Çfarë i lidh gjermanët dhe izraelitët? Çfarë i ndan të dy shoqëritë?
Nitzan Horowitz kujton me dëshirë verën e vitit 2006. Atëherë gazetari sportiv informonte për kampionatin botëror të futbollit në Gjermani. Me gjithë entuziazmin e kësaj përralle të ndritshme vere ai përpiqej mbrëmje për mbrëmje t'ua sillte pranë bashkëatdhetarëve Gjermaninë e re, të vetësigurtë dhe të gëzueshme. Izraelitët nuk duhet të trembeshin nga pamjet televizive, që tregonin, se si valëviteshin flamujt gjermanë, thoshte ai. Ky nuk është deklarim i nacionalizmit gjerman, por shprehje e gëzimit të kampionatit botëror të futbollit dhe mikpritjes së gjermanëve.
Miqësi gjermano-izraelit
Këtij idili të marrëdhënieve bilaterale i kundërvihet vazhdimisht historiani gjermano-izraelit, Michael Wolffsohn. "Mes Gjermanisë dhe Izraelit nuk ka miqësi", konstaton ai me gjakftohtësi. Që prej vitit 1981 rritet distanca ndërmjet të dy vendeve. Kjo vihet re qartë edhe nga anketimet. Pas luftës gjashtëditore të vitit 1967 Izraeli ka gëzuar një emër shumë të mirë në Gjermani, që është dëmtuar nga lufta e Yom-Kippur-it të vitit 1973. Një çarje e thellë erdhi pastaj në vitin 1981, kur u hap një polemikë e ashpër ndërmjet ish kryeministrave të atëhershëm Menachem Begin dhe Helmut Schmidt, për shkak të planifikimit të furnizimit me armë të Arabisë Saudite. Sot Izraeli, në opinionin gjerman konsiderohet si një nga vendet më të papopulluara në botë.
Miq të huaj
Pikëpamjet e tyre të kundërta Wolffsohn und Horovitz i prezantojnë në Berlin në një aktivitet të fondacionit Heinrich-Bëll të afërt me të Gjelbrit. Nën moton "Miq të huaj" pjesëmarrësit nga Gjermania dhe Izraeli diskutojnë një ditë të tërë, për atë se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan të dy vendet. Për ish-ambasadorin izraelit në Gjermani Shimon Stein është e qartë: "Ajo, që na bashkon, është Shoah." Shkatërrimi i hebrejve evropianë nga Gjermania naziste do të errësojë për një kohë të gjatë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, thotë ai. Për shkak të përgjegjësisë historike politikanët gjermanë theksojnë herë pas here angazhimin e tyre për të drejtën e ekzistencës dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Por çfarë do të thotë kjo konkretisht? A do të qëndrojë Gjermania përkrah Izraelit, në qoftë se ushtria izraelite sulmon Iranin, për të ndaluar zhvillimin e programit atomik iranian? Për këtë pyetje ai nuk ka marrë asnjëherë përgjigje si ambasador.
Vlerat e përbashkëta
Historiani nga Tel Avivi Gadi Algazi nuk do që ta shohë Gjermaninë, në rastin e një sulmi izraelit kundër Iranit, në anën e Izraelit. Një sulm ushtarak kundër programit atomik të Iranit do të ishte shkatërrues, shpjegon ai. Gjermania nuk duhej ta mbështeste në asnjë mënyrë një politikë të tillë. Sipas mendimit të tij miqtë më të mirë të Izraelit janë ata aktivistët e rinj, që demonstrojnë së bashku me palestinezët dhe izraelitë në Bregun Perëndimor kundër pushtimit. "Atë, që ne kërkojmë nga Izraeli mund ta përkufizojë kështu: Fundi i politikës kolonizuese nga ana e Izraelit. Përderisa politika izraelite e kolonizimit vazhdon të ekzistojë, nuk do të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo është zemra e tragjedisë sonë. Prandaj do të thoja, presion ekonomik, politik mbi Izraelin, derisa Izraeli të ndërpresë politikën kolonizuese."
Një mendim të ngjashëm ka edhe studjuesja e shkencave politike dhe ish deputete e Knesset-it, Naomi Chazan. "Ajo, që nga lidh, nuk është e kaluara, por e ardhmja", është bindja e saj. Gjermanët janë mësuar, që t'i përcaktojnë marrëdhëniet me Izraelin nga historia. Megjithatë ajo mendon se vlerat e përbashkëta kanë më tepër rëndësi se barra e historisë. Miqtë e Izraelit duhet ta mbështesin shoqërinë izraelite në përpjekjet e saj për demokraci, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe drejtësinë sociale. Pa demokraci Izraeli nuk ka bazë për të jetuar dhe të ardhme, thotë Chazan. Si presidente e OJQ-së "New Israel Fund", ajo angazhohet për një shoqëri pluraliste dhe egalitare në Izrael dhe është bërë për këtë arsye objekt i sulmeve të tërbuara të së djathtës politike në këtë vend.
Kritika lejohet
Edhe psikoanalisti dhe autori me prejardhje nga Zvicra, Carlo Strenger ka rënë nën zjarrin e kritikave për shkak të kritikës ndaj politikës së qeverisë. Por kjo nuk e pengon atë, që të vazhdojë ta publikojë mendimin e tij, thekson ai në një intervistë me DW. Të njëjtën gjë ai e pret edhe nga miqtë gjermanë të Izraelit. Kritika ndaj politikës izraelite është e lejueshme dhe pajtohet me miqësinë me Izraelin. Ai e kupton se politikanët gjermanë e kanë të vështirë të kritikojnë Izraelin. Pikërisht kancelarja gjermane Angela Merkel po bën punë të mirë. Ajo nuk e fsheh të kaluarën gjermane dhe nuk trembet as nga kritika e drejtë.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Çfarë i lidh gjermanët dhe izraelitët?
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Çfarë i lidh gjermanët dhe izraelitët?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Çfarë i lidh gjermanët dhe izraelitët?
Pergjigja eshte shume e gjate, por thelbi pergjigjes time eshte ky: i lidh paraja, i ndan paraja
Vetem nje gje me vjen inat me ''izraelitet'', qe ne na mbyten duke na kujtuar demet e luftes se dyte, ( cdo muaj kemi nga nje dokumentare se si qysh tek vujaten) ndersa nga ana tjeter keto dy shtete jane bere si tenxherja em kapakun. Edhe pse shume zera dalin qe: israelet mbas luftes zuren rrenje ne gjermani.....
Vetem nje gje me vjen inat me ''izraelitet'', qe ne na mbyten duke na kujtuar demet e luftes se dyte, ( cdo muaj kemi nga nje dokumentare se si qysh tek vujaten) ndersa nga ana tjeter keto dy shtete jane bere si tenxherja em kapakun. Edhe pse shume zera dalin qe: israelet mbas luftes zuren rrenje ne gjermani.....
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)