"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#166

Post by Aulona »

Emigrantët dhe radhët e ferrit

Vërdallosja e emigrantëve për karta identiteti në të vërtetë nuk duket të jetë thjesht vetëm pasojë e një fantazie të djallëzuar të administratës sonë, që zakonisht lumturohet me shtimin e problemeve të qytetarëve, po aq sa ngazëllehet me vështirësitë në rritje të jetës së tyre. Disiplina e munguar e autoriteteve në këtë rast nuk është as vetëm pasojë e paaftësisë së saj, ashtu si nuk është vetëm çështje racizmi shpërdorimi i pabesueshëm i dinjitetit të emigrantëve tanë në dogana, ku ndëshkohen me pritje të gjata ankthi për asgjë. Nganjëherë duket sikur është edhe tjetër gjë. Të ndëshkosh ata që ndihmojnë dhe që dinë të sillen aq mirë me këtë vend, ku vështirë se ekziston harmonia, dhe të shpërdorosh një besim, siç është dashamirësia e emigrantëve, për besimin e paqenë të të tjerëve, siç është vëmendja e sinqertë publike për ta, do të thotë të funksionosh pabesisht dhe është diçka që i kalon xhelozisht kufijtë e sarkazmës, dhe që mund të supozohet si një krim kolektiv për pjesën tjetër të vetes, atë më të mirën. Sepse askush nuk mund të thotë sot se emigrantët shqiptarë, ndonëse të perceptuar e persekutuar si “Jorgo” dhe si “xanxiki” (të paktën ata të Greqisë), nuk janë komuniteti që meriton krenarinë edhe të gjitha medaljet, pasi të gjithë jemi në një mendje se ata janë klasa shpëtimtare më e civilizuar, më e kulturuar e shqiptarëve, dhe çasti i tyre është një moment dinjiteti, ku mund të gjesh lehtësisht jetë të suksesshme dhe një lob të fuqishëm në diasporë me pasuri të mëdha, të cilat ndryshe nga realiteti në Shqipëri, janë edhe të ndershme.

Dhe prapë ata persekutohen në vendin e tyre, sipas një logjike që vështirë të shpjegohet.

Vërdallosja e emigrantëve dhe moskokëçarja analoge e autoriteteve është një lajm rutinë që ashtu si edhe më parë nuk ka provokuar vëmendje të fortë publike. Është thjesht një lajm, jo një problem, derisa nuk ka as vullnet, as solidaritet, për ta zgjidhur. Por duket se edhe emigrantët kanë zënë kallo prej befasisë së përsëritur nga mosmirënjohja dhe indiferenca kombëtare për problemet e tyre, të cilat nuk janë vetëm radhët nëpër dogana dhe radhët nëpër sportele. Dhe në të njëjtën mënyrë, ata janë ambientuar dhe nuk surprizohen më as nga dinakëritë elektorale të politikanëve, as nga politika e tyre e shëmtuar, që ka një shqisë për ata, vetëm kur afrojnë fushatat elektorale.

Në këtë mënyrë, i ndikuar nga një absurditet i tmerrshëm, që vjen nga shpërfillja spektakolare për ta, komuniteti turist i emigrantëve sot ngjan përsëri i penduar, i tërhequr në qoshe, gjakftohtë. I penduar për pendimet e së shkuarës dhe për premtimin e pambajtur për të mos shkelur kurrë në këtë vend, që e duan vetëm sepse është vendi i tyre dhe që prej vitesh e mbajnë në kurriz, për të njëjtën arsye, duke dërguar lumë djersën e punës së tyre dhe gjakun e racizmit ndaj tyre, për ta shpëtuar atë nga krizat ekonomike dhe krizat e vetëdijes.

Mes lajmeve të frikshme të ditës, me shumë aksidente dhe bëma kriminelësh, ku duket sikur krimi udhëheq të gjitha perceptimet e opinionit dhe ndikon fantazitë e dëshpëruara, emigrantët tanë janë ata që rrisin statistikat e turizmit të dhimbshëm shqiptar, që nuk është turizëm, por një mall njerëzor të penduarish dhe të zhgënjyerish.

Sipas lajmeve të ditës duket që emigrantët tanë edhe këtë herë janë duke e paguar shtrenjtë përmallimin, dashurinë dhe pushimet e trazuara në Shqipëri nga lajmet e këqija të kronikave të zeza. Sepse lajme të mira nuk ka në këtë vend, çfarëdo që të thuhet, as për ata dhe as për njerëzit e tyre, dhe sukseset nuk ekzistojnë, pavarësisht propagandave qeveritare. Shumë prej tyre janë viktima të katrahurës rrugore me rritje trafiku, me sinjalistikë të munguar, dhe aksidente të shtuara, që ndodhin për shkaqe që vetëm sa njihen dhe konstatohen nga autoritetet. Atyre iu duhet të jenë dëshmitarë dhe viktima situatash që ndodhin rrallë në vendet ku jetojnë, në Perëndim. Aksidentet e shtuara të emigrantëve nëpër rrugët nacionale vetëm sa shtojnë makthin e tyre turistik, njëlloj si radhët tradicionale të ferrit, nëpër dogana andej edhe këtej kufirit, për të cilat askush nuk flet e e nuk çirret asnjëherë, dhe njëlloj si radhët e reja të ferrit të ri nëpër sportelet publike ku aplikohet për kalitje durimi, për karta identiteti dhe pasaportat e famshme biometrike.

Bri këtij realiteti me emigrantë të mërzitur, me aksidente në rrugë, me aventura kriminelësh që sfidojnë Policinë e Shtetit dhe sfidojnë gjithashtu vlerën e jetës në mes të ditës, sfidojnë edhe moralin e shtetit dhe gjithë manipulimet që ky shtet bën për ta përmasuar me optimizëm atë, politika është shpërndarë si mjegull mes ditëve të verës.

Përveç shkëmbimeve sporadike të deklaratave të dorës së dytë mes forcave politike, që duken si dhallë e holluar pas shijes së thartë që la beteja elektorale, dhe përveç sfidave fizike të përsëritura të kryeministrit, (që i ka gjunjëzuar të gjithë kundërshtarët e lindur në bregdet), ndodhive kalimtare në bastione i ka munguar magjia që i shndërron përplasjet e tyre në lajme dhe emocione, dhe i shndërron ato në ushqim shpirtëror. Por ndërkaq, mes këtyre gërr-mëreve, asnjë prononcim qoftë edhe sureal nga eksponentë autoritarë për emigrantët, për radhët e turpit dhe vërdallosjet e sarkazmës, që po i detyron njerëzit tanë të lenë në mes pushimet e të ikin njëherë e mirë nga ky vend që nuk korrigjohet dhe është edhe për të qeshur, edhe për të qarë.

Të vetmet armë, uria instiktive e shqiptarëve spektatorë për ngjarje të mëdha dhe ndryshime të mëdha, dhe kureshtja mbështetëse e tyre për lajme të forta, për politikë të fortë dhe përplasje spektakolare, nuk kanë pushtet, dhe nuk kanë mjaftueshmëri publike as për të ndihmuar problemet e tyre dhe problemet sfilitëse të emigrantëve, as për t’i ngritur ato në nivelin e vëmendjes së nevojshme të pushtetit, që do të mundësonte zgjidhje dhe dashamirësi, dhe ngaqë janë njëlloj të braktisur edhe ata në hallet e tyre njëlloj si të tjerët jashtë Shqipërisë, s’iu mbetet veç të durojnë me emigrantët në kolektivitet mungesën e shpresës dhe të shpresojnë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#167

Post by Sally »

Deklarata e plotë
.



Sot Edi Rama, humbësi i zgjedhjeve të 28 Qershorit, shpalli publikisht bojkotin e Parlamentit të paralajmëruar me dhjetra e dhjetra herë 2 muajt e fundit, si rrugën e vetme të mbijetesës së tij politike.

Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim të tij informon shqiptarët, se me këtë vendim tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijra të rinj shqiptarë që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë dhe duke ndëshkuar qindra e mijra familjarë që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion.

Me vendimin e tij të sotëm Edi Rama faktoi se është i zhveshur nga cdo ndjenjë dhe normë morale njerëzore dhe se për interesa të veta personale është I gatshëm të marrë cdo lloj vendimi në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike duke mbetur e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën u deklaron shqiptarëve se qëndrimet dhe vendimet e Edi Ramës nuk do të mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave.

PD ka besim të plotë se Bashkimi Evropian këtyre qëndrimeve primitive do tu përgjigjet me të njëjtin qëndrim sic iu përgjigj bilbilave dhe borive që Rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#168

Post by Sally »

Berisha: Koalicioni me LSI i shërben integrimit




Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se "koalicioni i ri qeverisës, i krijuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, do t'i shërbejë qëllimit më madhor, integrimit të vendit në Bashkimin Europian".
Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, Kryeministri Berisha u ndal te marrëveshja për bashkëqeverisje me LSI-në një koalicion pas zgjedhor që, sipas tij, "është firmosur nga sovrani".

"Në këtë koalicion do të gjejë veten spektri më i gjerë i qytetarëve shqiptarë. Kjo forcë politike ka në mënyrë të padiskutueshme njerëz të aftë, me eksperiencë të dobishme për vendin, ndërsa programet tona janë plotësisht të përputhshme dhe kemi si qëllim kryesor integrimin", tha Kryeministri Berisha. Në përfundim, Kreu i Qeverisë informoi se së shpejti do t'i paraqesë qytetarëve shqiptarë kabinetin e ri qeverisës.

"Unë kam krijuar disa kabinete gjatë karrierës politike, por kësaj here e kam më të vështirë përzgjedhjen se kurrë ndonjëherë tjetër, pasi asnjëherë nuk kam patur përpara personalitete kaq të shumta, të cilët meritojnë plotësisht të ulen në karrigen e ministrit", tha Kryeministri Berisha, duke kërkuar mirëkuptimin e deputetëve të grupit të tij parlamentar
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#169

Post by Sally »

“Rruga e 4 viteve të ardhshme, rruga e Shqipërisë evropiane”
Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar, Kryeministri Sali Berisha falënderon deputetët



Kryeministri Berisha përshëndeti deputetët dje në mbledhjen e grupit parlamentar për fillimin e legjislaturës së re, të cilën e konsideroi tepër të rëndësishme, për kushtet e Shqipërisë, përballë sfidave të mëdha integruese dhe afrimit me vendet e BE. Berisha ritheksoi realizmin e projektit ëndërr të shqiptarëve brenda mandatit të dytë, ndërsa shprehu besimin e qeverisë, që pritet të dekretohet ditët në vijim, për mos ndaljen e kursit reformator.


Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të demokratëve në legjislaturën e re, Kryeministri Sali Berisha e rezervoi për të falënderuar posaçërisht të sapozgjedhurit, ata që u rikonfirmuan apo dhe ata që nuk janë më ligjvënës.
Falënderimin kryeministri po aq për të theksuar se ky është mandati i vështirësive të mëdha për shkak të objektivave ambicioze më kryesori për integrimin në BE.



“Dëshiroj t’ju përcjell urimin më të përzemërt, falënderimin më të sinqertë, për zgjedhjen tuaj nga qytetarët shqiptarë si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe për kontributin tuaj në fitoren e koalicionit Aleanca e Ndryshimit, fitore kjo e një rëndësie shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë e cilësoi legjislativin e ri, si të përbërë nga përfaqësuesit më dinjitozë dhe ka përbërjen më të mirë në tërë historinë e tij të pluralizmit politik.
“Edhe kjo është një arritje madhore. Në këtë Parlament ulen sërish personalitete të shquara të Partisë Demokratike, të cilët në vite, disa prej tyre që nga themelimi dhe disa të tjerë më vonë, kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përpjekjet e mëdha të kësaj force politike për konsolidimin dhe vendosjen e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, integrimin e Shqipërisë në institucionet euroatlantike dhe evropiane”, u shpreh kryeministri.
Në vijim, Berisha tha, se mandati i ri nis nga puna pasi Shqipëria është çliruar nga kthetrat e bandave dhe klaneve kriminale, si dhe ka vendosur treguesit e kriminalitetit nën mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian




“Ne nisim sot punën pasi Shqipëria, e cila dergjej në kënetën e një megakorrupsioni dhe informaliteti të paimagjinueshëm, u shpall kampione për reformat e saj në luftën kundër korrupsionit. Ne nisim sot punën pasi një revolucion fiskal u faktua absolutisht si më i suksesshmi që mund të jetë faktuar ndonjëherë në ndonjë vend tjetër”, tha Berisha.
Kryeministri cilësoi se viti 2009 ka një buxhet pothuajse të dyfishtë duke e krahasuar me atë të vitit 2004. Ndërsa shtoi se Shqipëria është kthyer në vend tërheqës për investimet e huaja.
“Ne nisim punën pasi Shqipëria, më e papërfillshmja në Evropë dhe në rajon për investimet e huaja, ka realizuar një ecje të shpejtë përpara dhe vetëm vitin që kaloi ka firmosur miliarda euro kontrata me biznese të mëdha ndërkombëtare. Ne nisim punën, pasi në të gjitha fushat kemi arritur disa nga standardet bazë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri



Në arsim, tha Berisha, nga një vend me 12 studentë për 1000 banorë, ne kemi sot 30 studentë për 1000 banorë dhe këtë vit mund t’i afrohemi shifrës 40 studentë për 1000 banorë.
Duke iu referuar reformës në sistemin shëndetësor, kreu i ekzekutivit u shpreh se janë hedhur bazat për një reformë të sigurt dhe të suksesshme.
“Në katër vitet e ardhshme, tha kryeministri, do t’u faktojë qytetarëve se janë dhe mbeten përparësi, sepse pa një zhvillim të qëndrueshëm rural nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar”.
Berisha tha se nisim punën pasi kemi realizuar ëndrrën e kombit, korridorin Durrës-Morinë, i cili ka qenë një ëndërr e hershme e shqiptarëve dhe sot është realitet.
“E tërë infrastruktura e vendit është në rindërtim e sipër”, vlerësoi Berisha.
Kosova e pavarur, shtoi kryeministri, është një tjetër ëndërr kombëtarë që tashmë preket si realitet.
“Kosova e pavarur është sfidë dhe vepër e qytetarëve të Kosovës dhe lidershipit të saj. Por, ne e bëmë me vendosmëri atë ç’ka na takonte”, tha kreu i qeverisë



Kryeministri Berisha, bëri këtë përmbledhje për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj deputetëve të legjislaturës së kaluar dhe ndaj zyrtarëve të të gjitha niveleve të Administratës së këtij vendi.
“Por, tha kreu i qeverisë, më duhet të theksoj se ndonëse stacioni nga i cili ne nisim sot punën është shumë herë më lart dhe i vendosur në një horizont krejt tjetër, krahasuar me atë të katër viteve më parë, orbita në të cilën ne jemi të vendosur ka një hapësirë shumë më të madhe dhe horizonti që duhet të kapim këto katër vite është mjaft më e lartë. Vështirësitë që duhet të përballemi janë të mëdha”.
Berisha cilësoi se për mbarë shqiptarët, projekti më kompleks, më i vështirë, më i bukur, projekti i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ëndrra evropiane është thelbi i idealit të tyre.




“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian përbën të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bashkimi Evropian e ka transformuar Evropën, kontinentin e luftërave, të konflikteve të egra dhe padrejtësive më të mëdha, në një mrekulli të vërtetë të të gjitha kohërave, në një mrekulli në të cilën është përpjekja më e madhe në historinë e këtij kontinenti që fakultetet e mira mendore të individit dhe të shoqërive, vlerat më të arrira, të konsolidohen dhe të udhëheqin.

Në këtë kontekst, kombi shqiptar e ka jetike procesin e integrimin në Bashkimin Evropian. Ne e marrim atë si një proces të bazuar mbi meritën. Në këtë drejtim duhet të bëjmë përpjekjet më të mëdha, më serioze dhe reformat më të thella, në mënyrë që t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë ato standarde, ato norma dhe ato praktika që gëzojnë qytetarët e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian”,u shpreh kryeministri Berisha, duke i cilësuar 4 vitet në vijim, si vitet e shanseve dhe kërkesave më të mëdha.
Kryeministri foli dhe për qeverinë, përbërjen e së cilës së bashku me programin, do të duhet ta paraqesë brenda 10 ditësh nga mbledhja për herë të parë e Kuvendit.
Fjalimin e tij në grupin kuvendor Berisha e shfrytëzoi për të garantuar dhe të 17 partitë aleate për bashkëqeverisje kjo në proporcion me kontributin e gjithë secilit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#170

Post by Aleksandër »

Patush wrote:
Sally wrote:
Image



Papandreu me Ramen: Nuk ekziston ceshtja came dhe rivaliteti me Meten
16:00/26.06.09

Me kerkese te Kryetarit te PS Rama, kryetari i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu mberrin ne Shqiperi per te qene i pranishem ne mitingun e fundit zgjedhor te PS-se, pasditen e sotme.
Ne nje takim koke me koke me socialistin Rama, zyrtarisht Papandreu theksoi se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet nje shoqeri e drejte mbi parimet e punes dhe ndershmerise.
Nga Tirana, Papandreu ka premtuar se nese vjen ne pushtet, atehere do te sigurohet mbeshtetje ligjore ne arsim e pune per emigrantet, ndersa femijeve shqiptare qe lindin ne Greqi do t'u jepet shtetesia.
Nga ana e tij Rama zyrtarisht theksoi se PS ka nje bashkepunim shume te mire me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhene ndihmesen e saj per hartimin e programit qeverises.
Por burime te mireinformuara me lajme.net bene te ditura se Rama i ka premtuar Papandreut braktisjen e problemit te shqiptareve te krahines se Camerise neqoftese i vjen ne pushtet dhe i ka kerkuar ndihme per te ulur Ilir meten ne tavolinen e bisedimeve. Ne kompensim te kesaj, Papandreu i premtoi Rames se ai do te mbeshtese ate, dhe do te binde edhe kryetarin e LSI, Meten qe te pranoje te marre pjese ne nje qeveri te drejtuar nga Rama duke marre per kompensim antarsimin ne Internacionalen Socialiste.



Nuk i quaj te drejta premtimet qe jane vendosur midis bashkpunimit Rama-Papandreu.
Prandaj asnjeher nuk zgjidhen problemet tona me Grekun ( per emigrantet), se gjithmon politikan tane premtojn gjera te tilla.

Papandreu-Po fitoj Ps emigrantet ne Greqi do paisen me dokumet ( gje qe kjo nuk duhet te ndodhi vetem po fitoj PS). Greku duhet te paisi emigrantet me dokumenta ashtu sic kan vepruar te gjitha shtetet e tjera, jo vetem po fitoj Ps.

Rama-premton mbylljen e diskutimeve te cameris! Nuk mund te vendosi aji vetem per nje histori te nje populli, vetem e vetem per te fituar votimet.


Si munden Shqiptaret ta mbeshtesin kyt qen bir qeni ?
Kush tha që shqiptarët mbështesin Papandreun? Kategoria tradhëtare e humbet statusin e të qënit shqiptar. Pastaj ky i fundit me prapashtesë 'Ndreu' ka shumë gjasa të mos jetë grek.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#171

Post by Arta »

Aleksandër wrote: Kush tha që shqiptarët mbështesin Papandreun? Kategoria tradhëtare e humbet statusin e të qënit shqiptar. Pastaj ky i fundit me prapashtesë 'Ndreu' ka shumë gjasa të mos jetë grek.
Ne fakt me sa e di une, Papandreu ka preardhje Arvanitase!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#172

Post by Sally »

Aleksandër wrote:Kush tha që shqiptarët mbështesin Papandreun? Kategoria tradhëtare e humbet statusin e të qënit shqiptar. Pastaj ky i fundit me prapashtesë 'Ndreu' ka shumë gjasa të mos jetë grek.


Resultatet e votimeve, than qe Shqipetaret mbeshteten Papandreun, nuk ushin pak ata qe votuan per E.Rama, qe tre dite para zgjedhjeve u takua me Papandreun ne tirane dhe beren marveshjen:
Ne nje takim koke me koke me socialistin Rama, zyrtarisht Papandreu theksoi se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet nje shoqeri e drejte mbi parimet e punes dhe ndershmerise.
Nga Tirana, Papandreu ka premtuar se nese vjen ne pushtet, atehere do te sigurohet mbeshtetje ligjore ne arsim e pune per emigrantet, ndersa femijeve shqiptare qe lindin ne Greqi do t'u jepet shtetesia.
Nga ana e tij Rama zyrtarisht theksoi se PS ka nje bashkepunim shume te mire me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhene ndihmesen e saj per hartimin e programit qeverises.
Por burime te mireinformuara me lajme.net bene te ditura se Rama i ka premtuar Papandreut braktisjen e problemit te shqiptareve te krahines se Camerise neqoftese i vjen ne pushtet dhe i ka kerkuar ndihme per te ulur Ilir mete ne tavolinen e bisedimeve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#173

Post by qiellikaltër »

Shkeputur nga nje shkrim me i gjate i Moikom Zeqos:
PS e akuzon PD-në për firmat piramidale dhe vitin 1997, ndërsa PD e akuzon PS-në pikërisht për moralin në fushën e korrupsionin (më të madh të të gjitha kohërave). Kështu që lufta politike midis dy partive ka një karakter moralistik, grotesk dhe të bujshëm. Pyes: Kush është i imunizuar në këtë shoqëri? Kush e mbiquan veten me monopolin e moralit? Pyes: A ka kuptim ky purizëm moral, i cili është vetëm deklarativ, por jo substancial? Pyes: A mund të ndryshojë diçka në moralitetin e një shoqërie vetëm nga sipër? Pyes: A mundet që Njëshi Ekzekutiv të luajë rolin e Shën-Palit, të një moralizmi universal? Pyes: A mundet që qoftë edhe një parti pushtetare, apo edhe një mazhorancë parlamentare të jetë faktori subjektiv për të ndryshuar konceptet morale të një shoqërie, vetëm nga sipër? A mundet që edhe përurimi i ligjeve të drejta, të ketë në vetvete fuqi vetëmoralizuese? A mundet që t‘u kushtojmë rëndësi mesianike, apo apokaliptike, deklaratave "shpëtimtare" për moralin e një shoqërie, kur në substancën e kësaj shoqërie, ka një deformim të madh moral? A mundet kur arsimi shqiptar i të gjitha niveleve ka dobësi të llahtarshme, të flitet për njerëz të edukuar me moral? Dikur thuhej se atë që bën një mësues i mirë, nuk mund ta bëjnë as 100 gjykatës të shkëlqyer. Morali ka të bëjë me objektivitetin e një shoqërie, morali pllenohet nga poshtë, në të gjitha shkallët, tek të gjithë individët e kolektivit. Morali konstruktohet me progresin e vërtetë ekonomik, me punësimin, me dinjitetin. Morali është diçka shumë më universale se vetë politika e ditës.
Shqipëria ka një kriminalitet të thekshëm. Sepse ka një papunësi të frikshme. Dy janë të drejtat natyrore të njeriut: e drejta për të jetuar dhe e drejta për punë. Si mund të jetohet pa punë? Kush është marrë me këtë ekuacion ekzistencial dhe antropologjik? Ju flisni për liri, por jo për punësim. Përkundrazi, mendoni se liria është shpunësim. Ju flisni për të drejtat konvencionale siç janë edhe të drejtat politike. Por pse i mohoni të drejtat natyrore? Fuqizoni arsimin dhe jo privilegjet. Fuqizoni dinjitetin dhe jo poshtërimin. Fuqizoni kriticizmin dhe jo servilizmin. Fuqizoni integrimin e të gjithëve, madje edhe të kundërshtarëve politikë në shoqëri dhe jo segregacionin. Fuqizoni bashkimin dhe jo përçarjen. Kulturohuni si politikanë dhe jo të politikanizoni kulturën. Jini më modestë dhe jo kaq mendjemëdhenj, pa shpirt. Politikanët, madje edhe kreu i ekzekutivit, janë qytetarë nëpunës. Ata nuk kanë asnjë të drejtë më tepër se qytetarët e tjerë. I keni përmbysur idetë e drejta, prandaj nuk mund të bëni drejtësi. I urreni intelektualët, prandaj keni frikë nga intelektualiteti. Delirantë, jeni preja e iluzionit tuaj. Morali ekziston, por jo te ju! Populli është më shumë sesa partitë dhe politikanët. Populli do punë, drejtësi dhe dinjitet. Kombi shqiptar nuk është vetëm qyteti, por edhe fshati. Kush e çan kokën për fshatin? Shqetësohemi për të pasurit, por nuk janë njerëz edhe të varfrit? Ç‘është kjo përbuzje, ç‘është kjo alkimi që transformon drejtësinë në një alibi vetëm për pushtet? E tmerrshme, por krejtësisht e vërtetë, është se nën trysninë e mediave, nën petkun mediatik të politikave, fshihet dhe nuk duket pamja e vërtetë e një shoqërie, paradokset e saj, çdo gjë vihet në funksion të politikës dhe jo politika në funksion të jetës.
Natyrisht, duhet t‘i largohemi spekulimit: Vullneti politik mund dhe duhet të bëjë diçka për moralin, të paktën nëpërmjet shëmbëlltyrave. Por historia politike e Shqipërisë është plot keqkuptime të shëmbëlltyrave. Unë do të përshëndesja çdo veprim të drejtë politik në raport me dobishmërinë shoqërore dhe jo në raport me dobishmërinë klanore. Njëshi i Ekzekutivit duhet të heqë dorë përfundimisht nga pozita e Mesias. Ai është kryenëpunësi i shtetit, me mandat të përkohshëm, nuk ka targ, qoftë edhe mbi të mirat dhe të metat tona njerëzore. Ai nuk është një kryemësues moral, sepse askush nuk mund të vërtetojë moralin e tij, sepse askush nuk mund të identifikojë vetveten, qoftë edhe te një njeri i vetëm. Askush nuk ka targ të bëjë rilindjen morale të shoqërisë, nisur qoftë edhe nga një njeri politik. Historia e njerëzimit na mëson diçka më substanciale për moralin. Imoraliteti i llahtarshëm i ditëve të fundit të Perandorisë Romake (liri e pakufizuar seksuale, mungesa e çdo lloj ligjshmërie, mungesa e çdo lloj bindje njerëzore), solli në lindjen e moralit kundërshtues, që u quajt krishtërim. A nuk është Shën-Pali me letrat e tij të famshme moralisti më i madh i të gjitha kohërave? A nuk degjeneroi edhe morali i krishtërimit nga inkuizicioni mesjetar? A nuk e përdori kartën dhe kodin e moralit sistemi komunist, madje me luftën e tij pa kompromis "ndaj shfaqjeve të huaja"? A nuk dështoi? A nuk duhet të nxjerrim mësime nga këto dështime? A nuk mund të kuptojmë se zhvillimet e drejta shoqërore i lindin edhe institucionet e drejta politike dhe jo e kundërta? A nuk duhet të kemi në vëmendjen tonë të vërtetën e prekshme të krejt substancës shoqërore dhe nuk duhet ta mbivlerësojmë të pjesshmen, qoftë kjo edhe parti politike në raport me të tërën? A mund të kemi dy popuj brenda një kombi: Një popull socialist krejtësisht të korruptuar, pa moral; si edhe një popull demokratist, të pakorruptuar dhe me moral? A mund të kemi një shumicë parlamentare të pakorruptuar dhe një pozitë vetëm të korruptuar? A mund të kemi një shoqëri të ngjashme me letrat e bixhozit, ku njëra figurë është lart dhe tjetra është poshtë? A nuk kemi kështu një variant të ri të luftës makabre të klasave, a nuk kemi të bëjmë me një ndikim retrograf nga komunizmi totalitar, nga mendësia përjashtuese "ai që nuk është me ne, është kundër nesh"? A mund të ecet në këtë rrugë dhe në këtë traditë politike të bipolarizuar? Ne menduam se shpëtuam nga bipolarizmi, por jemi vetë bipolarë. Ne kujtojmë se mund ta bëjmë gjithë historinë me fjalë, por veprimet tona janë në kundërshtim me fjalët. A nuk ka ardhur koha ta mësojmë diturinë e vështirë dhe jetike të politikës ashtu siç duhet? Por si mundet të kemi një politikë të kulturuar në Shqipëri, kur deputetët në Parlamentin shqiptar, në përgjithësi janë të pakulturuar, mediokër dhe janë bërë emra publikë vetëm nga mediatizimi absurd i kohës sonë? Ne kemi VIP-a, por nuk kemi personalitet të vërtetë. Në cilën fushë të shtetit dhe shoqërisë pyeten personalitetet e vërtetë? Pothuaj në asnjë. Statusi i personaliteteve të vërtetë është zero nga politika dhe kjo gjë nuk ka të bëjë fare me fatin e tyre vetjak, por me fatin e krejt shoqërisë, madje edhe të vetë politikës. Si mund të kemi një të ardhme, pa pasur një imazh për këtë të ardhme? Si mund të ecin para vetëm "disa" duke shkelmuar, duke dhunuar, duke poshtëruar dhe demonizuar "të tjerët"? A kuptohet ky apel? Nëse nuk kuptohet, atëherë cila është zgjidhja? A është vendimmarrja politike një atribut i një pakice? Apo është atribut i krejt popullit dhe shoqërisë? Si mund të bëhen të moralshëm disa, duke qenë të pamoralshëm të tjerët? Si mund të shkëlqejë pakica "administrative" kur shumica "joadministrative" është në errësirë?
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#174

Post by Sally »

Berisha: Lëvizja e lirë e shqiptarëve, një objektiv i shpejtë i kabinetit qeveritar






Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrimin, kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se lëvizja e lirë e shqiptarëve mbetet një arritje madhore që do të realizohet brenda vitit të parë të mandatit të dytë

Komiteti i Ndërministror i Integrimit u mblodh dje, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha tha se mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit është thirrur për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave.

“Heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, përbën një nga arritjet më madhore të shqiptarëve, e pritur në shekuj. Ndaj, përmbushja e çdo detyrimi që rrjedh nga ky proces është detyrë e të gjitha detyrave tona. Qeveria, agjencitë që varen prej saj dhe institucione të tjera, në funksion të kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave janë të detyruar të programojnë të gjitha burimet për të zbatuar masat e kërkuara. Klima është pozitive. Ka vlerësim real për arritjet, por ka edhe çështje që duhet të zgjidhen” u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha vijoi më tej duke thënë që në programin e qeverisë tij, zotimi është që brenda vitit të parë të këtij mandati të merret vendimi për heqjen e vizave. Më tej Berisha shpjegoi edhe përse Shqipëria nuk u klasifikuar në tre vendet e para, duke thënë që është e qartë, pasi nuk mund të mohohet, që ne në reformën e dokumenteve të identitetit kemi qenë më mbrapa se sa vendet për të cilat u mor vendimi në muajin korrik. Megjithatë, shtoi ai, konstatoj se ky proces po ecën me ritme të shpejta, madje mund të them me ritme më të shpejta nga ç’mund të parashikohej. Janë printuar mbi 190 mijë pasaporta biometrike, aplikimet shkojnë në 201 mijë dhe janë tërhequr rreth 150 mijë pasaporta biometrike nga qytetarët.

“Është rasti që t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët për qëllime të ndryshme udhëtojnë jashtë shtetit, që t’i marrin këto pasaporta në mënyrë që të realizohet numri më i lartë i mundshëm i pajisjes me pasaporta biometrike. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët për një arsye apo për një tjetër dalin jashtë shtetit, të jenë të parët që t’i marrin pasaportat biometrike, pasi përqindja apo numri i këtyre pasaportave është një kriter i rëndësishëm në vendimin e Komisionit Evropian.” theksoi Kryeministri Berisha.

Ndër të tjera kreu i shteti tha se, ne do të shqyrtojmë Raportin e dytë të Progresit të bërë në plotësimin e këtyre kritereve.

“Pritet që të vijnë të dërguar të Komisionit Evropian për të vlerësuar situatën në vend. Ata do të kenë takime të zgjeruara me agjencitë dhe duhet të përgatitemi që t’u japim përgjigjet më të drejta dhe më të sakta,ti njohim me të gjithë situatën” tha kryeministri. Duke shtuar se në tërësi puna për udhërrëfyesin ka ecur mirë, por ne duhet të bëjmë vlerësimin më maksimal.

“Klima është pozitive dhe shumë miq të Shqipërisë, përfshi dhe Parlamentin Evropian, kanë inkurajuar Komisionin. Unë jam i bindur se edhe vetë Komisioni Evropian e ka vullnetin të plotë, por mendoj se ka ndikuar çështja e pasaportave biometrike dhe çështja e zgjedhjeve. Kjo është normale, pasi në periudhë zgjedhore nuk merren vendime të mëdha për arsye se do të ndikonin në procesin zgjedhor. Sigurisht që është e ndershme dhe e drejtë që të ketë neutralitet dhe të mos ndikohet”, tha ndër të tjera kreu i shtetit në fjalën e tij dje në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”