"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Zhurmë e madhe tek dezhurni i selisë s

#106

Post by Tomorr »

Alba wrote:

OMG Wikiwacko!!!


PD + PS = PPSh, kur do e mesoni kete......;)





-lol- -hahaha- -haha-

Berisha u be komunist ne 1968 sepse pati nje thirrje patriotike, pastaj perseri ne 1990 u be demokrat, sepse perseri i foli ne vesh thirrja patriotike..... :roll: -haha-
Berisha mbetet i vetmi politikan qe ju turma e komunisteve ne ps megjithese keni derdhur vrer te pamase nuk arritet te provonit asnenje rast te vetem perzjerjen e tij ne pislleqe.
Nje dite sala do iki po ju cfare justifikimi do te keni per partine tuaj. Dhe neqoftese ps dhe pd jane te dyja te perziera ne corben e ppsh ti pse ngele duke bere propaganden e ps?
Ty ta merr vetem njefare Aulone nga Vlora dhe ajo poston videot e ps neper forume.
User avatar
Secretmission
Member
Member
Posts: 15
Joined: Mon Jun 15, 2009 5:47 pm
Gender: Female

Re: Zhurmë e madhe tek dezhurni i selisë s

#107

Post by Secretmission »

Tomorr wrote: Ty ta merr vetem njefare Aulone nga Vlora dhe ajo poston videot e ps neper forume.
Ajo eshte vete Aulona - o tutkun- -eek- -hahaha-
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Zhurmë e madhe tek dezhurni i selisë s

#108

Post by Aulona »

Tomorr wrote: Berisha mbetet i vetmi politikan qe ju turma e komunisteve ne ps megjithese keni derdhur vrer te pamase nuk arritet te provonit asnenje rast te vetem perzjerjen e tij ne pislleqe.
-lol- Sa naive qe je.....
Nje dite sala do iki po ju cfare justifikimi do te keni per partine tuaj. Dhe neqoftese ps dhe pd jane te dyja te perziera ne corben e ppsh ti pse ngele duke bere propaganden e ps?
Sa per te deshiruar......-hahaha-

Po mire ti jeton ne Amerike, apo ne Afrike? Nqs ti jeton ne Amerike, atehere si ti u thua te tjereve per ke do votojne, aq me teper kur ne nje vend te lirshem, njerezit vendosin vete, per ke do votojne, dhe per ke do te bejne propagande. E pyet veten ti para se te besh keto pytje te tjereve, apo fol te flasesh vetem te degjohesh, por se c'fare thua as e merr vesh asd vete.

PD ne vendin tone ne asnje menyre nuk eshte parti demokratike, kete e kane thene edhe vete njerezit si Besnik Mustafaj, Aleksander Biberaj, te cilet e quajne ate nje shkolle Bizantine ku vetem Berisha vendos e vulos per c'do gje. C'fare te kujton kjo, se mua me kujton shume xhaxhi Enverin....;) Une nuk i them asnjenjeriut ke propagandojne, vetem jap mendimet e mia, pse me pelqen dicka qe e shikoj si ndryshim. E kupton qe ti nuk ke arritur akoma te kesh ate mentalitetin e lire, sepse vertet nuk te eshte hequr mendimin qe njerezit ne nje demokraci do te propagandojne ate qe u pelqen sikur edhe mos tu pelqej disa te tjereve.
Ty ta merr vetem njefare Aulone nga Vlora dhe ajo poston videot e ps neper forume.
Aulona nga Vlora eshte me demokrate se ti apo disa te tjere, mundoheni te hiqeni, por jo me demokracine e rreme qe doni ti shisni popullit.

Pastaj c'ne vetem Aulona qenka me PS, pothuajse me teper se 50% te popullsise votuan, dhe donin ndryshimin e kesaj qeverie, sidomos te heqjes se Sales! Kjo nuk eshte dicka qe njerezit e degjuan dije, keshtu mos u mundo te behesh interesant, te pakten beje me ata qe vertet nuk marrin vesh.

Mos harro Sala po qendron vetem me paterica kesaj rradhe, se po i hypi Ilir kalamakut me ato tekat e tij, iken e la me gisht ne goje. Mos harro se kesaj rradhe eshte nje paralament qe eshte shume me vota afer, qe e ben opoziten me te forte. Mua kjo me duket dicka shume e mire per demorkacine tone, mbasi do kete me teper disktuime ne Paralament, sesa Saliu te vendosi si te doje.

Mos te harrojme Saliu mbledhjen e pare te qeverise qe beri, miratoi investimet qe te behen sa me apre ne tokat qe i shiti mikut te tij legjendare Damir Fazllic qe eshte bashkeortak me vajzen e tij Argiten.


E di c'ke ti, shiko e degjo te pakten kete, se si dihet mbase kupton dicka!!!

Last edited by Aulona on Tue Jul 21, 2009 1:55 am, edited 3 times in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Zhurmë e madhe tek dezhurni i selisë s

#109

Post by Aulona »

Secretmission wrote:
Tomorr wrote: Ty ta merr vetem njefare Aulone nga Vlora dhe ajo poston videot e ps neper forume.
Ajo eshte vete Aulona - o tutkun- -eek- -hahaha-

Lere se ja kthej vete pergjigjen une, s'kam nevoje per sekretar.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Secretmission
Member
Member
Posts: 15
Joined: Mon Jun 15, 2009 5:47 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#110

Post by Secretmission »

Alba wrote: Image
Kualicioni i Interesit -bravo-
Rama e ka të pamundur ta shkëpusë marrëdhënien erotike mes meshkujve edhe te vendimet politike. -lol- -iiiii-
User avatar
Secretmission
Member
Member
Posts: 15
Joined: Mon Jun 15, 2009 5:47 pm
Gender: Female

"Pasardhesit e komunis

#111

Post by Secretmission »

Alba wrote:
Mos te harrojme Saliu mbledhjen e pare te qeverise qe beri, miratoi investimet qe te behen sa me apre ne tokat qe i shiti mikut te tij legjendare Damir Fazllic qe eshte bashkeortak me vajzen e tij Argiten.


Pasardhesit e nomenklatures komuniste, jane transformuar ne mafie. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, gjate festes se organizuar nga dega e Partise Demokratike ne Durres, me rastin e fitores se nje mandati te dyte te koalicionit "Aleanca per Ndryshim". Duke folur per projektet e medha qe qeveria e drejtuar prej tij po realizon ne Durres, kryeministri hodhi poshte akuzat e bera nga perfaqesuesit e opozites, se keto investime ndotnin mjedisin. Sipas Berishes, qeveria ka marre te gjitha masat qe norma e ndotjes, te jete me e uleta e mundshme. Kryeministri i cilesoi keta kritike si antiglobaliste, te cilet kishin si qellim te vetem te mbronin interesat e tyre mafioze. "Nuk jane antiglobalistet, ata qe kujdesen per mjedisin. Ata kane thjesht dhe strikt, interesa mafioze. Ata jane nje lloj perfaqesie e re e nomenklatures se kuqe, e tera e transformuar ne mafie", theksoi Berisha gjate ceremonise. Perpara perfaqesuesve te PD-se se Durresit, kryeministri u zotua se jo vetem Durresi, por e gjithe Shqiperia do te zhvilloheshin me ritme te shpejta gjate katervjecarit te ardhshem. Ne kete kuader, Berisha deklaroi se qeveria tashme kishte te gjitha potencialet dhe energjite e duhura, per t'ia ndryshuar "faqen" Shqiperise. "Vijme ne pushtet me te fuqishem, me te kthjellet dhe me te vendosur se kurre per t'ia ndryshuar, ne kuptimin e vertete te fjales, "faqen" ketij vendi", deklaroi kryeministri. Sipas tij, mandati i dyte i qeverisjes, nise ne menyre optimiste sepse qeveria arriti te rrezonte muret e korrupsionit dhe veshtiresite me te cilat u perballe ne mandatin e saj te pare. "Ne e nisim kete mandat, pasi jemi bere te famshem ne Evrope dhe me gjere, per klimen e biznesit. E nisim kete mandat, pasi u kemi faktuar shqiptareve dhe mbare botes se nuk ka projekt qe ne nuk mund ta zbatojme ne kete vend, ne interesin publik te shqiptareve", vijoi Berisha. Sipas tij, fakt per forcen e ndryshimit qe ka qeveria, eshte ndertimi ne nje kohe rekord, i segmenteve kryesore te rruges Durres-Kukes.

"Zgjedhjet, treguam integritet te larte"

Procesi zgjedhor i qershorit u zhvillua me integritetin me te larte dhe kjo, fale edhe komisionereve te procesit. Ky vleresim i kryeministrit Berisha per procesin, u pasua me falenderimin e tij kundrejt te gjithe komisionereve te partive politike. "Komisioneret tane e te forcave te tjera politike, ia dolem t'i japin vendit procesin me integritetin me te larte, per here te pare ne historine e zgjedhjeve te ketij vendi", theksoi Berisha. Ne fjalen e mbajtur ne festen e PD-se se Durresit, kryeministri e cilesoi fushaten zgjedhore si me te bukuren e bere ndonjehere me pare ne vend. Po keshtu, kryeministri theksoi se kontestimet e partive politike pas procesit te numerimit, jane me te voglat e te gjitha proceseve zgjedhore te mbajtura ne vend. Nje falenderim te vecante, kryeministri e beri per aktivistet dhe mbeshtetesit e Partise Demokratike, te cilet besuan ne kete force dhe u shperblyen me fitoren e saj.



Parku

Berisha theksoi ne Durres se parku industrial dhe energjetik i Porto Romanos, do ta transformoje kete qytet ne nje nga me te lakmueshmit ne Evrope. Sipas tij, pozicioni gjeografik i parkut, mes portit dhe aeroportit nderkombetar te Tiranes, hekurudhes dhe autostrades qe po ndertohet, i japin nje potencial te madh.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#112

Post by Aulona »

Secretmission wrote:
Alba wrote: Image
Kualicioni i Interesit -bravo-
Rama e ka të pamundur ta shkëpusë marrëdhënien erotike mes meshkujve edhe te vendimet politike. -lol- -iiiii-
Po puna eshte se nuk ishte Rama ai qe e shiti prapanicen publikisht, ca ben Rama apo ti ne privacine tende nuk i kercet kujt, se njerezit kerkojne ca u servir si shtet, jo ca u servir nga jeta jote private.... -haha- Keto mardhenie erotike dhe vendime politike i bene pikerisht Saliu me Ilirin... -lol-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: "Pasardhesit e komunis

#113

Post by Aulona »

Secretmission wrote:
Alba wrote:
Mos te harrojme Saliu mbledhjen e pare te qeverise qe beri, miratoi investimet qe te behen sa me apre ne tokat qe i shiti mikut te tij legjendare Damir Fazllic qe eshte bashkeortak me vajzen e tij Argiten.


Pasardhesit e nomenklatures komuniste, jane transformuar ne mafie. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, gjate festes se organizuar nga dega e Partise Demokratike ne Durres, me rastin e fitores se nje mandati te dyte te koalicionit "Aleanca per Ndryshim".
Parku

Berisha theksoi ne Durres se parku industrial dhe energjetik i Porto Romanos, do ta transformoje kete qytet ne nje nga me te lakmueshmit ne Evrope. Sipas tij, pozicioni gjeografik i parkut, mes portit dhe aeroportit nderkombetar te Tiranes, hekurudhes dhe autostrades qe po ndertohet, i japin nje potencial te madh.
Ok shoku Sekretar i PPSH'se Sali Berisha! -eek-



“PS nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano” kështu deklaroi sot deputeti Blendi Klosi gjatë një konference për shtyp. PS akuzon kryeministrin se po rrezikon helmimin e fëmijëve demokratë e socialistë në Porto Romano.REAGON PD Version multimedial i ketij lajmi

TIRANË- Deputeti socialist, Blendi Klosi deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Partia Socialiste nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano”.
'Në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u ritha durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet europiane. Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto Romano” theksoi Klosi.

Një javë më parë, në mbledhjen e radhës, KRRTRSH-së miratoi masterplanin për zhvillimin e zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, në Durrës.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#114

Post by RapsoD »

Hajd me shnet Alba

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS për Beratin

Code: Select all

 Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Socialsite për qarkun e Beratit e cila kërkonte rinumërim të votave në KZAZ nr 1 dhe rivlerësim në KZAZ nr 2 dhe 3. Kolegji konsideroi ankimimin e PS-së për Beratin si të pabazuar në ligj.


TIRANE- Është mbyllur seanca plenare e Kolegjit Zgjedhor, gjatë së cilës është marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste e cila këkonte rivlerësim të votave në KZAZ nr 2 dhe 3 dhe rivlerësim total në KZAZ nr 1 të qarkut të Beratit. 
Vendimi erdhi në bazë të nenit 158 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ankimimi ishte i pabazuar në ligj. 
Seanca ka zgjatur rreth 3 orë, duke arritur më pas në vendimin e formës së prerë për rrëzimin e kërkesë padisë së socialistëve.  Seanca  u drejtua nga gjyqtarja, Dhurata Haveri. 

Ndërkaq, një ditë më parë PS fitoi betejën e parë në Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve të saj për parregullsi në procesin e votimit në KZAZ 19 në Fier. Kolegji Zgjedhor pranoi padinë e PS e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të 440 fletëve të votimit të qendrës me numër 3052 , të cilat KQZ i kishte vlerësuar të vlefshme, edhe pse mungonin vulat e duhura. 
(e.n/Balkanweb)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#115

Post by Aulona »

RapsoD wrote:Hajd me shnet Alba
Faleminderit, kjo nuk vihej ne dyshim qe votat nuk do te behen te gjitha transparente. As nuk diskutohet qe Sala do te qeverisi te pakten 1-2 vjet me paterica, per arsye sepse hyri ne qeverisje me Ilir Meten mos harro. Per mua Edi beri zgjedhjen me te mire qe nuk eshte ne kualicion me Meten, por ama kete rradhe beri te mundur nje opozite me te forte.

Hajd shnet.... :D
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#116

Post by Aulona »

SHBA e BE: Numërimi me probleme, Kolegji të ketë kujdes, vendit i duhet qeveri legjit


Në ditën kur Kolegji Zgjedhor, institucioni që jep vendimet e prera për problemet zgjedhore, nisi shqyrtimin e ankimimeve nga partitë, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe, të Suedisë, vendit që mban presidencën e radhës të BE, dhe ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë takuan gjyqtarët për t’u dhënë mbështetje në punën e tyre.

Momenti i përzgjedhur nga diplomatët e huaj është shumë i rëndësishëm. Opozita ka deklaruar se në një të tretën e qarqeve në vend ka pasur parregullsi dhe ka kontestuar rezultatin.

Në njoftimin për shtyp, të shpërndarë nga ambasada britanike, thuhet se procesi është dëmtuar gjatë numërimit të votave për shkak të presioneve politike, ndaj, sipas ambasadorëve, është shumë e rëndësishme që gjykimi i Kolegjit Zgjedhor të jetë objektiv.

Ambasadorët kanë theksuar se në vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve, një rëndësi shumë të madhe do të ketë trajtimi që u është bërë ankimimeve.

“Sot, Presidenca Evropiane, shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Republikës Federale të Gjermanisë, dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuan Kolegjin Zgjedhor për të sinjalizuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe interesin për një proces elektoral të besueshëm. Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë nga afër procesin elektoral. Vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 qershorit do të varet në një shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve. Duke pasur parasysh ndërhyrjet që u vunë re në procesin e numërimit të votave nga partitë politike dhe presione ndaj administratës zgjedhore, përfaqësuesit diplomatikë theksuan rëndësinë e rolit të Kolegjit Zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur.

Përfaqësuesit diplomatikë nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor, drejt formimit të një qeverie legjitime”, - thuhet në deklaratën e ambasadorëve të SHBA dhe BE.

Opozita ka depozituar pretendimet e saj në Kolegj Zgjedhor e po kështu ka vepruar dhe mazhoranca. PS disa herë ka deklaruar se vendimet e KQZ kanë qenë të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin. Madje, në rastin kur u kërkua rinumërim votash për Shkodrën, vetë kryetari i KQZ, Arben Ristani, tha se nuk duhet të shfrytëzohet ligji për të dëmtuar procesin zgjedhor.

Kryetari socialist, Edi Rama, tha para tri ditësh se ai shpreson që Kolegji Zgjedhor të mos marrë vendime siç i mori KQZ, por të jetë i paanshëm dhe t’i bindet vetëm ligjit.

Partia Demokratike i quajti këto deklarata si presione ndaj Kolegjit Zgjedhor.



Vendimi i parë i Kolegjit, në favor të opozitës


Kolegji Zgjedhor ka pranuar dje padinë e Partisë Socialiste për Fierin duke anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për qendrën e votimit 3052 në këtë qark. Pas marrjes në shqyrtim të padisë së bërë, Kolegji ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila ashtu si edhe në KQZ kundërshtoi që fletët e votimit të qendrës së votimit 3052 të përfshiheshin në rezultatin përfundimtar.

Bëhet fjalë për kutinë e shumëdebatuar të Ruzhdies, ku 440 fletë votimi u gjendën me një vulë, të cilat do të çregjistrohen nga tabela përmbledhëse e rezultatit për qarkun e Fierit.

Nën drejtimin e Dhurata Haverit, gjyqtarët Astrit Kalaja, Tom Ndreca, Meriban Mullaj dhe Petraq Dhimitri i dhanë të drejtë Partisë Socialiste.

Nëpërmjet avokatëve të tyre, socialistët kërkonin që nga rezultati përfundimtar i Fierit i shpallur nga KQZ, të hiqeshin 440 fletë votimi të fshatit Ruzhdie. Këto fletë kishin mbetur me një vulë, pas largimit të sekretarit bashke me anëtarët e tjerë socialistë të komisionit. Sipas socialistëve, për këtë ishte bërë shkak një kërcënim me armë i një komisionari të djathtë, për të cilin ata edhe kishin bërë kallëzim penal.

Kurse sipas demokratëve, komisionarët socialistë ishin larguar pas një urdhri politik për të bllokuar votimin në një zonë që njihej si e djathtë. Në vendimin e saj, KQZ i kishte dhënë të drejtë Partisë Demokratike, duke i cilësuar fletët me një vulë si të rregullta. Pas administrimit të provave dhe dëgjimit të palëve, kolegji u tërhoq për të marrë vendim.

“Në përfundim të shqyrtimit, Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar në ligjin 10019, neni 158, fraksion 3, vendosi pranimin e palës paditëse që është Partia Socialiste”, - deklaroi anëtarja e Kolegjit Zgjedhor, Dhurata Haveri. Ky vendim nuk lëviz shpërndarjen e mandateve për Fierin. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çështjen e Beratit, ku 3 mijë vota janë shpallur të pavlefshme.

Kjo çështje do të shqyrtohet të mërkurën në orën 10 paradite. Trupi gjykues do të jetë sërish i njëjti, me përjashtim të Astrit Kalase, që do të zëvendësohet nga Marie Qirjazi. Trupa prej 5 gjyqtarësh për çdo çështje hidhet me short mes 8 anëtarëve që ka gjithsej Kolegji Zgjedhor. Vetë këta 8 gjyqtarë janë përzgjedhur me short mes gjyqtarëve të gjykatave të apelit.

Trupa gjykuese e përbërë nga pesë anëtarë, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, PS, PD, PDI dhe KQZ u tërhoq për të marrë vendimin, në një mbledhje, e cila zgjati rreth 4 orë, ku anëtarët u konsultuan mes tyre deri në marrjen e vendimit.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

EDI RAMA DISKRETITOHET NGA ELITA E GAZETAREVE

#117

Post by Patush »

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#118

Post by Aulona »

Përse Sali Berisha nuk më duket mafioz!

:D ;)


E dëgjova një ditë më parë kryeministrin Berisha, i cili duke licencuar fabrikat e çimentos në zonën turistike të Balldrenit, Shëngjinit dhe Bushatit, tha se këto fabrika do të përmbushin nevojat e Shqipërisë për çimento, për të cilën ky vend ka ende uri. Nuk po merrem me faktin se fabrika që licencoi ai është 1 km larg Balldrenit, 3 km larg plazhit të Shëngjinit apo tjetra duhet të shkatërrojë 200 mijë metra katrorë pyll, edhe pse me këtë duhet të merret çdo qytetar i këtij vendi që dëshiron të jetojë këtu. Nuk po merrem as me faktin se dy prej tyre i ka njeriu i familjes së vet, pasi tashmë është ligjëruar që gjithë pushtetin ekonomik dhe politik e ka familja e tij. Ajo që më vrau veshin ishte me të vërtetë shpikja e “nevojës së Shqipërisë për çimento”. Sipas statistikave zyrtare, madje atyre të INSTAT, që Berisha ka më shumë qejf, Shqipëria ka arritur maksimumin e përdorimit të çimentos në masën 2 milionë tonë në vit. Sot fabrika e titanit që është duke përfunduar dhe fabrika aktuale e libanezëve, prodhojnë katër milionë tonë, shto këtu dhe prodhimin e fabrikës së Elbasanit. Pra, aktualisht Shqipëria ka dyfishin e nevojave të veta për prodhimin e çimentos dhe me licencat që jep Berisha, ky prodhim duhet të jetë nja 5 herë më shumë se sa na nevojitet.

Tashmë problemi është se të gjithë po e shikojmë kryeministrin tonë si mafioz, që e heq për hunde djali, duke i thënë “më jep fabrika çimentoje”, apo vajza që i thotë “më jep leje për Gjirin e Lalzit, Dajtin e Farkën”, Rezart Taçi që i thotë “më kalo pa doganë anijen” etj. Në të vërtetë veprimet e tij nuk ngjajnë me veprime mafioze. Çdo kreu të mafies, po t’ia kishe propozuar këtë plan për prodhimin e çimentos, nuk do ta kishte miratuar, se së pari s’ka leverdi ekonomike dhe së dyti është jashtë çdo logjike mbijetese në tregun e çimentos. Shqipëria s’mund të jetë një superfuqi për prodhimin e çimentos, pa qenë më parë një nyje strategjike botërore për shpërndarjen e saj. Tregu shqiptar as mund të prishë monopolet botërore të çimentos dhe as mund të konkurrojë prodhuesit tradicionalë të saj afër nesh si Italia e Jugut, Turqia etj. Për këtë arsye më shumë se mafioz, veprimi i Sali Berishës më duket i papërgjegjshëm, mendjelehtë dhe në funksion të interesave të ditës së familjarëve të vet, që i kanë bërë stivë dosjet mbi tavolinën e tij dhe presin firmat. E gjithë historia e prodhimit të çimentos mund të përfundojë në histori shitjesh licencash nga njerëzit e familjes Berisha dhe asgjë s’ka për të ndodhur më tej, veç ndonjë fitimi të shpejtë në xhepat e tyre. Por bashkë me këtë marifet për të bërë ca pará me vulën e kryeministrit ikin energji të pafundme dëm, harxhohen miliona për studime dhe ndërtime dhe keqorientohen energjitë e biznesit shqiptar. Tashmë një njeri që do të ndërtojë fshat turistik në Balldren, nëse ka nisur, duhet të hedhë në erë fabrikën e çimentos që do t’i ndërtohet pranë ose, nëse s’ka nisur, s’do nisë kurrë, se fabrika s’ka për ta lejuar. Ky zhvillim kaotik i vendit nga një njeri i marrë peng nga skifterët e licencave dhe koncesioneve, është dëmi real që kryeministri po i shkakton vendit.

Nëse u hedh një sy gjithë dosjeve të KRRTRSH, e shikon qartë se çdo firmë e tij është një “qokë” për dikë që i rri në paradhomë apo në shtëpinë e tij. Njeriu që ka anatemuar Alban Eftimin, i ka miratuar aty nja 4 studime pjesore të kritikueshme, njeriu që flet për plan urbanistik, ka miratuar ndryshime destinacionesh për parqet kombëtare, njeriu që flet për turizëm, ka miratuar modelin e Golemit në Gjirin e Lalzit dhe kampin e pionierëve në Durrës. Është thjesht një mungesë lirie e tij për t’u sjellë si kryeministër. Mezi ka pritur të mbaronte kjo fushatë dhe pavarësisht si do dilte, ai duket që korrikun e kishte planifikuar si muaj të vetin. Aq shumë i paqartë dhe i papërgjegjshëm është në menaxhimin e postit të tij, sa nga një anë ka lëshuar tatimorët të nxjerrin lekë nga çdo skutë e biznesit në Shqipëri, nga ana tjetër ka një muaj që shkëmben letra me Rezart Taçin si të fusë pa paguar asnjë lek një anije me naftë, nga e cila shteti humbet mbi 7 milionë euro.

Kjo pafuqi e tij për të kundërshtuar elementët e paorganizuar mafiozë në vend, vetëm për shkak të shërbimeve që i kanë bërë sekserët e tyre, të bind përditë e më shumë se nuk kemi të bëjmë me një kryeministër tipik mafioz, por me një kryeministër të dobët, peng të mafiozëve të vegjël dhe shpesh të paditur të Shqipërisë, që mund t’i nxjerrin ujin e zi këtij vendi, duke prodhuar një kaotizëm të tillë në zhvillimin e vendit.

Sali Berisha me aktet e tij të fundit duket se mezi ka pritur të mbarojnë zgjedhjet dhe t’ua bëjë gjithë nderet që s’ua bënte dot para fushatës këtyre njerëzve. Tani ai është i pandëshkueshëm, pasi ka arritur të mbetet ende në pushtet, dhe më keq akoma, është dhe i paparashikueshëm, pasi po jep prova se nuk bën kujdes të zbatojë asnjë ligj dhe asnjë vendim, qoftë dhe nga ato që ka miratuar vetë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#119

Post by Aulona »

Ramës nuk i lejohet dorëheqja


Mesazhet e Perëndimit dhe realiteti politik shqiptar


Mesazhet e fundit të përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Shqipëri drejtuar Kolegjit Zgjedhor treguan edhe një herë vendosmërinë e Perëndimit për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Vërtetojnë se ato përshkohen nga deformime që duhen rregulluar dhe se procesi duhet përfunduar sa më shpejt që të përvijohet në vend një qeveri legjitime. Këto “direktiva” duhen zbatuar konkretisht, nëse është e vërtetë aspirata e deklaruar e politikës shqiptare për t’u bërë pjesë e Evropës. Faktori ndërkombëtar tregon gjithashtu se në kërkesat e tij kërkon edhe aleatë të brendshëm, siç janë institucionet legjitime dhe votuesi shqiptar.

Realiteti politik shqiptar tregon tjetër gjë. Vendin kryesor e zë aplikimi i teorisë së faktit të kryer dhe spostimi i vëmendjes nga testi bazë dhe elementar i demokracisë që janë zgjedhjet, te ngjarje të dorës së dytë. Nuk bëhet fjalë për rastësi. Janë veprime të mirëprovuara të atij grupi njerëzish që kontrollojnë paketën e jetës politike në vend në periudhën e tranzicionit. Hapësira që shfrytëzohet në mënyrë abuzive ose hipokrite fillon te performanca civile e shoqërisë tonë dhe mbaron te marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. Qëllimi po aq i qartë, ruajtja e paprekur e integritetit të këtij grupimi në raport me jetën politike në vend.

Teoria e faktit të kryer u vu re te nxitimi për të shpallur koalicionin e ri qeverisës. (Këtij akti i parapriu mobilizimi i të gjitha mjeteve, sidomos i medias për “të argumentuar” pse është i pamundur bashkëpunimi i LSI me Ramën dhe pse ishte e mundur shartesa me Berishën).

Së dyti, me funksionimin e qeverisë elektorale dhe postelektorale si një qeveri që ka marrë mandatin parlamentar.

Së treti, me “nxjerrjen” e dhëmbëve në bazë ndaj kundërshtarëve humbës.

Ndërsa si ngjarje të dyta, drejt të cilave po spostohet vëmendja politike, po përmendim përjashtimin nga e drejta për të lëvizur pa viza në Evropë, duhet apo nuk duhet të japë dorëheqjen Rama etj. Siç e thamë nuk bëhet fjalë për rastësi.



Zgjedhjet, lehtësimi i vizave dhe performanca civile e shoqërisë tonë



E para, vendimi i BE për të na lënë pas Serbisë në çështjen e lehtësimit të vizave përfshin brenda vetes aspiratën pragmatiste të shqiptarit të thjeshtë për integrimin e vendit në BE. Perëndimi, i afërt ose i largët, në të gjitha nivelet e artikuloi qartë. Rasti për liberalizimin e vizave u humb, se në zgjedhjet edhe kësaj radhe u shkelën standardet. Dhe logjika vazhdon po me kaq thjeshtësi. Është e vërtetë se votuesi i thjeshtë shqiptar e kreu misionin e vet. Votoi pa “eksese”. Por misioni i tij për Perëndimin nuk mbaron këtu, pasi votuesi shqiptar lejon administratorin e votës së tij t’i ndryshojë verdiktin. Është kjo arsyeja që kryeministri i zgjedhjeve, Sali Berisha, nxitoi të shkëpusë këtë vendim të BE, i cili cenon edhe shpresat apo interesat e votuesve dhe pasuesve të tij më të zjarrtë, nga standardi i zgjedhjeve.

Por BE bashkë me shuplakën që i jep politikës, i kumton edhe shoqërisë shqiptare se i duhen ato institucione dhe ajo infrastrukturë që të pengojë politikën të manipulojë deri edhe rezultatin e zgjedhjeve. Pra, Perëndimi kërkon te shoqëria shqiptare aleatin e brendshëm për fatin e zgjedhjeve të tij (!!!)

Megjithatë, kjo, sado e rëndësishme që të jetë (dhe është jashtëzakonisht shumë), është me më pak rreziqe sesa përpjekja e kësaj pakete kontrolluese të jetë politike në vend për të eliminuar faktorin tjetër politik (në rolin e opozitës ose jo, në rastin tonë të PS) dhe determinizimin e pluralizmit shqiptar nga interesat e ca pokerxhinjve politikë. Aq më keq, pasi Kodi i ri Elektoral provokoi një sistem politik bipartiak në vend duke provuar atë që dihej se shumë parti të vogla politike ishin fiktive.



Dorëheqja e kërkuar e Ramës dhe institucionet e pluralizmit shqiptar



E gjithë kjo lidhet me faktorin e dytë, me dorëheqjen e Ramës. Sipas analizës tonë, nuk është fjala për dorëheqjen e një politikani, por për një institucion me rëndësi, nga i cili varen pasojat që do të riciklojnë krizën e tranzicionit për një kohë edhe më të gjatë se ajo që shkoi.

Ç’do të thotë kërkesa për dorëheqjen e Ramës? Pse kjo kërkesë vjen më së shumti dhe më me intensitet nga faktorë jashtë PS? Pse kjo kërkesë eklipsoi totalisht kërkesën për qartësi dhe transparencë të procesit zgjedhor? Përse, sipas perëndimorëve, politika abuzon me pushtetin e vet për të penguar këtë transparencë? Përse kjo kërkesë nxiton dhe nuk pret të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve? Përse....???

Realizimi i kësaj kërkese do të thotë: Institucionalizimin e rezultatit të dëshiruar dhe jo faktik zgjedhor. Detyrimin e faktorit ndërkombëtar të “vërë re” parregullsi në standarde demokratike, por t’i pranojë zgjedhjet. Për më shumë do të thotë ri-institucionalizimin, si të pazëvendësueshëm, të po atyre faktorëve që përgjatë këtyre 20 vjetëve bënin sikur ziheshin në publik dhe për interesat e tyre të vogla merreshin vesh në prapaskenë dhe në çdo rast e shpërbënin këtë vend, madje edhe kur ia kishin njëri- tjetrit me të ngecur.

Pas dorëheqjes së Ramës, llogaritet që PS të merret totalisht me veten. Kështu do të hynte në ciklin e shpërbërjes së vet të mëtejshëm, (të nisur nga Meta). Forca politike e PS në parlament do të reflektonte interesat dhe rrymat të pushtetshme jashtë partisë, apo frymën e varësisë dhe “të meritës” politike nga persona konkretë. Pra, do të kemi eliminim të opozitës reale dhe një pakufi pushteti prej qeverisë se re, heqjen e mundësisë së PS për të marrë pushtetin edhe në të ardhmen, kontrollin e PS nga e njëjta paketë kontrolluese e politikës në vend.

Në Shqipëri, janë të tepërta analizat për këto fenomene. Kjo, pasi si historia e largët partiake në vend, para monizmit dhe gjatë tij, ashtu edhe ajo pluraliste postkomuniste, është tepër e pasur me eliminime politike dhe e dhimbshme për nga mënyra e realizimit. Këtë përvojë e përjetoi edhe PD në periudhën 1996-1999. Mbijetoi, se lideri i saj S. Berisha, me të mirat dhe të këqijat e veta, jo vetëm që e shpëtoi atë nga shpërbërja, por shumë shpejt e ktheu sërish në pushtet.



Berisha, Meta, Nano dhe dorëheqja e Ramës


Nga ana tjetër, secili nga ata që mund t’i quajmë tani për tani eksponentët e paketës kontrolluese të jetës politike në vend kanë arsyet e tyre personale për të kërkuar dhe dëshiruar dorëheqjen e Ramës.

Dihen arsyet përse e kërkon Berisha. Do të mund të formojë qeveri, do të qeverisë me duar të lira dhe këmbë të forta. Do të sigurojë qeverisjen edhe për një mandat tjetër, kësaj here pa Metën (të cilin, nëse Rama jep dorëheqjen, mund ta detyrojë të largohet nga koalicioni. Mund të mos i duhet më, se ka shokët e Nanos të mbetur në PS)

E do patjetër edhe Meta. Ai e di dhe praktika e ka provuar zvogëlimin deri në zhdukje të partive të vogla në koalicione të tilla qeverisëse, aq më keq me ngjitje të sforcuar e që pa filluar shkaktoi reagime të ashpra dhe përçarje në gjirin e vet dhe në të gjitha nivelet. Meta është i ndërgjegjshëm se perspektiva është akoma më e zymtë me një PS të fortë.

Pavarësisht se pa kujtesë votuesi i majtë shqiptar nuk harron se më 2005 ai ishte faktori determinant i dukshëm që i dha pushtetin Berishës. E rikuperoi imazhin politik me 2007. Bashkëpunimi me PS i dha të majtës fitoren në zgjedhje lokale. Por pa kaluar shumë kohë Meta e kaloi forcën e vet politike në pushtetin vendor në shërbim të PD. Tani i mashtroi sërish. Por votuesi është si Perëndia, që fal, kur duhet dhe mund të vonojë, por nuk harron (kur të dënon). Dhe PS me Ramën nuk mund të bëhet porti i strehimit të tij nga stuhitë e pritshme.

E do dhe Nano. Vërtet që ka shumë arsye politike personale të kërkojë tatëpjetën e Ramës. Por kërkesa e tij shikohet edhe si një shërbim i ri ndaj Berishës për ta bërë atë president. Nga ky pozicion të kontrollojë pastaj edhe PS. (Në Shqipëri ky model presidenti ka treguar se është personalisht më efektiv se modeli Moisiu apo i Topit). Pastaj Nano e njeh mirë Berishën. Në të gjitha marrëveshjet politike që bënë midis tyre që nga viti 1992 (dhe nuk janë pak) rrallë ka përfituar prej tyre Nano. Kështu që kjo kërkesë, veç arsyeve të përbashkëta, është një kusht, qoftë edhe i pathënë, për ambiciet e Nanos.


Kryetari i PS, Rama, në raport me pluralizmin shqiptar


Në aspektin e politikës globale dhe pluraliste në vend pozicioni dhe roli institucional i Ramës si kryetar i partisë më të madhe në vend, në këto momente është i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Ai nuk mund të gjykohet tani për gabimet. Atij duhet t’i jepet mbështetja e duhur për të ruajtur baraspeshën e pluralizmit në vend.

Në aspektin politik personal, pozicioni i tij është dramatik. Duhet të mbajë personalisht mbi vete betejën për të vërtetën e zgjedhjeve. (Duket se edhe bashkëpunëtorë të tij në çështje taktike zgjedhore, po e lënë, ose se duan të shpëtojnë kokën, ose shpresojnë se PS do t’i vijë një kokë e re). Atij po i ngarkojnë peshën e humbjes, (jo pa qëllim dhe pa dashakeqësi). Brenda partisë delfinët me nxitim të komanduar nga faktorë ekstrapartiakë, hapën kacekët e pasioneve të fshehura për të marrë frenat e PS. (Ndoshta kështu mund të shpjegohet dhe gëzimi i heshtur i tyre për humbjen e mundshme të Ramës në zgjedhje apo dhe rezultatet e tyre zgjedhore të ulëta). Ka për të përballuar, faktorë të stërkonsumuar dhe të dalë mode në PS, të mënjanuar prej tij, ose të vetëpërjashtuar, të cilët shpresojnë se u erdhi sërish ora. Ka për të përballuar aleatët e koalicionit që humbjen e tyre duan t’ia faturojnë Ramës. Ka për të përballuar koalicionin qeverisës si pjesë e dukshme e paketës kontrolluese të politikës shqiptare dhe pjesën e skemës së tyre që nuk duket akoma, por po ndihet e përvijuar qartë dhe duket se mosdorëheqja e Ramës (kur pritej e shpejt) po e zbulon, e pengon dhe e prish atë. Ka për të përballuar zhgënjimin e dhjetëra-mijëra votuesve që e besuan atë me shpresën e ndryshimit dhe tani do të vuajnë edhe ekspozimin e peshës së tyre.



Dorëheqja e Ramës, e palejueshme, edhe sikur vetë ta kërkonte


Në këto rrethana, i mirë apo i keq, Ramës nuk i lejohet dorëheqja. Nuk është e justifikueshme as në planin individual. (Në këtë aspekt dorëheqja për të do të ishte shumë komode). Dorëheqja vërtet është një çështje e moralit të brendshëm të çdo faktori. Por gjithmonë në raport të drejtë me mënyrën e funksionimit të jetës politike në vend. Nuk mundet që kur gjithë rruga është me gropa, të fajësohet makina që s’ecën. Kjo ka vlerë edhe në rastet kur shprehet në mënyrë taksative rregullatori statutor i një forumi apo partie. Dihet vërtet se në PS është i njohur institucioni i dorëheqjes, i “aplikuar me sukses” nga Nano. Po, por Nano jepte dorëheqjen, ose si një mundësi shlyerjeje të fajit për t’u rikthyer dhe për të bërë të njëjtin faj, por me mënyra të tjera (rasti i shtatorit 1998), ose për të arritur personalisht një ambicie tjetër politike (Rasti i 2005-s që i dha mundësi Berishës për të marrë pushtetin në këmbim të postit të presidentit).

Nga ana tjetër një analizë më e gjerë dhe më gjakftohte na thotë se, pavarësisht nga humbja e PS, (ende e pa vërtetuar), e cila i faturohet Ramës për shkak të evidentimit të individualitetit të vet në zgjedhje, në këtë proces ai ka merita dhe vlera, të cilat PS i kishte të domosdoshme.

Së pari, Rama e nxori PS nga makthi i ndërgjegjes së vetë politike se ajo nuk mund ta marrë pushtetin (veçanërisht kur e ka Berisha), pa ia dhënë të tjerët, por mund ta dorëzojë, edhe kur ia vjedhin, edhe kur ia shesin për interesat të karrierës private. (PD, përjashto 1992-shin, i humbi të gjitha zgjedhjet dhe e mbajti pushtetin me shumë se e majta, që i fitoi realisht ato)

Së dyti, ai ndërmori një fushatë, në të cilën u mëshoi idealeve. Nuk e di sa të qartë e kishte se kundërshtar në këtë betejë do të kishte, jo vetëm pushtetin e Berishës, por edhe mentalitetin e interesaxhinjve të politikës meskine dhe të ryshfetxhinjve banalë që shesin interesat e forcës politike që përfaqësojnë për 100 euro.

Së treti, kjo ishte situata që garantonte një humbje shumë të thellë. Flasin për këto dy fakte. Berisha, përdori për fitoren e tij të njëjtën taktikë si më 2005, por më të sofistikuar. P.sh., PD, si më 2005, ashtu edhe në 2007 (zgjedhje lokale), “korri” fitore në fshat dhe humbi në qytete, që do të thotë se fshatari shqiptar është i djathtë (!!) dhe qytetari shqiptar i majtë (!). Realisht duhet lexuar se fshati ishte me pak i kontrolluar ndaj manipulimeve dhe se fshatari (praktik nga natyra) pranoi ato pesë pará në dorë, (sa ishte çmimi i caktuar i votës së tij) sesa premtimin e Ramës për vezë të arta.

Po ashtu, në këto zgjedhje pati një rritje të pjesëmarrjes në votim në masën 8-10%. Logjika elektorale kërkon që këto vota të shkojnë për opozitën dhe jo për qeverinë, e cila, sido që të jetë, ka një konsum politik që sjell reagimin e kundërt, pra të mospjesëmarrjes. Në këto zgjedhje ndodhi e kundërta (!?)



Një konkluzion


Ajo që duhet të bëjë tani PS është të mbrojë të vërtetën e zgjedhjeve, të mbrojë zgjedhësit e vet nga abuzimi partiak i pushtetit qeverisës, të bëjë analizat e zgjedhjeve, të ngrejë strukturat partiake si një gërshetim të jetës tradicionale të PS me frymën e re perëndimore dhe të synojë marrjen e pushtetit. Ndryshe do të jetë një opozitë rakitike me apo pa Ramën.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#120

Post by Aulona »

PS-ja e Shkodrës: Jemi forcë e parë, mbështesim Edi Ramën


56 anëtarë të asamblesë socialiste, përfaqësues të delegatëve, anëtarëve të Këshillit Bashkiak mbështesin Ramën kryetar

"Kërkesa e Shirokës është personale dhe s'ka lidhje me qëndrimin real të strukturave dhe as anëtarësisë së PS"

SHKODËR - "PS-ja e Shqipërisë dhe lidershipi i saj duhet të këmbëngulin pa asnjë tolerancë në zbatimin e ligjit elektoral, duke garantuar leximin real të verdiktit të shqiptarëve dhe veçanërisht atyre shkodranë në këto zgjedhje". Kjo ka qenë një prej kërkesave të të zgjedhurve në strukturat drejtuese të PS-së në Shkodër, në një deklaratë për mediat, të bërë publike paraditen e djeshme në Shkodër.

Deklarata e përbashkët e socialistëve shkodranë ka ardhur si reagim i qëndrimit të kryetarit të PS-së, Shkodër, Edip Shiroka, lidhur me domosdoshmërinë e zbatimit të statutit të PS-së e për pasojë largimit nga drejtimi i kësaj force politike, të Edi Ramës. Janë 56 anëtarë të asamblesë socialiste të qarkut Shkodër, përfaqësues të delegatëve të kongresit, anëtarëve të këshillit bashkiak, kandidatëve për deputetë, të cilët, në deklaratën e djeshme kanë mbështetur liderin e PS-së, Edi Rama.

"Në emër të shumicës absolute të anëtarëve të Asamblesë Socialiste të delegatëve të Kongresit, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, kandidatëve për deputet, dhe të zgjedhurve në forumet më të larta të PS-së, si përfaqësues të anëtarësisë së Partisë Socialiste të Bashkisë Shkodër, pasi u njohëm me qëndrimet e fundit të Edip Shirokës dhe kërkesën e tij për largimin e z.

Rama, si lider i PS-së deklarojmë se: Këto qëndrime dhe veçanërisht kërkesa për largimin e liderit të PS-së, janë të pamoralshme, të gabuara dhe kanë si qëllim të vetëm "fshehjen" e përgjegjësisë direkte dhe të rëndë të vetë z. Shiroka, për aktivitetin e tij tërësisht të munguar si kryetar i kësaj partie për Bashkinë Shkodër, jo vetëm gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, por edhe që nga dita që ky zotëri është zgjedhur në këtë detyrë.

Këto qëndrime dhe kjo kërkesë janë kategorikisht personale dhe nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin real të strukturave dhe as anëtarësisë së PS-së të qytetit të Shkodrës",- thuhet në deklaratën e firmosur nga socialistët e Shkodrës.

Ata theksojnë se, "të kërkosh dorëheqjen e liderit të PS-së, kur sipas rezultateve paraprake PS-ja, rezulton partia më e votuar nga shqiptarët dhe ka siguruar 66 mandate për Kuvendin e Shqipërisë, kur procesi zgjedhor nuk ka përfunduar dhe nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, ndërkohë dhe vetë qarku i Shkodrës është i kontestuar dhe i ankimuar në Kolegjin Zgjedhor do të thotë: Të mos kesh realisht asnjë lidhje me PS-në dhe t'i kontribuosh direkt Sali Berishës dhe klanit të tij nepotiko-familjar dhe pazarit më të ulët mes tij dhe Ilir Metës.

Do të ishte detyrimi minimal për z. Shiroka që në vend të këtij qëndrimi absurd, të sëmurë dhe të pamoralshëm t'u ofronte socialistëve të Shkodrës dorëheqjen e parevokueshme të tij nga pozicioni tërësisht i pamerituar i kryetarit të PS-së të Bashkisë Shkodër".

Më tej deklaruesit vlerësojnë se edhe prononcimet e anëtarëve të kryesisë së PS-së, duke pretenduar përfundimin apo ndërprerjen e mandatit të liderit të PS-së janë të nxituar dhe të parakohshme për sa kohë, që nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe nuk janë shqyrtuar ankimimet e PS-së nga Kolegji Zgjedhor.

"Në këto rrethana kërkojmë që: a) Partia Socialiste e Shqipërisë dhe lidershipi i saj të këmbëngulin pa asnjë tolerancë në zbatimin e ligjit elektoral, duke garantuar leximin real të verdiktit të shqiptarëve dhe veçanërisht të atyre shkodran në këto zgjedhje; b) të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, në rast se ky ligj nuk gjen zbatim të plotë dhe transparent duke garantuar leximin real të votës së shqiptarëve".

Në fund të deklaratës theksohet mbështetja pa asnjë rezervë e liderit të PS-së, Edi Rama dhe strukturave të kësaj partie në realizimin e këtyre kërkesave, mbështetje kjo, që sipas socialistëve nënshkrues është pa asnjë ekuivok. Deklarata është shoqëruar dhe me emrat e firmat e nënshkruesve.

Kryetari i PS-së së bashkisë Shkodër, Edip Shiroka, ka deklaruar dy ditë më parë se duhet zbatuar statuti i partisë dhe se shkaku i humbjes duhet kërkuar te dobësia e strukturave të PS-së, mosrespektimi i mendimit të bazës dhe drejtuesve lokalë të PS-së për kandidatët për deputetë

Pjesë nga deklarata e PS-së së Shkodrës:

Të kërkosh dorëheqjen e liderit të PS, kur sipas rezultateve paraprake PS, rezulton partia më e votuar nga shqiptarët dhe ka siguruar 66 mandate për Kuvendin e Shqipërisë, kur procesi zgjedhor nuk ka përfunduar dhe nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, ndërkohë dhe vetë qarku i Shkodrës është i kontestuar dhe i ankimuar në Kolegjin Zgjedhor do të thotë:
Të mos kesh realisht asnjë lidhje me PS dhe t'i kontribuosh direkt Sali Berishës dhe klanit të tij nepotiko-familjar dhe pazarit më të ulët mes tij dhe Ilir Metës. Do të ishte detyrimi minimal për z. Shiroka që në vend të këtij qëndrimi absurd, të sëmurë dhe të pamoralshëm t'u ofronte socialistëve të Shkodrës dorëheqjen e parevokueshme të tij nga pozicioni tërësisht i pamerituar i kryetarit të PS të Bashkisë Shkodër.
Vlerësojmë se edhe prononcimet e anëtarëve të kryesisë së PS, duke pretenduar përfundimin apo ndërprerjen e mandatit të liderit të PS, janë të nxituara dhe të parakohshme, për sa kohë që nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe nuk janë shqyrtuar ankimimet e PS nga Kolegji Zgjedhor.

Në këto rrethana kërkojmë që:


- Partia Socialiste e Shqipërisë dhe lidershipi i saj të këmbëngulin pa asnjë tolerancë në zbatimin e ligjit elektoral, duke garantuar leximin real të verdiktit të shqiptarëve dhe veçanërisht të atyre shkodran në këto zgjedhje.
- Të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit në rast se ky ligj nuk gjen zbatim të plotë dhe transparent duke garantuar leximin real të votës së shqiptarëve.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë liderin e PS, z. Edi Rama dhe strukturat e kësaj partie në realizimin këtyre kërkesave pa asnjë ekuivok.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”