Koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në FB

Disa fotografi personale të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg janë hedhur online nga disa hakera të cilët ia dolën ti merrnin nga profili i babait të rrjetit social.
Në total, 14 fotografi private u postuan në faqen imgur nën titullin Është koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në Facebook

Facebook dhe Zuckerberg kanë qenë shpesh pjesë e sulmeve dhe kritikave lidhur me sigurinë që ofron rrjeti social për të dhënat personale të mbi 700 milionë përdoruesve. Vetë Mark, është shprehur se është gjithnjë në përmirësim të sistemit.