Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim firmosen sot marreveshjen e koalicionit te bashkeqeverisjes per kater vitet e ardhshmeKryetari i LSI, Ilir Meta e ka vleresuar me nota pozitive marreveshjen e nenshkruar sot me kryeministrin Berisha, per formimin e koalicionit te ri qeverises.
Ne nje konference te perbashket per shtyp, Meta ka theksuar se behet fjale per nje marreveshje transparente, e cila do te garantoje nje program te mire qeverises.
“Ne emer te LSI dhe ne detyrim te vendimit te saj te marre ne konventen e fundit kombetare, kam nenshkruar me kreun e PD, forca fituese e zgjedhjeve te 28 qershorit, zotin Berisha, nje marreveshje qe tashme eshte e hapur dhe transparente per te gjithe dhe qe mbi te cilen do te konkretizohet edhe programi i qeverise se ardhshme, pas konstituimit te Parlamentit te ri”, ka pohuar Meta.
Kreu i LSI ka deklaruar se programet e dy partive kane gjetur terren te perbashket, duke nenvizuar se prioriteti kryesor i koalicionit te ri qeverises do te jete integrimi i vendit ne strukturat evropiane.
“Shpreh kenaqesine time per mirekuptimin qe kemi patur me zotin Berisha dhe perfaqesues te tjere te PD lidhur me integrimin e te dyja forcave politike. Une jam i kenaqur qe qindra prioritetet tona perputhen dhe disa te tjera kane gjetur mirkuptim te plote dhe kjo eshte nje marreveshje qe do t’i sherbeje te gjithe shqiptareve dhe qe garanton jo vetem stabilitet te qeverise dhe institucioneve, por sidomos reforma serioze qe do te mundesojne hyrjen ne BE”, ka nenvizuar Meta.
Ish-kryeministri ka theksuar se marreveshja ne fjale nuk do te cenoje poziten e punonjesve te administrates shteterore, por do te ndikoje masivisht ne krijimin e vendeve te reja te punes ne 4 vitet e ardhshme.
“Kjo marreveshje nuk do te cenoje statusin e nenpunesit, pasi morali i LSI dhe i imi nuk eshte per te ardhur ne koalicion per te hequr disa njerez nga puna dhe per te sjelle disa te tjere. Eshte morali per te hapur 100-160 mije vende te reja pune per gjithe shqiptaret gjate ketyre 4 vjeteve”, ka pohaur Meta, i cili ka shprehur kenaqesine e tij edhe per mirekuptimin e gjetur me PD per projektligjin per moshen e trete.
Me tej, duke dhene garancine e tij per rritjen e mireqenies tek qytetaret shqiptare, Meta ka theksuar se koalicioni PD-LSI do te vijoje me nje bashkepunim te ngushte edhe ne zgjedhjet lokale, si dhe ne vecanti per arritjen e integrimit evropian.
“Ajo qe eshte e rendesishme dhe e sigurte eshte se ne fund te 4 viteve te ketij mandati, shqiptaret do te jetojne jo vetem shume me te qete e te sigurte, por do te jene ne nje pozicion tjeter ne raport me qytetaret evropiane. Ky koalicion ka themele te sigurta qe burojne nga parime teper te shendetshme. Jam i bindur se do te jete nje koalicion qe do punoje ne menyre transparente, qe do te bashkepunoje per zgjedhjet vendore dhe nje koalicion qe do te punoje per aspiraten e integrimit ne BE”, ka shtuar Meta.
I pyetur nga gazetaret lidhur me emerimet e LSI ne postet qeveritare, Meta ka saktesuar se Dritan Prifti do te jete minister i Ekonomise dhe Energjitikes, ndersa sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, minister i Shendetesise.
Aulona cry baby cry
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Firmoset pakti Meta-Berisha
-
RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
E c'fare ka per te qare per mua, une per vete ne rregull jam. Ja prit se ashtu sic kane perfunfduar te gjithe ne stola, ashtu ka per te perfunduar edhe keta te tjeret qe bejne kompromise me Salken...e pastaj do fillojne protestat "Berisha IK".
Dardha e ka bishtin mbrapa, eshte vetem fillimi.
Dardha e ka bishtin mbrapa, eshte vetem fillimi.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
Qeveria me Berishën, për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
Ilir Meta përforcon qëndrimin se qeveria PD-LSI, do të jetë e suksesshme
“Rama për interesa personale po cenon ato të vendit të tij. Mendoj se është shumë më mirë të bësh marrëveshje me kundërshtar shumë të fortë, të vështirë por serioz, sikurse është zoti Berisha, se sa të humbasësh kohë me njerëz që nuk merren vesh as me veten, as me partinë e tyre”
Qeveria do të jetë e suksesshme dhe do të realizojë dy nga objektivat më madhorë si integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Kështu u shpreh dje kreu i LSI-së Ilir Meta, duke iu referuar koalicionit të ri qeverisës me Partinë fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit, PD-në. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me kryeministrin Sali Berisha, kryetari i LSI Ilir Meta nuk dyshon në suksesin e kësaj qeverie dhe prioritetet e forcës që përfaqëson.
“Marrëveshja me Partinë Demokratike ka për synim integrimin evropian të vendit. Është hera e parë që realizohet një marrëveshje që hedh themelet e një stabiliteti afatgjate në vend”, u shpreh Meta.
Nisur nga ky bashkëpunim, Meta nuk mohoi mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike edhe pas vitit 2013, për të cilën theksoi se fjalën kryesore do ta thonë shqiptarët. “Ne nuk kemi përse të diskutojmë për çështje të cilat nuk janë të sotmet. Se sa e gjatë është kjo rrugë, unë këtë nuk mund ta them sot me bindje të plotë, pasi do të na duhet të dëgjojmë shqiptarët në vitin 2011 dhe në vitin 2013, sepse ata do të kenë fjalën kryesore”, u shpreh Meta.
Duke folur për fatin e së majtës, Ilir Meta akuzon Edi Ramën se për interesa personale po cënon ato të vendit të tij, duke e ftuar PS-në të bëjë detyrën, atë të opozitës së fortë dhe konstruktive. “Për fat të keq Edi Rama synon të cenojë imazhin e vendit, stabilitetin e tij. Sepse dihet që edhe ato mangësi që u vunë re në zgjedhje vijnë vetëm si rezultat i insistimit të tij për të bërë një Kod zgjedhor problematik. E majta ka dy detyra sot në Shqipëri, një përmes LSI për të kontribuar për qeverisjen e vendit, për integrimin evropian. Ka dhe një detyrë tjetër, që e ka PS për të realizuar një opozitë sa më të fuqishme”, theksoi kryetari i LSI.
I pyetur për zërat ndryshe në LSI, Ilir Meta shprehet se ka pritur të takohet me ata që janë shprehur kundër këtij koalicioni, por ftesës së tij për të dëgjuar alternativa të tjera, këta njerëz i janë përgjigjur në heshtje.
Dy ditë më parë kryeministri Berisha dhe kreu i LSI Ilir Meta zyrtarizuan marrëveshjen e tyre për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme nga e cila LSI përfiton postin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, që do të mbahen nga vetë kryetari i saj, postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës që do të mbahet nga Dritan Prifti dhe drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë nga Petrit Vasili.
Ndonëse mediat kanë përfolur rikthimin e Metës në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa ai vetë ka shpjeguar se prioritet mbetet integrimi dhe se drejtimi i diplomacisë nuk ka qenë qëllimi i tij kryesor.
“Ne nuk kemi synuar pozicione fikse në qeveri. Fikse kanë qenë prioritetet tona, që kanë të bëjnë me integrimin dhe Ministria e Jashtme ka një rol kyç për procesin integrues”, nënvizoi kreu i LSI.
Gjithashtu, Meta e vlerëson kryeministrin Berisha si kundërshtar të fortë dhe serioz. “Mendoj se është shumë më mirë të bësh marrëveshje me kundërshtar shumë të fortë, të vështirë por serioz, sikurse është zoti Berisha, se sa të humbasësh kohë me njerëz që nuk merren vesh as me veten, as me partinë e tyre”, u shpreh Meta

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha

Berisha – Meta, 2009 – 2013
[/size]Lajmet e fundit nga Tirana flasin se dje përfundimisht u arrit marrëveshja për formimin e qëevrisë së re Berisha me mandat 2009-2013. Aleanca e re politike mes të djathtëve të qendrës dhe një partie të qendrës së majtë do ta ketë emrin “koalicioni i integrimit”, duke pasqyruar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, stadin zhvillimor ku gjendet Shqipëria sot në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sipas marrëveshjes në fjalë, LSI mer 3 poste ministrore, atë të punëve të jashtme, ekonomisë dhe shëndetësisë, postin e zëvendëskryeministrit, një nënkryetar të Paarlamentit si dhe disa poste të tjera në pushtetin shtetëror. E shprehur në përqindje kjo pjesë pushteti i bie të jetë reth 20% e posteve të administratës publike. Përveç kësaj marrëveshjeje, PD pritet të nënshkruajë edhe disa të tjera me aleatët e saj më të vegjël në të djathtë, pjesë të “Alencës për ndryshim”, ku bëjnë pjesë edhe 10 parti tjera të djathta. Këtu parasëgjithash i kemi parasysh partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim e cila fitoi realisht dy mandate deputeti por më vonë u dëmtua nga procesi i rinumërimit të votave duke mbetur me vetëm një të tillë. Gjithashtu si rezultat i makinacioneve të përhershme greke dhe “fytyrës së domosdoshme europiane” të qeverisë, pjesë e saj me shumë gjasa do jetë edhe i a.q ”minoriteti grek”, me PBDNJ ose pa të. Këtë e shprehën haptas në disa shkrime përgjëruese e pështirosëse bashkë të para ca kohëve disa eksponentë të kësaj partie dhe të këtij pseudo-minoriteti, duke filluar me Kosta Barkën e “djathtë” e duke mbaruar me Leonard Solisin e “majtë”.
Në shikim të parë duket sikur ndarja e këtillë e pushtetit e penalizon PD-në fituese të zgjedhjeve me 70 deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë. Kjo pasi në qeverinë me 14 ministri, dhënia e kaq shumë posteve ministrore dhe administrative që arijnë deri në 20% të gjithë bartësve të funksioneve të tilla partive që gjithë bashkë kanë vetëm 6 deputetë në një Kuvend me 140 vende, nuk duket normale për një demokraci funksionale parlamentare. Po kjo e ka shpjegimin e vet të mundshëm
Së pari, vetë kreu i LSI Meta si dhe kreu i PD Berisha e kanë deklaruar haptas se ky nuk është koalicion i numrave apo interesave klanore por i ideve dhe i programeve konkrete që duhen implementuar sa më parë për të mirën e Shqipërisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Është fakt se gati gjysma e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit votuan majtas. Këta votues do e gjejnë veten e tyre në atë pjesë të programit të Lëvizjes socialiste për integrim i cili do fitojë dritën jeshile të jetë pjesë përbërëse e projekteve të ardhshme qeverisëse.
Përtej moraliteteve të tilla, duhet pranuar se dy programet e vetme konkrete që u panë gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti ishin ato të Partisë demokratike dhe Lëvizjes socialiste për integrim. Mungesën e programit konkret qeverisës të socialistëve opozitarë e pranoi publikisht në Kongresin e PS edhe një nga eksponentët e lartë të kësaj partie, Ben Blushi. PS hyri në zgjedhje pa program të qartë dhe nuk paraqiti para shqiptarëve asnjë ofertë konkrete, të dukshme e të kapshme e cila do ti kishte bindur zgjedhësit që të votonin këtë parti
Së dyti, vetë formula matematikore e formimit të qeverisë e detyron kryeministrin Berisha në kompromise të tilla. Koalicioni i djathtë fitoi vetëm 70 deputetë që me autromatizëm i shndërronte zgjedhjet në një garë të vdekur mes dy kampeve politike. Po tu shtonim 66 deputetëve të koalicionit të majtë me në krye Partinë socialiste dhe 4 deputetët e majtë të LSI, rezultati vinte deri te një barazim mes dy kampeve të mëdha ideologjike, të majtës dhe të djathtës, 70 me 70. Kjo në praktikë përkthehej si krizë institucionale ose si zgjedhje të reja. Për ti ikur këtij opcioni humbës, Kryeministri e bëri kompromisin në fjalë në një mënyrë shumë xhentëlmene dhe transparente. Në këtë rast, xhentilesë dhe largpamësi të nivelit të njëjtë tregoi edhe zoti Meta i LSI.
Së treti, ylli polar i qeverisë Berisha është integrimi europian i Shqipërisë. Duke parë sukseset e mëdha të aritura nga Shqipëria në qeverisjen e parë të demokratëve do të ishte absurde dhe shumë e rezikshme që të eksperimentohej me qeveri të reja pikërisht tani kur vendi ndodhet në fazën më të rëndësishme të historisë së re të tij, anëtarësimin e plotë në BE. Edhe vizita e z. Meta pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare në Alsdorf të Gjermanisë dhe takimi i tij me kreun e grupit parlamentar të socialistëve europianë Martin Shulc atje, duhet parë në kontekst më të gjerë europian. Siç duket, Z. Meta ka marrë pëlqimin dhe shtysën e duhur nga e majta europiane për këtë koalicion qeverisës me të djathtën me gjithë humbjen shkatëruese që pësuan të majtët në zgjedhjet e fundit europiane. Shprehja e vetë zotit Shulc për “ bashkepunimin tonë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veçantë në realizimin e reformave dhe në integrimin europian të Shqipërisë”, e vërteton më së miri këtë supozim tonin. Integrimi europian është një nga ato pika të cilat në marrëveshjen e nënshkruar me shumë të drejtë evidentohen si “prioritete kombëtare të parashtruara në programet e dy partive”. Integrimi europian i vendit është çështje mbipartike për të cilën duhet koncenzus i përgjithshëm politik.
Së katërtivjen interesi i Metës për të ndryshuar kodin zgjedhor i cili e penalizoi jo pak edhe në këto zgjedhje. Të mos flasim për zgjedhjet e vitit 2005, ku sipas disa të dhënave shumë të besueshme të KQZ, LSI ka humbur reth 20 deputetë si pasojë e aplikimit të skemave të “Dushkut” nga ana e Partisë Socialiste nën udhëheqjen e Nanos në atë kohë. Parimisht, edhe pse në dy kampe të ndryshme ideologjike, Meta e ka Berishën aleatin më të afërt politik për këtë ndryshim legjislacioni, pasi Rama e ka shprehur qartë intencën e tij për eliminim e faktorit LSi nga skena partiake e Shqipërisë. Ky siç duket është një qëndrim konstant i Partisë Socialistë për të eliminuar një konkurent të rrezikshëm politik nga rradhët e vetë të majtës shqiptare. Është si të thuash, një luftë brenda llojit. Shansi i vetëm i Metës për mbijetesë politike është aleanca taktike me të djathtët dhe ndryshimi i kodit zgjedhor i cili ose do të ulë pragun zgjedhor ose do të evoluojë tërësisht në proporcional kombëtar nga proporcionali i tanishëm rajonal. U pa qartë se edhe ky kod proporcional rajonal me këtë prag zgjedhor e dëmtoi LSI në një numër të madh të qendrave të votimit në shkallë vendi. Kjo lidhet edhe me çështjen e organizimit të ri administrativ të zgjedhjeve sipas modelit spanjoll ku zonat zgjedhore u ndanë sipas 12 qarqeve me një prag të caktuar zgjedhor. Edhe Kryeministri Berisha e ka deklaruar tashmë qëndrimin e vet afirmativ për një ndryshim të tillë. Mbetet të shihet se çdo të ndodhë në të ardhmen me këtë çështje.
Nga ana tjetër marrëveshja e publikuar PD-LSI, e cila përmban 14 pika, është shumë interesante dhe shpreh qartë synimet madhore të qeverisë së ardhshme shqiptare.
Duket se në përgjithësi programet konkrete të shkruara dhe evidentuara gjatë fushatës elektorale si të PD-së ashtu edhe të LSI-së shkrihen plotësisht në këtë marëveshje qeverisëse mes të djathtëve dhe të majtëve të qendrës.
Mbetet të shihet si do të funksionojë ky koalicion në Kuvend dhe sa do të realizohen premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore. Gjatë mandatit të parë qeverisës, kryeministri Berisha i realizoi përgjithësisht disa nga premtimet madhore të dhëna gjatë fushatës së vitit 2005. Shkatërrimi i bandave të rezikshme kriminale, ulja sa të jetë e mundur e shkallës së korrupcionit, ndërtimet e rrugëve dhe shkollave në të katër e vendit, furnizimi i rregullt me energji, ritja 100% e pagave për kategori të gjera shoqërore si pensionistët apo punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë etj, janë premtime që u mbajtën në përgjithësi.
Skemi pse të kemi dyshime se edhe premtimet e tanishme e sidomos ai për liberalizim të vizave, vazhdimësi dhe shtim të investimeve publike dhe hapje të 160.000 mijë vendeve të reja të punës për shqiptarët të mos realizohen. Kjo për më tepër pasi integrimi europian, hapja e vendeve të reja të punës dhe ritja e pensioneve janë edhe objektiva të qarta të LSI-së. Me këtë, faktori bllokues i cili do të mund të vinte nga një e majtë mospajtuese dhe destruktive eliminohet plotësisht.
Partia Socialiste në opozitë gjendet para sfidave të mëdha. PS e Shqipërisë është realisht një parti serioze, me traditë dhe e madhe e cila i duhet pluralizimit shqiptar po aq sa Partia Demokratike. Ajo me politikat e saja origjinale sociale dhe zhvillimore i duhet më saktë qytetarit shqiptar. Shpresojmë që në kuadrin e politikave reformuese të brendshme Partia socialiste shqiptare të konsolidohet sa më shpejt pasi për momentin i mungon skenës politike. Opozita e ardhshme moderne socialiste duhet të jetë në mbrojtje të qytetarëve nga shkeljet e mundshme dhe nga ndonjë keqqeverisje eventuale e qeverisë së re. Mungesa e saj në Parlament do të sillte trauma të reja që nuk u duhen shqiptarëve dhe Shqipërisë. Me 70 deputetët e saj ajo do të jetë një opozitë më shumë se e fortë dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të manovruar politkisht dhe për të implementuar idetë e saj në përpilimin e legjslacionit kombëtar, sidomos në ato ligje të përbëra për të cilat nevojitet nje census më i lartë votash se shumica e thjeshtë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
Sally wrote:
![]()
![]()
[ sidomos në ato ligje të përbëra për të cilat nevojitet nje census më i lartë votash se shumica e thjeshtë.[/b]
pikerisht
me sa me kujtohet mos votimi i tre ligjeve te tilla,rrezon automatikisht qeverrin.
C mu kujtua ai i mitingu qe beri LSI per Gerdecin
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
Si thashe me lart "Dardha e ka bishtin mbrapa".alfeko sukaraku wrote:Code: Select all
sidomos në ato ligje të përbëra për të cilat nevojitet nje census më i lartë votash se shumica e thjeshtë.
pikerisht
me sa me kujtohet mos votimi i tre ligjeve te tilla,rrezon automatikisht qeverrin.
C mu kujtua ai i mitingu qe beri LSI per Gerdecin

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha

Socialistët evropianë përshëndesin pjesëmarrjen e Ilir Metës në qeveri, shtohet izolimi politik për Edvinin
Socialistët evropianë kanë shprehur zyrtarisht kënaqësinë për pjesëmarrjen e LSI-së në koalicionin e ri qeverisës. Me anë të një telegrami të posaçëm, kryetari i grupit euro-parlamentar socialist në Parlamentin Evropian, Martin Shulc ka përshëndetur zotin Meta për pjesëmarrjen në qeveri, duke e vlerësuar atë si një kontribut për të gjithë shqiptarët. Telegrami konfirmon edhe njëherë se lëvizjet politike të Edi Ramës po e çojnë PS-në drejt një izolimi të plotë politik në arenën ndërkombëtare.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, për qeverisjen katër vjeçare të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar socialist në PE, Martin Shulz ka përshëndetur pjesëmarrjen e kësaj force në qeverinë e re, duke shprehur besimin në bashkëpunimin “në të mirë të Europës”.
Përmes një letre drejtuar kreut të LSI-së, Ilir Meta, Shulz thekson se kjo do të jetë një shenjë e mirë për të perfeksionuar rrugën e Shqipërisë drejt një të ardhmje të sigurtë. “Për ne të gjithë në Europë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt. Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Europën dhe për Europën”, thekson Shulz.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
Shqipëria duhet të mësohet me koalicione të tilla siç ndodh rëndom në vende të tjera të botës
Ju filluat të vlerësoni kështu edhe marrëveshjen e re mes PD-së dhe LSI-së. Politikisht çfarë është kjo marrëveshje sipas jush?
Blushi: Në radhë të parë kjo është një marrëveshje e detyruar nga numrat. Dy palë të cilat garuan jashtë nesh në zgjedhjet e 28 qershorit, vendosën të bashkoheshin me numrat e tyre për të krijuar një qeveri. Së dyti kjo marrëveshje është shtyrë nga interesi që dy forcat politike PD dhe LSI kanë për ta vënë në pozitë të vështirë PS-në. Së treti është fakti dhe e vërteta që ne nuk i kemi kërkuar koalicion LSI-së para dhe pas 28 qershorit dhe përsa kohë nuk i kërkuam koalicion numrash LSI-së, ajo vendosi të shkojë në krahun tjetër gjë për të cilën unë nuk mund të them dot sesa do jetë ndëshkuese për LSI-në, por sigurisht ky nuk ishte koalicioni për të cilën shqiptarët votuan në 28 qershor.
Për këtë jam i bindur, pavarësisht sesi rrodhën ngjarjet pas 28 qershorit qoftë për arsye të LSI apo dhe pak për arsyet tona. Duke thënë këtë gjë unë nuk e justifikoj aspak LSI-në, por në fund të ditës duhet ta pranoj se ky është një koalicion legal dhe Shqipëria duhet të mësohet me koalicione të tilla siç ndodh rëndom në vende të tjera të botës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- IllyriankinG
- Regular Member

- Posts: 65
- Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
- Gender: Male
- Location: Arbëri
Re: Firmoset pakti Meta-Berisha
Cilësinë e qeverrisjes së këtyre forcave politike, do ta tregojë koha, por ajo që ne dimë me siguri për momentin, është fakti që, kjo është qeverria më gjith-përfshirëse që Shqiptarët kanë patur qysh nga koha e Ismail Qemalit.
Duke përfshirë këtu dhe qeverrinë e stabilitetit e krijuar artificialisht pas krizës së 1997 ku forcat politike ishin të detyruara nga komuniteti ndërkombëtar për tu përfshirë në një qeverri të përbashkët.
Qeverria aktuale me antarë të djathtë dhe të majtë, është fryt i një vullneti të lirë, që do të thotë se ndoshta ka ardhur koha të lëmë mënjanë, mbeturinat e regjimit diktatorial të përqëndruara në PS (ish Partia Komuniste e Shqipërisë) e cila përveç emrit dhe siglës nuk ka ndryshuar asgjë në përmbajtje nga ish PPSH e Sigurimsave të Shtetit dhe Brigadjerëve të Kooperavivave Bujqësore...
Në parim, kjo është qeverria të cilën Shqiptarët kanë ëndërruar ta kenë për 20 vjetë.