"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimi Progresiv i Shqiperise

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#1

Post by Aulona »

Image


PS, Rama: Në Kuvend, por zgjedhje të reja. Rezoluta 2: Te pranohet humbja

Asambleja kombëtare e PS zyrtarizon sot qëndrimin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. PS e ndarë në dy rezoluta pro dhe kundër njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Rama:Nuk bojkotojmë Kuvendin. Zgjedhje të parakohshme. Rezoluta tjetër: PS të pranojë humbjen e të analizojë shkaqet. Rezoluta e dytë: PS të njohë humbjen, e të analizojë shkaqet e humbjes. Allushi: Rama të zbatojë statutin. (update)


TIRANE- Rezoluta numer 2: PS të pranojë humbjen. Te analizohen shkaqet
Ora 12:46-
Një grup i anëtarëve të kryesisë së Asamblesë së PS-së kanë firmosur një tjetër rezolutë e cila do të hidhet në votim së bashku me atë të firmosur nga Edi Rama dhe mbështetësit e tij. Anëtarja e kryesisë së PS-së Eva Allushi në një prononcim për NEWS24 tha se të dy rezolutat i shërbejnë solidaritetit të Partisë Socialiste dhe flasin për një bashkëveprim por diferenca qëndron te rezoluta e propozuar nga ata “ që PS duhet të njohjë rezultatin e humbjes së PS-së dhe të analizojë thellë shkaqet e humbjes”
E pyetur për largimin e Ramës nga drejtimi i PS-së Allushi tha: “Statuti bën fjalë për dorëheqjen kur humb zgjedhjet dhe Rama duhet ta zbatojë”.
Sipas Allushit për pranimin ose jo të medias gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë kishte pasur një debat, ku Ben Blushi, anëtar i kryesisë dhe njëkohësisht pretendent për kryetar të PS-së, kërkoi që Asambleja të zhvillohej me dyer të hapura. Pas votimit me shumicë votash është vendosur që PS të zhvillojë punimet e Asamblesë me dyer të mbyllura.

Rama: S'do bojkotojmë parmalentin, por zgjedhje të parakohshme
Ora 12:20
“Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit, por kërkon realizimin e zgjedhjeve të parakohshme - kjo është cfarë kryetari i PS-së Edi Rama propozon me 5 pikat e rezolutës që hodhi sot për votim para anëtarëve të Asamblesë socialistë.

Në pikën e parë të rezolutës thuhet qartë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtarë dhe bën përgjegjës kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për “deforminin e qëllimshëm të procesit zgjedhor”

Në pikën e dytë të rezolutës, shkruhet se rezultati i zgjedhjeve është “i papranushëm dhe i manipuluar nga komisionerët para dhe pas procesit zgjedhor.

Në pikën e tretë, Rama thotë se cdo produkt i kytere zgjedhjeve është me legjitimitet të cunguar dhe zgjedhjet e parakohshme, janë objektiv i imponuar për ti dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik parlamentit dhe mandat legjitim qeverisë”

Në pikën e karët të rezolutës së firmosur ng kreu i PS-së dhe mbështetësit e tij thuhet se “PS distancohet nga cdo rrugë për të imponuar atë dhe opozitën në miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit”

Ndërsa në pikën e pestë sqarohet qëndrimi se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. PS është e palënkundur për të bërë deri në fund transparencë të procesit megjithë instrumentet ligjore dhe kushtetuese. Rezoluta parashikon dhe
thirrjen e Kongresit te jashtëzakonshëm më 22 Gusht.

Asambleja nis punimet me dyer të mbyllura
Ora 11:39- Asambleja e Partisë Socialiste nis punimet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave dhe të gazetarëve. Vendimi u mor me votim nga anëtarët e Asamblesë. Mësohet që në ambientet ku po zhvillohet Asambleja, ( në periferi të Tiranës, jashtë selisë rozë) ndodhet dhe kryetari i PS-së Edi Rama. PS pritet të hartojë rezolutën përfundimtare të socialistëve mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit si dhe për të përcaktuar datën e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet

PS mbledh sot Asamblene, 3 qëndrime për zgjedhjet

Ora 08:00 Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 11:00 Asamblenë Kombëtare, për të përcaktuar qëndrimin e socialistëve mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si dhe për të përcaktuar datën e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet brenda muajit gusht.

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se në këtë mbledhje kryetari socialist, Edi Rama, do të kërkojë miratimin e një rezolute, që do të argumentojë qëndrimin e PS-së për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe të qeverisë së dalë prej tyre.

Socialistët pritet të diskutojnë sot, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, mbi tri qëndrime ndaj këtyre zgjedhjeve.

“GSH” shkruan sot se tri rezoluta janë diskutuar deri mbrëmë në mjedise të ndryshme, dhe të përbashkët kanë pasur vetëm pikën e vlerësimit të këtyre zgjedhjeve si jo të rregullta.

Sipas rezolutës që do të paraqitet në rrugë zyrtare dhe që paraqet mendimin e kryetarit Edi Rama, PS-ja nuk njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por do të hyjë në Parlament për t’i hapur rrugën përgatitjes së infrastrukturës për zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa rezoluta e dytë, e hartuar nga Ben Blushi e Arben Malaj si dhe një grup mbështetësish ku janë vënë re Marko Bello, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, etj., përcakton gjithashtu që lufta politike të bëhet brenda sallës së Parlamentit.

Pak a shumë, me pika gati të njëjta vlerësohet se zgjedhjet kishin defekte, por ato duhen pranuar. Blushi e Malaj, së bashku me mbështetësit e tyre pritet të kërkojnë një analizë të plotë të zgjedhjeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive. Ky grupim ka kërkuar thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm, por nuk lënë hapësirë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Një rezolutë e tretë, ose më saktë një qëndrim më radikal, sipas burimeve nga PS-ja, pritet të mbahet nga Erion Braçe. Ai mendohet të kërkojë mosnjohje të zgjedhjeve, bojkot të Parlamentit që doli nga zgjedhje jashtë standardeve dhe zgjedhje të parakohshme. Ky qëndrim i tretë nuk i njeh përgjegjësinë direkte kryetarit të Partisë, por zgjedhjet u cenuan dhe votat u vodhën.

Mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet të fillojë me një analizë për këto zgjedhje, që do të bëhet nga vetë kryetari Edi Rama. Burimet nga PS-ja bënë të ditur për "GSH", Rama do të shprehet në respekt të statutit, që do të thotë se i njeh përgjegjësi vetes për rezultatin e zgjedhjeve. Por, nuk bëhet e qartë nëse ai do të paraqesë dorëheqjen e tij.

Thirrja e Asamblesë Kombëtare nga kryetari Rama është bërë në një mënyrë të shpejtë, pas përfundimit të procesit ankimor, nga ku PS-ja nuk shtoi asnjë deputet më shumë. Kryetari socialist u sugjeroi pak ditë më parë kundërshtarëve të tij në parti që të mos nguten duke kërkuar dorëheqjen e tij, dhe kjo pritet të pasqyrohet edhe sot gjatë fjalimit të Ramës. Ndërkohë që kundërshtarët e Ramës brenda partisë do të kërkojnë sot transparencë të plotë për punimet e Asamblesë.
(s.g/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#2

Post by Aulona »





Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#3

Post by Aulona »

Asambleja e Partisë Socialiste voton rezolutën e Ramës, rrëzon Blushin


TIRANË(UPDATE) - Ka fituar rezulota e prezantuar nga kryetari, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste. Po kështu Asambleja vendosi të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë më datën 29 gusht. Në kongres do të vendoset përfundimisht qendrimi për zgjedhjet si dhe do të vendoset për Kryetarin e ri, pasi në bazë të statutit Kryetarit të PS-së, i ka mbaruar mandati.
Në bazë të rezolutës së miratuar sot, opozita do të marrë pjesë në parlament. Këtë e ka deklaruar kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi, fill pas përfundimit të mbledhjes maratonë të që filloi në orën 11:00 dhe mbaroi në 19:30.

Po kështu Ruçi bëri të ditur 5 pikat e kësaj rezolute, që janë:

1- Të konsiderojë zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur standardet demokratike europiane dhe aspiratat e popullit për zgjedhje të ndershme duke bërë përgjegjës qeverinë e Sali Berishës
2 - Të vlerësojë rezultatin e zgjedhjeve si të papranueshme dhe të deformuara nga manipulimi
3 - Të konsiderohet me legjitimin thelbësor të cunguar çdo proidukt politik të këtyre zgjedhjeve duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë në objektiv
4 - Të distancohet hapur nga çdo rrugë dhe çdo përpjekje për ti imponuar PS-së një rezultat zgjedhor të pasaktë, pasi është forca më e madhe e votuar nga qytetarët
5- Vullnetin për të bërë transparencën e procesit me çdo mjet demokratik

Mbledhja e Asamblesë ka qenë e nxehte, zëri kundër Ramës u materializua me një rezolutë të hartuar nga anëtari i Kryesisë Ben Blushi i cili kërkonte që PS-ja të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe në këtë mënyre të pranojë humbjen. Por kjo rezolutë mori vetem 15 vota, në votimin e hapur të anëtarëve të Asamblesë. Gjatë mbledhjes kanë folur 35 anëtarë të Asamblese dhe shumica prej tyre jane shprehur se PS-së nuk iu lexua drejt rezultati i zgjedhjeve duke i cilësuar ato si jashtë standardeve. Duhet theksuar se mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe në asnj/ moment media nuk ka qene e pranishme me ambientet e brendshme të konferences, por gjatë kohës se pushimit, disa prej anëtareve, si Blushi, Braçe, Majko, etj., kanë informuar për atë që po ndodh brenda dyerve si dhe kanë dhene mendimet e tyre lidhur me qendrimin për zgjedhjet.
Blushi ka thënë se duhet njohur humbja dhe se në këtë humbje jo të gjithë kane të njëjtat përgjegjesi. "Ne mund të kishim folur edhe më parë, por ishim në një betejë elektorale dhe në një beteje të tillë nuk mund të kritikohet kapiteni", shprehet ai. Blushi e quan Asamblene një karrocë të Kryetarit.

Shekulli
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#4

Post by Aulona »

Zgjedhjet, Rama: Raport ndërkombëtarëve për parregullistë




Kreu socialist Edi Rama doli në një konferencë për shtyp për të qartësuar atë cfarë ndodhi gjatë 9 orëve të mbledhjes si dhe thelbin e rezolutës."Do vazhdojmë të kërkojmë transparencën e zgjedhjeve.

TIRANE-Një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryetari socialist Edi Rama doli në një konferencë për shtyp për të qartësuar atë cfarë ndodhi gjatë 9 orëve të mbledhjes si dhe thelbin e rezolutës, e cila paraqet dhe qëndrimin zyrtar të PS në rapot me procesin zgjedhor.
Ky qëndrim do të përpunohet dhe do të marrë formë të prerë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i cili do të mblidhet më 22 gusht. Rama e përkufizoi këtë qëndrim si përcaktues për “trasenë në të cilën do të ecë opozita në hapjen e sezonit të ri politik.”

Në kuadër të qëndrimit të miratuar dhe nga rezoluta e PS-së se zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishin të ndershme, Rama tha se PS do të hartojë një raport me të gjitha parregullsitë që janë konstatuar gjatë para dhe pas fushatës elektorale, si dhe gjatë procesit zgjedhor, procesit të numërimit deri te vendimet e Kolegjit Zgjedhor.

“Kemi përgatitur një raport që do ia vëmë në dispozicion të gjithë partnerëve ndërkombëtarë si dhe do ta bëjmë publik për opinionin shqiptar. Deformimi i procesit filloi që me presionin e jashtëzakonshëm të pushtetit para dhe gjatë fushatës.

Një presion i shfaqur në forma nga më të ndryshmet, deri në nxjerrjen e paligjshme nga burgjet të një numër të konsaiderueshëm të dënuarish për krime të kategorisë së lartë. Këta individë kanë ndihmuar në fushatën elektorale të qeverisë. Mungesë transparence gjatë gjithë procesit të numërimit, deri në mohimin e së drejtës për të bërë një proces rinumërimi, duke marrë formën e deformuar deri në Kolegjin Zgjedhor. Nga ana tjetër është i madh lumi i dëshmive të qytetarëve përsa i përket trysnisë së ushtruar nga qeveifa për të penguar vullnetin e tyre të lirë apo për ta devijuar.”- tha Rama gjatë konferencës për shtyp.
Rama theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të pranohet, dhe premtoi se do të bëhet c'është e mundur që t'i bëhet
transparencë e plotë procesit, duke e konsideruar si qëllim të opozites gjatë punimeve të kuvendit të ardhshëm.


I pyetur se përse Asambleja u zhvillua me dyer të mbyllura Rama tha “Nuk ishte as rasti as vullneti për ta bërë asamblenë me dyer të hapura dhe me praninë e medias” .

TopChannel
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#5

Post by Aulona »

Rama respekton statutin, tashmë vetëm kryetar “de fakto” i PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se respekton dhe është i gatshëm të nisë zbatimin e nenit të statutit të Partisë Socialiste, i cili thotë se kryetarit i ndërpritet mandati në rast se partia nuk fiton zgjedhjet. Gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama ka zyrtarizuar vendimin për të ndërprerjen e mandatit. Tashmë Rama nuk mund të quhet kryetar “de jure” i Partisë Socialiste, por për të mos lejuar vakume deri në zhvillimin e Kongresit të PS-së ai do të jetë në një farë mënyre kryetari “de fakto” i kësaj partie. Lidhur me këtë vendim, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tha se Partia Socialiste asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim zbatimin e statutit, madje për këtë ai vlerësoi edhe qëndrimin e Edi Ramës, i cili ka qenë iniciatori për zbatimin e kësaj pike. “Asnjëherë nuk e kemi vënë në diskutim zbatimin e statusit. Këtë e tregoi edhe Rama. Ishte Edi Rama, ai që u bë inisiator i propozimit për thirrjen e Kongresit për zbatimin e statutit. Të presim të zhvillohet Kongresi. Duroni dhe do të merreni këtë përgjigje, nga salla e Kongresit”, tha Ruçi, i cili shtoi se për të shmangur vakumet, Rama do të vijojë të jetë kryetar i PS-së deri në ditën kur do zhvillohet Kongresi. Ruçi foli gjithashtu edhe për mundësinë e rikandidimit të Ramës, ku theksoi se kjo është një e drejtë normale në Partinë Socialiste. “Kushdo në këtë vend është i lirë të zgjedh dhe të zgjidhet. Është një e drejtë themelorë e çdo qytetari, aq më shumë si një partie demokratike, si kjo e jona”, vijoi Ruçi. Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, anëtari i kryesisë së PS-së Ben Blushi tha se sipas statutit mandati i Ramës është ndërprerë dhe se Partia Socialiste shkon në Kongres për të zgjedhur kryetarin e ri. “Statuti ka hyrë në fuqi. Shkojmë në Kongres për të zgjedhur kryetarin e ri”, tha ai.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19096


Ruçi: Zbatohet statuti, por Rama rikandidon

Rama mund të rikandidojë sërish për kryetar partie”, - është shprehur dje, kryetari i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi. Në konferencën për shtyp në fund të mbledhjes së Asamblesë, Ruçi lexoi rezolutën fituese të propozuar nga Rama dhe i pyetur nga gazetarët tha se, “kushdo në këtë vend është i lirë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kjo është një e drejtë themelore e çdo qytetari shqiptar, aq më shumë të një partie më se demokratike dhe luajale si partia jonë”. Sipas Ruçit, Rama asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim zbatimin e statutit të partisë. “Sot morët përgjigje, që asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim zbatimin e rregullave të brendshme në parti, dhe këtë tregoi edhe vendimi i fundit i Asamblesë dhe këtë tregoi edhe vet ai që ju keni anatemuar kaq shumë deri më sot, se a do ta zbatojë Edi Rama statutin apo jo. Ishte Edi Rama ai që u bë iniciator për thirrjen e Kongresit të partisë dhe për zbatimin e statutit”, - u shpreh Ruçi. Ai sqaroi se PS-ja nuk ka shfaqur asnjëherë propozime për të mos marrë pjesë në Parlament. Ruçi bëri të qartë se ai personalisht ka mbështetur rezolutën e propozuar nga Rama. “Unë kam mbështetur atë rezolutë që përputhet me realitetin e procesit para, gjatë dhe pas elektoral. Kam mbështetur atë rezolutë, që shpreh thelbin e atij shqetësimi dhe gjykimi që mendon i gjithë elektorati socialist, dhe pse jo më gjerë”, - sqaroi Ruçi.

Gazeta Shqip
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#6

Post by Aulona »

Malaj: Vizioni për Partinë Socialiste

Anëtari i kryesisë: Zyrtarizoj kandidaturën më 29 gusht në Kongresin e Jashtëzakonshëm
Aurora Thomollari

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaron se do të zyrtarizojë kandidimin për kryetar të Partisë Socialiste më 29 gusht në sallën e Kongresit të Jashtëzakonshëm. Në një intervistë për "Shqip", Malaj sqaron se në thelbin e platformës së tij do të synohet një parti politike me demokraci të brendshme dhe institucione të brendshme sa më të forta dhe sa më bashkëkohore. Malaj kundërshton idenë e një lideri me pushtet absolut në emër të përgjegjësisë absolute të humbjes, por institucione partiake me autoritete të qarta dhe të imponueshme, që e lehtësojnë fitoren. Duke shpalosur disa prej pikave të asaj çka mund të cilësohet platforma "Malaj" për drejtimin e Partisë Socialiste, anëtari i kryesisë thotë se këto nuk do të jenë deklarata festive në kongres, por propozime konkrete për të ndërhyrë në Kushtetutën e partisë dhe në skemën e saj organizative. Malaj shpreh bindjen se kjo do të jetë një garë midis kolegëve potencialisht partnerë për sfidat që ka Partia Socialiste dhe vendi ynë. Në asnjë moment, ngul këmbë Malaj, ajo nuk do të jetë një garë që nxit tensione dhe përplasje. Malaj jep një mesazh për aktorët dhe faktorët brenda selisë rozë, teksa thotë se "kjo garë s‘duhet të prodhojë një krizë, por një rilindje shpresash dhe optimizmi për sfidat e së ardhmes. S‘kam qenë dhe nuk do të jem në asnjë garë që konceptohet "luftë" edhe midis kolegëve".

Zoti Malaj, a i qëndroni deklaratës suaj për të kandiduar si kryetar partie, pavarësisht zhvillimeve në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare?

Nuk është hera e parë që e shpreh publikisht se politikën e shikoj si mundësi ambiciesh pozitive dhe jo thjesht si një vend të rehatshëm mbijetese parazitare. Shpresoj shumë që angazhimi dhe përkushtimi me disa mandate partiake si kryetar i grupit parlamentar, anëtar i kryesisë prej vitit 1997, deputet i Partisë Socialiste në 4 legjislatura dhe në zona të ndryshme elektorale, kandidat për kryetar Bashkie në Vlorë në sfidën e vështirë të korrikut 1992, të jenë gurët realë të kredibilitetit politik për të qenë realist në ambiciet brenda forcës sime politike. Shpresoj shumë që performanca në mandatet qeverisëse tri herë ministër i Financave dhe një herë ministër i Ekonomisë, nxjerrja e vendit nga kriza e rëndë e vitit 1997, hartimi dhe implementimi i strategjive të suksesshme për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e vendit, të jetë prova reale e përgjegjshmërisë qytetare dhe politike për t‘i shërbyer atij. Jo pa punë dhe pa sakrifica jam munduar që angazhimit tim politik t‘i bashkëngjis edhe atë akademik, duke ndjekur nga afër debatet dhe strategjitë më të mira për sfidat ekonomike që ka vendi. Ndjekja e programeve në universitetet më të mira, angazhimi si profesor për integrimin europian në universitete të ndryshme, pjesëmarrja aktive në debate publike në mediat vizive dhe të shkruara, kanë qenë pjesë e përgjegjësisë për të kontribuar pozitivisht në sfidat e vendit tim. Unë i dua, i vlerësoj dhe i respektoj njerëzit. U jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë në momente jo të lehta të karrierës sime politike. U jam shumë mirënjohës socialistëve që më kanë besuar dhe më kanë mbështetur në sfidat e mia në mandatet politike në parti dhe në mandatet qeverisëse.

Meqenëse vazhdoni t‘u qëndroni deklaratave tuaja të para pak ditëve, kur do e shpallni zyrtarisht kandidaturën tuaj zoti Malaj?

Për ambicie dhe sfida kaq të mëdha nuk punohet as një muaj dhe as një vit. Ato mund të jenë reale dhe të mundshme kur për to punon çdo ditë të angazhimit tënd publik dhe politik. Nuk punohet çdo ditë për të arritur me çdo kusht një post të caktuar partiak apo qeveritar, por punohet çdo ditë dhe me shumë përkushtim për të konsoliduar vlerat më të mira njerëzore dhe cilësitë më të mira të një lideri që e bën një karrierë në rritje një proces gradual dhe të natyrshëm. Ky proces duhet të jetë sa më normal dhe kurrë një luftë midis kolegësh, plot prapaskena dhe intriga. Për mua është shumë impresionuese thënia e Theacher: "Nuk kam parë njeri që të jetë në majë pa punuar shumë. Kjo është receta më e mirë, që gjithmonë, edhe kur nuk të çon në majë, të çon shumë afër saj". Shpallja zyrtare e platformës për kandidim do të bëhet në përputhje të plotë me statutin e Partisë Socialiste, pra në datën 29 gusht në Kongresin e Jashtëzakonshëm. Ndërsa investimi konkret për një mbështetje sa më të mirë publike është një proces i përditshëm dhe i përhershëm.

A mund të na thoni se cilat janë pikat ku do të mbështetet platforma juaj përballë elektoratit socialist?

Për platformën jam duke punuar me një grup kolegësh dhe dashamirësish, që ajo të jetë sa më konkrete, sa më realiste, lehtësisht e aplikueshme, e monitorueshme nga votuesit dhe opinioni publik. Në thelbin e saj kjo platformë do të synojë një parti politike me demokraci të brendshme dhe institucione të brendshme sa më të forta dhe sa më bashkëkohore. Jo lider me pushtet absolut në emër të përgjegjësisë absolute të humbjes, por institucione partiake me autoritete të qarta dhe të imponueshme që e lehtësojnë fitoren. Këto nuk do të jenë deklarata festive në kongres, por propozime konkrete për të ndërhyrë në Kushtetutën e partisë dhe skemën e saj organizative. Momenti i dytë do të jetë filozofia e zgjerimit të aleancave brenda spektrit politik, me faktorët socialë, sindikatat, konfederatat, grupet e ndryshme sociale, komunitetin e biznesit, studentët etj. Zgjerimi i aleancave politike, forcimi i kredibilitetit të këtyre aleancave dhe koalicioneve, rritja e efikasitetit politik të tyre, do të jetë një shtyllë e rëndësishme e kësaj platforme. Qartësimi i vizionit dhe strategjisë së Partisë Socialiste për sfidat afatgjata ekonomike dhe sociale të vendit do të jetë pjesë e rëndësishme e platformës. Qartësimi i strategjisë për rritjen e efikasitetit të opozitës për sfidat e vendit brenda institucioneve kushtetuese dhe përballë mazhorancës në këto institucione është një element shumë i rëndësishëm. Të gjitha reformat kushtetuese që do të realizohen edhe me konsensusin midis mazhorancës dhe opozitës, që nuk duhet konsideruar tabu, në asnjë rast nuk do të pranohet të dobësojnë sistemin demokratik të ndarjes së pushteteve, të balancës dhe të kontrollit të tyre në funksion të parimit themelor: shtet i fortë, me institucione të forta. Këto janë disa momente që do të plotësohen dhe qartësohen nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me anëtarësinë e Partisë Socialiste dhe në një komunikim publik me transparencë dhe pjesëmarrje në rritje me votuesit shqiptarë, pavarësisht nga anëtarësia apo preferenca e tyre partiake. Profilin, vizionin, programin ekipin partiak dhe ekipin qeverisës të çdo partie politike është mirë që çdo shqiptar ta njohë dhe ta vlerësojë në dinamikë. Do të dëshiroja të qartësoja që në fillim se, çdo aktivitet i paraqitjes se kandidaturës, çdo element i garës konkurruese, do të jetë tërësisht i bazuar në faktin që kjo është një garë mes kolegësh. Kjo do të jetë një garë vizionesh, konceptesh, strategjish dhe ekipesh. Kjo do të jetë një garë midis kolegëve potencialisht partnerë për sfidat që ka Partia Socialiste dhe vendi ynë. Në asnjë moment ajo nuk do të jetë një garë që nxit tensione dhe përplasje midis votuesve dhe mbështetësve tanë në çdo skaj të vendit. Kjo garë nuk duhet të prodhojë një krizë, por një rilindje shpresash dhe optimizmi për sfidat e së ardhmes. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem në asnjë garë që konceptohet "luftë" edhe midis kolegëve, që fillon dhe përfundon si një grindje e përhershme, që i shndërron kolegët në "armiq" ndaj njëri-tjetrit, duke krijuar pasoja shumë të rënda për solidaritet dhe përkushtim në Partinë Socialiste.





Bravo te pakten PS'js treghet me progressive dhe me tolerance, mbasi te gjithe kane te drejte te rikandiojne, jo psh si PD, ku vetem nje neri ka ndenjur ne krye te kesaj Partie njesoj si Enveri, edhe ne kohen kur ai ishte President dhe ndrroi kushtetuten vetem per ta personalizuar PD'ne ose si mund ta quajme ndryshe Partike Komuniste Blu. Ne e dime shume mire te gjithe ata qe kane dale e i kane dhene Sales sikur edhe nje sygjerim ndryshe qe nuk ka qene i rekorduar, te gjithe ata Sala sot i ka nxjerrur ne pensjon me hir ose me pahir(ku e kam pare kete problem)! -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#7

Post by Aulona »



Partia Socialiste reagoi menjehere pas shpalljes se rezultatit zyrtar te zgjedhjeve nga KQZ dhe e cilesoi kete institucion si repart sulmi ndaj te drejtes legjitime dhe barazise se votes.

Sipas perfaqesuesit te selise roze ne kete komision, Genci Gjoncaj, KQZ certifikoi nje proces te manipuluar qe paracenon legjitimitetin e cilido institucioni qe do te pasqyroje kete rezultat.

“Partia Socialiste ka denoncuar publikisht me fakte dhe argumenta, faktin se ky komision nuk mund te luante rolin e arbitrit pasi shumica ishte celule ne funksion te PD”, u shpreh Gjoncaj.

Eshte rast unikal, tha Gjoncaj, qe diten e zgjedhjeve per me shume se 10 ore KQZ ndaloi se funksionuari dhe se me pas gjate procesit te numerimit vendimet e marra ishin ne funksion te perpjekjeve per te deformuar rezultatin nga perfaqesuesit e PD-se.

Perfaqesuesi ligjor i Partise Socialiste ne KQZ tha se ky Komision pati vendimmarrje te ndryshme per ceshtje te njejta gjate procesit te ankimimeve ne funksion sic tha ai te urdherave politike.

PS perserit se nuk do te njohe asnje rezultat te deformuar zgjedhor sepse ajo nuk mund te pranoje deformimin e neserm, sic tha zoti Gjoncaj, te te gjithe institucioneve derivuese nga vota e shqiptareve.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#8

Post by alfeko sukaraku »

Aulona ...personalisht jam shume pensimist ne lidhje me ceshtjen....sala nuk iken pa dru.

Me qe je njohese e ceshtjes....a mundesh te na thuash per nje deklerat...a pjes te programit te Edi Rames ne lidhje me hapjen e shkollave shqipe ku ka shqipfoles?Qendron kjo apo kam informacione te gabuara?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#9

Post by Aulona »

alfeko sukaraku wrote:Aulona ...personalisht jam shume pensimist ne lidhje me ceshtjen....sala nuk iken pa dru.

Me qe je njohese e ceshtjes....a mundesh te na thuash per nje deklerat...a pjes te programit te Edi Rames ne lidhje me hapjen e shkollave shqipe ku ka shqipfoles?Qendron kjo apo kam informacione te gabuara?

LOL, kete ai e ka vertetuar, nuk do qe ta kundershtosh shume.

SIc tha dikush-"Sala nuk eshte as demokrat, as komunist, as nacionalist, as paterjot, as muslyman, as poltikan, as kristian, por ai mund te behet te gjitha keto, nqs i sigurojne pushtetin". -haha-

Per kete tjetren e ke fjalen shkolla shqipe ne Greqi, mbasi PS'ja eshte me e lidhur me komunitet e emigranteve dhe problemet e tyre. Nqs po, nuk e di, por do shikoj!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#10

Post by Arta »

Hetimi për zgjedhjet, Braçe në krye të komisionit hetimor parlamentar


Partia Socialiste ka planifikuar të depozitojë kërkesën për krijimin e komisionit hetimor parlamentar, i cili do të zbardhë manipulimet e ndodhura në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kjo kërkesë e selisë rozë pritet të bëhet qysh në ditët e para të krijimit dhe funksionimit të Parlamentit të ri. Grupi Parlamentar do të depozitojë kërkesën për krijimin e komisionit hetimit parlamentar dhe sipas ligjit, drejtimi i komisionit do t’i besohet opozitës. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, kësaj kërkese do t’i bashkëngjitet edhe emri i kryetarit të komisionit. Burimet konfirmuan se do të jetë deputeti socialist i zgjedhur në qarkun e Beratit, Erion Braçe. Propozimi i emrit të Braçes për drejtimin e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e manipulimeve në zgjedhje ka lidhje me faktin se Braçe është zgjedhur deputet në qarkun e Beratit. Në këtë qark Partia Socialiste pretendon se i është grabitur një mandat nga maxhoranca aktuale dhe kjo është edhe arsyeja kryesore që selia rozë nuk do ta njohë legjitimitetin e Parlamentit dhe qeverisë së re. Partia Socialiste pretendon se i është mohuar mandati i pestë, pasi KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor refuzuan që të hapeshin disa dhjetëra kuti votimi në zonat ku cilësohen si bastione të saj. Por sigurisht që hetimi që do të bëjë komisioni parlamentar nuk do të ketë vetëm lidhje me qarkun e Beratit, por edhe me qarkun e Shkodrës dhe të Tiranës. Edhe në këto dy qarqe Partia Socialiste ka kontestuar rezultatin dhe ka pretenduar se i janë grabitur mandatet.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19272
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#11

Post by Aulona »

Malaj: Kam platformen time per PS

Deputeti socialist Arben Malaj ka shprehur ambicjen e tij per te menaxhuar Partine Socialiste pas zgjedhjeve te 28 qershorit qe e nxorren ate serish ne opozite.

Ne nje interviste per VOA, Malaj ka rrefyer planet e tij per te nxjerre ne pah efikasitetin e opozites ne Parlamentin e ri shqiptar.

“Me nje grup ekspertesh dhe kolegesh une po punoj per te paraqitur modelin tim ne Kongresin e 29 gushtit dhe prioriteti yne eshte angazhimi ne institucione. PS nuk duhet ta braktise Parlamentin, por te jape eficencen e saj”, ka deklaruar Malaj.

Deputeti socialist ka folur edhe per rolin e kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve, duke kerkuar nga ai respektimin e filozofise qe futi ne PS.

“Shpresoj qe Rama t’i permbahet filozofise se tij. Rama duhet te mbahet si njeriu qe solli nje pergjegjesi per humbjen dhe qe nuk duhet ta zhkaravise kete filozofi”, eshte shprehur Malaj.

Me tej, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti ka theksuar se, pavaresisht se eshte nje vend anetar i NATO-s, Shqiperia nuk i permbushi standartet e kerkuara nga BE.

“Keto zgjedhje do te rezultojne nje shans i humbur per standartet evropiane. Do te jete OSBE/ODIHR qe do te jape fjalen e fundit, por mund te themi se standartet nuk u plotesuan”, ka shtuar Malaj.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#12

Post by Aulona »

Statuti, si do të organizohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së
Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së do të miratojë kandidatët dhe platformat e tyre. Zgjedhjet do të zhvillohen me pjesëmarrjen e anëtarësisë. Votimi “një anëtar, një votë” përcakton kryetarin e ri

Shaban Sulçe

Vendimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të respektuar nenin e statutit, që parashikonte ndërprerjen e mandatit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, tashmë i ka hapur rrugën procesit të votimit të anëtarësisë socialiste për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie. Ky proces, i bazuar mbi parimin “një anëtar, një votë”, do të ketë shumë elemente të përbashkëta me zgjedhjet parlamentare, si fushata në bazë, ngritja e komisioneve që do të numërojnë votat, siguria dhe shpërndarja e fletëve të votimit, apo përgatitja e listës së personave që kanë të drejtë vote. Deri tani, pritet të jenë tre kandidaturat kryesore që synojnë drejtimin e partisë më të madhe të së majtës. Dy kandidaturat e shpallura janë ato të kryetarit aktual Edi Rama dhe deputetit dhe anëtarit të Kryesisë Arben Malaj, ndërkohë që kandidimin për kreun e PS-së e ka lënë të nënkuptohet edhe deputeti dhe anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, i cili ka deklaruar se do të paraqesë platformën për rimëkëmbjen e PS-së. Por, pavarësisht deklaratave, do të jetë Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, që do të mblidhet më 29 gusht, ai që do të miratojë zyrtarisht kandidaturat për kreun e Partisë Socialiste.


Kongresi

Kongresi i Jashtëzakonshëm do të mblidhet më 29 gusht, pas një vendimi të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të shprehur në rezolutën e miratuar prej saj. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të diskutojë dhe miratojë rezolutën, e cila e cilëson të papranueshëm rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërkohë që pika e dytë do të jetë diskutimi i nenit të Statutit për miratimin e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste. Sipas Statutit, kandidaturat për kreun e PS-së duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kandidatët duhet të paraqesin përpara të pranishmëve në Kongres platformat e tyre, ndërkohë që Kongresi do të vendosë datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste sipas parimit “një anëtar, një votë” jo më vonë se dy muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Votimi do të bëhet i fshehtë.

Fushata

Pas miratimit të kandidaturave, kandidatët për kreun e Partisë Socialiste do të nisin një fushatë të mirëfilltë me degët dhe anëtarësinë e PS-së në të gjithë Shqipërinë. Gjatë fushatës kandidatët do të përpiqen që të sigurojnë mbështetjen e anëtarësisë socialiste, pasi do të jetë kjo e fundit ajo që do të përcaktojë me votën e saj emrin e kreut të ri të Partisë Socialiste. Fushata pritet të fillojë menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm.

Votimi

Votimi do të jetë si proceset e votimit që kemi parë në zgjedhjet në Shqipëri. Në të gjitha degët e PS-së do të ngrihen komisione, të cilat do të përbëhen nga përfaqësues dhe mbështetës të kandidaturave për kreun e PS-së. Komisionet do të kujdesen për zhvillimin e një procesi normal dhe për elementet e tij, si listat e votuesve, fletët e votimit dhe numërimin e votave. Procesit të votimit do t’i paraprijë hartimi dhe verifikimi i listave të anëtarëve, të cilët do të kenë të drejtë vote. Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Socialiste, numri i anëtarëve të saj në të gjithë vendin është rreth 60 mijë.

Dy betejat e fituara nga Edi Rama për kreun e Partisë Socialiste

Edi Rama ka fituar deri tani dy gara zgjedhore për të qenë kryetari i Partisë Socialiste. Në vitin 2005 Rama u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste pas votimit që bëri Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj partie, ndërsa në vitin 2007 Rama u konfirmua në krye të PS-së me mbi 90% të votave, pas votimit “një anëtar, një votë” që zhvilloi anëtarësia socialiste. Në vitin 2005 Rama kandidoi përballë ish-Presidentit të Republikës dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Rexhep Meidani. Nga 449 votues në Kongres, Rama fitoi 297 vota, kundrejt 151 votave të Meidanit, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Ndërkaq, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2007, Partia Socialiste aplikoi për herë të parë zgjedhjen e kryetarit të saj me anë të parimit “një anëtar, një votë”, në një proces ku mori pjesë e gjithë anëtarësia socialiste. Përballë kandidaturës së Ramës ishte kandidatura e Shkëlqim Metës, i cili mori një rezultat të dobët, pasi Edi Rama u konfirmua në drejtimin e Partisë Socialiste me mbi 90% të votave.

Statuti, anëtarët e PS-së që kanë të drejtë vote për kryetarin e ri


Sipas Statutit të Partisë Socialiste, anëtari i partisë ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të Partisë, të propozojë dhe të propozohet kandidat përfaqësues i Partisë në organet e pushtetit legjislativ e ekzekutiv dhe të njihet me veprimtarinë e përfaqësuesve të Partisë në këto organe. Anëtari i PSSH-së është i detyruar: të bëjë pjesë në një organizatë të PS-së, të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë; të mos bëjë pjesë në parti të tjera politike shqiptare, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë; të mos kandidojë si i pavarur ose për forcat e tjera politike dhe as të kontribuojë në favor të tyre në fushatat zgjedhore dhe të mos marrë pjesë në manifestime që bien ndesh me qëndrimin politik të partisë. Ndaj anëtarit të PSSH-së që mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në mbledhjen e Organizatës Socialiste, nuk paguan kuotizacionin e anëtarësisë: për më shumë se 3 muaj për anëtarin e Asamblesë Socialiste dhe të Asamblesë Kombëtare të PSSH-së; për më shumë se 6 muaj për anëtarin e partisë, shkel vendimet e forumeve, cenon rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes në raportet partiake, kandidon si i pavarur apo për forcat e tjera politike ose kontribuon në favor të tyre në fushatat zgjedhore pa autorizim të forumeve përkatëse të partisë, nuk merr pjesë në votime elektorale pa arsye të përligjura, deklaron publikisht qëndrimin kundër kandidatit përfaqësues të partisë, merren këto masa disiplinore: vërejtje, heqje e të drejtës së votimit në proceset zgjedhore në parti deri në 1 vit, çregjistrim nga partia.

Malaj: “Do të konkurroj në Kongres me platformë politike”

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka deklaruar se po përgatit këto ditë një platformë politike për të konkurruar në Kongresin e 29 gushtit për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Malaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pjesëmarrja aktive e Partisë Socialiste në Parlament është një domosdoshmëri për detyrat dhe përfitimet që Bashkimi Europian i ka paraqitur Shqipërisë për investime dhe liberalizimin e vizave.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19305
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#13

Post by Aulona »

Kongresi i PS, "Platforma Blushi": Të ndryshojë statuti, jo rikandidim nëse dorëhiqet kryetari


Kujdes se do tu hane me sy ata qe flasin per "demokracy", dhe nuk kane as nje pike demokracie ne rradhet e tyre. E dime shume mire te gjithe qe i kane bere verejtje ""demokratit"" tone te pare, kane dale ne pesjon apo ne ndonje hendek... -lol- -hahaha-


Dy javë përpara kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kritikët ndaj kreut Edi Rama kanë publikuar 10 pikat ku duhet ndryshuar statuti. Ndryshimet të njohura si platforma e deputetit Ben Blushi parashikojnë mes të tjerash mos rikandimin e kryetarit të PS në rast dorëheqje apo të ndërprerjes së mandatit për shkak të humbjes në zgjedhje. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Dhjetë janë pikat që duhet të ndryshojnë në statutin e Partisë Socialiste, sipas deputetëve që kritikojnë kreun aktual të kësaj partie Edi Rama. Marko Bello, një prej përfaqësuesve të këtij grupimi shprehet se platforma që do ti cohet për votim delegatëve të Kongresit më 29 gusht, synon zgjerimin e hapësirave demokratike, të cilat sipas kritikëve të Ramës janë ngushtuar ndjeshëm nga ky i fundit.

“Gradualisht zoti Rama na ka përfaqësuar të gjithëve duke ngushtuar hapësirat demokratike të partisë. Kemi heshtur të gjithë për shkak se kemi qënë shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme. Por do të ishte fatale për një parti në qoftë se do të kishte probleme të brendshme ”u shpreh Bello.

Ndryshimi i statutit në nenin që nuk qartëson rikandidimin e kryetarit të partisë, në rast të dorëheqjes duket se do të jetë një prej pikave më të nxehta në Kongresin e Jashtëzakonshëm. Bello sqaron se përvecse më shumë kompetencave për forumet e larta, të cilat janë lënë nën hije deri më sot, në Partinë Socialiste duhet të ndryshojë edhe konceptimi për të drejtën morale për rikandidim.

“Në rastin konkret të humbjes së zgjedhjeve parlamentare dorëheqja është një penalizim e cila nuk lë mundësi për rikandidim. Unë nuk jam me parimin kundër rikandidimit, përfshirë dhe të kryetarit aktual por statuti kështu e ka. Ashtu si kushtetuta për një vend dhe statuti për një parti është pikërisht për të penalizuar, për të mos ju dhënë hapsirë liderëve të papërgjegjshëm që duan me cdo kusht të mos largohen ” theksoi Bello.
Ben Blushi, një prej të parëve deputetë që kritikoi Ramën pas humbjes në 28 qershor të Partisë Socialiste, si dhe mbështetës të Blushit kanë nisur prej kohësh takime me delegatët e kongresit të jashtëzakonshëm në disa qytete të vendit. Përvecse informimit për platformën e tij, ky grupim po punon edhe për konsolidimin e votave që do të hidhen të shtunën e fundit të gushtit, duke përcaktuar kështu fatin e drejtuesit të PS i cili në katër vitet e fundit mban emrin e Edi Ramës. (e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#14

Post by Aulona »



Në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste Edi Rama pohon se jo vetëm do të rikandidojë për kryetarin e socialistëve, por rrëfen edhe arsyet pse e detyrojnë në këtë nismë. Rama shprehet edhe për platformën e përgatitur nga Ben Blushi që synon ndryshime statusore në parti Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thyen heshtjen paszgjedhore dhe pranon për herë të parë publikisht se do të rikandidojë për postin e kreut të PS. I intervistuar nga një e përditshme shqiptare, Rama e lidh rikandidimin e tij me atë që ai e cileson besimi dhe fuqia për ta udhëhequr në drejtimin e duhur Partinë Socialiste, por dhe si një detyrim ndaj shume njerëzve dhe bashkepuntorëve të afert që e mbeshtesin në këtë hap.
Rama deklaron gjithashtu se duhet të qëndrojë në krye të PS si një pengesë e pakapercyeshme për atë që ai e cilëson pushtet korruptues te Sali Berishës, por dhe një pengesë të pakapërcyeshme të politikes se vjeter te trinomit Berisha-Meta-Nano, që sipas Rames jane bashkuar per te dobesuar PS dhe te plackitur vendin.

Ne kete interviste, Rama iu jep pergjigje edhe zerave ndryshe brenda partise se tij duke deklaruar se eshte krenar qe pas një procesi zgjedhor qe ai e cilëson dramatik për demokracinë në Shqipëri, partia që ai drejton eshte një hapësirë ku ka liri për ekpozimin e pikëpamjeve të ndryshme “Por sipas Ramës është i rëndësishëm që ky debat të jetë emancipues dhe jo regresiv”- dhe mendimi ndryshe sipas tij nuk duhet te nenkuptoje marrjen peng te organizates nga pakica dhe ku askush nuk duhet "faktorizohet" për të marrë atë që nuk i takon përmes shkeljes së etikës së bashkëjetesës apo "kurajos" për të thyer rregullat .
Rama shprehet njeherazi edhe per platformen e pergatitur nga Ben Blushi qe synon ndryshime statuore. Rama deklaron se kongresi i 29 Gushtit duhet te vendose per qendrimin e PS ndaj zgjedhjeve dhe linjen e profilit te saj opozitar dhe nuk mund të trajtojë dot ndryshime statutore, të cilat kanë nevojë për një konsultim gjithëpërfshirës, sipas tij të shtrirë në çdo strukturë të bazës së partisë dhe padyshim të shtrirë edhe në një kohë dhe kjo kohe eshte e pamjaftesuhme deri ne 29 Gusht. “Nuk është e arsyeshme të ngrihet një "platformë" ndryshimesh statutore thjesht për të mbledhur firma delegatësh të kongresit. te cilat nuk do bejne gje tjeter vecse do pozicionojne delaget kunder njeri tjetrit” –deklaron Rama. Kongresi sipas kryesocialistit duhet te ndaje cdo pergjegjesi per mosarritjen e fitores qe padyshim gjendet sias tij edhe brenda PS, por mbi të gjitha e atyre që e grabitën këtë fitore. duke skicuar veprimet opozitare te partise qe drejton Rama rendit te paren betejen për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri, por dhe reformim te plote të PS.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimi Progresiv i Shqiperise

#15

Post by Aulona »

EDI RAMA: RIKANDIDOJ, BETEJA VAZHDON

Interviste e Edi Rames me gazetarin Ened Janina botuar sot ne gazeten Shekulli

Zoti Rama, qysh prej përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor ju nuk jeni shprehur. As pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare ju nuk keni pranuar të prononcoheni duke zgjedhur një heshtje të zgjatur që ka lënë ngritur një sërë pikëpyetjesh. Ndërkohë në kampin rozë nuk ka pushuar asnjë ditë debati i hapur për humbjen e zgjedhjeve dhe largimin tuaj nga kreu i PS, të cilin e synojnë të paktën dy persona të tjerë që kanë shpallur publikisht ambicien e tyre. Ashtu sikundër nga ana tjetër ka filluar puna për krijimin e qeverisë mbi bazën e një koalicioni krejt të paparashikuar në një Shqipëri që po fillon të preket seriozisht nga kriza ekonomike. Gazeta jonë dëshiron që ju ta thyeni heshtjen për lexuesin e saj, duke filluar nga pyetja që e bëjnë sot të gjithë pa përjashtim: A do të rikandidoni për kreun e Partisë Socialiste?

Po, unë do të rikandidoj për kreun e Partisë Socialiste. Dhe lejomëni të shtoj se jam krenar që sot, pas një procesi zgjedhor dramatik jo vetëm për ne socialistët, po për demokracinë në Shqipëri, partia që kam drejtuar e reformuar për katër vjet me rradhë, është një hapësirë ku ka liri për ekpozimin e pikëpamjeve të ndryshme dhe mundësi konkrete për të vënë në provën e konkurencës demokratike cdo alternativë drejtimi në një moment kur kjo forcë e madhe politike duhet e do të ristartojë.

Pse kjo heshtje e zgjatur zoti Rama?

Sepse me përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor për mua ka nisur një proces i domosdoshëm dëgjimi i të gjithë zërave, brenda e jashtë partisë, në hapësirën e debatit publik apo në rrugët e komunikimit jopublik me shumë njerëz, të njohur e të panjohur, mbështetës dhe jo të qëndrimeve e ideve të mia. Ky dëgjim ngulmues vlen për të kuptuar sa më gjerësisht, analizuar sa më thellësisht dhe sintetizuar sa më qetësisht të gjitha mendimet e idetë që lidhen me zgjedhjet e saposhkuara, me gjendjen aktuale politike, ekonomike e sociale të vendit, me mbarëvajtjen e Partisë Socialiste, me të nesërmen e saj dhe, natyrisht, edhe me punën e rolin tim dje, sot, nesër. Kam dëgjuar dhe do të vazhdoj të dëgjoj me shumë vëmendje cdo zë, për të bërë më të mirën për njerëzit, vendin dhe Partinë Socialiste. Por ndërkohë nuk është se kam heshtur pas përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor. Thjesht zëri im është bashkuar me zërin e Asamblesë Kombëtare në rezolutën që përcakton qartësisht qëndrimin tonë për zgjedhjet e 28 qershorit. Eshtë zëri i përbashkët i asamblesë që i kërkoi Kongresit të Jashtëzakonshëm miratimin e këtij qëndrimi, me synimin për ta pozicionuar qartë Partinë Socialiste në raport me maskaradën zgjedhore dhe piketuar rrugën e një opozite që do të synojë zgjedhjet e parakohshme, për t’i ridhënë legjitimetin e plotë një parlamenti me sovranitet të cunguar ku do të dalë së shpejti një qeveri që është pasqyra besnike e kësaj maskarade.

Po ndërkohë në Asamblenë Kombëtare edhe pse në shumicë dërrmuese ky zë nuk ka qenë i vetmi. Një zë tjetër, i një pakice sado të vogël, ka këkuar pranimin e menjëhershëm të humbjes, njohjen e rezultatit pa kushte dhe largimin tuaj nga kreu i PS pa të drejtën për rikandidim(?)

Do të shqetësohesha po të mos kishte asnjë zë pakice, aq më tepër në kushtet kur nuk kemi fituar. Kjo është natyrshëm koha për debat të brendshëm dhe natyrshëm në një parti të madhe e demokratike si e jona ka njerëz që kanë mendimet e ambiciet e tyre, krejt të
ndryshme në këtë rast nga të shumicës ku hyj edhe unë. Rëndësi ka që ky debat të jetë emancipues dhe jo regresiv, që pakica të respektohet në të drejtën demokratike për të ekspozuar qëndrimin e saj dhe shumica në të drejtën gjithaq demokratike që të gjithë të respektojnë vendimin e saj, që kultura e organizatës të konsolidohet më tutje si kultura e një bashkimi vullnetar, ku mendimi ndryshe nuk nënkupton marrjen peng të organizatës nga pakica dhe ku askush nuk “faktorizohet” për të marrë atë që nuk i takon përmes shkeljes së etikës së bashkëjetesës apo “kurajos” për të thyer rregullat që e dallojnë një organizatë të madhe përfaqësuese, sic është PS-ja sot, nga një përfaqësi e corganizuar interesash të vogla, sic ka ndodhur të katandiset PS-ja në të shkuarën.

Pakica në këtë rast duket se nuk është pajtuar me qëndrimin e Asamblesë Kombëtare dhe ka hartuar një platformë ndryshimesh statutore më synimin që t’ia paraqesë Kongresit të Jashtëzakonshëm, gjë për të cilën po mblidhen edhe firma delegatësh të kongresit. Cili është qëndrimi juaj ndaj këtyre ndryshimeve?

Statuti nuk është as Bibël as Kuran, po vetëm kuadër parimesh themelore e organizative që duhet t’i adoptohen vijimësisht rrethanave dhe ekzigjencave të kohës që ecën me shpejtësi e me të cilën duhet të ecë medoemos edhe një forcë e madhe politike sic është Partia Socialiste. Ndryshime në këtë kuadër janë bërë në të shkuarën dhe do të vazhdojnë të bëhen sa herë të gjykohet e nevojshme. Madje në kushtet e në momentin aktual nuk është hic e paarsyeshme që të mendohet edhe për to. Por e rëndësishme është të mos ngatërrojmë rradhën e punëve dhe të mos nxjerrim sytë për të vënë vetulla. Sepse sot jemi në prag të një kongresi të jashtëzakonshëm që duhet të vendosë për dy cështje esenciale jo thjesht për PS-në, po për politikën opozitare të vendit pas një maskarade zgjedhore e cila ka deformuar vullnetin e zgjedhësve duke nxjerrë një rezultat të gënjeshtërt e të papranueshëm për shumicën. Ky kongres duhet të vendosë për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj zgjedhjeve që automatikisht përcakton edhe linjën e profilit të saj opozitar, si edhe për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e partisë. Duke pasur një barrë të tillë kongresi i 29 gushtit nuk mund të trajtojë dot ndryshime statutore, të cilat kanë nevojë për një konsultim gjithëpërfshirës, të shtrirë në cdo strukturë të bazës së partisë dhe padyshim të shtrirë edhe në një kohë të arsyeshme për analiza serioze e diskutime shterruese që nuk e kemi kurrësesi deri në 29 gusht.
Thënë sa më lart, unë nuk mendoj se është e arsyeshme të ngrihet një “platformë” ndryshimesh statutore thjesht për të mbledhur firma delegatësh të kongresit. Të cilat, le themi hapur të vërtetën, i pozicionojnë delegatët kundër njëri-tjetrit, jo për hir të ndonjë debati real për reformë statutore, po vetëm për hesap të njërit a tjetrit në kërkim të një mbështetje në kongres kundër zhvillimeve të parashikueshme. Angazhimi frenetik i të gjithë arsenalit mediatik të Sali Berishës e të Ilir Metës për të promovuar një “platformë” të tillë, deri edhe në lajmet kryesore të vetë Televizionit famëkeq Shtetëror, duhet ta bëjë cdo opozitar të vetëdijshëm minimalisht për faktin se ka një interes jetik të kundërshtarit për t’a larguar vëmendjen nga krimi elektoral i 28 qershorit. Për pushtetin e korruptuar që po riprodhohet përmes një mutacioni të dhimbshëm pas një deformimi kriminal të vullnetit të popullit sovran në 28 qershor, diversioni konstant në kampin tonë dhe nxitja me cdo mjet e sherrit mes nesh janë e vetmja rrugë për të marrë kohë e mbajtur në distancë të menaxhueshme presionin e pashmangshëm të opionionit publik. Kurse për ne është koha për të mos humbur minuta të cmuara, po për ta udhëhequr me vizion e kurajo këtë presion mbi një qeveri që s’mund të tolerohet për asgjë, sepse është ngritur jo mbi vullnetin e lirë të popullit Sovran, po mbi një krim elektoral që duhet zbardhur tërësisht, denoncuar vijimësisht dhe dënuar masivisht me një votë popullore të parakohshme. Kjo nuk është koha për të relativizuar efektin shkatërrues që makineria e manipulimit dhe korrupsionit elektoral pati mbi procesin zgjedhor, po për ta nxjerr atë në pah publikisht në të gjitha rrugët e instancat e komunikimit publik. Kjo nuk është koha për të kërkuar nga brenda Partisë Socialiste atë që Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë dëshpërimisht nga jashtë saj, miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor të gënjeshtërt e të papranueshëm nga ana jonë. Kjo është koha për të ndarë qartë, prerë, pa asnjë ekuivok, cdo përgjegjësi mosarritjen e fitores së merituar në 28 qershor, padyshim edhe brenda nesh, por ama duke e filluar nga përgjegjësia themelore që në asnjë mënyrë nuk është e jona që u grabitëm, po e atyre që na grabitën. Dhe përgjegjësia themelore, pa asnjë mëdyshje, është e Sali Berishës dhe e pushtetit të tij të korruptuar e korruptues, që e ktheu shtetin e të gjithëve në një makinë elektorale të pushtetit të disave, që përdori gjithshka, që nga presionet banditeske mbi qytetarët, tek manipulimet me listat e zgjedhësve, tek fondet publike e paraja e zezë, tek vrasësit e trafikantët e nxjerrë paligjshmërisht nga burgjet dhe deri tek ushtarët e KQZ-së e gjykatësit e gjunjëzuar, për të përmbysur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kjo është koha për të kuptuar se kush fal krimin e 28 qershorit, jo vetëm aminston keqbërësit e mëdhenj, duke legjitimuar parlamentin e krijuar nga plackitja e votës dhe qeverinë e tyre të krijuar për të plackitur më tej Shqipërinë, por fal edhe vetë zgjedhjet e ardhshme. Madje edhe ato mbas tyre.

Po mesa duket ky i ndryshimeve statutore është mekanizmi që kundërshtarët tuaj brenda partisë, të cilët nuk e duan rikandidimin tuaj kanë gjetur për të vënë në lëvizje kundër jush një numër të caktuar delegatësh që zor se do të hidhnin firmën kundër rikandidimit tuaj apo jo? Të paktën kështu janë shprehur disa nga firmëmbledhësit e pyetur për psenë e kësaj nisme.

Së pari unë nuk i shoh si kundërshtarë të mitë brenda partisë ata që janë kundër rikandidimit tim, po si kolegë të cilët në ndonjë rast janë në të drejtën e tyre të kenë ambicie për t’u ulur në karrigen e kryetarit, pavarësisht se për këtë arsye të vogël gabojnë në gjykimin e dickaje shumë më të madhe sesa karrigia e kryetarit; në ndonjë rast tjetër shprehin në mënyrë të gabuar një nevojë të kuptueshme për të hequr nga vetja vështrimet fajësuese për kontributet që kanë dhënë në vendimmarrje të caktuara; në të tjera raste thjesht nuk fshehin dot mërinë fëminore për një arsye a një tjetër në marrëdhëniet e punës me mua apo, përgjithësisht, në rastin më përfaqësues, duan “të marrin hak” për mospërfshirjen e tyre në listat e deputetëve. Por, në fund të fundit, kjo është një shfaqje e vecantë ambiciesh e dobësish njerëzore që nuk zhvleftëson në vetvete cdo pretendim e argument të tyre. Të cilët i falenderoj, edhe pse përgjithësisht nuk jam dakord me ta, dhe i ftoj që në këtë moment të vështirë të dëgjojmë me sa më shumë respekt njëri – tjetrin, duke mos harruar të dëgjojmë, në rradhë të parë dhe me respektin më të madh, socialistët e socialistet në të gjithë Shqipërinë. Së bashku padyshim me shumë të tjerët që në 28 qershor e bënë Partinë Socialiste forcën më të madhe politike në Shqipëri. Dëgjimi i palodhur i gjatë gjithë kësaj periudhe formësoi brenda meje bindjen se Gramozi, Namiku, Pandi, Arta, Vali, Ermelinda e të tjerë miq e bashkëpunëtorë me rradhë në grupin tonë të ri parlamentar, bashkë me Profesor Servetin e të tjerë akoma vetëm pak ditë pas 28 qershorit, kishin të drejtë kur më kërkuan të rikandidoj për të drejtuar Partinë Socialiste pas një beteje që nuk e fituam dot jo sepse u kundërvotua projekti ynë, po sepse u deformua vullneti i popullit sovran. Dhe ky është rasti për t’u thënë të gjithë kërkimtarëve të moralit e të standarteve më të larta perëndimore në një nen të statutit të partisë sonë se po, është e vërtetë, dorëheqja e parevokueshme e liderit është një akt moral e civil i admirueshëm, madje i rrallë edhe në Europë e Shtetet e Bashkuara, kur humbet zgjedhje të moralshme të standarteve perëndimore që rrëzojnë me votë të pacënuar projektin përkatës politik. Por në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet e njëjta gjë në kushtet kur jo vota e popullit, po makinacionet e hapura e të fshehta të një pushteti të korruptuar e korruptues të mohojnë të drejtën e rezultatit që buron nga vullneti i zgjedhësve. Në këto kushte morali dhe civilizimi demokratik perëndimor merren si pikë referimi për t’u dorëhequr duke hapur debatin dhe garën brenda partisë, ku rikandidimi, sic tregojnë raste të ndryshme, nuk është vetëm një dëshirë e individit po një vendim që buron në rradhë të parë nga nevoja e forcës politike. Brenda saj Partia Socialiste ka ndjekur pikërisht trasenë e moralit e të civilizimit demokratik perëndimor, duke i hapur rrugë debatit dhe konkurimit të lirë për lidershipin. Kurse konkretisht për mua, ky rikandidim ka marrë formë jo thjesht nga besimi tek fuqia ime për ta udhëhequr në drejtimin e duhur Partinë Socialiste, por në rradhë të parë nga vetëdija e një detyrimi të patjetërsueshëm vëllazëror, politik e qytetar ndaj shumë njerëzve, bashkëpunëtorë të afërt e mbështetës të panjohur, që i falenderoj sot publikisht për mbështetjen e tyre, si edhe ndaj atyre qindramijëra njerëzve që besuan e besojnë tek projekti i kësaj force të madhe politike. Të cilën dëshpërimi i natyrshëm dhe zemërata e ligjshme për humbjen e pamerituar nuk duhet ta cojnë kurrësesi mbrapa, po vetëm përpara. Përpara për një mision që vazhdon!

I gjithë ky debat brenda opozitës bëhet teksa një gjymtyrë e saj është shkulur nga trupi i opozitës dhe i është bashkuar pushtetit. Vota për LSI-në ka rezultuar votë për Sali Berishën dhe së shpejti ajo që askush nuk e besonte me të vërtetë do të jetë realitet: Sali Berisha dhe Ilir Meta do të qeverisin bashkë, krah për krah. Por ndërkohë zërat kundër jush në PS, bashkë me disa zëra analistësh në media, thonë se pa joshur Ilir Metën dhe bashkë me të Fatos Nanon, socialistët janë të destinuar të humbasin përsëri. Ju si mendoni?

Kjo e sotmja nuk është një bisedë që mund të ezaurojë të gjithë problematikën e situatës postzgjedhore në vend, të cilën do ta analizojmë e trajtojmë me tërë kujdesin e nevojshëm në Partinë Socialiste dhe me të gjithë opinionin publik. Por mund të them se vendi sot ka një gjendje shumë kritike të demokracisë e të ekonomisë dhe cifti i ri politikës së vjetër në pushtet vetëm do ta rëndojë këtë gjendje. Ndërkohë që ideja se për të ardhur në pushtet ne duhet të kthehemi tek PS-ja e vjetër, është jo vetëm në kundërshtim me sensin historik e me misionin e kësaj partie, po edhe pa asnjë përputhje me domosdoshmërinë që ka sot shumica e shqiptarëve për t’u ndarë nga politika e vjetër e Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Të cilët janë bërë bashkë, kanë dalë hapur, të tre të angazhuar në një front kundër opozitës dhe në dëm të interesave të vendit në tërësi. Për të përfituar sa të munden nga ndarja e plackës publike në kohën që u ka mbetur dhe për të dobësuar e mundësisht kontrolluar Partinë Socialiste, me qëllim zgjatjen e kohës së këtij pushteti interesash krejt të shkëputura nga interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, këta tre njerëz që s’kanë lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër njëri-tjetrit, sot po u shfaqin pa asnjë perde shqiptarëve të gjithë pafytyrësinë e politikës së vjetër. Dhe po u tregojnë pa asnjë gajle sesa shumë janë tallur me ta ndër vite, duke vazhduar t’u thonë se e mira e vendit i ka hedhur në prehrin e njëri-tjetrit.
Brenda logjikës së atij pazari të politikës së vjetër, të cilit ne i’u kundërvumë vendosmërisht me projektin e politikës së re, Ilir Meta trafikoi 83 mijë zemra që në 28 qershor rrahën fort për largimin e Sali Berishës, pikërisht për të mbajtur Sali Berishën në një pushtet të cilit Iliri i’u bashkangjit me ngut për të marrë pjesën e tij në plackitjen e vendit sipas një plani të bërë kohë më parë. Kurse Fatosi, pasi bëri shërbimin e radhës për Saliun duke e goditur Partinë Socialiste publikisht dhe kërkuar votën kundër saj përpara 28 qershorit, priteni kur të rishfaqet! Për të vazhduar avazin e nisur kohë më parë, me shpresën e neveritshme se Sali Berisha, tashmë bashkë me Ilir Metën, do t’i japin në këmbim të shërbimit të turpshëm për përcarjen e PS-së jo vetëm pjesën e tij nga plackitja e Shqipërisë, po edhe kolltukun e shumëndërruar që i’u mohua dy vjet më parë sepse nuk kishte shërbyer aq sa duhet për ta shthurrur familjen tonë politike.

Ku do të ndryshojë opozita e pas 28 qershorit nga ajo e para 28 qershorit?

Le t’ia lemë Kongresit të Jashtëzakonshëm dhe muajve në vijim shtjellimin e profilit të ri që do të ketë opozita jonë ndaj një pushteti të grabitur me manipulime e korrupsion elektoral, i cili rri në këmbë vetëm për të grabitur prona e fonde publike me manipulime e korrupsion qeveritar. Unë jam gati ta udhëheq opozitën në një betejë që vazhdon me të vjetrën në pushtet për t’i dhënë jetë një pushteti të së resë. Nga një anë më vjen mirë që Sali Berisha e ka kuptuar i pari se me mua në krye Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për pushtetin e tij të korruptuar e korruptues që pas 28 qershorit po godet egërsisht, përballë e pas shpine, të gjitha ato forca ende të lira të kësaj shoqërie në politikë, media e sipërmarrje, të cilat nuk i nështron dot me fuqinë e parasë e të privilegjeve të pushtetit. Por nga ana tjetër, më vjen keq që atë që e ka kuptuar Saliu nuk e kanë kuptuar akoma njerëz publikë të cilët lirinë e tyre pas 28 qershorit po e përdorin në një përpjekje absurde për të kufizuar lirinë e popullit opozitar për të zgjedhur lidershipin dhe rrugën e vet në kushtet e reja të luftës politike në Shqipëri.

Gjithësesi ndërkohë që kundërshtarët apo sic doni t’i quani ju kolegët që synojnë karrigen tuaj kanë shpallur platformat e tyre, ju a do të keni një platformë për fushatën zgjedhore brenda Partisë Socialiste apo do të mjaftoheni me kontestimin e zgjedhjeve dhe të parlamentit e qeverisë që prodhuan këto zgjedhje?

Sic ju thashë më parë unë jam shumë i angazhuar në dëgjimin e të gjithë zërave, padyshim në rradhë të parë të zërit të socialistëve në të gjithë Shqipërinë, por gjithashtu jam po aq i angazhuar në një proces reflektimi për atë që duhet bërë për të përballuar betejën politike me këtë regjim të egër korrupsioni të ustallarëve të politikës së vjetër. Kjo betejë kërkon një angazhim të gjithanshëm, pjesë e të cilit është edhe reformimi i mëtejshëm i partisë. Ky reformim, sikundër e theksova, nuk mund të jetë as i improvizuar në formën e një “platforme” gushtore që thjesht justifikon një nismë për karrigen e kryetarit dhe as i kufizuar në një numër pikash që ndryshojnë në statut me pretekstin e stisur apo qoftë edhe dëshirën e mirë për demokratizimin e partisë. Reformimi i mëtejshëm i partisë, të cilin, më lejoni ta them, e kisha paraparë edhe në rast fitoreje pikërisht sepse, e kam thënë me kohë, besoj tek nevoja për reformim të vazhdueshëm në një organizatë që synon të jetë pasqyrë e kohës që ndryshon – reforma e fundit strukturore dhe më radikalja në Bashkinë e Tiranës është bërë menjëherë pas fitores së 18 shkurtit - duhet të bëhet e padyshim do të bëhet. Në asnjë mënyrë jo duke e përjashtuar mundësinë e marrjes në konsideratë të propozimeve të dala deri sot, përkundrazi duke i konsideruar seriozisht edhe ato. Por reformimi që na duhet kërkon një angazhim të rëndësishëm energjish njerëzore dhe kohe në dispozicion brenda një axhende opozitare të ngjeshur. Një reformë e tillë kërkon të paktën të gjithë pjesën e mbetur të vitit përsa i përket kohës. Ajo duhet të bëhet mbi themelet e një analize dinjitoze të shumanshme dhe nuk duhet të katandiset në asnjë mënyrë thjesht tek ristrukturimi organizativ pa analizuar më parë me seriozitet e kompetencë cdo aspekt të gjëndjes funksionale të partisë sonë. Kjo analizë e domosdoshme duhet të rrokë të gjithë problematikën e sotme me një këndvështrim të gjerë që shkon nga e shkuara tek ardhmja, nga brenda vetes jashtë saj dhe anasjelltas. Për të përmirësuar cilësisht kulturën e punës e të rezultatit në Partinë Socialiste, ku secili duhet të ketë jo vetëm të drejta, po edhe detyra të përcaktuara, jo vetëm më shumë mundësi që të ndikojë në vendimmarrje, po edhe më shumë përgjegjësi që burojnë nga forca e vet ndikuese, ku bashkimi ynë vullnetar të jetë shumë më shumë një bashkim punëtorësh të mirë të kauzës së përbashkët dhe ku liria e secilit të mos jetë asnjëherë argument për t’iu shmangur detyrimeve serioze që burojnë nga përfaqësimi i shumë të tjerëve. Për të rikonceptuar opozitën si tërësi forcash e individësh të organizuar ose jo në grupime politike dhe për t’u dhënë të gjithë faktorëve të vegjël të saj mundësinë të riorganizohen e kontribuojnë në një platformë të përbashkët që maksimalizon goditjen opozitare dhe fuqinë e alternativës sonë qeverisëse. Për të shtjelluar më gjerësisht me opinionin publik bazën vlerore e programore të Partisë Socialiste, në funksion të një politike të re që më shumë se asnjëherë tjetër i duhet njerëzve e vendit, por që po ashtu si asnjëherë më parë duhet të transmetohet tek publiku jo thjesht e vetëm përmes figurave kryesore të partisë, po përmes gjithë rrjetit të anëtarësisë së saj. E cila në një mënyrë të re duhet të komunikojë e ballafaqohet drejtëpërdrejt me përfaqësuesit e vet në parlament apo forumet drejtuese qendrore të partisë. Ky reformim i mëtejshëm është i detyrueshëm, por, e përsëris me këmbëngulje, në asnjë mënyrë nuk duhet të na ngatërrojë rradhën e punëve dhe nuk mund të lëvizë pikën e parë të axhendës sonë opozitare që është beteja pa vonesë e kompromis për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri duke shpëtuar zgjedhjet nga kthetrat e këtij pushteti të korruptuar e korruptues.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”