TIRANE- Shqiptarë nga e gjithë bota konsiderojnë si ngjarjen më të rëndë të vitit që po lemë pas “Marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë”.
Në sondazhin e fundvitit në BalkanWeb, pakti i ujrave me shtetin fqinj ka regjistruar një shumë të konsiderueshme votash duke kapur shifrën e 21.10% kundrejt 9 ngjarjeve të tjera të propozuara.
Skandali i faljes së ujrave të Jonit, zbuluar nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare u shndërrua në temën kryesore të ditës në të gjitha mediat që mori përmasat e një përplasjeje politike.
Pas investigimeve të njëpasnjëshme të Gazeta Shqiptare dhe News24, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.
Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.
Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota , përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa aktualisht cështja po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare.
Përmes sondazhit të BalkanWeb cdo qytetar shqiptar kudo ku jeton i tha “JO” marrëveshjes aq të kundërshtuar nga specialistë dhe ish ushtarakë nën pretendimin se cënohet sovraniteti i vendit, duke e shpallur si ngjarjen më të rëndë të vitit 2009.
Ngjarja që u rëndit e dyta si më e rënda e këtij viti u konsiderua “Bojkoti i Kuvendit” me 18.05% të votave, e ndjekur nga “Vrasja e 4 policëve nga Dritan Dajti” me 17.51% të votave.
Edhe Zgjedhjet e 28 Qershorit , është një tjetër ngjarje që sipas votuesve duhet të konsiderohet e rëndë, konkretisht 13.44% e tyre mendojnë kështu.
Më pas renditet Aleanca e Ilir Metës me Berishën me 11.56% , Mos heqja e vizave për Shqipërinë krah Serbisë e Maqedonisë me 7.95% , Vendosja e Mediut dhe e Bashës ministra me 3.58%, Akuzat personale Berisha-Rama me 3.41% , Lidhja me zinxhirë e disa të sëmurëve mendorë me 2.66% dhe e fundit Rrahja e gazetarit Mero Baze me 0.67%
Rënditja
Marrëveshja e Kufijve detarë me Greqinë: 21.17%
Bojkoti i Kuvendit nga PS: 18.05%
Vrasja e 4 policëve nga Dritan Dajti: 17.51%
Zgjedhjet e 28 qershorit: 13.44%
Aleanca e Ilir Metës me Berishën: 11.56%
Mos heqja e vizave për Shqipërinë krah Serbisë e Maqedonisë: 7.95%
Vendosja e Mediut dhe e Bashës ministra: 3.58%
Akuzat personale Berisha-Rama: 3.41%
Lidhja me zinxhirë e disa të sëmurëve mendorë: 2.66%
Rrahja e gazetarit Mero Baze: 0.67%
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Sondazh, ngjarja më e rëndë e vitit? Pakti me Greqinë
- DrCia
- Junior Member

- Posts: 4
- Joined: Tue Dec 29, 2009 7:14 pm
- Gender: Male