Page 1 of 1

Pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd

Posted: Sun Dec 22, 2019 6:25 pm
by Adriana
Në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik” u zhvillua një takim (21/12/2019) mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në ambientet e një hoteli në Tiranë. Kujtojmë këtu se, Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë samit, për shkak të deklarateve të Vuçiç për masakrën serbe të Reçakut, duke e mohuar këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si “trillim”.

Gazetari, Aulon Kalaja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë nismë si krijimin e një “Jugosllavie të re”.
Artan Fuga gjithashtu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë nismë si një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!

STATUSI I PLOTË I ARTAN FUGËS

Minishengeni ballkanik – një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!
—————-
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!

E kemi në fis!

U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!

U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!

U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!

Si është e mundur?

Ore mos jemi budallenj ne?!!!

Eshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!

Nejse, më vonë, pas disa orësh, do ta them çfarë mendoj se tani po nisem për Durrës të bëj një lojë domino me shokët aty ulur te bordurat buzë detit te Hekurudha!

Gjeopolitikë e madhe kjo!

Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???

Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!

Eshtë hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!

Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Europën!

Cfarë viti 2019!

Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë!

Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gjasme!

Dopjogjashtë!