Page 1 of 1

Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Tue Dec 08, 2009 2:32 pm
by Tomorr
"Partia Socialiste Europiane asnje Rezolute për Shqipërine"



TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Europiane Socialiste, Silke Tomson, tha sot se , " Kongresi i Partisë Socialiste Europiane (PES) nuk ka miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë". Kongresi vazhdon edhe sot punimet e tij ne Pragë.

Një ditë më parë Partia Socialiste e Shqipërisë shpërndau një deklaratë për mediat, sipas së cilës. " në Kongresin ne Partive Socialiste Europiane që po zhvillohet në Pragë, u mbajt një takim i posaçëm për çështjet e Ballkanit ku u propozua një qëndrim i PES mbi zhvillimet politike në Shqipëri." Sipas zyrës së PS-së, në këtë dokument që mori pëlqimin e të gjithë të partive në tryezë thuhej se “Partia e Socialistëve Europianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me të cilën përballet Shqipëria. PES i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten”.

Por sot nga Praga, zëdhënësja e Partisë Europiane Socialiste, Silke Tomson, tha se , " Kongresi i Partisë Socialiste Europiane (PES) nuk ka miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë".
Ndërkohë përfaqësues të Partive Socialiste Europiane të mbledhura në Pragë, në kuadër të punimeve të Kongresit të socialistëve europianë, i kërkuan opozitës shqiptare që luftën politike të mos e zhvillojë në rrugë, por në parlament.
Sot Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i cili së bashku me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta po marrin pjesë në punimet e këtij Kongresi, thanë gjatë një prononcimi për mediat se në takimet me përfaqësues të partive socialiste europiane, është kërkuar kthimi i PS-së në parlament.
"Çështja në Shqipëri duhet të trajtohet në rrugë ligjore dhe lufta politike të mos zhvillohet në rrugë, por në parlament. Besoj se ky është një qëndrim shumë i qartë dhe një detyrë që duhet realizuar së pari nga PS", tha nënkryetari Haxhinasto.
"Këto qëndrime politike të Partive Socialiste Europiane janë shprehur në shumë takime. Një qëndrim i tillë na është bërë i ditur edhe nga ana e Presidentit të Partisë Europiane, Pol Rasmusen", shtoi ai.
Haxhinasto mohon të ketë pasur një takim mes zv. kryeministrit Ilir Meta dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, (ky i fundit gjithashtu ishte i ftuar në Kongres). Por, ai thotë se "largimi i z. Rama, gjatë mbajtjes së fjalës në Kongres të kryetarit të LSI-së, Meta, pati një efekt mjaft negativ tek pjesëmarrësit".

Kongresi i Partive Socialiste Evropiane, që po zhvillohet në Pragë synon rimarrjen e forcave dhe të energjive të së majtës evropiane.

(d.b/BalkanWeb)


HA Ha HA Ha genjeshtrat e PS dolen sheshit ha ha ha

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Tue Dec 08, 2009 6:02 pm
by Aulona



;)

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Tue Dec 08, 2009 6:48 pm
by Tomorr
Pse sishte anetare pësi moj -iiiii- -lol- tani qe u bete anetare do genjeni dhe pak me shume dhe sdo tju vij turp fare.

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Tue Dec 08, 2009 6:52 pm
by Hymniarber
Tomorr nese vazhdon te besh postime te pavlera ato do te fshihen. Ky te te sherbeje dhe si paralajmerim. Tema ishte me baze per debat, por vazhdimi i tij prej Aulones dhe prej teje ishte i pakuptimte.

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Tue Dec 08, 2009 7:29 pm
by Aulona
Hymniarber wrote:Tomorr nese vazhdon te besh postime te pavlera ato do te fshihen. Ky te te sherbeje dhe si paralajmerim. Tema ishte me baze per debat, por vazhdimi i tij prej Aulones dhe prej teje ishte i pakuptimte.
Me duket se une solla vetem nje video ku tregon tamam ato qe thuhen, pikerisht per te vazhduar debatin, dhe jo per komente te pakuptimta, qe i takojne shokut Tomorr!

Une per vete jam mese ne rregull me informacionet qe sjell, nqs nuk i pelqejne Tommorit, atehere le te sjelle dicka qe e fundos informacionin tim.

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Wed Dec 09, 2009 12:17 am
by Tomorr
Aulona wrote:
Hymniarber wrote:Tomorr nese vazhdon te besh postime te pavlera ato do te fshihen. Ky te te sherbeje dhe si paralajmerim. Tema ishte me baze per debat, por vazhdimi i tij prej Aulones dhe prej teje ishte i pakuptimte.
Me duket se une solla vetem nje video ku tregon tamam ato qe thuhen, pikerisht per te vazhduar debatin, dhe jo per komente te pakuptimta, qe i takojne shokut Tomorr!

Une per vete jam mese ne rregull me informacionet qe sjell, nqs nuk i pelqejne Tommorit, atehere le te sjelle dicka qe e fundos informacionin tim.
Ti ate vidjo e solle se genjeshtra e socialisteve ishte aq e madhe sa sbehej dhe ti si zedhenese e ps qe je doje te regulloje pak fytyren, por une po te them gjithashtu se Rama është munduar të paraqesë anëtarësimin e mëparshëm të PS në grupin e Partive Socialiste Europiane si një sukses personal, në një kohë kur sipas rregullores partitë e majta të vendeve që kanë nënshkruar MSA-në bëhen automatikisht anëtare të këtij grupimi politik. Pra dhe kjo nuk eshte merite e tij por e asaj qeverie qe nenshkroi MSA-ne.

Re: Pergenjeshtrohet Partia socialiste

Posted: Wed Dec 09, 2009 2:02 am
by Aulona
Tomorr wrote: Ti ate vidjo e solle se genjeshtra e socialisteve ishte aq e madhe sa sbehej dhe ti si zedhenese e ps qe je doje te regulloje pak fytyren, por une po te them gjithashtu se Rama është munduar të paraqesë anëtarësimin e mëparshëm të PS në grupin e Partive Socialiste Europiane si një sukses personal, në një kohë kur sipas rregullores partitë e majta të vendeve që kanë nënshkruar MSA-në bëhen automatikisht anëtare të këtij grupimi politik. Pra dhe kjo nuk eshte merite e tij por e asaj qeverie qe nenshkroi MSA-ne.
Une do sjell c'do lloj informacioni, dhe aq me teper informacion pak me legjitim, kur tregon vete njerezit sesi flasin dhe ca thone, sesa psh nje dica te shkraur, qe c'do kush mund ta editoj. Megjithate, perseri nuk e shikoj kete zemerimin tend, kur ti sjell c'faredo lloj inforamcioni dhe nuk te ka ndaluar njeri, vetem kemi sjelle ato informacione te cilat hedhin poshte ato qe thua ti apo ndonje tjeter.

Ti nuk duhet te flasesh fare per zedhenes, sepse ti qekur ke ardhur ketu je bere jo vetem zedhenes i PD'se, por direkt i Sali Berishes, keshtu ti duhet te jesh i fundit te akuzosh te tjeret per gjera te tilla. Po je i zoti sic te thashe sill argumenta ose evidenca te tjera, nqs jo atehere mos vazhdo te qash sepse dicka aktuale tu postua per te qartesuar ate qe ti mundohesh ta nalizosh sipas mendimeve te tua!

Pse jo, ja edhe Saliu idhulli yt mundohet te marri te gjitha gjerat qe ndoidhin, se gjoja na qenkan bere sepse ka qene ai shkaku, kur te gjithe e dine qe nga analistet, politikanet, dhe deri tek shoket e tij, qe nuk eshte keshtu. A nuk ishte Meta vete ne OPINION qe tha, "Ne NATO deshi Amerika qe u futem, sepse ne nuk kishim permbush asnje nga rregullat e duhura". Ja pra shiko, Saliu filloi te festoje nje feste, te cilen Saliu as e ka festuar ndonjehere, njerezit zoterote nuk jane budallenj. Kishte marre kalamaqerit nga 6 vjec e lart nga cdo rreth e i kishte cuar ne Tirane.

Megjithate, dua qe te degjosh disa demokrate te vertete ketu se c'fare thone per idhullin tuaj Sali Berisha. Shiko keto edhe boll u ankove e te qash se s'ka lezet se je edhe djale! :roll: