Page 1 of 3

Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Sep 29, 2009 8:23 pm
by Aulona
Falja e kufijve Greqisë, Kolonel Pasha: Ja të fshehtat e marrëveshjes


Debat në "Studio 24" mbi marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Kolonel Myslim Pasha: Shqipërisë i është ndërprerë e drejta për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos.
MINISTRIA INJOROI STUDIMIN E KOLONELIT Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj. Ka qenë kjo teza e mbrojtur nga ish-drejtori i Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit në rezervë Myslim Pasha, në emisionin “Studio 24” të televizionit NEWS24 .

Në një program për më shumë se dy orë hartuesi i studimit prej 117 faqesh, historiani dhe politikani, Pëllumb Xhufi si dhe 2 gazetarëve të “Gazeta Shqiptare” Artan Hoxha, drejtuesi i emisionit “Xhungël dhe Tedi Blushi, botues i shkrimeve në “GSH” kanë disktuar lidhur me të fshehtat që fshihen pas kësaj marrëveshjeje.

Debati u orientua kryesisht mbi studimin prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslim Pasha

Kolonel Pasha duke sqaruar në hartë tregoi se eshtë ndërprerë në mënyrë tërësore, e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, në cënimin detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore (contigous zone) si dhe hapësirës së veçantë ekonomike. Sipas kolonelit është cënuar drejtpërdrejtë Sovraniteti Kombëtar dhe mosmbrojtja e së Drejtës Detare të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS). “Ngushtesa u përket vetëm dy shteteve përballë, Italisë dhe Shqipërisë. Republika e Greqisë përfiton në këtë rast në të tri drejtimet si në atë verior ( në mes të Ngushtesës), në perëndim ku ka hapësirë detare më Italinë, në Jug ku është universi i saj natyror ujor.” - thuhet në raport

Nje tjeter skandal i shënuar në këtë marrëveshje është dhe ajo cfare ka ndodhur me hapësiren detare në Gjirin e Sarandes, i cili edhe pse është det shteteror i Shqipërise eshte trajtuar si nje vije bregore e zakonshme..
“Në bisedime, duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TË SARANDËS” thotë në raportin e tij Kolonel Pasha.

Politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi ka shprehur indinjatën politike, sa i takon informimit të pakët që shumë ligjvënes kanë për përcaktimin e kufijeve te vendit.

“Studimi prej 117 faqesh i kolonelit Myslim Pasha në argumentet e tij teknike, gjeo-hartografike, synon ti hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje”. Ish-drejtori i Institutit Gjeografik të Shqipërisë thotë se studimin do tia vërë në dispozicion dhe medias italiane.

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndersa pritet të kaloje për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ai që do të mbrojë këtë marrëveshje para deputeteve është ministri i ri i Jashtëm Ilir Meta.
Falja e kufijve Greqisë, Ministria injoroi studimin e Pashait
Gazeta Shqiptare zbulon letrën e nënkoloneles Suzana Jahollari, e cila në përgjigje të studimit prej 117 faqesh të ish- drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, mbron marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. "GSH" shkruan se në përgjigje nuk jepen argumente konkrete që hedhin poshtë pretendimin e studimit të profesorit.

TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka injoruar studimin prej 117 faqesh të ish- drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslim Pasha, lidhur me marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve.

Përmes një letre konfidenciale, Pasha i është drejtuar këtij institucioni duke e vënë në dijeni për faktin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhej ratifikuar nga Parlamenti. Por, në përgjigjen që i është kthyer kolonelit në datën 31 gusht 2008, Ministria e Mbrojtjes, përmes nënkoloneles Suzana Jahollari pretendon se, “nënshkrimi i projekt-marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë.

Në formulimin e kësaj marrëveshjeje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente”. Sipas Jahollarit, “në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental, statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të, gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor, artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet Shelfi Kontinental”.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes duke vënë në dukje se, “kjo projekt-marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike”, fton profesorin Pasha që të shkojë pranë këtij institucioni për t’u njohur me praktikën e ndjekur për nënshkrimin e këtij dokumenti me palën greke.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se përgjigjja që kthen Ministria e Mbrojtjes nuk është aspak profesionale në raport me argumentet që jep në anën tjetër ish-drejtori i Institutit Gjeografik të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave” dhe i laureuar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”.

Ky dikaster mjaftohet thjesht me pretendimin se marrëveshja zbaton në mënyrë rigoroze Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS), por pa i dhënë një përgjigje të saktë pretendimeve të palës tjetër.

Kësisoj, qartësisht lihet të kuptohet se Ministria e Mbrojtjes vijon të mos japë argumente konkrete që hedhin poshtë pretendimin e studimit të profesorit Pasha, sipas të cilit “marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”.

Marrëveshja, për përcaktimin e vijës së re të kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, u firmos në muajin prill nga ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha e Dora Bakojanis. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve,vetëm me votat e 11 deputetëve të maxhorancës dhe pa praninë e opozitës, miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.

Hollesi qe bejne mire te dihen

Posted: Wed Sep 30, 2009 3:53 pm
by qiellikaltër
Interviste me Pellumb Xhufin:

"Z.Xhufi, marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e kufirit detar ndodhet momentalisht e depozituar për ratifikim në Kuvend. Sipas jush, a duhet që Parlamenti ta miratojë atë dhe nëse jo, për cilat arsye?

Marrëveshja është depozituar në Kuvend dhe do të “mbrohet” aty shumë shpejt nga ministri i ri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta. Do të jetë edhe rasti i parë, ku ky do t’u tregojë shqiptarëve se vërtet iu bashkua qeverisë Berisha “për arsye kryekëput atdhetare”. Por, për këtë mbetet për të gjykuar më vonë. Hë për hë mund të themi se kjo marrëveshje u fut në axhendën e bisedimeve greko-shqiptare me urgjencë dhe nën presion, ndërkohë që pala shqiptare pranoi të fshihet nga kjo axhendë marrëveshja për njohjen e kufijve tokësorë, të cilët pala greke nuk i njeh dhe për të cilët është derdhur aq shumë gjak gjatë shekullit të shkuar. Në kuptimin konkret të gjërave, unë mendoj se kjo marrëveshje nuk duhet të kalohet nga Kuvendi, pasi ajo është e imponuar nga një politikë antikombëtare, në kushte të mungesës së plotë të transparencës, të mos angazhimit të një ekipi të plotë nga pala shqiptare, të përbërë nga përfaqësues të forcave të mbrojtjes detare, tokësore e ajrore, nga diplomatë, specialistë të së drejtës ndërkombëtare e të asaj detare, specialistë të florës e të faunës detare, nga gjeologë, specialistë të naftës etj. Cenimi i kufijve kombëtarë përbën krimin më të rëndë për politikanin, dhe me këtë rast kufijtë tanë ujorë u janë afruar brigjeve t o n a , duke na privuar nga një sipërfaqe e konsiderueshme ujore, dhe veç të tjerash, duke krijuar premisa për konteste midis dy vendeve në të ardhmen.

A jeni i mendimit se anulimi i kësaj marrëveshjeje do të cenonte rëndë marrëdhëniet dypalëshe me Athinën zyrtare?

Nuk jam në gjendje të flas para kohe për implikime të karakterit juridik. Megjithatë, në dijeninë time, një marrëveshje quhet e tillë kur ratifikohet nga parlamentet respektive. Kështu është, por me sa më kujtohet, për të evituar ndonjë zhvillim “të pa - pëlqyeshëm” në Parlament, hartuesit e saj kanë shtuar një nen, sipas të cilit marrëveshja quhet e bërë në momentin e nënshkrimit nga përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme dhe një mos ratifikim nga parlamenti i njërit prej vendeve nënshkruese, i jep të drejtë vendit tjetër t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, “komedia është kryer”. Megjithatë, unë do të isha për një reagim të drejtë të Parlamentit, e sidomos të Presidentit të Republikës - në mos për t’i kthyer gjërat mbrapsht - është koha për t’i dhënë një mësim politikanëve të korruptuar. Sido që të mbarojë kjo histori, dikush duhet të përgjigjet për këtë akt tradhtie ndaj vendit dhe ndaj Kushtetutës. Dhe, këtu nuk e kam fjalën aspak për zv/shefin e ri të Shtabit të Ushtrisë, tashmë të graduar gjeneral, Kristaq Gërvenin."

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Mon Oct 05, 2009 7:16 pm
by Aulona
Pakti i ujrave me Greqinë, Kolonel Pashaj apel akademikëve: Ndikoni për mosratifikimin


Koloneli në rezerve i Forcave të Armatosura, Myslim Pashaj i cili denoncoi skandalin e paktit të kufirit ujor Shqipëri-Greqi, u ka dërguar një letër të hapur qarqeve akademike duke u kërkuar që të ndikojnë në mos ratifikimin e marrëveshjes.

TIRANE- Koloneli në rezerve i Forcave të Armatosura, Myslim Pashaj i cili denoncoi skandalin e marrëveshjes së kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë, një cenim të sovranitetit territorial të vendit i ka dërguar një letër të hapur qarqeve akademike në vend dhe në Kosovë për të sensibilizuar këtë cështje në mënyrë që Parlamenti të mos ratifikojë marrëveshjen. Në një letër të hapur dërguar Akademisë së Shkencave në Tiranë, Akadamisë së Shkencave në Kosovë , Qendrës së Studimeve Albanologjike, Institutit të Historisë, Institutit të Gjeoshkencave dhe atij të Mjedisit, si dhe Instituitit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë profesor Pashaj thekson se në debatin e hapur ka një kornizë hermetike nga mekanizmi i shtetit, një heshtje dhe shpejtësi për ta cuar deri në fund këtë marrëveshje.

“Në të gjithë këtë kufi ndarës, kudo që të klikosh, kudo që të përqëndrosh perceptimin tënd të dhëmb, të befason , të intrigon, të bën të mos heshtësh dhe ta ndash tronditjen tënde më intelektualët dhe bashkëqytetarët e tu.”

Kolonel Pashaj, studimi i të cilit u publikua në Gazetën Shqiptare dhe News24 u kujton studiuesve të këtyre institucioneve se duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë kryengritje ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim , me historianë dhe juristë të së drejtës ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë, gjeografë e pas kësaj ti përcillnin ligjvënësve pikëpamjet shkencore për të shtyrë në një kohë të mëtejshme ratifikimin e mundshëm të kësaj marrëveshje, deri sa të saktësohen më qartë dyshimet për atë që është gatuar aq keq sa të vjen turp ta kujtosh. Në fund prof. Pashaj i bën një apel këtyre institucioneve që nëpërmjet argumentave shkencore të kontribuojnë që kjo marrëveshje të mosratifikohet në parlament në datën 19 tetor.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Oct 06, 2009 11:21 am
by Aulona
Falja e kufijve Greqisë, Qeveria pranon: S’kemi hartë për kufirin e ri
Image



"GSh" zbardh të plotë sot procesverbalin e mbledhjes së Kom. të Ligjeve ku u miratua marrëveshja e kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë, pa praninë e mediave. Ministria e Jashtme: Pika 150 që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë është ende e papërcaktuar.

TIRANE- Harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Lajmi që thellon më tej skandalin, është bërë publik në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve të datës 25.09.2009, nga drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë, Miranda Zeka. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbajtur gjatë kësaj mbledhjeje, ku media nuk u thirr të ishte e pranishme. “Hartën do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S’mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë”, - është shprehur ajo, pas insistimit të deputetëve të maxhorancës për t’u njohur me hartën e përcaktuar nga kjo marrëveshje. Gjatë diskutimeve, drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme, Ledia Hysi ka pohuar se pika 150 e kësaj marrëveshjeje “është e papërcaktuar. Ajo është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit”. Por, ndërkohë koordinatat e pikës 150 janë përcaktuar në këtë marrëveshje, ndryshe nga sa pretendon Hysi. Madje, janë vendosur me konsensusin e vetëm dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa marrë kësisoj mendimin e Italisë. Faktet e reja që dalin në dritë nga goja e personave përgjegjës në hartimin e kësaj marrëveshjeje thellojnë më tej skandalin që fshihet në të, cenimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i është dhuruar Greqisë.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Thu Oct 08, 2009 10:39 am
by Aulona
ALFRED MOISIU: MARREVESHJA, BERISHA SERVIL NDAJ GREQISE
BERAT -Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu i apeloi dje institucion eve shtetërore të rishikojnë marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Në përgjigje të interesimit të medias, Moisiu tha se, “më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke. Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë”. Deklarata e ish-kreut të shtetit u bë gjatë promovimit në Berat të vëllimit të tij të ri, “Midis Nanos dhe Berishës”, pjesë e “Kujtimet e një Presidenti”. Pyetjes se si e vlerëson bojkotin e opozitës në Kuvend, Moisiu i është përgjigjur se, “nuk dua që të përzihem me palët, por unë them se çështja e manipulimit të zgjedhjeve duhet të marrë fund njëherë e mirë në vendin tonë. Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe të bëjmë edhe ne zgjedhje siç bëjnë të gjithë të tjerët, pa pasur merak se vota e shqiptarëve nuk do të numërohet ashtu si e ka vendosur zgjedhësi”. Në vijim të përgjigjes së pyetjes për zgjedhjet e fundit parlamentare, ish-kryetari i shtetit ka thënë se hapja e kutive zgjedhore nuk ka se si mos të bëhet (kryhet), pasi hapja e kutive të votimit do t’i japë fund procesit të deformimit të votës dhe do të shërbejë për t’i dhënë fund në proceset e tjera zgjedhore manipulimit të votës.

Promovimi

Pasi është promovuar në qytetin e Vlorës libri më i fundit i ish- presidentit të vendit, Alfred Moisiu ka mbërritur për lexuesit beratas. Aktiviteti për promovimin e librit “Midis Nanos dhe Berishës”, pjesë e “Kujtimet e një Presidenti”, e cila është pjesa e tretë e vëllimit dhe përfshin vitet 2002-2007, është organizuar mbrëmjen e djeshme në këtë qytet. Ka qenë shtëpia botuese “Toena” dhe Bashkia e këtij qyteti, të cilat mundësuan sjelljen e këtij libri për lexuesit beratas. “Në këtë libër pasqyrohen kujtimet dhe ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset dhe dështimet, dëshirat dhe mundësitë që e kanë shoqëruar presidentin Alfred Moisiu për periudhën 5-vjeçare (2002-2007), kohë kur ai ka kryer detyrën e kryetarit të shtetit”, - është shprehur në këtë takim me artdashës të librit drejtuesja e shtëpisë botuese. Ndërsa vetë autori i librit, Alfred Moisiu, midis të tjerash u shpreh se mungesa e shkrimeve të periudhave historike të jetuara nga çdo politikan ka bërë që historia jonë të bastardohet në mënyrë të rrezikshme. Moisiu ka pohuar se Shqipëria nuk ka dalë nga tranzicioni, ajo ka 19 vjet që jeton në tranzicion pasi kemi papunësi të madhe, zhvillim të pabarabartë ekonomik, probleme të korrupsionit galopant si dhe probleme të disnivelit ekonomik ku disa pasurohen me shpejtësi dhe të tjerët vdesin për bukën e gojës, dhe ç’është më e keqja, asnjeri prej politikanëve shqiptarë nuk e di se kur do të përfundojë ky tranzicion. “Dy figurat politike janë përmendur në librin tim, - tha Moisiu, - për t’ju rrëfyer veprimtarinë e tyre politike, pasi tranzicioni në të cilin ndodhemi është prodhim i një pune të politikanëve tanë”.

Akademia e Shkencave: S’dimë gjë për marrëveshjen
Tedi Blushi

Akademia e Shkencave nuk pranon të komentojë marrëveshjen problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes tyre, me pretendimin se nuk njihet me përmbajtjen e saj. I kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, kreu i këtij institucioni, Gudar Beqiraj deklaroi se, “për hir të së vërtetës kam parë sot (dje) diçka në gazetën tuaj për këtë çështje, por nuk e kam të qartë kuptimin e marrëveshjes. Ne si Akademi Shkencash s’e kemi diskutuar një çështje të tillë dhe nuk e kam idenë për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje”, - ka bërë të ditur ai. Një ditë më parë, koloneli në rezervë i Forcave të Armatosura, profesori Myslim Pashaj, i cili bëri një studim mbi skandalin e marrëveshjes, të denoncuar nga “GSH”, por edhe prej tij si një cenim i sovranitetit territorial të vendit, i dërgoi një letër të hapur qarqeve akademike në vend për të sensibilizuar këtë çështje në mënyrë që Parlamenti të mos ratifikojë marrëveshjen. Interesimit të “Gazeta Shqiptare” lidhur me letrën e profesor Pashajt, kreu i Akademisë së Shkencave iu përgjigj se, “në postën time elektronike ka mbërritur kjo letër. Por, ajo është e palexueshme. Unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon dhe synon të shprehë koloneli me këtë letër”. I pyetur mandej nëse Akademisë së Shkencave i është kërkuar ekspertizë shkencore nga qeveria për ndarjen e kufirit para firmosjes së marrëveshjes në 26 prill 2009, Beqiraj sqaroi se, “padyshim që jo. Nuk na është kërkuar asnjë mendim nga qeveria”. Përgjigjet e kreut të Akademisë së Shkencave shfaqin hapur tentativën e këtij institucioni për të heshtur përballë cenimit të sovranitetit territorial të vendit me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, si pasojë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Edhe më skeptikët e kanë të vështirë të besojnë se Akademia e Shkencave është njohur dje për herë të parë me këtë çështje, në një kohë kur debati është hapur nga “Gazeta Shqiptare” qysh në 26 prill 2009, pikërisht ditën e firmosjes së saj në Tiranë nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Në disa numra rresht, ‘GSH’ vërtetoi aso kohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë, nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pashaj, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i laureuar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Në 28 shtator 2009, ‘GSH’ botoi ekskluzivisht studimi prej 117 faqesh të kolonelit Pashaj, sipas të cilit nga kjo marrëveshje cenohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit. Por, publikimi i këtyre fakteve tronditëse, qartazi e bën të pamundur ratifikimin e kësaj marrëveshjeje tërësisht antikombëtare.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Thu Oct 08, 2009 10:43 am
by Aulona
Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e shitjes së detit shqiptar
Image

Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, "...Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin "shtyllat e Herkulit të Shqipërisë".
Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre."
Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.


http://www.shekulli.com.al/2009/10/08/m ... eqise.html

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Fri Oct 09, 2009 7:24 pm
by Aulona

"GSH" shkruan sot se nënkolonel Behar Malaj dha dorëheqjen e parevokueshme në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Përfaqësuesit e 72 shoqatave do të mblidhen sot paradite për një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nna kjo detyrë.

Vendimi i tij vjen fill pasi “Gazeta Shqiptare” botoi pak ditë më parë procesverbalin e mbledhjes së “fshehtë” të komisionit parlamentar të Ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-së, Miranda Zeka pohonte para deputetëve të maxhorancës se harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Në prononcimin e tij për “G.SH”, Malaj bëri të ditur se “lajmi i përcjellë nga “Gazeta Shqiptare” ka qenë tronditës.

“Dhashë dorëheqjen e parevokueshme në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij dhe që nuk e ka hartën përkatëse”, - sqaroi nënkoloneli. Shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake bëri mandej të ditur se ka pasur edhe një sërë arsyesh të tjera që e detyruan në marrjen e këtij vendimi. “Publikimin e tyre do ta bëj në një kohë më të vonë, pasi jam në pritje të përgjigjes që do të marr nga eprorët e mi lidhur me dorëheqjen që iu kam paraqitur”, - përfundon ai.

“Gazeta Shqiptare “ duke iu referuar burimeve zyrtare nga IGJU shkruan se akti i nënkolonelit Malaj do të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij instituti, që gjithashtu nuk kanë qenë në dijeni për mungesën e hartës detare.

Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë”. ^

Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.

354.4 km2 eshtë sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë. Konkretisht, vetëm nga Kepi i Stillos, përballë gjirit të Kërkyrës, në hyrje të ngushtesës veriore të Korfuzit, pala greke ka përfituar 2.9 km2; nga shkëmbi Barketa, 1.5 km2.

Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave që mbrojnë interesat e kombit shqiptar, do të mblidhen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Fri Oct 09, 2009 7:25 pm
by Aulona


Historianë, politikanë e përfaqësues të 72 shoqatave bëjnë apel për pengimin e ratifikimit te marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar. Xhufi: Marrëveshja me Greqinë, si historia e ishullit të Shën Naumit.

TIRANE- Përfaqësues të 72 shoqatave që mbrojnë interesat e kombit shqiptar janë mbledhur në muzeun e Shkencave për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar.

Nëpërmjet marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë Greqia përfiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Konkretisht, vetëm nga Kepi i Stillos, përballë gjirit të Kërkyrës, në hyrje të ngushtesës veriore të Korfuzit, pala greke ka përfituar 2.9 km2; nga shkëmbi Barketa, 1.5 km2. Marrëveshja është miratuar nga komisioni i Ligjeve dhe më 19 tetor do të diskutohet në parlament.

Arben Puto historian dhe njohës i mirë i së drejtës Ndërkombëtare bëri apel për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Pashaj, mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore.

“Jemi përpara një studimi dhe nuk ke të bësh me supozime por me fakte dhe llogaritje të ekspertit më të mirë dhe të padiskutueshëm në vendi tonë, për të cilin deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje nga autorietet. Nuk flasim për dyshime por për probleme serioze që duhen parë me kujdes. Duhet të ballafaqohen argumentet”

"Nga marrëveshja se ujrat e brendshëm të gjirit të Sarandës janë përfshirë në ujrat territorialë, cka përbën një shkelje pasi ujrat e brendshëm asnjëherë nuk përfshihen në procesin e ndarjes së kufijve detarë."- shtoi më tej historiani i njohur Arben Puto.

Pëllumb Xhufi, historian dhe politikan i njohur e cilësoi marrëveshjen "të turpshme". Duke vendosur paralelizëm, me historinë e shitjes së ishullit të Shën Naumit nga mbreti Zog. Xhufi ngriti pyetjen “Po kjo qeveria jonë që i jep ujrat detare Greqisë brenda ditës përse e bëri një gjë të tillë?

“Historia nuk është histori e re por na kujton historinë e shitjes së ishullit të Shën Nuamit nga Mbreti Zog. Shën Naumin na e dha perëndia, ligji dhe Lidhja e Kombeve, dhe gjykata ndërkombëtare, ndërsa Zogu ia fali Jugosllavisë, pasi kjo e fundit e ndihmoi me trupat serbe, për të rrëztuar qeverinë e Fan Nolit. Dhe pyetja është po kjo qeveria jonë që i jep ujrat detare Greqisë brenda ditës përse e dha një gjë të tillë? .... Përgjigjet nuk mund të jetë vetëm një se Zogun e solli në pushtet. Edhe kjo mund të jetë një arsye. Por ne e dimë cfarë qeverisje e politikanësh kemi Dikush mund të mendojë e ka bërë dhe për para.”- tha Xhufi në fjalën e tij.

Xhufi vazhdoi me tej duke kujtuar një sërë cështjesh të cilat Greqia ka refuzuar të japë një zgjidhje.

"Me Greqinë kemi problemin e ligjit të luftës, që ju ngrinë pasuritë qytetarëve shqiptarë në bazë të këtij ligji, problemin e madh cam,200- 250 mijë camë që u dëbuan. Kemi problemin e kufijve tokësor. Greqia nuk njeh kufirin tonë tokësor, sepse Greqia që nga koha kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, madje që në kohën e Zogut nuk ka pranuar ti njohë këto kufij."

Kolonel Pashaj i cili ka hartuar dhe studimin ku argumenton shkencërisht se marrëveshja i fal 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon Greqisw i bwri apel Parlamentit e shtetit tw mos ratifikohet Parlamenti.
"Në një moment kur SHBA 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montegoobejt dhe akoma kanë probleme me interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën pse u dashka që për 7-8 muaj ne shpejt e shpejt në mënyrë hermetike të nënshkruaj marrëveshjen"

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Sun Oct 11, 2009 7:03 pm
by alfeko sukaraku
Aulona wrote:


Promovimi


Tedi Blushi

Akademia e Shkencave nuk pranon të komentojë marrëveshjen problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes tyre, me pretendimin se nuk njihet me përmbajtjen e saj. I kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, kreu i këtij institucioni, Gudar Beqiraj deklaroi se, “për hir të së vërtetës kam parë sot (dje) diçka në gazetën tuaj për këtë çështje, por nuk e kam të qartë kuptimin e marrëveshjes. Ne si Akademi Shkencash s’e kemi diskutuar një çështje të tillë dhe nuk e kam idenë për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje”, - ka bërë të ditur ai. Një ditë më parë, koloneli në rezervë i Forcave të Armatosura, profesori Myslim Pashaj, i cili bëri një studim mbi skandalin e marrëveshjes, të denoncuar nga “GSH”, por edhe prej tij si një cenim i sovranitetit territorial të vendit, i dërgoi një letër të hapur qarqeve akademike në vend për të sensibilizuar këtë çështje në mënyrë që Parlamenti të mos ratifikojë marrëveshjen. Interesimit të “Gazeta Shqiptare” lidhur me letrën e profesor Pashajt, kreu i Akademisë së Shkencave iu përgjigj se, “në postën time elektronike ka mbërritur kjo letër. Por, ajo është e palexueshme. Unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon dhe synon të shprehë koloneli me këtë letër”. .



Nuk e besoj se "qeftorja popullore" e tiranes(atije ku bene qejf populli) po tregon nivelin e ulet te dijes shqiptare joooo jo.Perkundrazi po nxjerre surratin e saje te shitur edhe tradhetar.Qeftorja popullore te tiranes ,eshte foleja e grexave antishqiptare.Ne se nje akademik nuk ka njohuri per territorin e kufirit shteteror te vendit,ateher c tju them une.Kjo eshte tradheti e hapur,pasi nuk ka shqiptare te thjeshte qe te mos ta kete te qarte ate qe shpjegon ushtaraku.

Ate qe koloneli shpreh me letren edhe ju nuk e kuptoni, po ju a shpjegoj une.Jeni te shitur edhe tradhetare deri ne palce.Ne se kombit nuk i gjendeni sote ateher per c arsye tju ushqej kote juve te shiturve akademi?

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Mon Oct 12, 2009 1:53 pm
by Aulona


Marreveshja per percaktimin e kufijeve detare midis Shqiperise dhe Greqise e nenshkruar disa muaj me pare gjate vizites se kryeministrit grek Karamanlis ne Tirane, ka mbledhur ne nje tryeze te perbashket studiues, historiane, politikane dhe perfaqesues te shoqerise civile, te cilet i kane kerkuar parlamentit mos ratifikimin e saj.

Ne takimin ku mungonin perfaqesues te qeverise, koloneli ne rezerve profesor, Myslym Pashaj ka bere nje analize te detajuar te gjithe elementeve te kesaj marreveshje, qe sipas tij cenon teresine territoriale te Shqiperise, e cila humbet ne favor te Greqise 354 kilometra katrore siperfaqe ujore.

I ashper ne kundershtim te kesaj marreveshje ka qene historiani Pellumb Xhufi , i cili e barazpeshoi ate me historine e Shen Naumit qe ju fal Jugosllavise.

“Ne kemi nje sere problemesh me vendin fqinj qe duheshin zgjidhur me kohe. Kemi problemin cam, i cili eshte nje problem i gjalle dhe qe nuk mund te injorohet. Marreveshja antipopullore nuk duhet pranuar”, u shpreh Xhufi.

Ne te njejten vije kane qene edhe perfaqesuesit socialiste, nderkohe qe presidenti i asamblese se Republikaneve, Sabri Godo ka kerkuar nje ekspertize nderkombetare.

“Duhet degjuar edhe pala tjeter, ndaj mos eshte me mire qe te therrasim per ndihme eksperte te huaj”, thote Godo.

Gjate analizes dhe diskutimeve jane hedhur poshte te gjitha deklaratat e kryeministrit, qe ka deklaruar se Greqise nuk i eshte falur asnje meter toke.

Sipas te pranishmeve ratifikimi i marreveshjes duhet te shtyhet deri ne vertetimin dhe analizimin e plote te saj.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Mon Oct 12, 2009 8:50 pm
by alfeko sukaraku
Aulona wrote:



I ashper ne kundershtim te kesaj marreveshje ka qene historiani Pellumb Xhufi , i cili e barazpeshoi ate me historine e Shen Naumit qe ju fal Jugosllavise.

“Ne kemi nje sere problemesh me vendin fqinj qe duheshin zgjidhur me kohe. Kemi problemin cam, i cili eshte nje problem i gjalle dhe qe nuk mund te injorohet. Marreveshja antipopullore nuk duhet pranuar”, u shpreh Xhufi.

.
Aulona...une kam qene njeri nga ata qe e kam mbeshtetur demokracin...por fatkeqsisht nuk munde ta ndiqja me rrugen e gangisterrave.Demokracia u keqkuptua ne shqiperi edhe u keqperdore .Prishja e struktures se ekonomis se vendit nga sal berisha me preteksin se do ti bejm nga e para me cekun e bardhe ,na beri qe te marrim rruget si lypsare ne evrope.Sal berisha ka shume mekate mbi supet e veta..mbrapa vjen historia.

Ne lidhje me temen:Shitja e e kufirit nga sal berisha edhe ndertimi i varrit te ahmet zogut ne qender te tiranes po na tregojn serisht te njejten politke tradhetare zogiste.Kjo eshte me se e qarte.Une po postoj kete jutub ketu poshte edhe po ju a kendoj esat pash toptanve qe do ngrene doren e te votojn pro ne parlamentin shqiptare.Dua tju bej thirrje qe te mos hiqen prej hunde nga klika e shitur berishiane ,por te reagojn si SHQIPETARE.gjithashtu dua tju bej thirrje edhe akademikve tane ne kosove e ne tetove qe te na ndihmojn edhe te mos na lene vetem me "akademiket" e tiranes ..ata te shitur qe nuk e kuptojn dote se c eshte kufiri shteteror.

Per te gjithe ata Zogista e Toptaner qe do ta votojn kete ligje po ju vendos jutubin qe do ju shkoje per shtate ,per aktin e shitjes se tokes shqiptare me para:HANI PINI E RREMBENI

http://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0ND ... re=related

HANI PINI E RREMBENI
MBUSHNI XHEPE E MBUSHNI ARKA
TE PABREKE JU GJETI DREKA
MILIONER JU ZURI DARKA

HANI PINI EDHE RREMBENI
ESHTE KOHA E CAKENJVE
HANI PINI EDHE RREMBENI
ESHTE BOTE E MASKARENJVE

HANI PINI VIDHNI MBLIDHNI
GJITHE AKSIONE E MONOPOLE
NENESHKRIMI I SURRATIT TUAJ :shock:
NEPER BANKA VLEN MILIONE

-----------------------------------------------

ESHTE PESHTYMA E GJAKOSUR
E ATDHEUT TE VEREMOSUR
DHE KOLLTUKU KU KE HIPUR
DUKE HEQUR MENDEREN ZVARRE
ESHTE TREKENDSHI KU PER DITA
VARET KOMBI NE LITARE


MBASI DORA E TE LIGUT
JU ME SHOKE JU HEQ PER HUNDE----ju qe do votoni kete ligje.

KOHA DRIDHET E PERDRIDHET
DO VIJ DITA QE DO ZGJIDHET
EDHE NGA TRASTA PEMA E KALBUR
DOEMOS QE JASHTA DO TE HIDHET

MIRE PO JU QE SKENI PATUR --serisht ju qe do votoni urdhrat e sal berishes
AS NEVOJ AS GJE TE KEQE
ME PERPARA NGA TE GJITHE
I THATE "LIGJIT" PEQE
QE TE ZINIT NJE KOLLTUK
AQ U ULET U PERULET
SA NE PRAGUN E ARMIKUT
VAJTET SI KOPIL U ULET

TEKSA FSHATI VARFER DIGJET
KRYEKURVA NISE E KRIHET

SIDOMOS JU DREDHARAKET--qe do votoni ligjin e sal berishaqis
JU ME ZEMRA AQ TE NXIRA
JU DINAKE JU SHUSHUNJA
JU GJAKATARE NE ERRESIRE
OHH C NA PA SYRI C NA PA SYRI
HUNDA JUAJ KU NUK HYRI
TEK I MIRI TEK I LIGU
TEK SPIUNI ME I NDYRE
DALLEVERE NEPER ZYRA
DALLAVERE NE PAZARE
DALLAVERA ME TE HUAJ..me greket
DALLAVERA ME SHQIPTARE

VETEM VETEM DALLAVERA
EDHE NE DEME TE KETIJ VENDI
QE JU RRITI QE JU NGRITI
QE JU NGOPI QE JU DENDI

DHE KUJTONI TASH E TUJTJE
ME TE TILLA DALLAVERA
KUKUVAJA DO PERTYP ZOGE
E ZOGA SI ME PERPARA
POR JO!GRUSHTI DO TE BJERE
PERMBI KRYET E ZUZARVE
KOHA ESHTE E MASKARENJVE
POR ATDHEU I SHQIPETARVE


Kjo vlene per ata qe do votojn pro ligjit zogistosalist per shitjen e shqiperis.



Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Oct 13, 2009 1:43 am
by Aulona
alfeko sukaraku wrote:
Aulona...une kam qene njeri nga ata qe e kam mbeshtetur demokracin...por fatkeqsisht nuk munde ta ndiqja me rrugen e gangisterrave.Demokracia u keqkuptua ne shqiperi edhe u keqperdore .Prishja e struktures se ekonomis se vendit nga sal berisha me preteksin se do ti bejm nga e para me cekun e bardhe ,na beri qe te marrim rruget si lypsare ne evrope.Sal berisha ka shume mekate mbi supet e veta..mbrapa vjen historia.

Ne lidhje me temen:Shitja e e kufirit nga sal berisha edhe ndertimi i varrit te ahmet zogut ne qender te tiranes po na tregojn serisht te njejten politke tradhetare zogiste.Kjo eshte me se e qarte.Une po postoj kete jutub ketu poshte edhe po ju a kendoj esat pash toptanve qe do ngrene doren e te votojn pro ne parlamentin shqiptare.Dua tju bej thirrje qe te mos hiqen prej hunde nga klika e shitur berishiane ,por te reagojn si SHQIPETARE.gjithashtu dua tju bej thirrje edhe akademikve tane ne kosove e ne tetove qe te na ndihmojn edhe te mos na lene vetem me "akademiket" e tiranes ..ata te shitur qe nuk e kuptojn dote se c eshte kufiri shteteror.

Per te gjithe ata Zogista e Toptaner qe do ta votojn kete ligje po ju vendos jutubin qe do ju shkoje per shtate ,per aktin e shitjes se tokes shqiptare me para:HANI PINI E RREMBENI

http://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0ND ... re=related

HANI PINI E RREMBENI
MBUSHNI XHEPE E MBUSHNI ARKA
TE PABREKE JU GJETI DREKA
MILIONER JU ZURI DARKA

HANI PINI EDHE RREMBENI
ESHTE KOHA E CAKENJVE
HANI PINI EDHE RREMBENI
ESHTE BOTE E MASKARENJVE

HANI PINI VIDHNI MBLIDHNI
GJITHE AKSIONE E MONOPOLE
NENESHKRIMI I SURRATIT TUAJ :shock:
NEPER BANKA VLEN MILIONE

-----------------------------------------------
Kjo vlene per ata qe do votojn pro ligjit zogistosalist per shitjen e shqiperis.
Pikerisht, per kete flas shume here, mbasi ne kemi qene te paret, jo vetem qe vuajtem nga sistemi qe kaloi, dhe gjithashtu nga te paret qe ikem , akoma kur te fluturonte plumbi mbi kaptina. Megjithate shume veta jane naiva ose nuk duan ta kuptojne, dicka qe eshte shume esenciale per nje demokraci te funksjonje, dhe keto jane institucionet dhe gjykatat e lira. Ti shiko te shikoje sot prape u shty gjyqi i Gerdecit, dhe ke per ta pare keshtu do te shtyhet perdita. Kjo na ve nje damke ne arenen nderkombetare, dhe vertet me gjithe kuptimin e fjales nma ben ne jo vetem njerez malesh, por edhe shpellash do ishte shume. Klasa politike, eshte fytyra e njeshteti dhe nje populli ne arenen nderkombetare, dhe ku eshte me e temerrshjma, qe kemi njerez qe duartrokasin keta lloj sharlatanesh, qofshin ngacdo ane politike keto kohet e tranzicionit qe nuk kane mbaruar akoma.

Po vendos edhe une disa vargje te Fan Nolit:

Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Oct 13, 2009 2:19 pm
by Aulona

Marrëveshja e percaktimit te kufojve detare, Gazeta Shqiptare zbardh arsyet e arritjes strategjike të Greqisë. "Falja e ujrave shqiptare" lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream", qe do ti dhuroje Greqise miliarda fitime.


TIRANE-Synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (Shtegu i Jugut). Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se nga ketu nis zanafilla e faljes se detit Jon nga pala shqiptare per palen greke. Sipas Gazetes ky është një projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar të ndërtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellësi “South Stream” fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të kalojë në Bullgari, mandej në Serbi, Hungari dhe për të përfunduar në Austri. Dega tjetër kalon nga Bullgaria, në veriun e Greqisë, mandej fundi i kufirit tokësor do të jetë Igumenica. Nga këtej ky tubacion është vendosur të kalojë nën det përgjatë gjithë Kanalit të Korfuzit me drejtim veri-perëndimin, për të vijuar në Kanalin e Otrantos e për të përfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht në Brindisi. Referuar faqes zyrtare në internet të projektit gazsjellës “South Stream”, citojmë se, “ky është shtegu më i shkurtër dhe me kosto financiare shumë më të vogël sesa alternativat e tjera”.
Gazeta Shqiptare ka zbardhur se per kete qellim jane zhvilluar edhe takimet e ish-kreut te qeverise greke Karamanlis.
Në 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacioneve për transitin e gazit nëpër territoret e Bullgarisë dhe Greqisë të gazsjellësit “South Stream”. Dy ditë pas kësaj vizite, Karamanlis vjen në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e përcaktimit detar me Shqipërinë. Sikundër rezulton nga kjo marrëveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Nga të cilat, vetëm 335 km2 ia janë marrë Shqipërisë në Kanalin e Otrantos. Po të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson si “arritje strategjike” këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk bën asgjë transparente, madje as sot e kësaj dite. Pikëpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Çfarë synon Greqia me këtë marrëveshje, të cilësuar prej saj si strategjike?”, nuk merr përgjigje nga Tirana zyrtare. Por, për Greqinë rëndësi kishte që Shqipëria e pranoi kërkesën e saj. Ndaj, me të arritur këtë marrëveshje në Tiranë, Karamanlisi niset drejt Moskës. Në datën 29 prill në Soçi të Rusisë, kryeministri Vladimir Putin firmos marrëveshje të veçanta me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit “South Stream”, mes të cilave edhe Greqia. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë ku per palen greke do te kapin shumen e miliarda eurove.
Shqipëria ka mbetur jashtë projektit “South Stream”, të gjigantit rus të gazit “Gazprom”. Përjashtimi i saj në parim është bërë pikërisht nga marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, që nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria ‘Berisha’ i ka dhuruar Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. E më konkretisht në Kanalin e Otrantos, ku pritet të kalojnë tubacionet e gazit të këtij projekti, palës greke i është dhënë një sipërfaqe prej 335 km2.
Gazeta Shqiptare ne numrin e sotshem ben te ditur edhe kompanite qe do te vihen ne dispozicionin e kesaj vepre.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Oct 13, 2009 2:21 pm
by Aulona
Majko: Topi te mbledhe Keshillin e Sigurimit per Kufijte Detar

Me afrimin e dites se ratifikimit ne Kuvend, debati lidhur me marreveshjen per hapesiren detare mes Shqiperise dhe Greqise ka nisur te ndizet edhe me shume.

Ndersa kane qendruar disi te terhequr deri tani, se fundi edhe deputetet socialiste po kerkojne me shume transparence rreth ketij pakti. Pandeli Majko, ish- kryeminister dhe minister i Mbrojtjes shprehet se marreveshja nuk eshte shume transparente dhe per kete presidenti i Republikes duhet te therrase Keshillin e Sigurimit Kombetar per ta marre ne analize.

Presidenti duhet te therrase Keshillin e Sigurimit te kerkoje informacione, pasi kjo ceshtje nuk mund te qendroje vetem ne nivelin mediatik. Kufijte nuk jane as te Partise Socialiste dhe as te Partise Demokratike, u shpreh Majko.

Sipas Majkos edhe sikur 10 perqind e asaj qe thuhet te jete e vertete, atehere ky eshte nje problem qe kap momentin e skandalit dhe qe do te rendoje ne marredheniet dypaleshe.

Nuk kemi pse bejme me faj vendin fqinj, fajin e kemi brenda vetes, thote Majko, i cili thote se ne asnje qeverisje socialiste nuk kane qene ne diskutim nje marreveshje e tille.

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Posted: Tue Oct 13, 2009 4:25 pm
by qiellikaltër
"Kalimi nëpër territorin shqiptar i tubacioneve të gazsjellësit “South Stream” ka qenë një ide fillestare e “Gazpromit”. Më 16 tetor të vitit 2006, Rusia i tha “Po” përfshirjes së Shqipërisë në projektin e saj për Ballkanin. Në datën 21 nëntor 2006, në konferencën “Gazi i Rusisë”, drejtori i shoqërisë “Gazeksport”, Sergei Emelianov, deklaroi se Shqipëria paraqet interes për “Gazpromin”, jo vetëm për pasuritë e saj, por dhe si vend transit për kalimin e gazit në Itali. Ky qëndrim u paralajmërua në fakt qysh në 13 prill 2006, kur ministri ynë i Jashtëm i aso kohe, Besnik Mustafaj zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të “Gazpromit”, Aleksei Miller. Në këtë takim u diskutuan perspektivat ruso-shqiptare për bashkëpunim në fushën e gazit dhe naftës. Ata panë mundësinë e vendosjes së gazit rus në Shqipëri dhe ranë dakord që në një kohë shumë të shkurtër të mundësohet takimi mes ekspertëve për vënien në praktikë të këtij plani. Një vit më vonë, pikërisht më 17 dhjetor të vitit 2007, rijepet mirëkuptimi për të shfrytëzuar mundësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik, duke firmosur një marrëveshje nga zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo dhe drejtori i Agjencisë së Federatës Ruse për Shkencën dhe Teknikën, Grigori Elkin. Por, ëndrra e Shqipërisë për të qenë pjesë e gazsjellësit “South Stream” merr fund këtu. Befas, Greqia i kërkon në tavolinë palës shqiptare përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Qëllimi i fshehtë e strategjik i Athinës zyrtare duket se ka qenë pikërisht shmangia përfundimtare e shqiptarëve nga ky projekt gjigant. Ideja mendohet të jetë hedhur nga rusët, që janë edhe financuesit e projektit. Përjashtimi i Shqipërisë, bën kësisoj të mundur që fitimet që pritet të vilen nga “South Stream” të mos ndahen edhe me shqiptarët."