"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Raporti sekret i OSBE: Rama, Meta, Berisha

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Raporti sekret i OSBE: Rama, Meta, Berisha

#1

Post by Adriana » Mon Sep 14, 2015 10:19 am

Raporti sekret i OSBE: Rama, pasuri 200 mln euro. Meta, Zëra se porositi dy vrasje. Berisha thashetheme për Fazlliçin


OSBE-ja ka përgatitur një raport sekret për politikanët shqiptarë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza të rënda. Për OSBE-në, kryeministri i tanishëm, Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh. Më e rëndë është akuza për kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në këtë raport thuhet se “Meta ka porositur 2 vrasje në kohën kur ishte zv/kryeministër”, por nuk jepen vitet se kur. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks. Në dokumentit konfidencial, që OSBE e ka shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-së thuhet se janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për ryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjetikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias. Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri dhe e bija, për të bërë biznes në shuma marramendëse .


Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.


Ilir Meta (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.


Sali Berisha (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.


Dokumenti flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë .

:LajmiShqip
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Raporti sekret i OSBE: Rama, Meta, Berisha

#2

Post by Adriana » Tue Sep 15, 2015 2:57 pm

[quoteemKë te besojmë?] Një raport për përdorim te brendshëm i OSBE –se ka tronditura themelet e kësaj te fundit me shume se çdo proteste apo lëvizje kundër nga brenda. Gjera qe ne fakt ishin përfolur e përgjithësisht diheshin nga shumica e shqiptarëve po qe me sa duket nuk i kane shpëtuar as te huajve e veçanërisht OSBE-së organizues ndërkombëtare më me ndikim e me pushtet ne Shqipëri . Qe nga viti 1991 e këtej te gjithë pushtet ne Shqipëri janë certifikuar ose jo pikërisht nga raportet e vendimet e kësaj organizate. OSBE është e vetmja organizate Evropiane anëtarë dhe financues te se cilës janë edhe SHBA gje qe e bën rendësin e saje te madhe e te veçante pasi vendimet e saje përfaqësojnë automatikisht vendimin e pothuaj gjithë vendeve perëndimore euroatlantike e me gjere. Nga ana tjetër mundësitë e saje për te hetuar e mbledhur informacion janë shume te mëdha ne se kemi parasysh aftësitë dhe mundësitë e shteteve anëtare e drejtuese të saje. Ne se ka raport e vendim qe politik shqiptare deri tani nuk e ka kundërshtuar dot janë ato te OSBE .Organizata ka qenë kredibile në Shqipëri prandaj edhe ky raport i brendshëm i sajë që ka rrjedhur ne media perceptohet shume serioz nga publiku dhe ka tronditur e futur ethet politikës shqiptare sidomos asaj pjese qe i është përmendur emri ne këtë raport . Informacioni i botuar është tronditës për opinionin publik për shkak te seriozitetit te institucionit prej te cilit ai del. Besueshmëria behet edhe me e madhe po te kemi parasysh qe OSBE ka përgatitur një raport për përdorimi të brendshëm pra për veten e vet te cilën nuk ka asnjë arsye ta gënjejë , përkundrazi . Ne kemi besuar dhe kemi pranuar edhe raportet publike te saje te kushtëzuara nga gjuha diplomatike dhe interesa te tjera dhe nuk kemi asnjë arsye perse te mos e besojmë dhe pranojmë edhe këtë.
Sigurisht qe raporti ka sjelle probleme për një pjesë tonën kryesisht qeverinë , politiken dhe nje pjese te medies qe është prekura nga ky raport po pasojat qe ai pritet te ketë ne opinion publik dhe elektorat qe përbejnë edhe merakun me te madh te tyre. Por edhe sikur te mos ishte autoriteti i OSBE-së gjërat qe thuhen ne raport janë krejtësisht te njohura e te verifikueshme lehtësisht . Për ta verifikuar këtë mjafton qe shqiptaret ti bëjnë vetes një pyetje te thjeshte: Cilën besojnë konstatimin e OSBE-se qe kryeministri ka 200 milionë euro pasuri apo pretendimit dhe deklarimit zyrtar e publik te Ramës se ka vetëm 3 milionë lekë të vjetra ?! Vetëm përgjigja dhe perceptimi publik i kësaj përgjigje mjafton për te besuar e papranuar raportin kofidencial te OSBE. Por siç thash një pjese e jona është prekur nga ky raport prandaj kane reaguar ashpër shpesh here edhe duke poshtëruar vete dhe punën e tyre ndaj OSBE. Koço Kokëdhima ndoshta me i akuzuari nga raporti i OSBE-se si përfaqësuesi i mafias ruse ne Shqipëri përdori një gjuhe tipike ,marksiste leniniste ndaj organizatës duke na kthyer ne vitet 1970 kur Shqipëri komuniste denonconte OSBE e njohur atëherë si KSBE dhe ishte i vetmi vend evropian qe nuk pranoi ftesën për anëtarësim . Lexova dhe po dëgjoj gazetare te dhe afër qeverisë qe kane ndërmarre një fushate diskredimi publik,mi te raportit te OSBE. Njeri prej tyre pretendonte se raporti ishte i pa papranueshëm pasi OSBE nuk e ka objekt te punës te shohin me çfarë merren , vjedhin e bëjnë politikanet, Një tjetër na solli zorre ne gryke duke shkelur edhe mbi veten me pretendimin se media shqiptare gënjente dhe nuk mund te merrej si pike referimi nga raporti i OSBE. Me pak fjale ka një përpjekje te dëshpëruar për te zhvleftësuar raportin e OSBE-se mbi skandalet e politikës shqiptare veçanërisht qeverise e mazhoranës gjë që më duket një mision i pa mundur . Ka një logjike qe kundërshtarët e raportit te OSBE, nuk e llogarisin ne reagimet e tyre. Ne se raporti rrëzohet dhe OSBE diskreditohet rrezohen dhe diskreditohen çdo raport tjetër i tyre përfshi edhe ato te zgjedhjeve te konsideruara deri tani si certifikata demokratike e rezultatit te tyre. Ne se OSBE gënjen ne raportin konfidencaial perse te mos e ketë bere një gje te tille edhe ne atë zyrtar e publik për zgjedhjet ne Shqipëri . Shqipëria , politika qeveria , media dhe publiku nuk mund te kenë dy standarde te trajtimit apo perceptimit ndaj OSBE , te mire kur ajo na garanton pushtetin dhe te keq kur konstaton vjedhje , shkelje ligji , korrupsion , pasuri e lidhje te pa ligjshme e aktivitete kriminale te politikane e qeveritareve tanë. Ne këto kushte qeveria ka vetem dy rruge o te pranoje raportin dhe te përgjigjet për ,mëkatet e publikuar ne te ose te lere pushtetin pasi legjitimiteti i tij ka rene pasi legjitimiteti i tij është mbështetur në raporte të përgatitur nga te njëjtët njerëz qe përgatiten edhe raportin konfidencial me skandalet e politikane tanë . Cudia po ndodh edhe me faktin se te zemëruar nga OSBE duhet te jene shqiptaret e thjeshte e te ndershëm te cilët kane te gjethe te drejtën ti bërtasin OSBE-se ne fytyre : Por kur e dije qe ishin kaq mëkatare pse na le ti besonim e ti votonim !

Nga : Nebil ÇIKA
LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”