"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Opozita në protestë: Nuk largohemi pa fitore. Kjo është një luftë pa kthim.

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Opozita në protestë: Nuk largohemi pa fitore. Kjo është një luftë pa kthim.

#1

Post by Sally » Sat Feb 25, 2017 9:19 pm

Qe nga data 18-shkurt opozita ndodhet ne protest. Lideri i opozites nuk eshte terhequr nga deklaratat per lufte qe ai ka bere nje dite me pare. Ai ka theksuar sot se:

...kjo nuk është lojë, por është një luftë nga e cila opozita nuk kthehet pa fitore.

...zgjedhje me këtë qeveri nuk ka dhe se kush nuk e ka dëgjuar, ta dëgjojë dhe t’i vërë gishtin kokës.




Deklarata e plotë e Bashës:

Misioni ynë nuk përfundon me zgjedhje te lira, misioni ynë përfundon vetëm kur të kemi varrosur republikën e vjetër dhe të kemi ngritur republikën e re të qytetarëve shqiptarë.

Kurrë më s’do lejojmë pazare të ndyra politike në kurriz të shqiptarëve.

Shpesh partitë politike i kanë mbyllur kauzat e mëdha me pazare të vogla, jam këtu për t’ju premtuar se kjo nuk do të ndodhë më se interesat e kësaj lëvizje popullore janë mbi interesat politike.

Le t’ju kujtojmë se ne nuk tërhiqemi, Rama largohu dhe hapi rrugë një qeverie të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit, aty ku janë ulur kriminelët e kanë vendin vetëm ata që i sollën aty.

Zgjedhje me këtë qeveri nuk ka për të pasur, pikë!

Kush s’e ka dëgjuar ta dëgjojë dhe t’i vërë gishtin kokës, zgjedhje me këtë qeveri, me këtë kryeministër, zgjedhje me krimin s’ka për të pasur kurrë më.

Këtu i japim zemër njëri tjetrit por nuk është lojë fati i qytetarëve, s’janë lojë fatet e fëmijëve tanë, s’është lojë të luftosh për të drejtat, demokracinë dhe unë s’ju thirra për lojë, kjo është një luftë nga e cila do kthehemi vetëm me fitore.

I kam pyetur, ju kam thënë se jam gati të luftoj deri në fund dhe i kam pyetur a jeni gati të luftojmë së bashku? Kjo është një luftë pa kthim.

Në njërën anë është një grusht njerëzish, një pakicë pushtetarësh të korruptuar nga maja e kokës deri te maja e thoit, një grusht derrash oligarkë që ju vjedhin dhe ju zhvasin ditë për ditë paratë dhe taksat tuaja… /TO/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”