Serbia inkason faturat e rrymës në Kosovë
Shpenzuesve të rrymës elektrike në veri të Kosovës, që nga dita e premte do të fillojë t’iu matet sasia e shpenzuar e kilovatëve, por, jo nga Korporata Energjetike e Kosovës por nga ajo e Serbisë.
Drejtori i kompanisë së ashtuquajtur “Elektrokosmet”, Radoje Kreçkoviq ka thënë se, që nga dita e premte – njehsorët në veri të Kosovës do të fillojnë të funksionojnë.
Në një intervistë për radion “Kontakt Plus”, Kreçkoviq ka thënë se, popullata në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës – që nuk ia ka paguar rrymën e shpenzuar KEK-ut që nga viti 1999 – do t’i marrë faturat e para për pagesë më 1 nëntor.
Ai ka thënë se, qytetarët në veri të Kosovës, faturat për energjinë e shpenzuar elektrike do t’ia paguajnë Elektro-ekonomisë së Serbisë.
Ai madje ka thënë se, planifikon shkyçjen e të gjithë konsumatorëve ilegalë në rrjet në atë pjesë të Kosovës, ndërsa ka shtuar se, në aksion do t’i ndihmojnë “pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës”.
Korporata Energjetike e Kosovës, ditë më parë, e ka shkyçur atë pjesë të Kosovës nga rrjeti i saj për shkak të mospagesës së rrymës – megjithatë, deri me tash nuk ka komentuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës nga ana e Serbisë.
Përgjigja e dhënë për media nga zyrtarët e KEK-ut, është se kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës. Ndërkaq mediat kanë raportuar se, ajo pjesë e Kosovës furnizohen me rrymë nga Elektro-ekonomia e Serbisë, përmes Novi Pazarit
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Debate Kosove-Serbi
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debate Kosove-Serbi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debate Kosove-Serbi
Tadiç injoron autoritetet e Kosovës
Presidenti serb, Boris Tadiç, ka sfiduar autoritetet kosovare, duke vendosur të vizitojë Kosovën pa kërkuar lejën e autoriteteve në këtë vend.
Përveç numrit një të shtetit serb, në javën e parë të janarit Kosovën do ta vizitojë edhe presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç. Por ndryshe nga homologu i tij serb, ay i fundit vjen me ftesë të presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.
Tadiç do të vizitojë Kosovën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse dhe duket se ka gjetur mënyrën për të ardhur në shtetin më të ri në botë pa kërkuar lejën e autoriteteve lokale. Herën e fundit që ishte në Kosovë, ai kërkoi lejë tek zyra e BE-së, e cila pasi e pranoi, ia kaloi atë qeverisë kosovare. Sipas burimeve nga ekzekutivi kosovar, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast.
Po levizin pa viza dhe pa leje ata tani
Per mendimin tim le ta kthejn mbrapsht, kur ta njohin si shtet Kosoven atehere le te hyje, po thuaj qe nuk kemi politikan ne JO, ketej nuk na duan e ketej ne i presim me dreka e darka.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debate Kosove-Serbi
Lopa nga Kosova alarmon Serbinë Një lopë nga Kosova ka arritur të alarmojë shtetin e Serbisë. Për dy ditë me radhë, mediat serbe kanë raportuar për një "incident" që ka ngjarë në territorin e Serbisë, në fshatin Rashevac të Kurshumlisë, fare pranë kufirit me Kosovën. Mirëpo, në vend të sulmit të supozuar me armë nga ana e Kosovës, tashmë u mor vesh se bëhet fjalë për një lopë që ka ikur nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë.... Fillimisht, mediat serbe kishin raportuar për të shtëna sporadike nga territori i Kosovës në drejtim të fshatit Rashevac të Kurshumlisë, që gjendet fare pranë kufirit me vendin tonë. Më pas është raportuar edhe për reflektorët që kanë ndriçuar këtë fshat nga territori i Kosovës - ndërsa dikur edhe për mobilizimin e fshatarëve, të cilët me armë në krahë ishin përpjekur "të mbronin fshatin e tyre" nga "ekstremistët shqiptarë". Dhe ankthi i shtetit fqinj nuk mbaron me kaq. Ky sulm i supozuar ka ngjallur edhe reagime të krerët e qytetit të Kurshumlisë, që kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin kërkuar nga banorët e këtij fshati - shumica pleq - të mos e braktisin fshatin. Gjithashtu ky rast kishte alarmuar edhe policinë serbe - dhe në fund, madje edhe ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac - i cili kishte deklaruar se do të kërkojë nga KFOR-i që bashkërisht të hetojnë këtë "incident". Megjithatë, duket se "sirenat e alarmit" do të pushojnë në Serbi, pasi e përditshmja Politika - e cila thirret në burimet e saj - raporton se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj sulmi, por, për një lopë që kishte ikur nga Kosova drejt territorit të Serbisë, respektivisht drejt fshatit Rashevac, që ndodhet në zonën e sigurisë tokësore. ![]() |
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Debate Kosove-Serbi
OKB: KS debaton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën debaton për Kosovën. Nga ana tjetër, zyrtarët e BE-së e dënuan sulmin.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar për tensionet në rajon.
"Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar", tha Tadiq.
Ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogwu, që është kryesues i KS-së për këtë muaj, tha se Këshilli i Sigurimit do të njoftohet për incidentin, të martën më 6 korrik, dhe se në të do të jetë i pranishëm Boris Tadiq.
Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoy dhe Ketrin Eshton, e kanë dënuar sulmin dhe kanë shprehur shqetësim për "incidentin tragjik dhe krejtësisht të panevojshëm në pjesën veriore të Mitrovicës".
Presidenti i Bashkimit Evropian, Van Rompoy, ka kërkuar "kthimin e menjëhershme të paqes" dhe u ka bërë thirrje "të gjitha palëve që të sillen me përgjegjësi".
Shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, i ka bërë thirrje policisë së Kosovës, që me mbështetjen e EULEX-it, "ta hetojë këtë incident dhe të sigurojë që kryerësit të nxirren para drejtësisë".
Ky "mesazh i zonjës Eshton u është dërguar autoriteteve të Kosovës", thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të saj.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debate Kosove-Serbi
Tadiq: Rexhepi po kercenon me lufte
10.07.2010
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq thotë se Bajram Rexhepi, ministri i Policisë në Kosovë, haptas po kërcënon me luftë kur deklaron se do të dërgojë njësitë speciale të policisë në Mitrovicë.
Siç transmeton RTS-ja një komunikatë të presidentit serb, Tadiq thotë se “Institucionet e Kosovës do të jenë përgjegjëse për pasojat katastrofale të zbatimit eventual të këtij kërcënimi”.
Duke i quajtur luftënxitëse deklaratat si të ministrit Rexhepi, presidenti serb Tadiq e ka vlerësuar demantin e EULEX-it për mbështetjen e planit për dërgimin e njësive speciale në veri.
Ndërkaq i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, sipas RTS-së, paralajmërimin e Bajram Rexhepit për dërgim forcash speciale të policisë në pjesën veriore të Mitroviccës, për të vendosur atje rendin dhe qetësinë, e ka quajtur “rënie maskash”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i përgjigjet nesër pyetjes nëse pavarësia e Kosovës përputhet me të drejtën ndërkombëtare
[/size] Vuk Drashkoviq: Njeriu nuk mund t'i detyrojë më shumë se 1,5 milionë njerëz, që të përqafojnë diçka që nuk duan
Serbia dhe Kosova duhet të ndërtojnë raporte të mira mes vete, deklaroi ish-minisitri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq në një intervistë për gazetën austriake "Die Presse". Drashkoviq pohon se raporte të mira mes këtyre dy vendeve mund të ketë edhe pa njohjen e Kosovës prej Serbisë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do t'i përgjigjet nesër pyetjes se a ishte pavarësia e Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Mendimi këshilldhënës i institucionit më të lartë juridik të OKB-së, nuk është i obligueshëm. Por ka një peshë të veçantë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, njohjet e reja të Kosovës dhe procesin e integrimeve të këtyre vendeve në NATO dhe BE.
Në pyetjen e gazetarit të gazetës "Die Presse" se si mund të gjendet rrugëdalja nga situata e tanishme, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviq përgjigjet:
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Vuk Draskoviq "Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Serbia nuk e njeh atë. Në Kosovë më nuk ka sovranitet të Serbisë, nuk ka institucione apo simbole të Serbisë atje. Ndërkohë që sipas Rezolutës 1244, Kosova është pjesë e Serbisë. Kur ne në Serbi themi se duam të ruajmë sovranitetin mbi Kosovën, atëherë themi se duam të ruajmë diçka që nuk kemi fare. Shqiptarët e Kosovës më nuk e pranojnë Serbinë si shtet të tyre, ndërkohë që Serbia nuk i njeh shqiptarët si shtetas të vet. Njeriu nuk mund t'i detyrojë më shumë se 1,5 milionë njerëz, që të përqafojnë diçka që nuk duan."
Shkrimtari i njohur serb paraqet edhe formulën e tij për rrugëdalje nga kjo situatë: "Në kohën kur kam qenë ministër i Jashtëm kam propozuar formulën: një Serbi me dy sisteme, si Kina dhe Tajvani. Shumica shqiptare duhet të ketë mundësinë e qeverisjes me Kosovën, pavarësisht prej Beogradit, por me kusht që të respektojë të drejtat e serbëve dhe vlerat e tyre fetare e kulturore. Kjo është refuzuar, ndërsa tani Prishtina dhe Beogradi nuk janë askund."
Ndërsa në pyetjen nëse Beogradi duhet t'i japë fund bllokimit të Kosovës, ish-ministri i Jashtëm serb përgjigjet me disa pyetje: Çfarë është sot patriotizmi nacional serb? Injorimi apo respektimi i realitetit? A duhet të jetë katastrofa e Kosovës bazë për një katastrofë për mbarë Serbinë? Apo duhet ndërtuar një Serbi moderne evropiane, e cila nën ombrellën e Bashkimin Evropian, do të kthehet në Kosovë? Këtu mendoj jo në kthimin me dhunë e polici, por me kulturë, demokraci, tregti, investime dhe pajtim mes popujve. Unë jam për këtë rrugë, përfundon Drashkoviq.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Debate Kosove-Serbi
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Debate Kosove-Serbi
Bisedimet Kosovë-Serbi, dita e dytë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Debate Kosove-Serbi
Sërish probleme në Mitrovicën e Veriut, autoritetet nuk ndërhyjnë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!