Page 1 of 1

Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Mon Aug 03, 2009 4:26 pm
by Aulona
Ketu do te vendosen te lajmet dhe te dhenat dhe dabtimet, mbi infrastrukturen rrugore te bere ne Shqiperi, per mire apo per keq. Mbi kete teme, kemi debatuar kush e di sa here edhe ne forume te tjera, duke jo vetem pare keto rruge te pambaruara komplet dhe i inagurojme mbi 100 here, por edhe nga disa raporte te Evropes, te cilat kane bere verejtjet e tyre mbi keto ndertime te behen sipas standarteve, dhe jo te abuzohet buxheti i tyre jo vetem ne kurriz te xhepave te popullit, por edhe ne kercenimin e jetes se tyre.


Aksidentet, eksperti Koxha: Policia pa plan veprimi, Berisha nxiton në inagurime



Ish drejtori i qarkullimit rrugor Berti Koxha fajëson strukturat e policisë për numrin e madh të aksidenteve rrugore të cilat muajin e kaluar arritën bilancin e një lufte. Koxha thotë se policia nuk po menaxhon dot situatën e krijuar superlëvizja e automjeteve në këtë sezon veror, ndërsa kritikon kryeministrin Berisha se është nxituar në inagurimin e rrugëve të pa përfunduara dhe pa sinjalisitikë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Me një bilanc prej afro 50 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, muaji korrik cilësohet si fatal për sigurinë e jetës në rrugët shqiptare. Ish drejtori i qarkullimit rrugor Berti Koxha fajëson mungesën e sinjalistikës por mbi të gjitha mungesën e një plani veprimi nga policia, si shkaqet e këtij bilanci tragjik.

“Unë mendoj që këtë vit, policisë së shtetit, policisë rrugore i ka dalë krejtësisht nga dora, puna dhe menaxhimi i situatës të sezonit turistik. Ndoshta ka influencuar edhe përfshirja e strukturave të policisë në procesin zgjedhor. Mund të jetë një nga arsyet por kur bëhet fjalë për ruajtjen e jetës së njerëzve në rrugë nga aksidentet , për kontrollin e zbatimit të ligjit nuk duhet të anashkalohen detyrimet kryesore” thekson Koxha.

Shkaqet për situatën e rëndë, sipas drejtorit të Qendrës për Studime të Sigurisë rrugore janë 100% të strukturave shtetërore. Sipas tij, që prej vitit 2006 nuk mblidhet Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore, i cili në bazë të ligjit duhet të takohet cdo 3 muaj.
Koxha është kritik edhe ndaj kryeministrit Berisha dhe inaugurimeve që ai po bën në rrugët që nuk kanë përfunduar me të gjithë elementët e duhur.
“Nuk jam dakord kurrsesi me inaugurimet e akseve rrugore, edhe nga vetë kryeministri në rrugë krejtësisht të papërfunduar dhe pa asnjë lloj sinjalistike. Shembulli që jep kryeministri i vendit duke inauguruar rrugë të tilla , mua më bën të mendoj që situata nuk është kapur me seriozitetin e duhur” tha Koxha.

Rritja e numrit të emigrantëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe brenda saj, gjatë muajve të verës, nuk shihet nga eksperti i qarkullimit rrugor si shkak që favorizon aksidentet. Edhe këtu ai sheh paaftësinë e policisë për të menaxhuar një situatë me superlëvizje të automjeteve.

“Nuk ju heq asnjë presje sinjalistikës, edukatës rrugore, gjendjes së mjeteve, por në situatën kur kemi të bëjmë me një fluks të shtuar , kur kemi të bëjmë me një sezon që është i ngarkuar për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe të turistëve duhet të ketë një menaxhim ndryshë, i cili nuk ka ndodhur për fat të keq” shtoi ish shefi i qarkullimit rrugor. (e.n/News24/BalkanWeb)

Re: Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Mon Aug 03, 2009 6:14 pm
by Hymniarber
Nuk mendoj se eshte faji i policise, rreth 60% e viktimave te ketyre aksidenteve jane dasmore, te hipur ne makina ne oret e vona te nates te dehur. Pjesa tjeter, jane emigrante, qe ose vazhdojne te drejtojne mjetet me shpejtesi jashte normave, ose nuk i pershtaten "stilit origjinal" shqiptar ne menyren e drejtimit. Sa per sinjalistiken, heren e fundit qe shkova ne Shqiperi, ishte pikerisht kjo qe nuk zbatohej nga drejtuesit e mjeteve, te cilet jane arrogante dhe joqytetare ne menyren si i binden rregullit. Nje tjeter defekt, eshte mungesa e parkimeve nentokesore(totalisht per faj te kryetareve te bashkive) qe sjell ngushtimin e hapesirave rrugore, dhe per pasoje stresim te drejtuesve dhe aksidente.

Re: Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Tue Aug 04, 2009 7:11 pm
by Aulona


Si ka mundesi qe nuk paskan dalur me falmuj grek keta, sidomos me Bollanon ne krah.
E kuptoni tani qe si perdoret Bollano si mashe, sa here ka probleme! :roll:
Ne ditet e nxehta te veres kur sezoni veror shenon kulmin, kryetari i qeverise premton infrastrukture per turiymin shqiptar. Sipas tij ky do te jete vizioni i qeverise qe ai do te drejtoje. Version multimedial i ketij lajmi

VLORE-SARANDE-Në kulmin e sezonit turistik në vend, Kryeministri Sali Berisha premton se qeveria që ai drejton do të ketë vizion të punës, zhvillimin e turizmit në vend. Deklaratat u bënë dje gjatë vizitës dje në disa fshatra të Bregut të Jonit ku kryetari i qeverisë takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano me të cilin pati një bisedë miqësore.

Zyra për shtyp e kryeministrit bëri të ditur sot se dje Berisha u ndal në fshatin Ilias, ku inauguroi rrugën e re për në Manastirin e Shën Theodhorit dhe plazhin e Gjipesë.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se “Vizioni ynë është kombi sytë drejt detit. Shekuj e shekuj i kemi mbajtur drejt maleve dhe, e vërteta është se kemi siguruar ekzistencën dhe mbijetesën, por nuk kemi siguruar dot prosperitetin dhe zhvillimin, që na kanë munguar. Ndaj, tani do të kthehemi drejt një pasurie të pafundme, siç është deti. E tërë infrastruktura jonë do të ketë dy qëllime themelore: tregun dhe detin”.

Kryeministri tha se tashmë përpjekjet janë përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës së brendshme nga Orikumi në Ksamil.

“Brenda vitit 2010, ne do të përfundojnë të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit. ...Shoh me bindje të madhe se në dy vitet e ardhshme e tërë zona e bregut deri në Ksamil do të ketë një infrastrukturë moderne europiane,” u shpreh Kryeministri. duke kerkuar nga autoritetet vendore që krahas infrastrukturës rrugore, vitin e ardhshëm të hartojnë projekte për sistemet e vaditjes.
Në linjën e turizmit, Kryeministri inkurajoi të gjithë operatorët turistikë t’u ofrojnë pushuesve shërbime cilësore dhe me çmime të leverdishme.

“U gëzova pa masë kur lexova në Eurostat se në hotelet dhe restorantet shqiptare çmimet janë të leverdishme. Ndaj, unë i ftoj të gjithë pronarët e restoranteve, hoteleve dhe shtëpive të kenë çmime të arsyeshme dhe të mos harrojnë se e vërteta është se krahas peizazhit dhe ushqimit, pothuajse 95 përqind e turistëve pëlqejnë çmimet e lira. Ndaj le t’u ofrojmë mikpritjen tonë, çmimet e arsyeshme dhe, në këtë mënyrë, fitojmë shumë më tepër,” tha Kryeministri.

Temë në kuadër të infrastrukturës ka qënë edhe turizmi kundër betonimeve. “Mbrojtja e bregut nga betoni, - tha Kryeministri - duhet të jetë një nga qëllimet më kryesore, sepse ne duhet të ndërtojmë një turizëm ndryshe.

“Nëse shkoni në Himarë do të shihni të gjitha banesat, por, përveç tyre, edhe dy pallate pa leje, të cilat e lëndojnë Himarën deri në palcë. Ato, si pa leje që janë, do të kenë fatin e ndërtimeve pa leje, por nuk besoj se do të përsëriten më.”

Gjatë vizitës në zonën e Bregut, Kryeministri Berisha inauguroi edhe rrugën hyrëse në fshatin Palasë, një investim me vlerë 24 milion lekë. Në përfundim takimeve dhe të disa inaugurimeve të rëndësishme në zonën e Bregut, kryeministri u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Zyra per shtyp e kryeministrit beri te ditur se Kryetari i Bashkisë së Himarës ka falënderuar Kryeministrin Berisha për këtë vizitë si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e angazhimet e qeverisë nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, në lidhje me zhvillimin e turizmit bashkëkohor dhe kulturor.

(d.b/BalkanWeb)

Re: Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Sat Aug 15, 2009 5:28 pm
by Aulona



Ky problem qe po has tani ne kete rajon, te tjeret kane kohe qe po bertasin dhe as po i pyet njeri. Pune e madhe se ku do te qendroni juve, ka rendesi qe qeveria te kompensoj veten e saj, njerezit le te marrin rrugen per emigracion po nuk u pelqejne rregullat e qeverise... :D



Po mire pra le te shkoje autostrada, por ndihmoini njerezit qe ti zhvarrosin te afermit, se eshte detyra e qeverise nqs ata duan qe tu shkoj puna ashtu sic duhet, mos i lini edhe te vdekurit pa varre, mire njerezit qe i late ne fatin e qiellit.
Punimet për autostradën Rrëshen-Kalimash kanë dëmtuar varrezat në fshatin Shtrungë në komunën Fan. Një prej familjeve të prekura është ajo e Ded Laskës, i cili thotë se aktualisht varrezat janë vetëm 30 cm nga skrapata e bërë për autostradën. Version multimedial i ketij lajmi

MIRDITE- Autostrada Rrëshen-kalimash vec shpronësimeve ka shkaktuar një tjetër problem, atë të shkatërrimit të varrezave. Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë dëmtuar varrezat e fshatit Shtrungaj të komunës Fan.

Një prej familjeve të prekura është edhe ajo e Ded Laskës, i cili thotë se aktualisht varrezat janë vetëm 30 cm nga skrapata e bërë për autostradën. Disa familje, për këtë arsye janë detyruar të zhvarrosin eshtrat e të afërmve të tyre duke i varrosur diku tjetër, ndërsa shumë prej tyre nuk i kanë lëvizur ende eshtrat e të afërmve për shkak të kostos së lartë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Re: Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Sun Aug 16, 2009 5:17 pm
by Aulona
Banorët e Iballës vuajnë mungesën e infrastrukturës


Nuk shikoj ketu asnje propagande, pervec njerez real me probleme reale.
Banoret e komunës Iballë në Pukë vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Asfaltimi i rrugës, që ekziston prej vitit 1900, është premtim i kahershëm i qeverisë, që ende nuk është realizuar. Banorët janë të detyruar ta braktisin zonën. Version multimedial i ketij lajmi

PUKE- Për banorët e zonës së Iballë problemi më shqetësues është mungesa e rrugës automobilistike, e cila edhe pse u është premtuar prej vitesh nuk ka asnjë ndryshim. Rruga funksionuese tashmë në shkatërrim total funksionin që prej 1900-tës, kur ishte dhe rruga lidhëse mes Shkodrës dhe Gjakovës. Asfaltimi i rrugës nacionale, Bardhet-Iballë është premtim i vazhdueshëm i qeverisë aktuale, por që ende nuk është realizuar. Përballë kësaj situate jeta e banorëve të zonës është vështirësuar së tepërmi.
Banorët e varfër të Iballës dhe fshatrave të tjerë që lidhen përmes kësaj rruge shprehen se 60 km rrugë nga qendra e rrethit, atyre u duhet të paguajnë 1 mijë lekë të reja për të shkuar në Pukë dhe anasjelltas. Për të udhëtuar në segmentin Bardhet- Iballë mjeti duhet të jetë patjetër fuoristradë. Shkatërrimi total i rrugës ka ndikuar që këtë verë të ulet dhe numri i turistëve të cilët e frekuentonin shpesh këtë zonë ku u ndërtua dhe shkolla e parë shqipe në veri të vendit.

(e.n/News24/BalkanWeb)

Re: Infrastruktura dhe standartet e saj.

Posted: Wed Aug 26, 2009 5:39 am
by Aulona
Autostrada, Hipoteka "përzë" banorët
Brikena Shllaku

SHKODER Nëse nuk gjendet një zgjidhje ligjore për ndarjen e tokave në Malësi të Madhe, superstrada Shkodër-Hani i Hotit do të mbetet thjesht një projekt në letër. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe nuk pranojnë të bëjnë regjistrimet e tokave që ndodhen në zonat ku do të kalojë rruga. Shkak është mënyra në të cilën është ndarë toka. Banorët e zonës që preken nga projekti i superstradës, pasi kanë mësuar se tokat e tyre do të shpronësohen, kanë shkuar të bëjnë regjistrimet, por janë kthyer pas nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive. "Nuk mund të bëjmë asnjë regjistrim toke nëse nuk është zbatuar ligji 7501". Kjo ka qenë përgjigja e kësaj zyre për banorët që presin të shpronësohen. Tashmë problemi ka mbetur pezull. Në Malësinë e Madhe, në zonat nga do të kalojë rruga, toka që në fillim të viteve 1990 është ndarë sipas kufijve të vjetër. "Ne i kemi ndarë tokat sipas kufijve të vjetër. Kemi qenë të gjithë dakord për këtë ndarje, pasi secili prej nesh donte të merret tokën e të parëve të vet. Ka qenë kjo arsyeja që nuk kemi pasur konflikte për tokën e ndarë. Secili ishte i ndërgjegjshëm për tokën që i takonte. Vetëm kështu mund ta gëzonim tokën. Edhe komisionet e ngritura për ndarjen e tokës kanë qenë dakord. Ndërsa tani pas 18 vitesh, nuk na pranohet regjistrimi", - thotë Kadriu, njëri nga banorët e zonës.

PRONAT

Banorë të tjerë pohojnë se mosregjistrimi i pronave do të shkaktojë një problem akoma më të madh, pasi mbi këto toka janë ngritur shtëpi dhe dyqane. Madje janë bërë dhe shitje të tyre duke besuar se toka është e pronarëve të vjetër. Banorët, të shqetësuar në lidhje me këtë fakt, kërkojnë që fajin t'ua hedhin strukturave të shtetit, të cilat në kohën kur është ndarë toka kanë qenë dakord me kufijtë e vjetër dhe tani është po shteti që nuk e njeh këtë ndarje. Problemi i regjistrimit të tokave ka dalë në plan të parë tani që ka nisur puna për shpronësimet për rrugën e re, tepër të rëndësishme për të gjithë zonën; superstradën Shkodër-Hani i Hotit. Ligjërisht, nëse pronat nuk janë të regjistruara në Hipotekë, atëherë shteti nuk mund të bëjë asnjë shpronësim. Nga ana tjetër, zyrat e hipotekave nuk mund të bëjnë regjistrime në këtë gjendje. Sipas juristëve të këtyre zyrave, duhet që të dalë një vendim i ri i qeverisë për të njohur ndarjen e tokës sipas kufijve të vjetër. Në të kundërt, asgjë nuk mund të bëhet. Ky problem nuk është i ri për zonën e Malësisë së Madhe. Drejtuesit vendorë të Koplikut dhe të komunave kanë kërkuar që qeveria të marrë parasysh këtë problem. Mësohet se kërkesa është bërë që prej 3 vitesh, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje.

AUTOSTRADA

Investimi më i rëndësishëm në zonën e Shkodrës, superstrada Shkodër-Hani i Hotit po shoqërohet me shumë probleme. Më problematiket duket se janë mungesa totale e titujve të pronësisë në dy fshatra nga ku do të kalojë superstrada, rishikimi i çmimit të tokës, si dhe rritja në rreth 3 herë e numrit të pronarëve që do të shpronësohen. Ishte parashikuar që numri i pronarëve për shpronësim të jetë 390, ndërkohë që pas verifikimeve në terren kanë dalë 950 pronarë që do të shpronësohen. Inaugurimi i fillimit të punimeve të kësaj superstrade u bë në qershor nga kryeministri Sali Berisha. Por problemat e shumta që po dalin çdo ditë, duket se do ta vonojnë shumë nisjen reale të rrugës. Superstrada Shkodër-Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në vitin 2011 dhe ka një vlerë prej 30 milionë eurosh.