"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimi Progresiv i Shqiperise

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#16

Post by Aulona »

Rama: Zgjedhjet e parakohshme, objektivi yne


Pas nje takimi me perfaqesuesin e misionit te OSBE/ODIHR-it ne vendin tone, Wolfgang Grosrusck, shefi i Partise Socialiste, Edi Rama ka folur me tone te ashpra ndaj asaj qe e quajti “deformim te demokracise” ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Rama theksoi se zgjedhjet e parakohshme jane objektiv per vendosjen e demokracise dhe misioni i Partise Socialiste eshte mbrojtja e kesaj demokracie. “Nuk terhiqemi pa u zbardhur krimi elektoral sepse PS nuk i shet zgjedhjet. Kerkojme qe te vihet ne vend dinjiteti i votes se shqiptareve”, theksoi Rama para gazetareve, duke shtuar se Shqiperia nuk eshte nje vend ku populli voton dhe pushteti numeron.


“Ne jemi te bindur se misioni yne sot si opozite eshte te mbrojme demokracine e kercenuar per te gjithe ata qe jane vene ne shenjestren e pushtetit per shkak te bindjeve te tyre dhe per shkak te qendrimeve te tyre gjate fushates. Po goditen edhe ato familje qe sot po e shohin qarte se kjo krize e gjithanshme eshte nje krize qe ndikon edhe ne cilesine e jetes se tyre”, shtoi kryesocialisti Rama.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#17

Post by Aulona »

Kryekomunarët minoritarë, apel Dules: Kalo djathtas!

"S‘mbrohen interesat tona, duke mos qenë pjesë e qeverisë"
Irodhi Dalani, kryetari i Komunës së Livadhjasë, i cili njëherësh është zgjedhur në krye të shoqatës së kryekomunarëve të minoritetit etnik grek në Sarandë, Delvinë, Vlorë e Gjirokastër, tregon se ata janë mbledhur ditët e fundit dhe pas diskutimesh kanë dalë me një apel për kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ky apel lidhet me kërkesën e shprehur që ai të pranojë ofertën e Berishës për të qenë pjesë e qeverisjes dhe të mos jetë konsekuent në lëvizjen e gabuar parazgjedhore, që e çoi në koalicion me Ramën, kundër interesave të minoritetit e minoritarëve. Dalani është i njohur për mbështetjen e PD-së në të gjitha lëvizjet e tij politike. "Ishte Partia Demokratike që mbështeti kandidimin tim për kreun e komunës dhe personalisht ndjehem politikisht i obliguar", shprehet Irodhi. Por tani fjala nuk është për një qëndrim personal, por për një unifikim të mendimit dhe të vullnetit të shprehur të pjesës dërmuese të kryetarëve të 13 njësive vendore që banohen në shumicë nga minoritarë grekë. Dalani shton se jashtë këtij vullneti nuk ka dalë madje as kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, por vetëm kryetari i komunës së Finiqit, Ziso Lluci, ish-deputet i PBDNJ-së. Duke folur në cilësinë e drejtuesit të kryetarëve, Dalani thotë se "nuk ishte dëshira jonë shkëputja nga e djathta". Ai kujton se në koalicionin e majtë, ku shkuan, nuk u mbështetën nga Partia Socialiste, përkundrazi e pësuan më keq se në Partinë Demokratike. Dalani ka sjellë në vëmendje atë që ndodhi me KZAZ-të gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, ku si produkt i marrëveshjes mes PS e PD, ajo spostohej nga Livadhjaja në Ksamil, vetëm dy ditë para votimeve. Ndërkohë, ndër argumentet që Dalani thotë se ishin bindëse në komunikimin me kolegët e shoqatës, është nocioni që ata kanë, sipas të cilit nuk mund të mbrohen interesat e minoritetit duke mos qenë pjesë e kabineteve qeverisëse në çdo kohë dhe cilado forcë që të jetë në pushtet. "Ne jemi edhe zyrtarisht qytetarë europianë, u shpreh Dalani, pasi kemi marrë dyshtetësinë dhe koncepti europian për mbrojtjen e minoriteteve pranon se nuk merren dot në mbrojtje e në zhvillim të drejtat e pakicave jashtë kabineteve qeverisëse". Nga ana tjetër ai ka parë edhe pasojat e dëmshme nga lëvizja e gabuar në politikë, që e përjetojnë njerëzit e aftë në pozicione pune. Ai tha se duke i kërkuar Dules të ndryshojë kursin, "do t‘i jepet fund edhe fushatës për heqjen nga puna të njerëzve tanë, pasi pushimet janë kaq agresive sa kanë përfshirë edhe punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve". Kjo konsiderohet e papranueshme të ndodhë në një shtet që çdo ditë e më shumë afrohet me Europën. "Omonia" vërtet vendosi 50 për qind plus një për të qenë pro Dules, por as Dule nuk duhet të vazhdojë me kokëfortësi të qëndrojë në një "besë" të prerë nga vetë Rama, edhe kur sheh që kështu vetëm dëmtohen dhe nuk mbrohen interesat e minoritetit. Këto thirrje publike vijnë pas deklaratave të hapura të funksionarëve si Thoma Miço, që kërkuan drejtpërdrejt dorëheqjen e Dules nga posti i kryetarit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Këtyre thirrjeve Dule iu përgjigj se Miço nuk është më pjesë e strukturave të PBDNJ-së, pasi ka kaluar me Partinë Demokratike.


Përfaqësimi



Si lëvizën mandatet e PBDNJ-së nga vitet 1991-2009


Për gjashtë legjislatura, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë me një numër më të madh deputetësh sesa në dy zgjedhjet parlamentare të 2005-ës dhe 2009-ës. Në zgjedhjet e fundit, PBDNJ arriti të çojë në Kuvend vetëm një deputet. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, do të përfaqësojë PBDNJ në Kuvendin e ri. Në zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, organizata "Omonia" ka fituar pesë karrige deputetësh në Parlament. Andrea Zarballa, Jani Gjyzeli, Jani Jani, Panajot Barka dhe Thoma Miço përfaqësuan deri në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 minoritetin në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 1992 lind edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, me fitoren e Partisë Demokratike, PBDNJ mori dy vende në Kuvend, duke u përfaqësuar nga Kosta Makariadhi dhe Thoma Miço. Në legjislaturën e 14, pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, PBDNJ siguroi nga votat e elektoratit 3 deputetë, ku njëri prej tyre hyri nga lista shumemërore. Mes tre deputetëve, futet në Parlament edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Pas zgjedhjeve të 29 qershorit të 1997-ës, PBDNJ fiton katër mandate deputetësh dhe përfaqësohet në Parlament me Vasil Melon, Kristo Goçin, Ligoraq Karamelon dhe Ziso Llucin. Në legjislaturën e 16, partia e minoritetit grek fiton sërish 4 vende në Kuvend dhe përfaqësohet nga Kristo Goçi, Ligoraq Karamelo, Vangjel Dule dhe Vasil Melo. Nga zgjedhjet e 2005-ës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut çon në Kuvend Vangjel Dulen dhe Leonard Solis, të cilëve u bashkohet edhe deputeti i pavarur, Spiro Peçi. Në zgjedhjet e fundit, PBDNJ arriti të marrë minimumin e atyre që ka marrë në të gjitha vitet kur në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet pluraliste. Më 28 qershor 2009, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut arriti të marrë vetëm një mandat deputeti. Ndërkohë që në Parlamentin e ardhshëm janë tre deputetë që përfaqësojnë minoritetin grek, një është nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, një nga Partia Socialiste dhe një tjetër nga Partia Demokratike. Nga këto zgjedhje, synimi i PBDNJ-së ishte që të fitonte tre mandate deputetësh vetëm në siglën e saj, por në fakt, Kodi i ri Zgjedhor dhe sistemi proporcional nuk e lejoi diçka të tillë.


Irodhi Dalani,Vasil Melon, Kristo Goçin, Ligoraq Karamelon dhe Ziso Llucin, Spiro Peçi, Andrea Zarballa, Jani Gjyzeli, Jani Jani, Panajot Barka dhe Thoma Miço

Aman lexoini pak emrat por me teper mbiemrat e komunareve ""minoritare greke"". -eek- Po mire kaq debila ti kemi ne njerezit tane qe nuk marren vesh orgjinen e tyre! :lol:
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#18

Post by Aulona »

Ben Blushi: Rama deshtoi, te largohet



“Ne rradhe te pare, nuk kam vendosur te flas per hir te kritikes, por per hir te ndergjegjes. Une hyj tek ata njerez qe besojne se e veteta duhet te njihet sic eshte”.

Nje dite perpara Kongresit te Jashtezakonshem, Ben Blushi, zeri kryesor qe ben pergjgjes Edi Ramen per humbjen e zgjedhjeve parlamentare, tregon per Top Channel se ku nis ndarja e tij me kryetarin e partise pas zgjedhjeve te 28 qershorit. “Ndahem me ata njerez qe duan te gjejne alibi per humbjen e zgjedhje dhe hyj tek ata qe mendojne se difektet duhen kerkuar tek PS, dobesia e programit, anemia e koalicioneve dhe gabimet personale te Edi Rames”, thekson Blushi, sipas te cilit, gabimet e bera nga Rama nuk duhet te jene pergjegjesi te gjithe PS-se.

Arsyet e humbjes se zgjedhjeve te 28 qershorit do te jene te shtunen pika e pare e rendit te dites ne kongres. Por Ben Blushi ka pikepamjen e tij per menyren sesi duhet te analizohen faktet. “Do ishte naive dhe shume e rende qe ne kongres te behet nje gjyq politik per ata qe mendojne ndryshe. Ky kongres duhet te faktoje se per cilat arsye jane vjedhur votat dhe cilet jane ata qe mes nesh jane shitur. Nese kongresi nuk merret me kete gje, nuk do jemi bindes”, shton Blushi.

Megjithese eshte i vetedijshem se numrat ne Partine Socialiste sot nuk i ka ne favor, Ben Blushi ne kongres do te tentoje qe te kaloje vetem me votim te fshehte dhe thote se ka me vete rreth 300 delegate nga dege te ndryshme te vendit. Por edhe nese nuk ia del Blushi e ka te qarte pozicionin e tij brenda Partise Socialite.


“Nuk ka arsye te kete carje. Carjet brenda partive ndodhin kur rregullat nuk zbatohen. Kam ekspozuar me 300 delegate nje pakete qe mund te gjeneroje nje mirekuptim brenda PS-se. Edi Rama nuk ka nje projekt per ta cuar PS-se ne fitore. Projekti i tij deshtoi me 28 qershor. Do vazhdoj te jem kunder per standartet e dyfishta. Rama nuk ka me nje projekt, sepse projekti i tij u votua ne 28 qershor, dite ne te cilen nuk fituam”, shprehet deputeti socialist.


Ne intervisten e tij per Top Channel nje dite para kongresit, Ben Blushi nuk fsheh edhe zhgenjimin personal prej sjelljeve politike te Edi Rames. “Premtoi bashkim, nuk ndodhi, premtoi programin, nuk ndodhi, premtoi doreheqjen ne rast humbje, nuk ndodhi, premtoi reformin, nuk ndodhi. PS po kthehet ne te shkuaren e saj. Ka shume njerez qe sot jane te trishtuar. Edi Rama ka nje detyrim, nuk duhet te pengoje PS-ne te munde Sali Berishen. Edi Rama eshte kthyer ne pengese per rrugen tone per t’u kthyer ne pushtet”, vijon Blushi.

Sipas tij, shmangia e konflikteve dhe disa arsye te tjera e detyruan te mos kandidoje per postin e kryetarit te partise, duke bere edhe dallimin mes tij dhe Edi Rames. “Persa kohe keto gjera po mohohen, rikandidimi nuk ka shume sens. Kam konstatuar se disa dege rrethesh kane kaluar ne konflikt per shkakun tim. Dua ta evitoj kete sepse une jap nje arsye per t’u bashkuar shume shpejt”, nenvizon Blushi ne intervisten dhene per Top Channel.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#19

Post by Aulona »

Rama: Kongresi do të vendosë për mua, jam kryetar në detyrë


TIRANË- Një ditë para Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, Edi Rama, thotë se "do të jenë anëtarët e Kongresit që do të vendosin për të ardhmen e postit të Kryetarit".

Ndërsa çdo ditë në media flitet vetëm për dorëheqjen e tij, sot Rama zgjedh të thotë se "unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS-se të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen nga kreu i partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyre dhe një kandidat për të udhëhequr PS-ne në 4 vitet e ardhshme".

Në Kongresin e Jashtëzakonshëm, nuk zgjidhet kryetari i ri por shpallen kandidaturat dhe platformat. Përkundrejt gjithë zërave publike, brenda dhe jashtë PS-së që kërkojnë mosrikandidimin e tij për kryetar te PS-se, Rama thotë se unë do të rikandidoj"

Ai argumenton se "jam një kandidat për këtë detyrë sepse besoj që populli shqiptar më 28 qershor nuk ka votuar kundër projektit tonë politik por për largimin e Sali Berishës dhe deformimi i këtij vullneti bën që anëtarësia e PS-së të vendose nëse ky projekt duhet te vazhdoje dhe nëse PS duhet të pranoje zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftueshmërisht të lira e të ndershme ". Pra nëse anëtarët e Kongresit mbështesin qendrimin e tij për zgjedhjet, do të thotë se mbështesin atë për të marrë sërish drejtimin e partisë.



Kodheli: Kongresi i Jashtëzakonshëm 'live' për publikun

dt 27 gusht
TIRANË - Zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli ka zbardhur sot gjithëçfarë u diskutua në mbledhjen e djeshme të Kryesisë. Ajo tha u vendos që punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm që mbahet të shtunën të transmetohen 'live' për publikun. Ndërsa shtoi se "pikë e diskutuar ishin edhe ndryshimet statusore, por u hodhën poshtë me shumicën e votave të anëtarëve të Kryesisë".

Sipas Kodhelit, Kryesia e Partisë Socialiste diskutoi rreth organizimit të Kongresit dhe procesit të zgjedhjes së Kryetarit të PS. "Në mbledhje u ra dakord që t'i sigurohet publikut transparencë e plotë për dy çështje kryesore për të cilat është thirrur Kongresi i Jashtëzakonshëm: Të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit dhe platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj seance për publikun", u shpreh ajo.
Ndërkohë gjatë mbledhjes u theksua nevoja për një reformë statusore, por sipas Kodhelit kjo nuk u miratua pasi ishte e diktuar nga një ndërhyrje pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Nga ana tjetër Kryesia e PS-së gjykoi se Kongresi duhet t'i hapi rrugë një procesi analize, konsultimi dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme.
Përsa i përket kandidaturave për Kryetar, Kodheli tha se gara është e hapur dhe se do t'iu garantohet akses i plotë të gjithë kandidatëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në të gjithë piramidën e strukturave që do të merren me organizimin e këtij procesi. Sipas saj kandidatët do kenë përfaqësuesit e tyre në numërimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.
"Kryesia shprehu bindjen se Kongresi do jetë një tjetër shprehje e maturisë dhe përgjegjshmërisë politike të delegatëve të këtij forumi shumë të rëndësishëm të PS", përfundoi ajo.


Mblidhet Kryesia e PS-së, rrëzohet Blushi e Malaj. Debate të ashpra me Kryetarin Rama

ora 08:00

Kongresi i së shtunës i Partisë Socialistë do t'i zhvillojë punimet të hapura për pjesën e leximit të raportit për zgjedhjet, si dhe për prezantimin e platformave të kandidatëve për kryetar partie, ndërsa ndryshimet statutore do të miratohen në një kongres të dytë.

Këto kanë qenë disa nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së selisë rozë, e cila ka nisur punimet në orën 18 dhe i ka përfunduar ato rreth orës 23. Kryesia e PS-së është ndarë në dy kampe, ku pothuajse të gjithë kanë debatuar ashpër, por debatet më kryesore kanë qenë mes Blushit dhe Ramës.

Mbledhja

Mbledhja, ashtu si edhe gjithë klima që ekziston këto ditë në PS, për shkak të garës për kryetar partie, është zhvilluar mes një tensioni të lartë, ku nuk kanë munguar edhe debatet e forta, që shpeshherë janë shoqëruar me një fjalor jashtë etikës.

Objekt debatesh janë bërë pikërisht çështjet, për të cilat palët në PS mbajnë dhe qëndrime të kundërta dhe që kanë të bëjnë kryesisht me vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, si dhe shkaqet që sollën një rezultat jo të mjaftueshëm për ta bërë PS-në forcë qeverisëse.

Pavarësisht se për këtë çështje, gati një muaj më parë u shpreh edhe Asambleja Kombëtare me anë të rezolutës që miratoi, ky debat ka vijuar edhe dje në kryesi.

Burime brenda mbledhjes kanë pohuar se protagonistë të këtyre debateve janë bërë thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, të cilët ndryshe nga herët e tjera, dje ishin ndarë në dy pozicione, një palë si mbështetës të linjës zyrtare të PS-së dhe që përfaqësohet nga kryetari Edi Rama, dhe një palë që gjendet në minorancë dhe që drejtohet nga Malaj dhe Blushi.

Kështu, mësohet se Blushi dhe mbështetësit e tij kanë vijuar të këmbëngulin se humbja e zgjedhjeve nuk erdhi si pasojë vetëm e manipulimit të Berishës, ndërsa pala tjetër ka mbrojtur vendimin e asamblesë, sipas të cilit, zgjedhjet ishin jashtë standardeve dhe legjitimiteti i institucione që ato do të prodhojnë është i cunguar.

Në vijim të këtyre qëndrimeve, palët kanë debatuar edhe për pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar nga grupi nismëtar për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Diskutimet më kryesore ishin mbi garën për kryetar partie dhe ndryshimet statutore.

Debatet më të forta duket se kanë qenë ato që janë zhvilluar mes Ramës e Blushit, Meksit dhe Blushit, Islamit dhe Barajt, si dhe Malajt dhe Xhafës (këta të fundit kanë vijuar të debatojnë edhe në hollin e PS-së pas përfundimit të mbledhjes).

Vendimet

Pas më shumë se katër orë e gjysmë debate, kryesia e PS-së nuk ka mundur që të gjejë konsensusin për shumicën e çështjeve të diskutuara, çfarë ka bërë të detyrueshme miratimin e vendimeve të saj me shumicë votash.

Kështu, palët kanë diskutuar nëse kongresi duhet të zhvillohej në traditën e kongreseve që ka bërë deri më tani PS-ja, ku punimet e tij kanë qenë të ndara në dy pjesë, njëra e hapur për mediet dhe tjetra e mbyllur, apo ai duhet të ishte i hapur për të gjitha punimet, nga fillimi deri në fund.

Në fund, shumica e kryesisë ka gjykuar që, kongresi, ashtu si edhe herët e tjera, t'i zhvillojë punimet me dy seanca, njëra e hapur për medien dhe tjetra e mbyllur.

Media do të mund të ndjekë direkt pjesën e mbajtjes së raportit përmbledhës të kësaj force për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Më pas mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura, ku natyrisht pritet edhe të diskutohet nga delegatët mbi arsyet që çuan në humbjen e këtyre zgjedhjeve. Më pas kongresi do t'i hapë sërish dyert gjatë shpalosjes së platformave të kandidatëve për kryetar partie.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#20

Post by Aulona »

Lista e disa të dënuarve që u liruan për fushatë
Socialistët publikojnë listën me 32 nga të dënuarit për krime të rënda që përfituar leje speciale pak ditë përpara zgjedhjeve


TIRANË- Partia Socialiste ka denoncuar edhe një herë lirimin e të dënuarve nga burgjet shqiptare vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit.


Në dokumentarin e bërë publik gjatë punimeve të Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së është zbardhur edhe lista e gjatë e emrave që kanë përfituar liri të përkohshme në këmbim të favoreve që kanë bërë për kandidatët e djathtë në zonat e caktuara. Lista që po publikohet sot do ti dërgohet edhe kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit të Republikës Bamir Topi, që ta shqyrtojë dhe të marrë masa për ata punonjës të drejtësisë që kanë ndikuar në dhënien e këtyre lejeve.


"Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe për ata që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë".

Personat e poshtëshënuar që vuajnë dënimin me heqje lirie, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta, dhe për rrjedhojë, nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese.

Këtyre personave u është dhënë leje 5-14 ditore gjatë muajit qershor",- thanë burimet zyrtare të Partisë Socialiste. Lista e publikuar prej tyre përmban të dënuar për vrasje, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik armësh e droge por kjo nuk ka penguar krerët e burgjeve dhe të drejtësisë që të firmosin lirimin e përkohshëm.


Përveç kësaj, zyrtare të lartë të PD-së kanë ndikuar edhe në dhënien e lejeve të veçanta. Në këtë rast ligji parashikon shumë qartë se leje të veçanta mund t'ju jepen personave që vuajnë dënimin me heqje lirie vetëm për arsye shumë specifike, siç janë: raste vdekjesh, martesash apo sëmundje të rënda të rrezikshme për jetën e familjareve të tyre. Verifikimet e Partisë Socialiste kanë zbuluar se më datat 12 qershor, 15 qershor, 16 qershor dhe 17 qershor, janë dhënë në shumicë leje në kundërshtim me ligjin.


Kryesisht lejet janë dhënë se të dënuarit për vrasje kanë pasur "gjyshen të sëmurë" dhe për pasojë duhet të shkonin që ta vizitonin. Në disa raste të tjera lejet janë dhënë për përvjetorë të ndryshëm, edhe pse bëhet fjalë për të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas socialistëve, këta të dënuar që kanë përfituar nga lejet kanë ndihmuar "bamirësit" e tyre për të marrë vota në zona të caktuara.


Në disa prej rasteve është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi individë apo familje të veçanta që dihet se do të votonin kundër qeverisë. Në raste të tjera, të liruarit nga burgu kanë sjellë me vete edhe votat e fisit të tyre, dhe kjo ka nxjerrë në pah një tjetër problem të zgjedhjeve, votimin familjar.


LISTA E PLOTË


Leje shpërblyese


Isa Doçi, dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve ;
Marjan Lukaj, dënuar me 13 vjet burg për vrasje;
Shpëtim Beqiri, dënuar më 13 vjet burg për vrasje;
Emiljano Domi, dënuar me 15 vjet burg vrasje;
Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për vrasje;
Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për vrasje;
Bujar Sinjari, dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni;
Altin Patoku, dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikësh;
Spartak Kazazi, dënuar 20 vjet për vrasje me dashje;
Skënder Kulla, dënuar 12 vjet për vrasje me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje;
Ilir Tosku, dënuar me 5 vjet për vrasje të mbetur në tentativë.


Leje të veçanta


Petrit Gjoka, dënuar 12 vjet e 7 muaj për vrasje, i është dhënë leje e veçantë me arsyetimin se ka nënën sëmurë;
Antonin Keci, dënuar 14 vjet për vrasje, i është dhënë leje e veçantë sepse ka babanë e sëmurë;
Ervis Curri, dënuar 8 vjet për vrasje me dashje, leje e veçantë për gjyshen e sëmurë;
Lush Kolndreu, dënuar 17 vjet për vrasje, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;
Bardhi Nanollari, dënuar 12 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;
Luan Isufaj, leje e veçantë për nënën e sëmurë, dënuar 25 vjet për vrasje me dashje;
Gjergji Saliu, dënuar 17 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për përvjetorin e vdekjes së babait;
Festim Koçi, dënuar 6 vjet për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë;
Florian Pisha, dënuar 8 vjet e 6 muaj për prodhim e shitje të lëndëve narkotike;
Drutan Zhuka, i dënuar 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese;
Besnik Subashi i dënuar me 16 vjet për vrasje, mbetur edhe 5 vjet e 5 muaj;
Besnik Deda, i dënuar me 16 vjet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje;
Ferdinad Lamaj, i dënuar 9 vjet për shfrytëzim prostitucioni;
Gentjan Balla, i dënuar 20 vjet për vrasje me paramendim;
Ivan Kondi, i dënuar 15 vjet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikë;
Naim Avdija, i dënuar 10 vjet për vrasje;
Ervin Gërbi, i dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike;
Sokol Uxhi, dënuar 7 vjet e 4 muaj për prodhim të armeve luftarake;
Hajri Hiraj, i dënuar me 10 vjet për trafikim qeniesh njerëzore;
Jasim Sula i dënuar 9 vjet e 4 muaj për trafik armësh e municionesh;



Lista vazhdon dhe me të paktën 25 të dënuar të tjerë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#21

Post by Aulona »

Well, well, well, kush e mban mend qe drejtori a vellai i drejtorit te Rrogozhines u zu mat duke marre leke per te kejuar te denuarit te shkonin me leje! Nuk kaloi as java e zgjedhjeve, Alibeaj e ktheu perseri kete drejtor ne pune, edhe pse pati kundershtime nga Drejtori i Pergjithshem i burgjeve. Nuk do shume imagjinate kjo pune.

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#22

Post by Aulona »

Pushimet e Burgut.... -haha-


Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#23

Post by Aulona »

Rama pas Grupit PS: Nuk hyjmë në Parlament



Grupi Parlamentar i PS-së do të ngrejë një grup pune për të vendosur për kohën dhe kushtet se kur do hyjë PS në Parlament. Rama: Nuk hyjmë në Parlament pa bërë transparencën e zgjedhjeve. Ky vend nuk është pronë e Berishës, Metës e Nanos. Malaj ndryshe: Jo bojkotit por një opozitë efikase në insituticone." Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-. Kryetari i PS-së bën publik zyrtarisht qëndrimin e marrë nga Grupi Parlamentar se PS nuk do hyjë në Parlament pa bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Qëndrimi është i prerë, PS nuk hyn në Parlament sepse e konsideron institucion me legjitimet të cunguar.”- deklaron Rama në një konferencë për shtyp pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Një ndër kushtet për të hyrë në Parlament është Kuvendi duhet të vihet në dispoizion të transparencë së procesit zgjedhor.

“Ky pushtet duhet të kuptojë se nuk ka marrë mandat për të vazhduar të pushtojë mbi kokat tona. Gjatë gjithë procesit na janë mohuar të drejtat tona. Ky vend nuk është as pronë e Berishës ,Metës dhe Nanos. Ky vend nuk është republika e një apo tre sulltanëve.”- deklaroi prerazi Rama.

Kryetari socialist përsëriti se qëndrimi i PS-së nuk do të thotë braktisje e Parlamentit, por “kemi kushtëzuar hyrjen në Parlament”
“Ky nuk është një bojkot në kuptimin tradicional dhe me përmbajtjen primitive që ka pasur bojkoti në kohën kur Berisha braktiste parlamentin. Ky është një qëndrim që kushtëzon hyrjen e PS në parlament dhe kërkon të vendosë në qendër të vëmendej të gjitha ato cështje që kanë të bëjnë me problemet e rënda të procesit zgjedhor dhe të kërkojë transparencë. Qëllimi ynë është të nxjerrim në pah gjithcka ka të bëjë me masakrëadën zgjedhore në mënyrë që të eliminojmë shkaqet dhe 28 qershori të mos përsëritet,”- theksoi Rama

“Ky pushtet duhet të kuptojë se nuk ka marrë mandat për të vazhduar të pushtojë mbi kokat tona. Gjatë gjithë procesit na janë mohuar të drejtat tona. Ky vend nuk është as pronë e Berishës ,Metës dhe Nanos. Ky vend nuk është republika e një apo tre sulltanëve.”- deklaroi prerazi Rama.
“Aksioni politik nuk vartet as nga Berisha, Meta apo Fatosi. Jemi ne që marrim vendime sovrane në emër të atyre që na kanë votuar“- theksoi Rama.

Malaj: Jo bojkotit, por opozitë në Parlament
Ora 14: 19 “I gjithë grupi PS është unik në vlerësimin që i bëjmë zgjedhjeve të 28 qershorit. I konsiderojmë zgjedhje me standarde të cunguara. Përsa i përmet veprimit politik PS mund ta maksimizojë eficencën e saj brenda në parlament“- deklaroi deputeti socialist Arben Malaj menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit PS.
Malaj, i cili përfaqëson mendimin ndryshe beson se PS mund ta maksimizojë eficencën e saj brenda në parlament, por shton se do respektohet vendimi i shumicës brenda PS
“ Përsa i përmet veprimit politik , mendimi ndryshe, don të theksojë se PS mund ta maksimizojë eficencën e saj brenda në parlament : Jo bojkotit por një opozitë efikase në insituticonet e shtetit. Brenda një force politike do respketojmë qëndrimet e shumicës politike
”- vazhdoi më tej Malaj.

Ora 13: 54 Grupi PS: Të hënën nuk hyjmë në Parlament
Me votim të hapur 60 deputetë socialistë nga 64 të tillë, kanë mbështetur vendimin për të mos marrë pjesë në seancën e parë të parlamentit.
Presidenti Bamir Topi dekretoi 7 shtatorin, ditën e hënë për të filluar punën legjislacioni i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Deputetët e Grupit Parlamentar i PS-së në mbledhjen e sotme të zhvilluar me dyer të mbyllura kanë votuar pro ngritjes së një grupi pune që do të punojë për të vendosur për kohën dhe kushtet se kur do hyjë PS në parlament.

(s.g/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#24

Post by Aulona »

Edi Rama: Arsyet e bojkotit të socialistëve

Në një bashkëbisedim me gazetarët, fill pas mbledhjes së grupit Parlamentar, kreu në detyrë i socialistëve, Edi Rama, ka shpjeguar në mënyrë të detajuar vendimin e forumeve partiake për të kushtëzuar marrëdhëniet e kësaj force dhe deputetëve të saj me Kuvendin e ri. Ai ka bërë të ditur se fillimisht kryesia dhe më pas grupi kanë vendosur që të ndërtojë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

Z. Rama, mund të na thoni më konkretisht çfarë vendosi grupi lidhur qëndrimin e mëtejshëm?

Është vendosur që një grup pune të bëjë formulimin përfundimtar të kushteve të kësaj marrëdhënieje në situatën aktuale, pra nuk diskutohet për qëndrimin, qëndrimi është i qartë, qëndrimi është i prerë. PS-ja nuk hyn në Parlament, sepse e konsideron këtë institucion, si një institucion me legjitimitet të cunguar dhe për të hyrë në Parlament vendos një sërë kushtesh, të cilat janë kushte që mundësojnë njëkohësisht edhe një aksion publik dhe politik, për të sqaruar të gjithë opinionin publik lidhur me arsyet pse ne e shohim këtë Parlament si një institucion me legjitimitet të cunguar dhe njëkohësisht me arsyet pse ne kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë Parlament. E përsëris, duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ne kërkojmë që Parlamenti të vihet në dispozicion të transparencës mbi procesin zgjedhor dhe njëkohësisht të korrigjimit të të gjitha atyre defekteve të rënda që u përkthyen në deformim i vullnetit të popullit. Kjo është arsyeja themelore që nuk ka të bëjë me pushtetin, por ka të bëjë me shtetin. Ka të bëjë me një shtet që nuk mund të jetë makina elektorale e pushtetit, por që duhet të jetë në shërbim të të gjithëve. Ka të bëjë me liritë dhe me të drejtat. Në një vend ku liria për të zgjedhur katandiset në një të drejtë abuzive të pushtetit për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve, nuk ka më liri për të konkurruar, nuk ka liri për të konkurruar për një vend në administratën shtetërore. Nuk ka liri për të konkurruar në sipërmarrjen e lirë, nuk ka liri për të konkurruar asgjëkundi, sepse çdo liri kushtëzohet nga raporti me një pushtet abuziv, nga raporti me një projekt që është projekti i Sali Berishës në bashkëpunim me Ilir Metën dhe me Fatos Nanon, që duan ta kthejnë Shqipërinë në një livadh për tarafet e tyre dhe për oborret e tyre familjare e klanore. Ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë këtë projekt, përkundrazi, jemi këtu për ta refuzuar dhe për të luftuar këtë projekt me të gjitha mjetet demokratike.

Cilat do të jenë modalitetet që do të përcaktojë grupi i punës që ju keni rënë dakord të ngrini për këtë çështje?

Për fat të mirë jemi ende në një kohë ku rrugët e komunikimit me publikun janë akoma të hapura dhe kur mundësia për t'i transmetuar publikut gjërat që një forcë politike kërkon t'i transmetojë, mbetet ende e vlefshme. E përsëris, nuk kanë kurrfarë rëndësie modalitetet dhe as proceduarat, rëndësi ka thelbi i këtij qëndrimi. Është një qëndrim politik dhe një qëndrim qytetar, që ka të bëjë me refuzimin e maskaradës zgjedhore të 28 qershorit, që ka të bëjë me refuzimin për të jetuar në një republikë ku pushteti numëron, pavarësisht sesi zgjedhësi vendos dhe ku pastaj ky pushtet që e kthen vendimmarrjen sovrane të popullit në një vendimmarrje të makinerisë së tij kriminale elektorale bën çfarë t'i teket me çdo qytetar e qytetare. Kjo nuk mund të jetë një situatë ku opozita të bëhet pjesë pa kushte. Kjo është një situatë ku opozita kushtëzon qëndrimet e saj.

A jeni konsultuar me faktorin ndërkombëtar për këtë vendim dhe sa e dëmton ai imazhin e vendit tonë në marrëdhënie me ta?

Komuniteti ndërkombëtar është një komunitet mik dhe partner i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm në proceset demokratike dhe në proceset e integrimit në Shqipëri. Por, çdo faktor ka rolin dhe ka hapësirën e vet të veprimit në këto procese. Ne kemi dëshmuar se jemi një forcë politike që vë interesat e vendit mbi interesat politike të momentit dhe kemi ndërmarrë hapa të panjohur më parë në politikën shqiptare, të cilat për një periudhë kohe të rëndësishme kanë mundësuar përpjekje dhe reforma të lëvduara nga komuniteti ndërkombëtar. Partia Socialiste ka marrë lëvdata të posaçme për qëndrimet e veta, i kemi bërë këto për t'i dhënë Shqipërisë mundësinë jo që të ketë zgjedhje pak më të mira se ato që kaluan, por që të ketë zgjedhje si në një vend të BE-së dhe si në një vend anëtar të NATO-s. Ne nuk mund ta pranojmë që Shqipëria është një i sëmurë, të cilit i thuhet, je pak më mirë se dje, por vazhdo të lëngosh në shtrat, se duhet të vazhdosh të marrësh ilaçet dhe duhet të vazhdosh të bësh kurat për t'u shëruar. Ky pushtet duhet të kuptojë se nuk ka marrë mandat për të vazhduar të marshojë mbi kokat tona dhe të bëjë çfarë i duhet interesave krejt të veçanta të Sali Berishës, të familjes së tij, të oborrit të tij apo interesave të bahçes në pjesën e prapme të oborrit të Ilir Metës apo interesat e Fatos Nanos. Dhe për shkak të një trysnie që i vë të gjithë poshtë. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ndaj kësaj ne do të rezistojmë. Kjo është esenca e vendimit të grupit parlamentar dhe këtu nuk hyjnë procedurat, nuk hyjnë modalitet, këto janë çështje që i takojnë vijimësisë.

Z. Rama, një prej kushteve tuaja është dhe numërimi i votave në tre qarqe, keni menduar nga pikëpamja juridike si mund të zhvillohet ky proces, edhe pasi kanë kaluar në Kolegjin Zgjedhor?

Në Shqipëri pushteti gjyqësor ra në momentin kur e drejta, kur e shkruara e zeza mbi të bardhë dhe e pranuar nga palët në hartimin e Kodit Zgjedhor si një garanci e çdo pale për të hapur çdo kuti votimi jo me "në rast se", por pa asnjë "në rast se", pra pa asnjë kushtëzim u mohua. Dhe në këtë moment e përsëris, kontestimi ynë është shumë i qartë, ne nuk kemi thënë që nuk njohim rezultatin e zgjedhjeve në kuptimin legal, se po të kishim arritur në këtë pikë, atëherë do të ishim në kushte krejt të tjera e veprimet tona do të ishin krejt të tjera. Por kemi thënë që rezultati është i papranueshëm për shkakun e thjeshtë se, përgjatë gjithë procesit na janë mohuar liri dhe të drejta njëra pas tjetrës, e për këto liri e të drejta ne do të mbajmë qëndrimet tona. Askush nuk ka pse të çuditet e askush nuk ka pse ta shohë qëndrimin tonë si një qëndrim i cili kushtëzohet nga çfarë do gjëje tjetër përveçse pasionit tonë demokratik, politik e qytetar. Ne jemi qytetarë të këtij vendi e ky vend nuk është as pronë e as plaçkë e Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos. Ky vend është vendi ynë i përbashkët, ku duhet të ketë liri dhe të drejta të barabarta, qoftë për këta tre zotërinj që vetëm zotërinj nuk janë, qoftë për të gjithë të tjerët, qoftë për ata që votojnë Partinë Demokratike, qoftë për ata që votojnë Partinë Socialiste, qoftë për ata që nuk votojnë asnjërën prej këtyre dy partive, qoftë për ata që nuk votojnë fare. Kjo është republika e të gjithëve, kjo nuk është republika e një apo tre sulltanëve. Kjo është një republikë ku ne kemi detyrime qytetare që të rezistojmë, siç kemi rezistuar në të shkuarën e siç kemi rezistuar e kohë më parë, ku s'bëhej fjalë fare as për Parlament e as për pluralizëm, sepse këtu kemi liri e të drejta të barabarta, e nuk i negociojmë, e nuk i shesim, e nuk i falim këto liri e të drejta as tek Sali Berisha, as tek Ilir Meta e as tek Fatos Nano.

A do të kërkoni ta ndryshoni Kodin Zgjedhor apo sistemin e tij?

Këto janë të gjitha çështje që meritojnë diskutim, por që sot jemi në këtë fazë dhe e përsëris, PS-ja nuk e ka braktisur Parlamentin, PS-ja ka kushtëzuar hyrjen në Parlament dhe më lejoni t'ju them edhe diçka, që aksioni ynë politik nuk varet fare as nga Saliu, as nga Iliri e as nga Fatosi, aksioni ynë politik varet nga ne, jemi ne që marrim vendime sovrane në emër të atyre që na kanë votuar e që me të drejtën e Zotit thonë, për votat tona të grabitura duhet të ngrini zërin dhe duhet të mbani qëndrimet përkatëse.
Po për sa u përket disa zërave që janë kundër qëndrimit tuaj për mos hyrjen në Parlament, mendoni se do jeni një dhe kompakt m.q.s. nuk do hyni në Parlament?
Debatet e brendshme unë i konsideroj debate të brendshme. Përpara jush jam për të artikuluar qëndrimet e vendosura demokratikisht brenda nesh.

http://www.shekulli.com.al/2009/09/05/k ... uvend.html
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#25

Post by Aulona »

Rezistencë demokratike ndaj një farse
EDI RAMA


Sot ne patëm mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar dhe diskutuam për t'i dhënë formën përfundimtare një qëndrimi të iniciuar në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, më pas të formësuar në kryesinë e partisë, por që në të gjitha rastet kërkonte edhe vendimmarrjen e grupit. Grupi parlamentar ka vendosur që PS për të gjitha ato arsye dhe argumenta që kemi bërë publike vijimësisht dhe që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë në rezolutën e Asamblesë dhe pastaj të Kongresit të Jashtëzakonshëm të ndërtojë një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë parlament.

Ky parlament është një institucion me legjitimitet të cunguar, për shkak se është produkt i një maskarade zgjedhore, i një palë zgjedhjesh për të cilat ne bëmë gjithçka ishte në dorën tonë, që të shënonin ndarjen përfundimtare me traditën e shëmtuar, të zgjedhjeve një hap përpara dhe dy hapa mbrapa, por që për fat të keq dhe falë vullnetit të mbrapshtë të Sali Berishës, përmes një makinerie elektorale shtet - pushtet të bërë njësh dhe i një fuqie abuzive të kudondodhur, shënuan një dështim, një shans historik të humbur për Shqipërinë dhe pa asnjë dyshim një moment që na detyron si opozitë në këtë vend, që jo vetëm të ngremë zërin, por të bëjmë çdo përpjekje për të vendosur në qendër të vëmendjes domosdoshmërinë që 28 qershori të mos përsëritet më dhe që ata që e projektuan dhe e realizuan 28 qershorin të mos kenë më mundësi ta përsërisin.

Ashtu sikundër ndërkohë na detyron që të gjithë popullin opozitar përtej të majtës dhe të djathtës, jo vetëm atyre që votuan për PS apo për koalicionin tonë, por edhe atyre që nuk votuan për këtë koalicion, por për të tjera parti që njësoj janë dëmtuar nga kjo farsë zgjedhore të marrë atë që i takon, qëndrimin e rreptë të opozitës ndaj një krimi zgjedhor. Dua të theksoj që ky nuk është një bojkot në kuptimin tradicional dhe me përmbajtjen primitive që ka pasur bojkoti në kohën kur Sali Berisha braktiste parlamentin. Ky është një qëndrim që kushtëzon hyrjen e PS në parlament.

Ky është një qëndrim që kërkon të vendosë në qendër të vëmendjes së opinionit publik të gjitha ato çështja që kanë të bëjnë me problematikën e rëndë zgjedhore dhe që kërkon transparencë dhe zbardhje të krimit zgjedhor. Qëllimi ynë nuk është të ndryshojmë rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë, por është të nxjerrim në pah gjithçka që ka të bëjë me maskaradën zgjedhore në mënyrë që të krijojmë kushtet për të eleminuar shkaqe, të cilat do të mbeten shkaqe dhe do të shkaktojnë përsëritjen në përmasa edhe më të rënda të kësaj maskarade, në rast se PS dhe e gjithë opozita, të gjitha forcat politike dhe shoqërore në opozitë me, Sali Berishën, me Ilir Metën dhe me Fatos Nanon dhe me të gjithë këtë farsë, nuk rezistojnë. Kjo është rezistencë demokratike ndaj një farse.

Ne nuk mund të bëhemi fasadë në një parlament, i cili nuk e gëzon legjitimitetin e plotë dhe nuk i njohim kësaj shumice të drejta që të vendosë për ne, duke shkelur liri dhe të drejta që u takojnë qytetareve dhe qytetarëve të këtij vendi, që i takojnë opozitës dhe që kanë të bëjnë me transparencën e procesit zgjedhor, me transparencën e dokumentacionit zgjedhor, me domosdoshmërinë për ndëshkimin e atyre që organizuan operacionin kriminal të nxjerrjes së të burgosurve për krime të rënda dhe mundësuan përfshirjen e tyre në skalionet elektorale të Sali Berishës, me abuzimet e skajshme me asetet publike dhe me median publike për qëllime të pushtetit Sali Berishës, me përndjekjen në kuptimin më të mirëfilltë të kësaj fjale të të gjithë atyre që për shkak se janë afishuar si opozitarë apo kanë marrë pjesë në aktivitete opozitare largohen arbitrarisht nga puna dhe hidhen rrugëve, jo sikur të ishin qytetarë dhe qytetare me të drejta dhe liri të barabarta në këtë vend që është një republikë në BE, por sikur të ishin skllevër të një sulltanati.

Këtë ne nuk mund ta lejojmë të kalojë duke i hapur rrugë një normaliteti fals. Ky parlament i ka të gjitha mundësitë të vendosë një marrëdhënie e cila duhet të synojë në radhë të parë eliminimin e të gjitha shkaqeve, që i transformuan zgjedhjet e 28 qershorit nga një shans në një dështim, nga një mundësi për Shqipërinë, në një trampolinë për Sali Berishën dhe Ilir Metën që papritur e pakujtuar për shumëkënd të shfaqen si një formë e re e një pushteti të vjetër, si një çift i ri i një politike të vjetër, si një rezultante e transformimit të politikës, në një mashtrim të mirëfilltë publik.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#26

Post by Zeus10 »

Nuk mendoj se socialistet perfaqsojne Bashkimin Progresiv te Shqiperise. Dhe sikur ata te perfaqsojne gjysmen e te keqes, dhe PD-ja pjesen tjeter, (ashtu siç mendon Aulona se eshte), prape ata mbeten pjese e te keqes, dhe te provuar si zanafilla e saj, dhe e keqja e vetme per dekada, e transformuar ne nje model te ri politik te perzier, qe kerkon sundimin mbi shqiptaret me forma te tjera, tashme si oligarki ekonomike-mafioze, duke folur ne emer te demokracise.
Bashkimi Progresiv i Shqiperise duhet te bashkoj idealista, dhe jo te kryesohet nga nje parti politike me nje te kaluar ultrajohumane.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#27

Post by Arta »

Zeus10 wrote:Nuk mendoj se socialistet perfaqsojne Bashkimin Progresiv te Shqiperise. Dhe sikur ata te perfaqsojne gjysmen e te keqes, dhe PD-ja pjesen tjeter, (ashtu siç mendon Aulona se eshte), prape ata mbeten pjese e te keqes, dhe te provuar si zanafilla e saj, dhe e keqja e vetme per dekada, e transformuar ne nje model te ri politik te perzier, qe kerkon sundimin mbi shqiptaret me forma te tjera, tashme si oligarki ekonomike-mafioze, duke folur ne emer te demokracise.
Bashkimi Progresiv i Shqiperise duhet te bashkoj idealista, dhe jo te kryesohet nga nje parti politike me nje te kaluar ultrajohumane.

Zeus e di ca me tha dikush qe sapo u kthye nga Shqiperia!

-"Poltika e vendit tone, te dyja forcat kane bere llogarite me njeri-tjetrin sesi do i ndajne cifliqet, dalin e shajne njeri-tjetrin sa per ti bere teatro popullit, edhe populli akoma rri e i degjon dhe brohorasin per njeren pale apo tjetren te verbuar, te pakten ata qe jane atje, por edhe nje pejse qe jane ketej qe u duket se keta qe jane atje jane shpetimtaret".

Mbase vertet nuk jane shpetitmtaret keta qe i kam quajtur si "Progresive", por te pakten kane levizur njecik, e kane ndryshuar dicka, debatojne dhe e kundershtojne kreun e tyre. C'fare behet ne anen tjeter qe duhet ti tregoje popullit se jane vertet demokrate, kur te vetmit qe kane ndryshuar jane vetem peshqit e vegjel ose kukullat, dhe ata qe lozin zaret dhe vulosin jane po te njetet. Ndaj edhe e kam vene kete si pak me "Progresiste". Pa disktuim qe hapat e nje demokracie nuk behen shume te medhaja, por jo edhe akoma ne tranzicion vetem e vetem se te njetat fytyra duan te rrine te qeverisin e bejne po te nejtat gjera sepse nuk mund te ndryshojne dot sot.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”