Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar zyrtarisht pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit. Kreu i PDIU u zgjodh nënkryetar një ditë më parë, duke sjellë zemërimin e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit tjetër të Kuvendit. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke tha se “zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”./Mapo.Al/ ![]() |
Nuk arrij ta kuptoj '' kete reagim te athines'', cfare te mire ka bere Idrizi per Camerine deri me sot qe e shqeteson athinen??? Idrizi me shume ka punuar per interesat greke se sa ato shqiptare.... persa i perket qeshtjes Came asnjegje nuk eshte realizuar deri me tani nga ato qe ka premtuar... Keto jane daulle qe bijen '' per te lavderuar Idrizin''.... dhe nga ana tjeter te shfaqen si ''kundershtar'', vetem ne kete menyre mund te vazhdojne te ''bashkupunojne'', nderkohe ne lavderojme politikanet tane ''patriot''.