Ka disa dite qe flitej per shkarkimin e ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani, dhe sic thot nje fjale e urt popullore 'ku ka ze, s'eshte pa gje' .... video e plote te konferences, Ylli Manjani tregon arsyet e shkarkimit :
Për Luan Ramën kishin mbetur dy rrugë për zgjidhjen e situatës, të shkarkohej Kryeministri ose Ministri:
Luan Rama: Më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime.Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Oranews
Re: Manjani: Shkarkimi im Hakmarrje e ....
Posted: Tue Jan 31, 2017 4:50 pm
by Adriana
Si gjithmon kur plas nje skandal politik dihet qe te nesermen te gjithe 'vrapojne' te japin shpjegime.... kjo gje ka ndodhur dhe sot, ja disa tituj nga reagimet sot ne media:
-Shkarkimi i Manjanit, Blendi Fevziu: Meta u tërhoq para forcës së Ramës
-Nga Astrit Patozi/ Pse “pajtohen” gjithmonë Rama dhe Meta
-Nga Mero Baze / Ylli Manjani ishte duke thënë të vërtetën, kur e shpjegoi shkarkimin nga Kryeministri
-Emrat e ministrave që kanë fjetur me dashnoret tek Balili
-“Ra miti se Ilir Meta mban fjalën, shiti ministrin e vet”
-A e shiti Manjanin? Meta: S’dorëzohem para asnjë presioni, as nga Rama
-Meta sfidon Ramën për largimin nga qeveria “Nëse kryeministri Rama konfirmon se i ka 71 mandate legjitime, LSI del në opozitë që tani”
-Manjani i përgjigjet deputetit të PS: Kërko analizat mjekësore të Ramës
Etj, etj, etj, shkarkimi i Ylli Manjanit nga kryeministri ka frymezuar rrjetin, komentet kane qene te shumta, si per arsyet e shkarkimit te tij, ashtu dhe per akuzat, por gjithashtu nuk ka munguar as humori me fotot e shumta plot ironi: