"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#151

Post by Aulona »

Zgjedhjet, Biberaj: PD ka nevojë për rotacion elitash
Biberaj kërkon zbatimin e parimit "një anëtar një votë". "Elita drejtuese duhet zgjedhur përmes demokracisë direkte"

TIRANË - Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, tregoi qartë se Partia Demokratike, për të qeverisur edhe një mandat tjetër katërvjeçar, u detyrua të kërkonte bashkëpunimin e një partie të majtë, LSI-së.

Aleksandër Biberaj e sheh këtë rezultat si një argument të fortë për t'iu rikthyer strukturave të Partisë Demokratike dhe demokratizimit të brendshëm të saj. Në një prononcim për gazetën "Shekulli", anëtari i kryesisë së PD-së, Biberaj, shprehet se PD-ja ka nevojë për demokratizim dhe reformim të thellë.

Biberaj e nis argumentin e tij me moszbatimin e një pike të rëndësishme të statutit, siç është parimi "një anëtar një votë", një nen ky i statutit, që u përfshi katër vite më parë në Kuvendin e PD-së, por që në asnjë fazë të procesit të rizgjedhjes së strukturave të kësaj partie, nuk u respektua. Zbatimi i këtij parimi, sipas Biberajt, do të ishte mënyra më e mirë për të zgjedhur elitën drejtuese në parti.

"PD-ja ka nevojë për një demokratizim dhe reformim të thellë. Së pari, duhet zbatuar statuti dhe duhen respektuar forumet drejtuese. Ndonëse në statut parashikohet votimi sipas parimit "një anëtar një votë", kjo gjë nuk ka ndodhur deri më sot.

Respektimi i këtij parimi ndihmon në demokratizimin e jetës së brendshme të partisë, nxit konkurrencën e brendshme në parti, si dhe motivon anëtarësinë, e cila nëpërmjet demokracisë direkte do të vendosë vetë për elitën drejtuese të partisë",- tha Biberaj.

Ky i fundit, edhe pse jo më deputet në legjislaturën e ardhshme, është shprehur prej kohësh se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në aktivitetin politik të Partisë Demokratike, duke sjellë propozime konkrete, me qëllim arritjen e synimit aq të mundimshëm për këtë parti, reformimin.

Biberaj u përket atyre zërave në PD, se kjo parti jo vetëm duhet demokratizuar thellësisht, por duhet rishikuar edhe lidershipi i saj, përmes miratimit për herë të parë në këtë parti të kritereve të karrierës.

"Duhen hartuar dhe miratuar kriteret e karrierës në parti, me qëllim që të kemi edhe konkurrencë të brendshme, gjë që do të bënte të mundur edhe rotacionin e elitave në parti. Demokratizimi, reformimi dhe modernizimi i PD-së mbeten sfida të rëndësishme",- tha ai.

Pak ditë më parë, edhe Preç Zogaj, një prej figurave që ka qëndruar gjatë në Partinë Demokratike, e vuri theksin tek situata e brendshme në parti. Në një intervistë të gjatë për gazetën "Shekulli", Zogaj u shpreh ndër të tjera se ky është një moment delikat në PD, pasi, sipas tij, në këtë parti nga njëra anë qëndrojnë injorantët dhe arrogantët dhe në anën tjetër konformistë të shkolluar.

Ndërkohë, procesi i zgjedhjeve të strukturave drejtuese të partisë do të ndodhë vetëm pas legjitimimit të qeverisë së re, dhe mbledhjes së Kuvendit. Partia Demokratike pritet që të mbledhë Kuvendin e saj në fillim të muajit tetor për të rizgjedhur kryetarin aktual të PD-së, Sali Berisha, si dhe Këshillin e ri Kombëtar.




Zoti Biberaj eshte nje tjeter anetar i PD'se qe kam folur per te me shume respekt qe ne fillim, mbasi e meriton.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#152

Post by Aulona »

“Vizat” Presidenca suedeze e BE: Shqipëria nuk bëri reforma





Presidenca suedeze e BE thotë se arsyeja pse disa vende të Ballkanit kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave. KE ka rekomanduar t'u ofrohet Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi regjim pa viza. Version multimedial i ketij lajmi

SUEDI- Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se arsyeja pse disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të duhura.
Komisioni Evropian i ka rekomanduar vendeve të BE-së që t'u ofrojnë Serbisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi regjim pa viza në zonën e Shengenit. Jashtë ka mbetur Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.
"Të marr Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve," tha zëvendësshefi i Departamentit suedez për BE-në, Lars Ëahlund, në një intervistë për BBC-në.
"Ata do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer," tha ai.
Nderkaq, Ëahlund tha se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive në vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, për të arritur mbështetjen për çështjen e saj.
Ai tha se nuk beson së Suedia, gjatë udhëheqjes së saj gjashtëmuajshe të BE-së, të arrijë një konsensus evropian për statusin e Kosovës, dhe kjo, sipas tij, është arsyeja se pse BE-ja nuk mund t'i ofrojë Kosovës të njëjtat kushte edhe në procesin e lehtësimit të vizave, sikurse vendeve të tjera të Ballkanit.
Ai tha se bashkëpunimi i Serbisë me EULEX-in është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave për këtë vend, por vlerësoi se Kosova nuk është një kusht në këtë proces.
(e.n/News24/Balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#153

Post by Aulona »

Europa: Pse nuk ua liberalizuam vizat

Shqipëria ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave, sepse nuk ka kryer reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Zëvendësshefi i Departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, në një intervistë për BBC-në është shprehur se “ata do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer”.

Si e shihni ju në presidencën suedeze të BE-së, perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit?


Vazhdimi i zgjerimit të BE-së është një prej përparësive të presidencës suedeze dhe ne do të mundohemi ta nxisim këtë aq sa kemi mundësi. Mendojmë se ka një rëndësi edhe më të madhe tani në kohën e krizës financiare, që dyert e BE-së të mbahen të hapura.
Ju po thoni që dyert duhet të mbeten të hapura për Ballkanin. Por duke marrë parasysh krizën brenda

BE-së, duke marrë parasysh problemet e tjera, a nuk është ngadalësuar paksa ky proces?

Nuk mendoj ashtu. Duhen bërë dallime mes pranimit të anëtarëve të rinj, që nënkupton zgjerim dhe të vazhdojmë procesin e zgjerimit, që është shumë i rëndë dhe një proces i vështirë. Nevojiten shumë reforma që duhet të bëhen në vendet që aplikojnë ose duan të bëhen anëtare. Kjo nuk është diçka që duam ta mbajmë jashtë, sepse është racionale dhe në fund të fundit, për të qenë anëtar i BE-së duhet të jesh i gatshëm dhe të kesh mundësi për të marrë të gjitha obligimet e BE-së. Por një nga vendet e Ballkanit, që po përfiton nga BE-ja, është Serbia.

Ju thoni se ajo është në rrugë të mbarë drejt integrimeve. Por autoritetet në Beograd duhet të përmbushin ende disa prej kushteve, në mesin e të cilave edhe bashkëpunimi i plotë me EULEX-in. Keni parë së fundi lëvizje të mira në këtë drejtim?

Për Serbinë janë dy kushte: e para se duhet të sigurohemi se udhëtimi pa viza nuk do t’iu mundësohet qytetarëve - banorë të Kosovës, prandaj ata duhet të lëshojnë pasaporta të veçanta serbe për këta njerëz. Dhe e dyta, është një kërkesë për një bashkëpunim më të ngushtë me EULEX-in. Kjo marrëveshje me Beogradin do të punohet gjatë muajve të ardhshëm. Prandaj ka një kërkesë për liberalizim të vizave që të rritet bashkëpunimi me EULEX-in.

Por nuk ka një kërkesë, ose më mirë kusht për integrimin e Serbisë në BE, pa përmirësimin e bashkëpunimit me Kosovën?

Siç e thashë, procesi i BE-së është një proces i gjatë, duhet të ndërmerren hapa dhe kushtet janë progresive, ato bëhen më të vështira sa më shumë t’i afroheni anëtarësimit. Sa i përket marrëdhënies mes Serbisë dhe Kosovës, nuk e besoj se është një kusht, apo nuk është thënë në këtë mënyrë. Pra, nuk është kusht që Serbia të aplikojë për anëtarësim duke e njohur fillimisht Kosovën. Por do të thosha se, sa më shumë që Serbia t’i afrohet BE-së, megjithëse ky është një proces i gjatë dhe këtu po flasim për vite të tëra, aq më të ashpra do të jenë kushtet që Serbia të jetë më bashkëpunuese dhe të ketë një qasje më pragmatike ndaj Kosovës. Pastaj, kush e di, ditën kur ata të trokasin në dyert e BE-së kjo edhe mund të ndodhë. Por këtu po flasim për 10 vjet dhe do të ketë kushte të njëjta për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë bashkëpunim me vendet fqinje. Në këtë rrafsh ka një kushtëzim me Kosovën, por jo kushtëzim me Kosovën në këtë fazë.
Zoti Ëahlud, ju përmendët liberalizimin e vizave për disa vende të Ballkanit. Por Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë lënë jashtë këtij procesi. Ka një ndjenjë të përbashkët të qytetarëve të këtyre vendeve se ky rekomandim mund t’i izolojë ato.
Ne mendojmë se është shumë fatkeqe, në një mënyrë. Por faji duhet të vihet aty ku duhet. Të marr Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën, për shembull. Atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta “hartë e rrugës”, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve. Ata do të duhej të bënin këto reforma. Dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer. Ne kemi pasur takime të gjata me udhëheqësit e Bosnje dhe u thamë se këto janë reformat që duhet të bëni e pastaj dyert janë të hapura për ju. Do të merrni liberalizimin e vizave kur të bëni këto reforma. Mungesa e reformave nga politikanët vendas nuk është diçka që BE-ja po provon t’i izolojë ata. Liberalizimin e vizave nuk e merrni si dhuratë. Ajo ka të bëjë me mbrojtjen e rajonit të Schengen-it, prandaj duhet të përmbushni kriteret e Schengen-it. Kjo u është thënë udhëheqësve të Bosnjës dhe elektorati i Bosnjës duhet të flasë me politikanët vendas. Kur ta bëjnë këtë, dera do të jetë e hapur për ta. Por nuk e merrni liberalizimin e vizave si një të drejtë morale. Ju e fitoni të drejtën e udhëtimit pa viza, sepse i keni bindur ministrat e brendshëm në Evropës se kufijtë janë të sigurt dhe se ata mund t’ju besojnë se ju mund të merreni me çështjet e migrimit, të pasaportave etj.

Por si mundet Kosova ta bindë BE-në se është e gatshme të ecë kësaj rruge?

Ky është një problem tjetër. Kosova është tjetër çështje. Ju e dini se Suedia e ka pranuar Kosovën, ashtu siç e kanë bërë edhe 22 vende të tjera anëtare. Por ka ende 5 vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar atë dhe për të marrë vendime duhet konsensusi. Unë nuk pres që Suedia të ketë mundësinë për të zgjidhur mungesën e konsensusit ndaj statusit të Kosovës, gjatë presidencës së saj gjashtëmuajshe. Prandaj kjo është arsyeja pse BE-ja nuk mund t’i ofrojë Kosovës të njëjtën “hartë të rrugës”, sikurse edhe vendeve të tjera në Ballkan. Por ajo që ne do të provojmë të bëjmë është se Komisioni do të publikojë një studim, në muajin tetor, se si të ecin gjërat përpara në Kosovë.
Ne shpresojmë se ky studim do të përfshijë edhe disa ide se çfarë lloj reformash Kosova duhet të bëjë që t’i afrohet “hartës së rrugës” për liberalizim të vizave, deri në zgjidhjen e këtij mosuniteti brenda BE-së, për statusin e Kosovës. Ne gjithashtu e konsiderojmë problem se Kosova është lënë jashtë, por duhet të respektohet fakti se vendimet në BE merren me konsensus.

Por Kosova do të mbetet jashtë. Vendet përreth do të jenë të lira për udhëtime pa viza. Atëherë, çfarë mund të bëjë Kosova më shumë që këto pesë vende të ndryshojnë qëndrim?

Kosova duhet ta pranojë se nuk ka qenë sa duhet aktive për të arritur mbështetje për rastin. Suedia, Britania e Madhe ose Franca kemi punuar në nivel ndërkombëtar duke provuar që të fitojmë mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin shtetëror. Por Kosova duhet të bëjë më shumë, ajo duhet të ketë një politikë më aktive. Ne vazhdojmë të bisedojmë me këto pesë vende të BE-së, që nuk pajtohen me ne. T’i kthehem studimit. Ajo që ne po provojmë të bëjmë me të, ose të propozojmë, është një lloj “harte e rrugës” për Kosovën. Por gjithashtu duhet të pajtohemi se megjithëse dakordohemi që t’i ofrojmë një “hartë të rrugës” për udhëtime pa viza, ka shumëçka për të bërë në Kosovë. Ata nuk kanë pasaporta biometrike, policia kufitare nuk funksionon, ka shumë ligje dhe reforma që duhet të ndërmerren. Dhe sërish nuk do të ofrohen udhëtime pa viza pa ofruar diçka. Në fund të fundit duhet të binden ministrat e brendshëm të BE-së se mund t’i besohet këtij vendi rreth të gjitha këtyre çështjeve.

Ka pasur ditët e fundit deklarata se duhet të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje. Kjo ka të bëjë me jugun e Serbisë dhe veriun e Kosovës. Cili është qëndrimi i presidencës suedeze të BE-së?

Nëse të dyja qeveritë pajtohen, është e vështirë të jemi kundër. Por qëndrimi ynë është se nëse fillon shkëmbimi i territoreve në Ballkan, atëherë jemi në një terren të rrëshqitshëm, e kemi hapur “Kutinë e Pandorës”. Kjo mendoj se do të ishte fatkeqe. Idetë për shkëmbim territoresh - e kjo nuk është hera e parë që dëgjoj për këtë e më së shpeshti akademikë po evokojnë zgjidhje të tilla - mendoj se janë shumë të rrezikshme. Kjo do të niste një zinxhir të zhvillimeve në Ballkan, që do të ishin shumë fatkeqe. Ne do të ishim kundër kësaj. Ne i përmbahemi tërësisë tokësore për vendet në Ballkan dhe kjo i referohet edhe Bosnje-Hercegovinës, edhe ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë edhe Kosovës. Nuk do të zgjidhen problemet e pakicave në Ballkan duke shkëmbyer territore, sepse dikush tjetër atëherë do të bëhet pakicë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#154

Post by Aulona »




^^^dashkan te arrihen standartet shume shpejt.....i kane lene njerezit si femijet jetime, as andej e as ketej.


Fluks i madh i qytetarësh në njësitë bashkiake në Tiranë për pasaportat biometrike. Qytetarët, kryesisht emigrantë ankohen për radhët e gjata për shkak të numrit të pakët të sporteleve dhe mungesës së internetit.

TIRANE- Sezoni i verës ka shtuar fluksin e aplikimeve në njësitë bashkiake të Tiranës për letërnjoftimet elektronike dhe për letërnjoftimet elektronike dhe për pasaportat e reja biometrike. Dhjetra qytetarë, kryesisht emograntë prej ditësh presin në radhë për të aplikuar ndërsa hasin në mungesën e sporteleve dhe në ritmet e ulta të punës së punonjësve. Qytetarët ankohen për papërgjegjshmëri të strukturave kompetente, ndërsa kërkojnë që në raste të tilla qeveria duhet të marrë masa për shtimin e sporteleve të aplikimit.
Prej ditësh kjo situatë kaotike është prezente në zyrat e aplikimit për kartat dhe pasaportat e reja në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim zyrtar të strukturave përgjegjëse , lidhur me këtë situatë.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#155

Post by Aulona »




Prej 2 javësh në qytetin e Shkodrës nuk aplikohet për kartat identiteti dhe pasaporta biometrike. Kjo ka krijuar probleme për emigrantët, disa prej të cilëve janë kthyer nga autoritetet në pikat e kalimit kufitar për mungesën e dokumentave. Version multimedial i ketij lajmi

SHKODER- Emigrantët në Shkodër rrezikojnë kthimin e tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë për shkak të mospajisjes me karta identiteti. Një përfaqësi e tyre ka takuar paraditen e së mërkurës vetë Prefektin e Shkodrës për ti kërkuar ndihmë zyrtare kundrejt këtij problemi. Të indinjuar ata tregojnë se janë kthyer nga autoritetet në pikat e kalimit kufitar pikërisht për shkak të mospajisjes me dokumentin e ri të identifikimit.

Kjo situatë vazhdon prej dy javësh. Qytetarë të shumtë por edhe emigrantë paraqiten në sportel por pa mundur të aplikojnë për kartë identiteti apo pasaportë biometrike. Arsyeja e bllokimit të këtij procesi që rrezikon qëndrimin e shqiptarëve të ardhur për pushime, është mungesa e vazhdueshme e internetit. Ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet përkatëse apo nga firma përgjegjëse , për zgjidhjen e këtij problemi.
(e.n/news24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#156

Post by Aulona »




Doli ky papagalli, po c'fare thua more, beni punen e vini me teper njerez, aq me teper tani qe eshte problem me emigrantet. Mire qe rropaten rrugeve te botes te mbajne edhe juve me buke, po as kaq nuk keni mundesi te beni. Aty njerezit po flasin direkt per problemet qe hasin ne keto sportele, keta dalin e na i bejne c'do gje fushe me lule. WOW po edhe keta emigrantet c'fare propagande socialiste qe po bejne, turp te kene..... -lol-

Vazhdojnë problemet dhe vonesat për pajisjen e emigrantëve me dokumentet e reja të identifikimit. Një emigrant denoncon rastin e 3 anëtarëve të familjes së tij që kanë aplikuar 3 javë më parë, ndërsa ende nuk kanë në dorë kartat.

KAMËZ- Kthimi i emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë varet nga pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Por deri tani ky proces është hasur në vështirësi të mëdha në disa qytete të vendit për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe stafit të pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e lartë të aplikuesve. Një qytetar bën të ditur se bashkë më anëtarët të tjerë të familjes ka aplikuar rreth 27 ditë më parë në Bashkinë Kamëz por deri më sot ednde nuk ka në mundur të tërheqin kartën e identitetit. Udhëtimi i tyre drejt Italisë varet nga pajisja me pasaportë biometrike, për të cilën ende nuk kanë mundur të aplikojnë pasi nuk kanë tërhequr më parë kartat e identitetit.
Ky nuk është rasti i parë që emigrantët hasin pengesa të tilla jo vetëm në kryeqytet por edhe në qarqe të tjera të vendit. Disa prej tyre janë detyruar të shtyjnë afatet e qëndrimit në Shqipëri pasi nuk kanë mundur të kalojnë kufirin si pasojë e mospajisjes në kohë me dokumentat e reja të identifikimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#157

Post by Aulona »

Vizat, biznesi 10 milionë euro i konsullatave në Shqipëri

Miniera e artë për përfaqësitë konsullore të BE-së në Shqipëri. Burokracitë dyfishojnë shpenzimet për shqiptarët.

Zhvatja që nis që nga telefonatat e shtrenjta, dokumentet pa fund dhe me kosto, siguracionet dhe stresi që nuk ka të paguar. Një kalvar shumëvjeçar i injoruar nga qeveria e cila, shton përfituesit e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike.


Do të jetë një ditë e bukur për shqiptarët e telendisur pranë zyrave konsullore për një vizë shengen, koha kur shtetasit shqiptarë nuk do të kenë më fatkeqësinë që të lëvizin vetëm pasi të kenë marrë një vizë.

Por do të jetë një ditë e "zezë" për konsullatat e këtyre vendeve, të cilat prej shumë vitesh e kanë kthyer dhënien e vizave në një "minierë të artë" për të mbushur buxhetet e përfaqësive diplomatike të vendeve të BE-së.

Sipas të dhënave të përafërta, në një vit kalendarik pune, konsullatat e vendeve të hapësirës shengen në Tiranë dhe nëpër rrethe, llogaritet t'iu kenë marrë shtetasve shqiptarë rreth 10 milionë euro, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve për këtë kalvar janë trefish më të larta, qoftë nga tarifat e larta, qoftë edhe nga fakti se shumë zyra konsullore aplikojnë vizat afatshkurtëra, mënyrë për të shtuar sa më shumë fitimet. Shtetasit e Maqedonisë fqinje, Serbisë apo Malit të Zi do të kenë fatin që prej vitit 2010 të lëvizin lirshëm në vendet e hapësirës Shengen.

Prej shumë vitesh pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ata nuk do të kenë më nevojë të plotësojnë vandakun e dokumenteve dhe të paguajnë tarifat e kripura për të marrë vizat, një biznes fitimprurës, që prej vitesh ishte bërë pranë përfaqësive konsullore të vendeve të BE-së.

Por këtë fat nuk do ta kenë shtetasit e Shqipërisë, vendit që do të vijojë të ketë edhe më tej po ato rregulla të ashpra të pajisjes me viza Shengen, dhe po ato tarifa që u duhet të paguajnë. Heqja e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda hapësirës Shengen do të ishte fundi i një kalvari të gjatë që nisi që në fillim të viteve '90. Një torturë që u ka kushtuar atyre shumë nga ana shpirtërore, morale, fizike por edhe nga ana materiale.

Për më tepër se 17 vite shtetasit shqiptarë që për arsye familjare, pune, apo biznesi kanë dashur të shkojnë në njërin prej shteteve të hapësirës Shengen u është dashur ta paguajnë shtrenjtë vizën e lëshuar nga autoritetet konsullore, ta paguajnë edhe shumëfish te sekserët e lidhur me mafien e vizave, kur nuk kanë patur mundësi t'i marrin legalisht ato.

Deri në fund të vitit 2007, zyrtarisht një aplikues për vizë Shengen duhej të paguante 60 euro, vetëm për këtë shërbim, por duke shtuar edhe procedurat e tjera, për plotësimin e dokumenteve shpenzimet shkonin edhe një herë aq.

Prej 1 janarit 2008 zyrtarisht një vizë e tillë kushtonte 35 euro, por edhe pse prej 1 janarit 2008, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin më të lehtë udhëtimin në hapësirën Shengen, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave, për shqiptarët shumë pak gjë ndryshoi.

Se sa shumë u kushton shqiptarëve pajisja me vizë dhe pse Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave ka qenë një fluskë më shumë demagogjike, e tregoi edhe një studimi i "Lëvizjes Europiane" për vitin 2008, ku të dhënat janë mbledhur nga sondazhet pranë disa prej ambasadave të BE-së.

Marrëveshja parashikonte shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen, tarifën 35 Euro, heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike si dhe mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.

Rrjepja e shtetasve shqiptarë nis që në tarifat e telefonave për të lënë takimet për vizë. Ndërsa në konsullatën e Danimarkës dhe të Polonisë duhet të paraqitesh vetë, konsullatat e tjera kërkojnë rezervim me telefon.

Austria, Republika Çeke dhe Holanda aplikojnë një numër telefoni fiks, që kushton rreth 20 lekë. Gjermania dhe Hungaria kanë në dispozicion të shtetasve shqiptarë që aplikojnë për vizë një numër telefoni celular (rreth 100 lekë), ndërsa Franca, Greqia dhe Italia aplikojnë numër telefoni me vlerë të shtuar (0900...) rreth 600 lekë.

Një nga elementët më të rëndësishëm të sanksionuar në MLV është mbajtja në kuotën e 35 Eurove të tarifës së vizës Shengen. Madje për kategori të caktuar personash si akademikët, studentët, sportistët, pjesëtarët e shoqatave jo¬ fitimprurëse, gazetarët, fëmijët nën moshën 6 vjeç, pensionistët dhe pjesëtarët e delegacioneve zyrtare kjo tarifë hiqet plotësisht.

Por, megjithëse marrëveshja përcakton se tarifa e pajisjes me vizë është
35 Euro, praktika e përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri flet qartë për një mungesë bashkërendimi mes tyre, pasi diferencat që vijnë si rezultat i konvertimit në monedhën vendase janë të ndjeshme. Vlera e tyre prek kufijtë nga 4270 lekë në 4900 lekë.

Sipas vëzhgimit të kryer në disa prej konsullatave perëndimore në Tiranë, Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare prej 23 për qind të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 për qind gjatë vitit të shkuar.

Ndonëse është e vështirë të marrësh të dhëna zyrtare në përfaqësitë konsullore të vendeve të BE-së në Tiranë, mendohet se vitin e shkuar në dyert e konsullatave u paraqitën vjet rreth 300 mijë shqiptarë, të cilëve iu desh të paguanin vetëm për tarifën e vizës rreth 10 milionë dollarë, por nëse këtyre shpenzimeve u shtohen ato të përgatitjes së dokumentacionit, aplikimit dhe marrjes së vizës, kjo shifër e kalon dyfishin e saj.

Ky ka qenë prej shumë vitesh një buxhet i artë për konsullatat e përfaqësive diplomatike, që u është marrë shtetasve më të varfër të Europës dhe do të vijojë të jetë deri kur shqiptarët të shpëtojnë nga heqja e plotë e vizave në zonën Shengen.

Një vizë Shengen? Bëj gati 70 eurot!

Për t'u pajisur me një vizë Shengen në fakt nuk mjafton vetëm pagesa e tarifës së vizës. Kostot e tjera të aplikimit përfshijnë kostot e përgatitjes së dokumentacionit, si edhe të udhëtimit drejt Tiranës, kur aplikanti vjen nga zona të tjera të Shqipërisë. Aplikantët për vizë Shengen pranë konsullatave të ndryshme, përveç momentit të aplikimit, janë sërish të detyruar të paraqiten pranë konsullatave kur tërheqin pasaportën. Për ata aplikantë që nuk banojnë në Tiranë kjo përkthehet në kosto shtesë për udhëtimin vajtje-ardhje në qytetin e tyre. Një zgjidhje e veçantë është bërë nga konsullatat e Greqisë dhe Italisë, të cilat kanë bërë të detyrueshëm shërbimin e postës së shpejtë për dërgimin e pasaportës në shtëpi. Por edhe ky shërbim ka kostot e veta, që është 290 lekë (2,3 Euro) për adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekë (4 Euro) për ato jashtë Tiranës. Të gjitha këto e bëjnë të kushtueshëm një aplikim për vizë, po të mbahen parasysh edhe kostot e tjera, si për shembull marrja e certifikatave personale apo familjare, kërkesë që vazhdon edhe pse janë hedhur në qarkullim kartat e identitetit, të cilat nuk njihen nga autoritetet konsullore (mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro).

-Marrja e vërtetimeve të ndryshme, si për shembull të punës, të bankës, (mesatarisht 300 lekë - 2,4 Euro);
Përkthimi dhe noterizimi i dokumentave (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
Legalizimi i dokumenteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);

- Fotokopjimi i dokumenteve origjinalë dhe të noterizuar (mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro);
- Siguracioni i udhëtimit për gjithë periudhën e dëshiruar të vizitës (mesatarisht 1000 lekë - 8 Euro);
- Kostot e udhëtimit vajtje-ardhje për në Tiranë (mesatarisht 1200 lekë - 9,6 Euro).
Nëse aplikanti nuk i përket ndonjë prej kategorive të cilat janë përjashtuar nga tarifa e vizës, atëherë këtyre kostove duhet t'i shtojmë edhe mesatarisht 4500 lekë (35 Euro) për tarifën e vizës, çka do të thotë se një aplikim për vizë kushton mesatarisht 9000 lekë (70 Euro), që është një shumë e konsiderueshme për shqiptarët. MLV-ja pritej që të reduktonte edhe kostot e aplikimit për vizë Shengen, por situata e analizuar më sipër duket se nuk ka sjellë ndryshim me përjashtim të kategorive të cilat janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar tarifën e vizës.

Rruga e shkurtër e qeverisë, shton pasaporta shërbimi dhe diplomatike
Qeveria Shqiptare duket se vazhdon të preferojë rrugën e shkurtër në vend të zgjidhjeve afatgjata, si opsion për një kategori të caktuar personash, të cilëve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

Ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet reduktimi i numrit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit vetëm për kategori të caktuara zyrtarësh, në realitet ndodh e kundërta.

Gjatë vitit 2008, janë miratuar tre Vendime të Këshillit të Ministrave që zgjerojnë më tej rrethin e kategorive për¬fituese me 6 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe 11 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave të shërbimit, duke e çuar në total numrin e përfituesve nga vitet e mëparshme për: Pasaporta diplomatike 64 kategori gjithsej dhe Pasaporta shërbimi 74 kategori gjithsej.

Biznesi, biznes me vizat

Edhe biznesmenët kanë rënë pre e dëshirës për të përfituar nga biznesi me vizat e "liberalizuara". Përfshirja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë si organe kon¬firmimi është konsideruar gabimisht nga këto të fundit si një mundësi për të përmirësuar arkëtimet e tyre, por vetëm sa shton kostot për vizën.

Një biznesmen i cili është i regjistruar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë i duhet të paguajë një tarifë prej 2000 lekë (16 Euro) pranë Dhomës së Tregtisë për marrjen e Notës Verbale që shërben si dokument konfirmimi. Megjithëse nga përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

pretendohet se pasjisja me Notë Verbale të biznesmenëve është një proces shtesë që kërkon kohë, në fakt Nota Verbale konfirmon thjesht anëtarësimin në këtë Dhomë, pasi dokumentacioni i një biznesi depozitohet vetëm një herë në momentin e anëtarësimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës lëshon mesatarisht rreth 250 Nota Verbale në muaj, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë 500.000 lekë (4000 Euro) shtesë në muaj për buxhetin e saj.

Rreth 80% e këtyre Notave janë lëshuar për në përfaqësitë konsullore të Greqisë, Gjermanisë dhe Italisë, pasi edhe marrëdheniet e biznesit me këto shtete zënë peshën kryesore të marrëdhënieve tregtare.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#158

Post by Aulona »



Rradhë për aplikimin për kartat dhe pasaportat biometrike edhe në Fushë Krujë. Dhjetra qytetarë, kryesisht emigrantë, qëndrojnë me orë e ditë të tëra në sportele për të marrë dokumentat e reja. Version multimedial i ketij lajmi

FUSHE-KRUJE- Fluks aplikimesh dhe rradhë të gjata në zyrat e aplikimit për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike në qytetin e Fushë Krujës. Dhjetra qytetarë, kryesisht emigrantë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, rrinë me orë dhe ditë të tëra në rradhë për të marrë kartën dhe pasaportën e re.
Aktualisht këto zyra kanë në funksionim vetëm një sportel duke e bërë të pamundur përballimin e fluksit të lartë të aplikimeve. Qytetarët shprehen të indinjuar nga neglizhenca e strukturave qeveritare të cilat nuk kanë marrë masa për përballimin e kërkesave të larta për aplikim.

Mesa duket vendimi i Ministrisë së Brendshme për zgjatjen e orarit të funksionimit të zyrave të aplkimit nuk ka shërbyer për zhdukjen e rradhëve ku aktualisht del e nevojshme shtimi i sporteleve në të gjitha njësitë.

(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#159

Post by Aulona »

Godo: Duam edhe ekonominë e bujqësinë, kujdes me Republikanet

-lol- filluan trubullirat ne parajse....


Kërkesat i bëri të njohura kryetari i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili kërkon për partinë e vet një përfaqësim dinjitoz në qeverisjen e re. Sic theksoi ai PD ka fituar rreth 4 mandate ne saje te votave te republikaneve

TIRANE-Republikanët synojnë të mbajnë ministrinë e Shëndetësisë, por shprehen të kënaqur dhe me ministri të tilla si ajo e Ekonomisë, e Bujqësisë, por nuk preferojnë ministrinë e Integrimit. Këto kërkesa i bëri të njohura dje kryetari i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili kërkon për partinë e vet një përfaqësim dinjitoz në qeverisjen e re. “Ministria e Shëndetësisë është një ministri e pranueshme. Me mundësi mund të jetë edhe ministria e Ekonomisë dhe mund të merret në konsideratë edhe ajo e Bujqësisë. Të gjitha këto janë ministri që mund të përmenden në bisedë, por ne nuk kemi një kërkesë fikse se duam këtë me doemos”, - u shpreh dje Godo. Sipas tij, republikanët e kërkojnë këtë përfaqësim të rëndësishëm, pasi dhanë kontribut të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit parlamentare. Godo thekson se PD-ja, në sajë të votave të republikanëve ka fituar plot katër mandate dhe ky kontribut real duhet të përkthehet në poste të rëndësishme, ku ai nuk përjashton as ministrinë e Integrimit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#160

Post by Aulona »

Shkodër, emigrantët protesta për kartat e pasaportat


Ahhh mor mizerje shtet i meruat njerezit, mire qe merohen rrugeve te botes.

Nga Besian Ajazi
Dhjetra emigrantë në Shkodër kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën përpara Bashkisë së qytetit si pasojë e mosfunksionimit të zyrave të aplikimit për kartat dhe pasaportat dhe shtijes së kuponave në tregun e zi. Version multimedial i ketij lajmi

SHKODER- Dhjetra emigrantë në qytetin e Shkodrës kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune para Bashkisë së qytetit. Shkak i kësaj proteste ka qënë mosfunksionimi për asnjë minutë i zyrave të aplikimit dhe shitja e kuponave jo në sportelet e postës por në tregun e zi. Emigrantët prej ditësh rrinë në rradhë për kartat dhe pasaportat e reja ndërkohë që rrezikojnë edhe lejet e tyre të qëndrimit në vendet ku jetojnë dhe punojnë për shkak të problemeve që kanë shkaktuar strukturat qeveritare.

Edhe pse Ministria e Brendshme pak ditë më parë, nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Konja njoftoi zgjatjen e orarit në zyrat e aplikimit, ndryshe shfaqet realiteti në qytetet e vendit ku vec reduktimit dhe mosfunksionimit të sportele tashmë shfaqet një tjetër problem, mungesa e kuponave në sportelet e postës dhe shitja e tyre në tregun e zi.

(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet ne Shqiperi.

#161

Post by Sally »

Hymniarber wrote:Ne dt 28 Qershor zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, kush do ti fitoje ato?


Zgjedhjet, Shqipëria në provim nga Këshilli i Europës në 28 shtator
16 Gusht 2009
Më 28 shtator Shqipëria do t'i nënshtrohet provimit për zgjedhjet e 28 qershorit të vendit tonë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Eeuropës do të testojë ecurinë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të kuvendit. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Europës. Raportuese mbi këtë cxështje është caktuar, kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, Korien Jonker e cila ka qenë pjesë e vëzhguesve në Shqipëri. Ky testim ka një rëndësi të madhe për faktin se pritet të jepet nota e cila do të ndikojë në proceset integruese të Shqipërisë. Kjo për faktin se Shqipëria ka paraqitur aplikimin për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ky testim do të ketë një ndikim të madh edhe për faktin se Shqipëria pretendon të përfitojë nga liberelizimi i vizave brenda vitit 2010. Ndërkohë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme ka qenë kusht i domosdoshëm i komunitetit ndërkombëtar duke e lidhur me të gjithë fatet integruese të vendit. Përveç, KE-së zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të testohen edhe nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në sesionin e vjeshtës. Për këtë çështje pritet të raportojë kryetari i delegacionit të asamblesë, Brus Xhorxh i cili ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Brus Xhorxh gjatë publikimit të raportit paraprak të misionit të vëzhguesve ndërkombëtar ka qenë më i ashpër nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa vuri në dukje përmirësimin nga zgjedhjet e tjera, Xhorxh tha se duhet shumë punë akoma nga të gjithë forcat politike për të arritur standardet ndërkombëtare
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#162

Post by Aulona »




ohhh standartet jane plotesuar te gjitha, deri ne nje....


Presidenti pret parlamentin që të shpallë datën e zgjedhjeve. Arsyeja është se katër drejtues vendorë të shpërndarë në katër qarqe fituan mandatin e deputetit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Drejtuesit vendorë nuk dhanë dorëheqjen kur kandiduan per parlamentin Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Një vit e gjysmë para se të mbahen zgjedhjet lokale, katër njësi bashkiake do të detyrohen të kalojnë në zgjedhje të pjesshme. Arsyeja është se katër drejtues vendorë të shpërndarë në katër qarqe fituan mandatin e deputetit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Pritet vendimi i Presidentit të Republikës, që të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë e Klosit në qarkun e Dibrës, në minibashkinë 10 në qarkun e Tiranës dhe në komunën Otllak të qarkut të Beratit. Ndue Paluca, Bedri Hoxha, Gerti Bodgani dhe Lefter Maliqi, që të gjithë deputetë nga lista e Partisë Demokratike, kanë fituar mandatin e deputetit të parlamentit të ardhshëm dhe nuk u njihet e drejta e ushtrimit të mandatit tjetër. Asnjëri prej këtyre drejtuesve nuk dha dorëheqjen paraprakisht, pra para se të hynin në garë. Por para se Presidenti të marrë një vendim të tillë, do të duhet që mandati i tyre të diskutohet në parlamentin e ardhshëm. Topit i duhet të presë një verifikim mandati për të parë se në cilat njësi vendore do të duhet të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme. Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve do të mblidhet për të diskutuar këtë vlefshmëri dhe nëse këta drejtues kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor. Para fushatës ashtu si dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit, opozita kërkoi dorëheqjen e këtyre drejtuesve vendorë nga postet që mbanin, pasi sipas tyre, jo vetëm shkelin ligjin zgjedhor, por edhe po shfrytëzonin buxhetin vendor për të bërë fushatë. Këtë shqetësim ata e ngritën dhe pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme vetëm të zgjedhurit vendorë nuk dhanë dorëheqjen nga detyra, ata vetëm ua kaluan drejtimin e njësisë zëvendësve të tyre. Ndërsa drejtues të tjerë, si prefektët dhanë dorëheqjen për t’u zëvendësuar menjëherë nga qeveria me emra të rinj. Kështu dhanë dorëheqje 3 prefektë, si ai i Gjirokastrës, Spiro Ksera, ai i Fierit, Baftjar Zeqo dhe prefektja e Korçës, Elfrida Zefi. Të gjitha këto dorëheqje ndodhën në kampin e demokratëve. Ndërsa në atë të socialistëve u detyruan të lënë detyrën e tyre një prokuror dhe një drejtues gjykate, pasi nuk ua lejonte Kushtetuta kandidimin në listën shumemërore nëse vazhdonin t’i kryenin detyrat përkatëse.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#163

Post by Aulona »



Radhe te gjata ne zyrat e aplikimit per kartat e identitietit dhe pasaportat biometrike ne minibashkite e kryeqytetit. Emigrantet qe jetojne dhe punojne ne shtetet fqinje, ditet e pushimit po i kalojne duke mbajtur radhe per t’u pajisur me keto dokumente.

Qytetaret qe presin me ore te gjata ankohen edhe per mungese kushtesh ne ambjentet ku aplikojne pasi temperaturat e larta te ketyre diteve ua kane veshtiresuar edhe me shume pritjen.

Ne pamundesi per t’iu pergjigjiur fluksit te madh te emigranteve te cilet po aplikojne per t’u pajisur me kartat e identitetit dhe pasaporten biometrike, Ministria e Brendshme para pak ditesh ka deklaruar se emigrantet mund te kalojne ne pikat kufitare edhe me pasaporten e vjeter.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#164

Post by Aulona »



Me këtë raport, zgjedhjet shqiptare të 28 qershorit priten të marrin notën europiane sa i takon standardeve të arritura apo jo gjatë zhvillimit të tyre. Nga kjo “notë” do të varen edhe procedurat për diskutimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, që Shqipëria e dorëzoi më 28 prill të këtij viti Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Më 28 shtator, në sesionin e parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, do të lexohet raporti për zgjedhjet në Shqipëri. Me këtë raport, zgjedhjet shqiptare të 28 qershorit priten të marrin notën europiane sa i takon standardeve të arritura apo jo gjatë zhvillimit të tyre. Raportues i zgjedhjeve në Shqipëri në këtë asamble do të jetë hungarezi Matias Eorsi, ndërsa raportuesja për komisionin ad-hoc të Byrosë parlamentare do të jetë holdandezja Corien W.A. Jonker. Nga kjo “notë” do të varen edhe procedurat për diskutimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, që Shqipëria e dorëzoi më 28 prill të këtij viti si dhe përparimi në integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fakt, dy raportet paraprake për këto zgjedhje, ai parazgjedhor, i cili u publikua 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe ai i 10 korrikut, nuk treguan se ishin optimistë për këto zgjedhje. Në raportin parazgjedhor u kritikuan institucione të tilla si Ministria e Brendshme, që shpërndau informacione jo të sakta lidhur me pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Ndërsa ai i 10 korrikut i dha me detaje vërejtjet e tij sa i takon zgjedhjeve në Shqipëri, ku përfshiu edhe procesin e numërimit të votave, i cili zgjati rreth një javë e gjysmë. Numërimi i ngadaltë i votave dhe plot ndërhyrje politike, mosndërhyrja e KQZ-së në zgjidhjen e situatave në disa qendra numërimi, politizim i debatit në KQZ gjatë diskutimit për tabelat përmbledhëse të rezultateve, si dhe kamerat të cilat sipas vëzhguesve nuk e arritën dot transparencën e kërkuar ishin disa nga çështjet e shtruara në këtë raport.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Berisha vlerëson të drejtë vendimin e BE

#165

Post by Aulona »

Fier- Elbasan, fluks emigrantësh në aplikimet për karta

Tortura vazhdon.....



Rradhë të gjata emigrantësh për tu pajisur me letërnjoftime elektronike në qytetet e Fierit dhe të Elbasanit. Emigrantë e cilësojne absurde dhe shprehen se po rrezikojnë kthimin në kohë pranë vendeve të punës. Version multimedial i ketij lajmi

FIER- ELBASAN- Rradhë të gjata emigrantësh për tu pajisur me letërnjoftime elektronike në qytetet e Fierit dhe të Elbasanit. Qindra qytetarë, shumica prej të cileve emigrantë, kanë krijuar rradhë te gjata para postes shqiptare ku blihen kuponat për t’ju drejtuar më pas qendrave të aplikimit për kartën e identitetit. E njëjta situatë paraqitet edhe në qendrat e aplikimit.

Situata kaotike në Fier është shkaktuar, pasi prej disa ditësh kuponat munguan në filialin e postës cka solli pezullimin e gjithë procesit; po kështu në qendrat e aplimit numri i punonjësve pranë sporteve është i pakët për shkak të pushimeve verore.

Qytetarët akuzojnë se pezullimi i kuponave bëhet për qëllim shitjen e tyre në tregun e zi. Në Fier është vetëm një pikë aplikimi dhe dy punonjëse të cilat nuk mund të përballojnë fluksin e aplikuesve.

Në qarkun e Elbasanit gjatë ditëve të fundit mbizotëron kaosi dhe problemet. Rradhët e aplikuesve janë shtuar, ndërkohë që ecuria e procesit është mjaft e ngadaltë. Në qendrat e aplikimit mungon interneti si deh kapaciteti i punonjëve është i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin.

Qytetarët emigrantë e cilësojne absurde një situatë të tillë pasi sic shprehen ato po rrezikojnë kthimin në kohë pranë vendeve të punës në shtetet ku ata jetojnë.
(s.g/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”