Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë
Posted: Tue May 02, 2017 7:02 pm
Gazeta e njohur greke, Kathimerini, shkruan se Athina po vëzhgon me kujdes zhvillimet e fundit në rajon. Sipas gazetës, Greqia ndjehet më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës si president.
“Lidhur me Shqipërinë dhe pretendimet e komunitetit çam ndaj Gerqisë, shqetësimet e Athinës janë lehtësuar disi nga qëndrimi i moderuar i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta, i cili ka ndihmuar në krijimin e kanaleve të komunikimit me qeverinë greke pas qëndrimit më armiqësor të kryeministrit Edi Rama”, shkruan gazeta.
Por ndërsa Meta duket se do jetë një president i mirë për situatën në rajon, pikëpyetjet janë se çfarë do të ndodhë me partinë e tij.
Lapsi.al shkruan se skenarët për LSI-në janë të zymtë.
“Së pari, LSI ka marë një goditje të madhe në publik sepse edhe njëherë më shumë u detyrua të lëpijë atë që kishte pështyrë. Pasi propagandoi për javë me radhë se në Shqipëri pluralizmi kishte ardhur prej 27 vitesh , se nuk mund të shkohej në zgjedhje pa opozitën, se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje farsë (madje Meta mblodhi edhe kryesinë për të marrë vendim për këtë), ajo i harroi të gjitha. Thirrja e pushtetit qe ku e ku më e fortë sesa fisnikëria e parimit”.
“Ajo që po e godet më shumë LSI është fakti se tashmë pas 8 viteve në pushtet pak kush beson se historia do të përsëritet. Mungesa e opozitës do të bëjë që Rama t’i ketë vetë votat. Logjika e thjeshtë t’a do (ndryshe gjithçka do bëhej qesharake) që LSI të jetë në opozitë. Por pa 25% e pushtetit, ministrat, drejtorët, zyrat, punësimet, partia- ndërrmarrje vështirë se mund t’ia dalë. Ajo ka ngritur një skemë që i kacavirret pushtetit dhe ushqehet prej tij. Pikërisht për këtë, për të mos pasur një braktisje nga klientela e saj që para zgjedhjeve, LSI po propagandon se do të dalë forcë e parë dhe se do të bëjë Vasilin kryeministër”.
“Elementi i tretë është largimi i Metës që ka qenë në krye të partisë që prej themelimit të saj. Shumëkush sot është i bindur se mungesa e rolit të tij aktiv, ajo e energjisë së tij të pakontrolluar, do t’a dëmtojë punën në terren. Duke shkuar drejt presidencës, një posti honorifik, por të zhveshur nga çdo kompetencë, Meta mund t’i mungojë LSI-së”./MAPO/