re telefonash “Klasifikimi i Zi” në tremujorin e fundit të 2009 për të arritur iPhone 3GS të Apple.
Seung-kwon ka konfirmuar gjithashtu se aparati i ri PRADA është në punë. Telefoni aktual PRADA – i cili i shtoi aftësisë origjinale të receptorit me prekje ekrani edhe një tastierë QWERTY me shina, dhe prezantoi një edicion të kufizuar që bashkërendonte me orën Bluetooth – e cila u lëshua në Nëntor 2008, duke e bërë të duket paksa e vjetër për shijen tashmë.
Më në fund, Seung-kwon zbuloi se LG po konsideron zonën e rivalit të tyre Nokia Vertu, një seri pajisjesh “extreme premium”. Nuk ka detaje për lëshimin e saj, as edhe për pajisjen e re PRADA.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
CANBERRA (Reuters) – Një faqe interneti australiane po i jep shkrimit të mesazheve një prekje ndërgalaktike dhe lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra nga celularët-shkruani mesazhet në hapësirë.
Nga e mërkura deri në 24 Gusht, njerëzit e etur për një eksperiencë jashtë-kësaj-bote mund të vizitojnëhttp://www.HelloFromEarth.net(Përshëndetje Nga Toka) për të postuar mesazhe jo më të gjata se 160 karaktere që do të transmetohen drejt Gliese 581d, planeti më i afërt i ngjashëm me Tokën jashtë sistemit diellor i mundshëm për të mundësuar jetën.
Koha e pritur e dërgimit, prapëseprapë, është diku te 20 vjet, tha faqja e internetit. Dhe nuk ka garanci për një përgjigje.
“Është e ngjashme me “mesazhin në një shishe” hedhur drejt yjeve. Ajo çfarë është interesante nuk është thjesht nëse ka dikush që dëgjon, por ajo çfarë publiku do t’i thotë jetës inteligjente në një planet tjetër”, tha folësi i projektit Wilson da Silva.
“Përshëndetje Nga Toka është mënyra jonë për të treguar se shkenca mund ta bëjë të pamundurën të mundur. Ne kemi qenë në hënë dhe tani, ne mund të flasim me yjet”, tha ai në një deklaratë.
Mesazhet, që do të transmetohen nga Kompleksi i Komunikimit të Thellë Hapësinor Canberra, me bashkëpunimin e ngushtë të agjencisë hapësinore të SHBA-së NASA, janë pjesë e Javës Kombëtare Shkencore të Australisë e cila feston arritjet shkencore të vendit dhe bën të ditur rëndësinë e shkencës.
Ministri i Shkencës Kim Carr futi mesazhin e parë për të nisur projektin.
“Përshëndetje nga Australia në planetin që ne e quajmë Tokë. Këto mesazhe shprehin ëndrrat e popullit tonë për të ardhmen. Ne duam t’i ndajmë këto ëndrra me ju”, thuhej në mesazhin e tij.
“Që fëmijë, si shumë australianë, ngulja shikimin drejt yjeve dhe pyesja veten se çfarë kishte atje lart. Tani shkenca më lejon mua të dërgoj një mesazh personal që mund t’i përgjigjet asaj pyetje”, tha Carr.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Celular nga Sony Ericsson me dizajn të Dolce&Gabbana
Sot Sony Ericsson ka paraqitur celularin e ri Jalou, që i përket një edicioni të limituar në versionin Dolce&Gabbana.
Celular me kapak është dizajnuar vërtetë që në rend të parë të tregojë stil dhe elegancë, e në rend të dytë performancë. Raportohet se është më i vogël sesa elementet e nevojshme për manikyr të femrave dhe se më shumë mund të quhet si një aksesuar sesa një celular, duke pasur parasysh se përmban një formë të ngjashme me diamant.
Ekrani i tij ka madhësi 2 inç, kamera është me sensor 3.2 megapiksel, ofrohet përkrahja për Bluetooth 2.0, FM Radio, lexues multimedial,, numërues të hapave, ueb shfletues të integruar, përkrahje për video incizim, pastaj ka një pasqyre të integruar, etj.
Versioni “Normal” pritet të paraqitet në çerekun e katërt të këtij viti dhe do të jetë i veshur me ngjyra shumë të veçanta, kurse versioni i punuar me ari 24 karat dhe që i përket edicionit Dolce&Gabbana do të ketë edhe dëgjuese me Bluetooth të po të njëjtës firmë dizajnuese .
Për fat çmimet nuk janë përmendur fare, por me siguri mund të paramendoni sa do të mund të kushtojnë këta celularë....
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Celular nga Sony Ericsson me dizajn të Dolce&Gabbana
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
A po shpërthejnë më shumë pajisje elektronike Apple se të fabrikuesve të tjerë, apo ne po dëgjojmë prej tyre më shumë?
Sidoqoftë, iPhone i fundit që shpërtheu është në Francë, ku aparati i një adoleshenti filloi “të dridhej” përpara se ekrani të copëtohej dhe të dërgonte xhamat “duke fluturuar në ajër”.
“iPhone ishte 30 centimetra larg fytyrës sime kur ndjeva sikur të kisha marrë një kokrrizë rëre në syrin tim. Ajo mund të ishte vetëm një copëz xhami”, u tha përdoruesi Romain Koleda reporterëve, ndërsa nëna e tij po konsideron të ndërmarrë veprime ligjore kundra Apple. Është e paqartë çfarë modeli i iPhone është ndikuar, edhe pse nga fotografi ai është ose një iPhone 3G ose një model i ri 3GS.
Apple në Francë nuk ka komentuar në këtë situatë, pavarësisht kërkesave nga agjencitë franceze të lajmeve. Sidoqoftë mbështetja teknike e Apple i tha France24 se “disa klientë na thanë se bateritë e tyre nxeheshin shumë në modelin 3GS, dhe ne kemi zëvendësuar disa produkte. Por ne kurrë nuk kemi dëgjuar që një iPhone të ketë shpërthyer.”
Në vijim të këtij raporti, një tjetër francez kontaktoi me shtypin duke pretenduar se iPhone i tij shpërtheu gjatë një telefonate në 25 Korrik. Sidoqoftë ai është raportuar se nuk është plagosur. Herët në këtë muaj është raportuar se ekrani i iPod të një adoleshenteje shpërtheu, ndërsa në Holandë një iPhone 3G mori flakë duke i shkaktuar dëmtime serioze ndenjëses së një makine.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Gjigandi boteror i prodhimit te telefonave celulare, LG ka prezantuar ne Tunizi prodhimin e tij me te fundit “Islamic Phone”.
Celulari eshte ndertuar ne menyre te tille qe te favorizoje praktiken fetare te muslimaneve. Ai permban, Kuranin me muzike dhe imazhe te faqeve, lajmerimin per oraret e faljes dhe nje busull elektronike gjithmone ne drejtim te Mekes.
Telefoni “LG GD 335” ka marre miratimin e Keshillit Superior Islamik, kushton rreth 140 euro dhe eshte prezantuar me rastin e nisjes se Muajit te Shenjte te Ramazanit.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Me duket pak /shume e ekzagjiruar kjo teknologji e re e LG, nuk po humbin rastin te tregojn qe dhe besimet fetare jan biznes ( gje qe ka qen gjithmon ). Do te deshironja qe Besimtaret e vertet mos te bashkpunonin me keto manipulime.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Prodhuesi kryesues i telefonave celularë në botë, Nokia, do ta lëshojë në treg netbuk-un e parë të saj, në momentin kur kompania ballafaqohet me rënie të shitjes së telefonave.
Mini-kompjuteri “Booklet 3G” do të punojë me programin Ëindoës të Majkrosoftit dhe do t’i ketë të gjitha funksionet.
Kompjuteri do të peshojë 1.25 kilogramë, me trashësi prej 2 centimetrave dhe do të mund të punojë 12 orë pa ndërprerë, njoftoi gjiganti financiar, i cili javën e kaluar shpalli se firmosë partneritet me Majkrosoft-in.
Përmes “Booklet 3G”, Nokia hyn në sektorin e kompjuterëve bartës, në momentin kur konkurrentët e saj në sferën e telefonave celularë, siç janë Soni Erikson, tashmë thellë kanë hyrë në këtë teknologji.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Rreth 130 vjet pas shpikjes së famshme të Edisonit, Europa merr sot vendimin e eleminimit të llambave të vjetra.
Parlamenti Europian pritet të vendosë sot për eliminimin e përdorimit të llambave inkandeshente, duke i hapur rrugë llambave alogjene dhe fluoreshente, që sipas të dhënave të Komisionit Europian, konsumojnë 25 deri në 80 % më pak energji nga tradicionalet.
Llambat e reja, apo ekonomike siç jemi mësuar t’i emrëtojmë, janë gjithashtu më pak të dëmshme për shëndetin, pasi 5 miligramët e mërkurit nuk dëmtojnë konsumatorin.
Sipas eksperteve, niveli i mërkurit mund të reduktohet deri në 2 miligramë në të ardhmen
Last edited by Sally on Mon Oct 05, 2009 3:49 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
A po shpërthejnë më shumë pajisje elektronike Apple se të fabrikuesve të tjerë, apo ne po dëgjojmë prej tyre më shumë?
Sidoqoftë, iPhone i fundit që shpërtheu është në Francë, ku aparati i një adoleshenti filloi “të dridhej” përpara se ekrani të copëtohej dhe të dërgonte xhamat “duke fluturuar në ajër”.
“iPhone ishte 30 centimetra larg fytyrës sime kur ndjeva sikur të kisha marrë një kokrrizë rëre në syrin tim. Ajo mund të ishte vetëm një copëz xhami”, u tha përdoruesi Romain Koleda reporterëve, ndërsa nëna e tij po konsideron të ndërmarrë veprime ligjore kundra Apple. Është e paqartë çfarë modeli i iPhone është ndikuar, edhe pse nga fotografi ai është ose një iPhone 3G ose një model i ri 3GS.
Apple në Francë nuk ka komentuar në këtë situatë, pavarësisht kërkesave nga agjencitë franceze të lajmeve. Sidoqoftë mbështetja teknike e Apple i tha France24 se “disa klientë na thanë se bateritë e tyre nxeheshin shumë në modelin 3GS, dhe ne kemi zëvendësuar disa produkte. Por ne kurrë nuk kemi dëgjuar që një iPhone të ketë shpërthyer.”
Në vijim të këtij raporti, një tjetër francez kontaktoi me shtypin duke pretenduar se iPhone i tij shpërtheu gjatë një telefonate në 25 Korrik. Sidoqoftë ai është raportuar se nuk është plagosur. Herët në këtë muaj është raportuar se ekrani i iPod të një adoleshenteje shpërtheu, ndërsa në Holandë një iPhone 3G mori flakë duke i shkaktuar dëmtime serioze ndenjëses së një makine.
Evropa do ta ndalojë përdorimin e iPhone-t?
Komisioni Evropian ka kërkuar një shpjegim nga kompania Apple në lidhje me pajisjet iPod dhe iPhone, duke shtruar pyetjen se sa janë të rrezikshme ato për përdoruesit, pyetje kjo e cila ka lindur pas çështjes së krisjes së ekranit, në një numër të pajisjeve të tilla. Kërkesa e Komisionit, organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian mund të çojë në një ndalim të plotë për shitjen e këtyre pajisjeve në Evropë, shkruajnë mediat frënge. Komisioneri Evropian përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit, Meglena Kuneva, tha në një deklaratë se incidentet të tilla janë regjistruar me pajisjen e iPhone këtë verë në Francë, Britani dhe Gjermani. Kuneva theksoi se aktualisht janë duke e bërë kryerjen e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit, dhe se në qoftë se disa prej vendeve në të cilat ka ndodhur do të njoftojnë se pajisjet janë të rrezikshme, atëherë ato do të kërkojnë tërheqjen e tyre nga shitja. Apple ende e mohon dyshimin se ka gabime dhe thotë se në të gjitha rastet e mëparshme që janë ekzaminuar ekspertët e kompanisë ka konstatuar se incidentet ishin për shkak të presionit të jashtëm për pajisjen, e cila përjashton mundësinë e gabimit nga fabrika. Kompania kanë rekomanduar se telefonat e tyre dhe plejerët e Apple, të mos i shfaqin në një temperaturë më të madhe se 35 gradë celsius për t’iu shmangur mbinxehjes, dhe eksplodimit eventual të ekranit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Google ka zbuluar sekretin e orës të pashpjeguar me numërim mbrapsht që filloi të numëronte muajin e shkuar – me një shpërthim mesazhesh “Gëzuar Vitin e Ri”, i dukshëm te përdoruesit të cilët klikonin butonin “I’m Feeling Lucky” në faqen kryesore të tij.
Çdokush që klikonte në kuti pa futur ndonjë fjalë kërkimi në 1 Janar haste me një breshëri urimesh stinore shumë-ngjyrëshe, të cilat shpërndanin yje nëpër faqen e Google.
Ky spektakël ishte programuar të vazhdonte – mesa duket pambarim – derisa përdoruesit të klikonin përsëri në ekran.
Disa njerëz kthyen pas orën e kompjuterit të tyre, e cila përcaktonte ecurinë e numërimit mbrapsht, për të kapur një grimcë të asaj që Google kishte rezervuar.
Gjiganti i kërkimit nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për sa i përket mesazheve Gëzuar Vitin e Ri apo orës së fshehur, por ka një të dhënë të rrengjeve dhe gostive të fshehta të njohura si “vezë pashkësh” në shërbimet e tij.
Ai gjithashtu shënoi Vitin e Ri duke ndryshuar shkarravinën në faqen kryesore për të inkorporuar fishekzjarrë dhe një kullë sahati që tregonte mesnatën.
Sigurisht, për ata që nuk e kanë shijuar akoma ka ende kohë për të bërë prova. Kthejeni datën pas në Dhjetor 2009 dhe shtypni butonin “I’m Feeling Lucky” në faqen kryesore të Google.
Kujdes: Ky rreng nuk punon në versionin shqip të Google.(krokodili)
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)