Page 1 of 1
Facebook
Posted: Wed Jun 08, 2011 10:08 pm
by Adriana
Facebook të njeh nëpërmjet fotos

Jepi një foto dhe do të të thotë se kush je. FB falë një algoritmi të ri të njohjes së fytyrës, po krijon polemika brenda dhe jashtë rrjetit.
Aplikacioni lejon identifikimin automatik të personave që gjenden në fotot e postuara nga përdoruesit.Iniciativa e re, e filluar në dhjetor në SHBA, është shtrirë në pjesën me të madhe të vendeve evropiane dhe kërkon ruajtjen e privatësisë.
http://peopleradio.al/index.php?option= ... Itemid=150
Re: Facebook
Posted: Wed Jun 08, 2011 10:12 pm
by Arbëri
...po me dhimben kriminelet ne kete rast

Pasaportave fallco u paska shkuar koha

Re: Facebook
Posted: Wed Jun 08, 2011 10:22 pm
by Adriana
Re: Facebook
Posted: Mon Nov 21, 2011 3:22 pm
by Adriana
Harroje privatësinë, Facebook monitoron gjithçka!
FACEBOOK po bëhet i frikshëm. Rrjeti më i madh social saktësisht mund ta di secilin prej website-ve që 800 milionë përdorues në botë e kanë vizituar në 90 ditët e fundit. Këtë e tramsneton USA Today në një shkrim eksluziv. Madje Facebook mund të monitoroj edhe ata që nuk kanë një profil të tyre. Drejtori për zhvillime, Arturo Bejar ka pranuar se Facebook mund të monitoroj njerëzit që përdorin interenetin përmes teknologjisë e njohur si ”cookies”.
”Është e njëjta teknologji që përdoret për qëllime marketingu nga Google, Adobe, Microsoft, Yahoo dhe kompani të tjera. Ju mund të shqetësoheni pse cdo kush mund ta dinte cfarë web-site po vizitoni? Për para, natyrisht” ka thënë drejtori Bejar.
Megjithatë ai ka pranuar se të dhënat mbesin shumë konfidenciale dhe Facebook është shumë i vetëdijshëm. por kus do të garantonte se një ditë, ato nuk do të bëhen publike apo edhe të përdoren pa e ditur njerëzit
Re: Facebook
Posted: Thu Dec 08, 2011 11:43 pm
by Sally
Koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në FB

Disa fotografi personale të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg janë hedhur online nga disa hakera të cilët ia dolën ti merrnin nga profili i babait të rrjetit social.
Në total, 14 fotografi private u postuan në faqen imgur nën titullin Është koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në Facebook

Facebook dhe Zuckerberg kanë qenë shpesh pjesë e sulmeve dhe kritikave lidhur me sigurinë që ofron rrjeti social për të dhënat personale të mbi 700 milionë përdoruesve. Vetë Mark, është shprehur se është gjithnjë në përmirësim të sistemit.