
Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike
Sulmet e fundit ndaj sistemeve kompjuterike të lidhura në internet sikurse ishte edhe sulmi i muajit të kaluar ndaj sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane që besohet se kanë origjinën në Korenë e Veriut si dhe sulmi që ç’rregulloi funksionimin e faqes popullore të internetit Twitter, tregojnë dobësi të botës kompjuterike të lidhur me internet. Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më vonë dhe po i bëjnë thirrje qeverisë amerikane që të ndërmarrë hapa parandalues për të mbrojtur strukturën thelbësore të internetit.
Ekspertët besojnë se sulmet e 6 gushtit që mbyllën për pak kohë faqet e internetit Twitter dhe Facebook kishin si synim t’i mbyllnin gojën një blogisti gjeorgjian, kritik i veprimtarisë ruse ndaj vendit të tij.
Sulmet në shkallë të gjerë në internet vitet e fundit kanë dëmtuar infrastrukturën e telekomunikacionit të disa vendeve.
Sulme të tilla mund të shtohen dhe të jenë më të dëmshme, thotë gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane në pension, Harry Raduege i cili foli në Këshillin e Marrëdhënieve Botërore në Hjuston.
Ai shërbeu në komisionin që i dha rekomandime presidentit Obama për mbrojtjen e vendit nga sulmet përmes internetit.
“Ajo që duhet bërë është menaxhimi i rrezikut. Jemi të dobët para këtyre sulmeve dhe është naivitet të mendohet se do të jemi në gjendje gjithmonë ti mbajnë sulmuesit jashtë...duhet supozuar që ata janë brenda.â€
Ai thotë se sa më i përparuar të jetë sistemi kompjuterik dhe interneti i një vendi aq më i rrezikuar mund të jetë.
“Estonia, një vend mjaft i avancuar dixhital, u godit keq me 5 mijë email në sekond që bllokoi sistemin e atij vendi.â€
Ai thotë se një nga shqetësimet e tij është sistemi elektronik i komandimit kompjuterik në bazë të cilit funksionon furnizimi i karburanteve në Shtetet e Bashkuara.
“Dikush mund të godasë sistemet e kontrollit industrial që kontrollon valvulat, sistemet e shpërndarjes dhe që komandon nënstacionet elekrike apo furnizimin me gaz dhe naftë.â€
Zyrtarë ushtarkë dhe civilë të qeverisë amerikane po punojnë për një mbrojtje më të mirë të sistemit kompjuterik dhe koordinimin e përpjekjeve.
Sekretarja e Departamentit të Sigurisë së Vendit thotë se një nga sfidat më të mëdha është gjetja njerëzve të duhur.
“Si do të rrisim, rekrutojmë dhe zhvillojmë ekspertizën apo policët e internetit dhe të sigurisë. Me fjalë të tjera nga do të vijë ky personel?â€
Ajo thotë se qeveria ka nevojë për njerëzit më të mirë për të mposhtur hakerat e internetit.
“Si do jemi krijues që të studiojmë jo vetëm ato çfarë kanë bërë por edhe të parashikojmë hapat e tjerë të hakerëve.â€
Por zonja Napolitano thotë se qeveria duhe të ketë kujdes dhe të mos trazojë privacinë e popullit ndërkohë që shton mbrojtjen në mbarë botën kompjuterike të internetit që nga ato qeveritare, të biznesit apo ato të përdorimit nga njerëzit e përditshëm që është mjaft jetike