|
View unanswered posts | View active topics
| Author |
Message |
|
alfeko sukaraku
|
Post subject: Re: Bashkimit Evropian Post Number: #106 Posted: Thu Feb 04, 2010 7:51 pm |
|
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm Posts: 1828
Gender: Male
|
Adriana wrote: [i][b]
Po ja qe Papandreu paska menduar qe me kete raste te festojm 100-vjetorin nga lufta e pare boterore thua??? mos valle greqis i jane dhene shume copa te majme ne 1913 per ti pasur nen drejtim deri ne 2013?Edhe ne 2013 duhet te hidhen ne referendum disa copa te majme qe greqia i trashegoj si paje evropiane? mos valle papandreu kerkon te terheqin vemendjen nga realiteti i hidhur greke 
_________________ KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
|
|
| Top |
|
 |
|
Adriana
|
Post subject: Re: Bashkimit Evropian Post Number: #107 Posted: Thu Feb 04, 2010 8:01 pm |
|
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm Posts: 916 Location: Tirana
Gender: Female
Reputation point: 23
|
Adriana wrote: Dua te shtoj dhe qe jo me pak se disa jave aji u shpreh qe shtetet e ballkanit do ti afrohen BE ne 2012, ndersa tani na doli me teori tjeter. Ne World Economic Forum ku aji prezantoj kete mendim nuk u kundreshtua nga asnje member evropian. Mua me habit fakti qe kur bije qeshtja per gjendjen e turqis dhe te ballkanit cdo mendim kerkohet dhe veprohet ashtu qysh deshiron dhe mendon greku, qe ne fund te fundit eshte shteti i fundit qe mud ti takoj te flas per qeshtjet e BE, kur ata vet dje pardje hyren, te flasin Franc, Angli,Itali, Gjermani, Holland ( qe jane 5 shtetet e para qe krijuan kete union) epo hajde, po te flasi greku kjo me duket absurde!!!
_________________
degjo mendo lexo pastaj pergjigju
|
|
| Top |
|
 |
|
Sally
|
Post subject: Re: Bashkimit Evropian Post Number: #108 Posted: Sat Feb 13, 2010 12:06 pm |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1350
Gender: Female
Reputation point: 23
|
|
Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin në tri shtete evropiane Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin në tri shtete evropianeKomisioni i Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) akuzon shtete evropiane për diskriminim të romëve dhe të emigrantëve. Kritikohet gjendja në Republikën Çeke, në Greqi dhe në Zvicër.
Në raportet e publikuara të martën (15.09) në Strasburg, Këshilli i Evropës i bëri thirrje qeverisë së Zvicrës që të luftojë më fort racizmin dhe intolerancën. Në raport thuhet se në Zvicër diskriminohen sidomos afrikanët me ngjyrë, muslimanët dhe emigrantët nga vendet e Ballkanit. ECRI përbëhet nga ekspertë të pavarur nga 47 vende të Këshillit të Evropës. Ata vizitojnë rregullisht shtetet anëtare të kësaj organizate dhe informojnë lidhur me gjendjen atje.
Ekspertët e Këshillit të Evropës theksojnë në raportin e tyre së në Zvicër vihet re një acarim i rrezikshëm i diskutimeve politike. Ata shohim me shqetësim shtimin e tonit racist dhe ksenofob të Partisë Popullore Zvicerane ndaj të huajve. Në diskutimet poltike të kësaj partie vihen re përgjithësime raciste për të huajt, myslimanët dhe minoritetet e tjera, që kanë shkaktuar një shqetësim të thellë si në shoqërinë zvicerane, dhe në radhët e të huajve. Anëtarë e kësaj partie kanë cënuar në mënyrë të përsëritur të drejtat themelore të të huajve duke shkelur kështu ligjet që dënojnë racizimin dhe ksenofobinë, thuhet në raport.
Në vëmendje të kritikës së ekspertëve të Këshillit të Evropës janë edhe neonazistë aktivë si dhe disa media zvicerane të cilat në raportet e tyre përsërisin ndonjëherë stereotipe raciste apo ksenofobe. Edhe pse numri i grupeve esktremiste të djathta në Zvicër është i vogël, "ato e demonstrojnë qëndrimin e tyre armiqësor ndaj të huajve ndonjëherë në mënyrë të dhunshme," - thuhet në raport.
Zvicrës i kërkohet të luftojë diskriminim në përgjithësi. Sipas raportit jo-zviceranët, e në radhë të parë afrikanët, emigrantët muslimanë nga vendet e Ballkanit apo Turqia, diskriminohen sidomos në lidhje me vendet e shkollimit, të punës, në dhënien e banesave me qera apo në lidhje me kërkesën për marrjen e nënshtetësisë zvicerane.
Një shtim shqetësues të aktiviteteve ekstremiste të djathta vihet re sipas Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës edhe në Çeki. Viktima të dhunës raciste janë në radhë të parët romët. Vitet e fundit janë bërë vetëm pak përparime për përmirësimin e gjendjes së tyre. Romët vazhdojnë të diskriminohen në fushën e shkollimit, të strehimit dhe të punësimit, thuhet në raportin e Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës. Po ashtu ekspertët kritikojnë edhe faktin, se femrat rome, viktima të sterilizimeve me detyrim, nuk kanë marrë ende dëmshpërblim.
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
|
Sally
|
Post subject: Re: Bashkimit Evropian Post Number: #109 Posted: Fri Mar 05, 2010 1:09 pm |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1350
Gender: Female
Reputation point: 23
|
Dun&Bradstreet: Kriza politike pengon reformat për në BE Dun&Bradstreet: Kriza politike në vend pengon reformat e nevojshme për në BE. Edhe në publikimin e radhës nga D&B për muajin Mars, rejtingu shtetërorë i Shqipërisë ngelet i njëjtë – DB4a, që do të thotë rrezik mesatar. Përmirësohet rejtingu i Serbisë, Kores së Jugut, Xhamajkës dhe Hondurasit.
Në muajin shkurt 2010 kishte shenja drejt përparimit duke i dhënë fund konfliktit politik në Shqipëri. Këshilli i Evropës (asambleja që kërkon nxitje të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Evropë) më 3 shkurt 2010, miratoi një rezolutë për t’i dhënë fund krizës politike, me Presidentin shqiptar Bamir Topi si një ndërmjetësues në mes dy palëve. Tani që politikanët evropianë janë duke bërë presion për një zgjidhje të problemit, në presim që në Shqipëri do të shohim një përparim më të shpejtë drejt zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje. Gjithashtu jemi të inkurajuar se të dy liderët kanë thënë se janë të gatshëm për të folur dhe, si rezultat i kësaj, pritet ngritja e një komisioni hetues parlamentar për të hetuar akuzat e Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet e qershorit. Megjithatë, një kompromis i pranueshëm do të jetë e vështirë për tu arritur, duke u bazuar në qëndrimet e forta të të dyja palëve. Në ndërkohë, bojkoti i 65 deputetëve Socialiste ka ngadalësuar reformat, pasi qeveria nuk ka shumicën e nevojshme që të kalojë reformat kryesore kushtetuese.
Trazirat aktuale politike kërcënojnë të minojnë progresin dhe përpjekjet për anëtarësimin e vendit në BE, në veçanti në sferën e reformave të nevojshme që duhet të merren në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Sipas Bankës Botërore, në raportin Ease of Doing Business 2010, Shqipëria renditet e 82 nga 183 vende, ndërsa nga Transparency International në Indeksin e korrupsionit – 2009, renditet si vendi i 95 nga 180 vende. Kjo do të thotë se Shqipëria vlerësohet si një vend i vështirë për të drejtuar një biznes (me përjashtim të Greqisë) dhe më shumë i korruptuar sesa çdo tjetër i BE-së apo vend kandidat për në BE. Dun & Bradstreet (D&B) është agjencia më e madhe dhe më e vjetër e informacionit tregtar dhe të biznesit në botë i cili ekziston prej 170 vjetësh. Vlerësimet e tyre cilësore, shpejt dhe efektivisht, reduktojnë riskun në biznes. Në mënyrë elektronike përmes internetit aktualisht ofron 170 milionë raporte nga e gjithë bota!
Bonitetna hiša I, d.o.o. Ljubljanë, Slloveni, është partnere e Dun & Bradstreet-it. Që nga themelimi i saj në vitin 1990 përfaqësojnë interesat e kompanisë D&B. Nga viti 2006 përfaqëson Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Raporte me informacione nga e gjithë bota janë të aksesueshme nga web faqja http://www.idoo.si/
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
|
Sally
|
Post subject: Re: Bashkimit Evropian Post Number: #110 Posted: Thu Jul 29, 2010 9:10 am |
|
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm Posts: 1350
Gender: Female
Reputation point: 23
|
|
BE dhe Turqia - pavendosmëria për pranim Ndërkohë që Islandës anëtarësimi në BE mund t'i vështirësohet vetëm nga popullsia e saj, për Turqinë anëtarësimi është i vështirë për shkak të rezistencës brenda vetë bllokut evropian. Vetëm britanikët mendojnë ndryshe. Vend i madh, i varfër, i pazbërthyeshëm: Këto tre fjalë përshkruajnë perceptimin evropian për Turqinë. Nga pikëpamja e sipërfaqes Turqia është më e madhe se Franca, për nga numri i popullsisë gati sa Gjermania, për nga të ardhurat për frymë të popullsisë më e varfër se Rumania.
Ndërsa për perceptimin e tretë të Turqisë, vend i pazbërthyeshëm, botën e huaj, përkatësi në një kulturë tjetër, për këtë flitet shumë pak hapur në BE. Megjithatë nganjëherë kjo del në pah: "Mendoj se një lidhje më e ngushtë e botës myslimane, veçanërisht Turqisë me Bashkimin Evropian është në interesin e të gjithëve. Në çfarë forme dhe mënyre do të bëhet kjo, nëse do të jetë një partneritet i privilegjuar apo një anëtarësim i plotë, për këtë ende po përpiqemi." Kështu u shpreh Merkeli pas paralajmërimit të presidentit Obama për futjen e Turqisë në BE, vitin e shkuar në Pragë.
Ndërsa presidenti francez, Sarkozy është më i drejtpërdrejtë: "Nuk besoj se Turqia e ka vendin në BE. Kjo është një çështje, për të cilën nuk kam ndryshuar mendim."
Megjithatë Angela Merkeli dhe Nicolas Sarkozy nuk mund të ndryshojnë asgjë në faktin që BE zyrtarisht negocion anëtarësimin me Turqinë. Në fund të fundit, shefat e qeverive të vendeve evropiane në vitin 2004 vendosën njëzëri hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Dhjetë deri pesëmbëdhjetë vite më pas do të duhej të kontrollohej nëse Turqia është gati për anëtarësim dhe nëse BE mund ta përballojë pranimin.
Momentalisht nuk duket se ka gjasa për këtë të fundit. Pas pranimit të 12 anëtarëve të rinj në vitet e fundit, në BE është shfaqur një lloj "lodhjeje nga zgjerimi". Cameroni interesohet jo për Turqinë, por për dobësimin e BE
Harmonizimi i 27 shteteve të BE-së me njëri-tjetrin kërkon shumë para dhe durim, kështu që aktualisht askujt nuk i shkon ndërmend zgjerimi me anëtarë të tjerë të mëdhenj. Përveç David Cameron-it ndoshta, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe:
"Kur mendoj se çfarë ka bërë Turqia për të mbrojtur Evropën si anëtare e NATO-s, dhe çfarë bën Turqia aktualisht në Afganistan, atëherë zemërohem, që rruga e saj në BE të pengohet kështu, ashtu siç është bërë deri më tani."
Kështu tha Cameron-i në Ankara. Kryeministri britanik premtoi të jetë avokati më i mirë i anëtarësimit të Turqisë. Në këtë pikë britanikët nuk interesohen aq për futjen e Turqisë në BE, por për dobësimin e BE-së si institucion politik. Sa më e madhe struktura, sa më të ndryshëm anëtarët, aq më i lëkundur partneriteti, kjo është llogaria e hapur e euroskeptikëve britanikë.
Aktualisht koha punon për kundërshtarët e pranimit. Turqia duhet të vërtetojë që sistemi i drejtësisë dhe i vlerave të saj i përshtatet Bashkimit Evropian. Ky proces po ecën shumë ngadalë përpara, aq sa mund të parakalohet shumë mirë nga numrat 28 dhe 29, kandidatë për në BE, Kroacia dhe Islanda.
Të gjithë kandidatët e tjerë kanë një rrugë të gjatë përpara. Negociatat me Maqedoninë kanë ngrirë për shkak të çështjes së emrit me Greqinë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia vetëm sa kanë depozituar kërkesat.
_________________ Faleminderit
|
|
| Top |
|
 |
Who is online |
Users browsing this forum: No registered users and 1 guest |
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot post attachments in this forum
|
|
|