Page 1 of 1

STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Mon Sep 07, 2009 11:28 pm
by Zeus10
STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME I BA PRESION EULEX’it
Agjencia amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor” sjell artikullin me titull “Kosova: presion mbi EULEX”. Ne artikull agjencia amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor” akuzon lidershipin kosovar se po e perdore Levizjen “Vetevendosje!” per me i ba presion EULEX’it. Ky tensionim mes Kosoves dhe EULEX i shkon krejt ne favor Serbise, e cila po i gezohet ketij acarimi, thuhet ne analizen e “Stratfor”.

Stratfor e kualifikon liderin e levizjes “Vetvendosje”, Albin Kurti, si nacionalist dhe njofton se ai ka paralajmerue presioni kunder EULEX. “Stratfor” parashikon se ferkimet mes EULEX dhe kosovareve jane tue u shpeshtue, andaj kjo indikon sfida te reja sigurie per Perendimin ne Ballkan.
Ne analizen e “Stratfor” thuhet se mbas arrestit dhe denimit me paraburgim te 21 aktivistave te Levizjes “Vetevendosje!”, per shkak te vandalizimit dhe damtimit te 25 kerreve te EULEX, del ne pah fakti se tensionet mes kosovareve dhe EULEX dhe sentimentet anti-Unionit Europian nuk asht se kane me u fashite vetem me prezencen e EULEX ne Kosove.
Perpjekja me instalue ligj e rregull po shkakton shterzime ne reprezentimin politik te Kosoves, qe e ka kuptue rolin e EULEX vetem si trajnues per policine dhe gjyqesorin.
Perendimi, nga ana tjeterr, analizon “Stratfor”, e sheh krejt ndryshe Kosoven (sidomos sot kur Amerika tashma e ka largue vemendjen prej Kosove drejt pikave ma te nxehta gjeopolitike). Per Perendimin, perkrahja e nji Kosove te pamvarun ka qene gjithmone cashtje e politikes se jashtme dhe e vendimeve t’afektueme nga gjeopolitika. Perkrahja e nji Kosove te pamvarun ka qene e indikueme me reduktimin territorial dhe pakimin e forces se Serbise, ne menyre qe mos me prezentue ma rrezik per fqijte e saj ne Ballkan.
Por, Perendimi kurre s’e ka mendue se cka domethane pamvaresi e plote per Kosoven. Keshtu, thuhet ne analizen e “Stratfor”, Perendimi me deklarimin unilateral te pamvaresise se Kosoves u gjet para nji situate ku tashti u fitue nji shtet me kufije poroze, entitet pa force ligjore, me nji histori te krimit te organizuem dhe kontrabandes.
Me misionin EULEX Perendimi deshti qe jo vetem me forcue Policine e Kosoves e me sigurue paqen mes serbeve e shqiptareve, por edhe mos me lejue qe Kosova me u shnderrue ne nji Parajse te kontrabandes, sidomos te kontrabandes me droga dhe me qenie njerezore, potencon “Stratfor”, mu ne mes te Ballkanit.
Brukseli druen se po u la Kosova me keta kufij te vet poroze, me kete korrupcion rampant, dhe me mungesen e cfaredo programi te qendrueshem ekonomik, ka me u shnderrue rrafsh ne – PARAJSE TE KONTRABANDES.
Keshtu, Kosova kishte me qene nji rrezik serioz per Europen. Prandaj EULEX nuk deshti me lshue pe aspak ne ambiciet me e luftue krimin e organizuem ne Kosove.

“Stratfor” ne analize thote se asht e paqarte sa guxojne me shkue larg liderat politike te Kosoves ne keso lojnash me perdore organizata si “Vetevendosje” per me i ba presion misionit europian ne Kosove, sepse krejt kjo e ban shume te rrezikshme prezencen e ketij misioni ne Kosove.
Nga ana tjeter, Beogradi po e shijon kete Show si spektator. Ai Beogradi i Milosevicit, i krimeve, sot ka nis me u moderue, andaj me gjase edhe Perendimi ka nise me e ndrue mendimin per Beogradin.
Por, mbetet si fakt, se Perendimi nuk don me e pa Beogradin tue e administrue ma Kosoven. Por, as Europa s’asht e bindun se guxon me e lane Kosoven vete me u administrue, sidomos shkaku i dyshimeve per Parajse te Kontrabandes dhe Krimit te Organizuem.
Andaj, perfudnon analizen “Stratfor”, derisa Pristina po e konsideron kete intervenim te EULEX ne sferen e ligjit si ‘perziemje ne punet e mbrendshme’, asht vetem cashtje kohe se kur qeveria e Kosoves ka me nis me qene e vrazhde dhe refuzuese ndaj EULEX.

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Mon Sep 07, 2009 11:30 pm
by Hymniarber
A thua te jete e vertete?

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 12:25 am
by Arta
Hymniarber wrote:A thua te jete e vertete?

Edhe mundet, biles do te deshiroja te ishte e vertete qe te kene nje organizate qe te tregoje qendrueshmerine e popullit, mbasi vete shtetet e medhaja e dine qe qeverija e Kosoves drejtohet nga ata.

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 1:18 am
by Patush
Hymniarber wrote:A thua te jete e vertete?
Kush kercenimi i drejte perdrejte i pushtueseve te rinje ndaj Shqiptareve?

Fjalet e Albin Kurtit qe po vertetohen dita e dites?


Apo ftyra dhe shpirti i zi i Evropes?

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 11:45 am
by Sally
Hymniarber wrote:A thua te jete e vertete?


JO

1-Po mundohen te fusin ne seder aktivistat e ''VETEVENDOSJES''
2-Po pergatisin dhe pergjigjen qe Kosova nuk eshte akoma ne gjendje per hyrjen ne BE ( mos harrojm se dhe pak jave kemi komisionin e BE) gje qe po nuk hyri Kosova nuk hyn as Shqiperia ( keshtu jane shprehur keta nga Evropa, kan then qe nuk e perserisin gabimin e Qipros)
3- Ne qellimet e ''VETEVENDOSJES'' nuk shikohet asbje gjurme serbe, po per kundrazi jane gjurme 100% te nje Shqiptari.

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 4:36 pm
by Sally
Nuk mendoj se mund ti pelqej ky Show-serbis ( sic eshte shprehur SATRATFOR ), po perkundrazi duan te gjejn menyren qe ti shpetojn kesaj situate.


Image
BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!





Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara

Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare, ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës


Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing, thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.


BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË, NDIHMOJE KOSOVËN

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 10:49 pm
by qiellikaltër
Reagimi i Vetevendosjes:
Agjencia amerikane e inteligjencës Stratfor tash së fundi nxori një analizë për kundërshtimin që po i bëhet EULEX-it në Kosovë. Së pari, në hartën e Kosovës që shoqëronte tekstin, kufiri me Serbinë ishte me vija të ndërprera (sikurse në kohën e KSAK-së), për dallim prej kufirit me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë, që shënohej me kufij ndërkombëtarë. Kurse, në anën tjetër, Prizreni qe vendosur në hapësirën “etnike boshnjake”. Serbët Stratfor-i i quan serbë kurse shqiptarët ‘shqiptarë etnikë’, thuajse serbët janë komb e shqiptarët ende si një lloj fisi. (Etnia është gjithsesi kategori që aludon te paramodernizmi.) Përveç kësaj, në hartën e dytë të Stratfor-it të gjitha qytetet janë të shkruara vetëm në një gjuhë – në atë serbe. Pra që në fillim vihet në pikëpyetje objektiviteti i një analize, burimi kryesor i informatave të të cilit mbetet kanalet serbe.

Analiza e Stratforit përshkuhet nga filli i një kundërpozicionimi fundamental mes Kosovës dhe “Perëndimit”. Në Kosovë, përfshirë këtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nuk bëhet fjalë për “anti-EU sentiment”, ashtu siç shkruan Stratfor-i. Lëvizja jonë para një jave nuk ka protestuar kundër Komisionit Evropian që i ka zyret edhe në Prishtinë, por kundër EULEX-it. Ne duam që Kosova ta ketë të drejtën për t’u inkuadruar në BE, por jo të sundohemi nga regjime policore që vijnë nga BE-ja. Ashtu siç nuk ishim dhe nuk jemi kundër OKB-së, por kemi qenë dhe jemi kundër UNMIK-ut si mision që sundon mbi ne, e që na e pamundësonte hyrjen në OKB. Njëjtë sot EULEX-i është në Kosovë, e Kosova nuk është në BE.

Nuk e dimë se çfarë Hashim Thaçi i ka thënë Pieter Feithit e Yves de Kermabonit në takimin që kanë pasur ditë më parë me dyer të mbyllura. Shpresojmë që Hashim Thaçi ta ketë përvetësuar qëndrimin tonë. E, nëse është kështu, atëherë kjo analizë e Stratfor-it paraqet trysni mbi qeverinë e Kosovës që të distancohet nga koncepti i VETËVENDOSJE!-s për largimin e EULEX-it. Mirëpo, ne jemi shumë kundër deklaratës që Thaçi e Sejdiu e thanë pas takimit duke identifikuar si problem temën e Protokollit e jo Protokollin. Nuk mund të jetë mospërmendja më e Protokollit zëvendësim për veprimet kundër tij. Përkundrazi.

Për më tepër, analiza e Stratfor-it, duke identifikuar institucionet aktuale politike me popullin e Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi, krijon përshtypjen e rrejshme se udhëheqësit politikë të Kosovës janë kundër EULEX-it dhe, në këtë mënyrë e zhduk pakënaqësinë e thellë të popullit ndaj reagimit hipokrit dhe vetëm verbal që po ia bën qeveria EULEX-it. Qeveria nuk po e kundërshton EULEX-in dhe Protokollin e tij – ajo vetëm po i thotë atij ti vazhdo me tënden, ne do t’i mbyllim sytë dhe veshët. Ky nuk është kundërshtim. Ky është nënshtrim. Këtë sjellje udhëheqësit politikë e kanë për popullin, jo për EULEX-in. Kundërshtimi i vërtetë po vjen dhe po përkrahet nga populli shumicë i papërfaqësuar nga politika servile. Përderisa Stratfor-i po sheh pakt absolut mes popullit dhe qeverisë, e vërteta është pikërisht te një pakt tjetër, të cilin Stratfor-i nuk po e sheh: pakti Qeveri-EULEX. Janë këta udhëheqës që e kanë ftuar EULEX-in si padron të tyre, me kompetenca të pakufijshme ndaj tyre. Kurse ky mision ka hyrë në pakt me Serbinë kur në dhjetor 2008 u pranuan tri kushtet e Serbisë nga EULEX-i: a) veprimi brenda Rezoutës 1244; b) moszbatimi i Planit të Ahtisaarit (nëpër territoret serbe) (lexo: zbatimi i Planit 6 Pikësh); si dhe c) neutraliteti ndaj statusit (pra, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës).

Stratfor thekson që EULEX-i ka për qëllim t’i forcojë forcat policore të Kosovës, ta ruajë paqen midis shqiptarëve dhe serbëve dhe, si pikë kryesore, ta pengojë shndërrimin e Kosovës në një parajsë të kontrabandës. Secila më qesharake se tjetra. EULEX-i po e mban në pozitë të subordinuar, dhe prandaj të dobët, policinë e Kosovës. Si mund të forcohesh duke u subordinuar nën një instancë arbitrare me fuqi ekzekutive?! Kur njësia speciale e policisë së Kosovës u nis për te Kroi i Vitakut të premten e kaluar për ta mbrojtur rindërtimin e një shtëpie atje nga sulmet e serbëve, ajo u bllokua nga EULEX-i te ura e Suhodollit. Ja pra se si e ruan paqen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve EULEX-i dhe si e forcon ai policinë e Kosovës. Kulmi sigurisht se është te kjo çështja e kontrabandës. EULEX-i lejon 300 maune me mall nga Serbia të hyjnë në Kosovë në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës për çdo ditë pa u doganuar fare. EULEX-i jo që nuk e ndal kontrabandën, por ai e siguron atë, e mbikëqyr atë. Ndërkohë që EULEX-i (si pjesë e UNMIK-ut që është bërë) me veprimet e tij po i mbronë (sado që në mënyrë indirekte) kontrabanduesit dhe kriminelët më të mëdhenjë që i ka Kosova aktualisht të organizuar në strukturat paralele të Serbisë. Moslejimi i policisë së Kosovës që të ballafaqohet me këtë krim të organizuar dhe mbyllja e syve për qëllime politike që EULEX-i bën karshi këtyre strukturave e shndërron EULEX-in jo vetëm në sigurues të kontrabandës por edhe në promovues të saj (sado që në mënyrë indirekte).

Për demonstratën e 10 shkurtit 2007, Stratfor e përdor shprehjen ‘riot’, e cila nuk është përdorur as në aktakuzën kundër Albin Kurtit. Stratfor thotë se u vranë dy demonstrues atëbotë pa përmendur kush i vrau e si i vrau.

VETËVENDOSJE! përsërit që përderisa EULEX-i bazohet në Rezolutën 1244, ka fuqi ekzekutive, përderisa pjesëtarët e tij kanë imunitet nga ligji, përderisa nuk i jep llogari institucioneve të Kosovës, përderisa nuk ka afat të qëndrimit në Kosovë dhe përderisa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, EULEX-i është i padrejtë, jodemokratik dhe i dëmshëm. Ne i bëjmë apel BE-së që të na sjellë mjekë, profesorë dhe ekspertë të ekonomisë në Kosovë që të na ndihmojë të zhvillohemi e jo policë, prokurorë e gjykatës si gardianë të ruajtjes së stabilitetit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Code: Select all

http://vetevendosje.org/

Re: STRATFOR: LIDERAT KOSOVARE PO E PERDORIN “VETVENDOSJEN” ME .

Posted: Tue Sep 08, 2009 11:12 pm
by Adriana
Reagimi i Vetevendosjes:

Agjencia amerikane e inteligjencës Stratfor tash së fundi nxori një analizë për kundërshtimin që po i bëhet EULEX-it në Kosovë. Së pari, në hartën e Kosovës që shoqëronte tekstin, kufiri me Serbinë ishte me vija të ndërprera (sikurse në kohën e KSAK-së), për dallim prej kufirit me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë, që shënohej me kufij ndërkombëtarë. Kurse, në anën tjetër, Prizreni qe vendosur në hapësirën “etnike boshnjake”. Serbët Stratfor-i i quan serbë kurse shqiptarët ‘shqiptarë etnikë’, thuajse serbët janë komb e shqiptarët ende si një lloj fisi. (Etnia është gjithsesi kategori që aludon te paramodernizmi.) Përveç kësaj, në hartën e dytë të Stratfor-it të gjitha qytetet janë të shkruara vetëm në një gjuhë – në atë serbe. Pra që në fillim vihet në pikëpyetje objektiviteti i një analize, burimi kryesor i informatave të të cilit mbetet kanalet serbe.


"qiellikaltër": shume te faleminderit per kete artikull, jane shume te qarta sqarimet.
Atehere nuk mbetet gje tjeter vecse te themi qe kjo angjensi (Amerikane) Stratfor qenka me rrenje serbe.