TIRANË - "Ndonëse është një arritje pozitive pjesëmarrja e 23 grave dhe vajzave në Kuvendin e Shqipërisë, ne nuk mund të rrimë pa përmendur faktin që partitë politike nuk e zbatuan tërësisht Kodin Zgjedhor lidhur me kuotën 30%".
Kështu shprehet Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë, të cilët kërkojnë që pjesëmarrja e femrave të jetë më e madhe.
"Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 61% e listave u miratuan pa respektuar kuotën gjinore, 19% u miratuan pa respektuar kërkesën që një në tre vendet e para në listë të ishte grua, dhe vetëm 43% e listave i përmbushën të dyja kriteret.
Listat e tre zonave u regjistruan pa përmbushur asnjërin nga kriteret",- bën të ditur Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë. Arsyet sa më sipër, bëjnë që ky koalicion të kërkojë rishikimin e Kodit Zgjedhor, si një domosdoshmëri, me qëllim që të garantohet zbatimi më i mirë i kuotës gjinore në zgjedhjet lokale.
"Mungesa e përfaqësimit të duhur të grave në nivel lokal do të reflektojë përsëri në mospërmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar në lidhje me respektimin e të drejtave të grave, si dhe do të vazhdojë të sjellë pasoja negative në zhvillimin e vendit",- thuhet në njoftimin zyrtar të këtij koalicioni.
ehhhhh po mire ku do shkoni more te uruar pa grate ne politike! Po ju pa grate atje pervec Xhosit do e benit si Hani i Bagdatit parlamentin....
