"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#46

Post by Adriana »

Pasaportat biometrike, ndahen 400 mijë deri në fundviti


Tiranë - Të paktën 400 mijë shtetas shqiptarë duhet të pajisen me pasaportat biometrike deri në fund të vitit 2009, një shifër kjo që sipas zv/ministrit të Brendshëm Ferdinat Poni është dhe një kusht i nevojshëm për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së.
Nga 25 marsi kur në Shqipëri nisi procesi i aplikimit për pasaportat biometrike, me këtë dokument janë pajisur 80 mijë shtetas. Shifrat e aplikimit për pasaportat biometrike, sipas zv/ministrit Poni janë të kënaqëshme dhe numri i aplikimeve në ditë arrin në mbi 2 mijë.

“Brenda vitit 2010, rreth 2.300 000 pasaportat aktuale për jashtë shtetit, duhet domosdoshmërisht të zëvendësohen me pasaportat e reja biometrike, për të cilën kompania ZAGEM garanton të gjitha kapacitetet”, tha Poni, duke sqaruar se një qytetar shqiptar që të pajiset me pasaportë biometrike, duhet të ketë aplikuar më parë për letërnjoftimin elektronik.

Aplikimi për pasaportat biometrike nisi në 25 mars të këtij viti, fillimisht me Tiranën, për t’u shtrirë shumë shpejt në të gjithë vendin, ndërkohë që shpërndarja e këtij dokumenti filloi në 1 maj 2009. Pasaporta biometrike me vlerë 6000 lekë, është e prodhuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazuar në Sistemin Automatik të Identifikimit të Shenjave të Gishtave (AFIS).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#47

Post by Sally »

Vizat, Suedia: Shqipëria s’e meritoi




Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se arsyeja pse disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të duhura. “Të marr Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta “hartë e rrugës”, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve”, tha dje zëvendësshefi i Departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, në një intervistë për BBC-në. “Ata do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer”, tha ai.


Si e shihni ju në presidencën suedeze të BE-së perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit?


Vazhdimi i zgjerimit të BE-së është një prej përparësive të presidencës suedeze dhe ne do të mundohemi ta nxisim këtë aq sa kemi mundësi. Mendojmë se ka një rëndësi edhe më të madhe tani në kohën e krizës financiare, që dyert e BE-së të mbahen të hapura. Gjithashtu, është e vërtetë se ne kemi aktualisht një krizë institucionale brenda BE-së, por nuk është qëndrim vetëm i Suedisë si anëtare e BE-së që të zgjidhet më parë Traktati i Lisbonës për të vazhduar zgjerimin, por ky është një qëndrim që ka mbizotëruar tek shumë vende anëtare. Por ne shpresojmë se do të mund të zgjidhim krizën institucionale për të pasur mundësi pastaj që të vazhdojmë me zgjerimin me një dinamizëm më të madh, pas referendumit irlandez.


Ju po thoni që dyert duhet të mbeten të hapura për Ballkanin. Por duke marrë parasysh krizën brenda BE-së, duke marrë parasysh problemet e tjera, a nuk është ngadalësuar paksa ky proces?


Nuk mendoj ashtu. Duhen bërë dallime mes pranimit të anëtarëve të rinj, që nënkupton zgjerim dhe të vazhdojmë procesin e zgjerimit, që është shumë i rëndë dhe një proces i vështirë. Nevojiten shumë reforma që duhet të bëhen në vendet, që aplikojnë ose duan të bëhen anëtare. Kjo nuk është diçka që duam ta mbajmë jashtë, sepse është racionale dhe në fund të fundit për të qenë anëtar i BE-së duhet të jesh i gatshëm dhe të kesh mundësi për të marrë të gjitha obligimet e BE-së. Pra, është procesi i reformave që po vazhdon. Është Kroacia, ish-republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia dhe posaçërisht Kroacia e Turqia, që kanë filluar procesin dhe shpresojmë se edhe Shkupi do të ketë mundësi ta bëjë këtë më vonë.


Por gjatë kësaj periudhe prej gjashtë muajsh të presidencës suaj, jeni optimist se disa nga këto vende mund të bëhen anëtare të BE-së?
Jo, jo anëtar sepse ky është një proces më i vonshëm. Por nëse shikoni vendet atëherë kemi aplikimin e Mali të Zi, që i është dërguar Komisionit Evropian dhe po punohet rreth saj, megjithëse nuk e di nëse kjo do të prezantohet gjatë presidencës suedeze. Pastaj është aplikimi i Shqipërisë, me të cilin shpresojmë se mund të merremi gjatë vjeshtës për ta dërguar tek Komisioni për të filluar shqyrtimin dhe pastaj Komisioni do të fillojë një vlerësim më të hollësishëm të vendit. Pastaj kur Serbia t’i ketë zgjidhur problemet, sepse të gjithë ne e dimë se ata janë shumë mirë të përgatitur, mund të ecë shpejt në procesin e BE-së.
Në vazhdim është ish-republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila është tashmë vend kandidat dhe ka 8 kritere kryesore, të cilat kur të përmbushen ne shpresojmë se Komisioni do t’i rekomandojë Këshillit që të fillojë negociatat. Në këtë rast kemi të ashtuquajturën çështje të emrit. Ne nuk e shohim këtë si kërkesë për të filluar negociatat, por në të njëjtën kohë është fakt se për të filluar negociatat na duhet konsensusi brenda BE-së. Në këtë kuptim mund të thuhet se çështja e emrit ka një rëndësi për procesin e mëtejmë për ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë. Por, fillimi i negociatave është një gjë dhe pastaj duhen vite për t’i përfunduar dhe përmbushur ato dhe do të thosha se para se të bëhet anëtare çështja e emrit është kusht, sepse është kërkesë për një marrëdhënie të mirë fqinjësore.
Por një nga vendet e Ballkanit, që po përfiton nga BE-ja, është Serbia. Ju thoni se ajo është në rrugë të mbarë drejt integrimeve.

Por autoritetet në Beograd duhet të përmbushin ende disa prej kushteve në mesin e të cilave edhe bashkëpunimi i plotë me EULEX-in. Keni parë së fundi lëvizje të mira në këtë drejtim?



Mendoj se duhet të ndani dy gjëra. Bashkëpunimi me EULEX-in, tani që po flasim, është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Ju e dini se Komisioni ka rekomanduar dhe nuk është vendim, që Serbia, ish-republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në gjithë Evropën. Ky është një rekomandim i Komisionit, rreth të cilit vendet anëtare duhet të marrin vendim më vonë, që ne shpresojmë të bëhet gjatë presidencës suedeze. Për Serbinë janë dy kushte: E para se duhet të sigurohemi se udhëtimi pa viza nuk do t’ju mundësohet qytetarëve - banorë të Kosovës, prandaj ata duhet të lëshojnë pasaporta të veçanta serbe për këta njerëz. Dhe e dyta është një kërkesë për një bashkëpunim më të ngushtë me EULEX-in. Kjo marrëveshje me Beogradin do të punohet gjatë muajve të ardhshëm. Prandaj ka një kërkesë për liberalizim të vizave që të rritet bashkëpunimi me EULEX-in.
Zoti Wahlud, ju përmendët liberalizimin e vizave për disa vende të Ballkanit. Por Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë lënë jashtë këtij procesi. Ka një ndjenjë të përbashkët të qytetarëve të këtyre vendeve se ky rekomandim mund t’i izolojë ato.
Ne mendojmë se është shumë fatkeqe, në një mënyrë. Por faji duhet të vihet aty ku duhet. Të marr Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën, për shembull. Atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta “hartë e rrugës”, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve. Ata do të duhej të bënin këto reforma. Dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer. Ne kemi pasur takime të gjata me udhëheqësit e Bosnje dhe u thamë se këto janë reformat që duhet të bëni e pastaj dyert janë të hapura për ju. Do të merrni liberalizimin e vizave kur të bëni këto reforma. Mungesa e reformave nga politikanët vendas nuk është diçka që BE-ja po provon t’i izolojë ata. Liberalizimin e vizave nuk e merrni si dhuratë. Ajo ka të bëjë me mbrojtjen e rajonit të Schengen-it, prandaj duhet të përmbushni kriteret e Schengen-it. Kjo u është thënë udhëheqësve të Bosnjës dhe elektorati i Bosnjës duhet të flasë me politikanët vendas. Kur ta bëjnë këtë, dera do të jetë e hapur për ta. Por nuk e merrni liberalizimin e vizave si një të drejtë morale. Ju e fitoni të drejtën e udhëtimit pa viza, sepse i keni bindur ministrat e Brendshëm të Evropës se kufijtë janë të sigurt dhe se ata mund t’ju besojnë se ju mund të merreni me çështjet e migrimit, të pasaportave etj.


Por si mundet Kosova ta bindë BE-në se është e gatshme të ecë kësaj rruge?


Ky është një problem tjetër. Kosova është tjetër çështje. Ju e dini se Suedia e ka pranuar Kosovën, ashtu siç e kanë bërë edhe 22 vende të tjera anëtare. Por ka ende 5 vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar atë dhe për të marrë vendime duhet konsensusi. Unë nuk pres që Suedia të ketë mundësinë për të zgjidhur mungesën e konsensusit ndaj statusit të Kosovës, gjatë presidencës së saj gjashtëmuajshe. Prandaj kjo është arsyeja pse BE-ja nuk mund t’i ofrojë Kosovës të njëjtën “hartë të rrugës”, sikurse edhe vendeve të tjera në Ballkan. Por ajo që ne do të provojmë të bëjmë është se Komisioni do të publikojë një studim, në muajin tetor, se si të ecin gjërat përpara në Kosovë. Ne shpresojmë se ky studim do të përfshijë edhe disa ide se çfarë lloj reformash Kosova duhet të bëjë që t’i afrohet “hartës së rrugës” për liberalizim të vizave, deri në zgjidhjen e këtij mosuniteti brenda BE-së, për statusin e Kosovës. Ne gjithashtu e konsiderojmë problem se Kosova është lënë jashtë, por duhet të respektohet fakti se vendimet në BE merren me konsensus.
Por Kosova do të mbetet jashtë.



Vendet përreth do të jenë të lira për udhëtime pa viza. Atëherë çfarë mund të bëjë Kosova më shumë që këto pesë vende të ndryshojnë qëndrim?


Kosova duhet ta pranojë se nuk ka qenë sa duhet aktive për të arritur mbështetje për rastin. Suedia, Britania e Madhe ose Franca kemi punuar në nivel ndërkombëtar duke provuar që të fitojmë mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin shtetëror. Por Kosova duhet të bëjë më shumë, ajo duhet të ketë një politikë më aktive. Ne vazhdojmë të bisedojmë me këto pesë vende të BE-së, që nuk pajtohen me ne.


T’i kthehem studimit. Ajo që ne po provojmë të bëjmë me të, ose të propozojmë, është një lloj “harte e rrugës” për Kosovën. Por gjithashtu duhet të pajtohemi se megjithëse dakordohemi që t’i ofrojmë një “hartë të rrugës” për udhëtime pa viza, ka shumëçka për të bërë në Kosovë. Ata nuk kanë pasaporta biometrike, policia kufitare nuk funksionon, ka shumë ligje dhe reforma që duhet të ndërmerren. Dhe sërish nuk do të ofrohen udhëtime pa viza pa ofruar diçka. Në fund të fundit duhet të binden ministrat e Brendshëm të BE-së se mund t’i besohet këtij vendi rreth të gjitha këtyre çështjeve
Last edited by Sally on Thu Aug 13, 2009 2:11 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#48

Post by Sally »

Mire do ishte te plotesonim keto kushtet, qe te shikojm pastaj qe me cfar kenge do paraqiten keta, se kan nje vite qe vetem kete fjale po thon, dhe me bukura eshte se thon qe: shikoni Serbet i plotesuan kushtet! Ja te presim dhe pak sa te vij afati i duhur per keto kushte, qe te shikojm me cfar teme tjeter do dalin pastaj!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1018
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Bashkimit Evropian

#49

Post by Hymniarber »

Sally wrote:Mire do ishte te plotesonim keto kushtet, qe te shikojm pastaj qe me cfar kenge do paraqiten keta, se kan nje vite qe vetem kete fjale po thon, dhe me bukura eshte se thon qe: shikoni Serbet i plotesuan kushtet! Ja te presim dhe pak sa te vij afati i duhur per keto kushte, qe te shikojm me cfar teme tjeter do dalin pastaj!
Shpeshhere mua me duket sikur vete elita politike e Tiranes, ju lutet atyre per te nxjerre pretekse, sidomos nga krahu qe gezohet kur Shqiperise i ndodh ndonje e keqe, duke e shfrytezuar per kapital politik.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#50

Post by Sally »

Dhe ne rastin e tanishem kete percarje po e perfiton shume Ps, per te shkatuar tragjedira te tilla qe po kalojm tani, se ata jan shume ne dijeni qe ne tani si shtet jemi ne vemendjen e gjith Botes si Kosova dhe Shqiperia, per hyrjen ne BE dhe po perdorin kete rast, pa menduar qe ne radhe te pare jane Shqipetar e pastaj Politikan.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#51

Post by Adriana »

Ministria e Brendshme: U arrit marrëveshja që për shpërndarjen e pasaportave biometrike, gjatë gushtit të punohet me orare të zgjatura




Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot se po vijon rregullisht puna për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në të gjithë zyrat e aplikimit, në të gjithë territorin e vendit. “Duke pasur parasysh një rritje të kërkesës për aplikim dhe pajisje me dokumentet e reja të identitetit në këtë periudhë, kryesisht nga nënshtetasit e ardhur për pushime që punojnë e jetojnë jashtë vendit, Ministria e Brendshme i ka kërkuar kompanisë konçesionare “Aleat” që të zgjasë oraret e shërbimit për qytetarët, atje ku fluksi i kërkesave është më i madh, kryesisht në zonat me popullsinë më të madhe” deklaroi në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Sipas tij, konçesionari i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme dhe duke filluar nga dita e djeshme, datë 12 Gusht, deri në fund të muajit, do të punohet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 të mbrëmjes, në zyrat e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në: Tiranë, Kamëz, Bathore, Elbasan, Durrës, Fier, Patos, Lushnje, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. “Me këtë zgjatje të orarit synohet të përballohet pa problem fluksi i kërkesave të qytetarëve gjatë këtij muaji për pajisjen me dokumentet e reja të identitetit. Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vijojnë aplikimin për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat e reja biometrike, duke i garantuar se do të krijojë të gjitha lehtësitë e duhura, kurdo që të jetë e nevojshme. Ministria e Brendshme thekson se ecuria e mirë e procesit të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike është njëherësh ecuri shpresëplotë për një regjim të liberalizuar vizash me Bashkimin Evropian” përfundoi Konja.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#52

Post by Sally »

Keto me duket qe na marrin me te mire kur vine ne shtetitn tone, se kur vjen dita qe te vendosin te gjith kundra dalin, po te vem re te gjithe keshtu thone, ja le te shpresojm qe Austria do mbaj fjalen. -pray-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#53

Post by Adriana »

Vizat, biznesi 10 milionë euro i konsullatave në Shqipëri


Miniera e artë për përfaqësitë konsullore të BE-së në Shqipëri. Burokracitë dyfishojnë shpenzimet për shqiptarët. Zhvatja që nis që nga telefonatat e shtrenjta, dokumentet pa fund dhe me kosto, siguracionet dhe stresi që nuk ka të paguar. Një kalvar shumëvjeçar i injoruar nga qeveria e cila, shton përfituesit e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike



Do të jetë një ditë e bukur për shqiptarët e telendisur pranë zyrave konsullore për një vizë shengen, koha kur shtetasit shqiptarë nuk do të kenë më fatkeqësinë që të lëvizin vetëm pasi të kenë marrë një vizë.


Por do të jetë një ditë e "zezë" për konsullatat e këtyre vendeve, të cilat prej shumë vitesh e kanë kthyer dhënien e vizave në një "minierë të artë" për të mbushur buxhetet e përfaqësive diplomatike të vendeve të BE-së.


Sipas të dhënave të përafërta, në një vit kalendarik pune, konsullatat e vendeve të hapësirës shengen në Tiranë dhe nëpër rrethe, llogaritet t'iu kenë marrë shtetasve shqiptarë rreth 10 milionë euro, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve për këtë kalvar janë trefish më të larta, qoftë nga tarifat e larta, qoftë edhe nga fakti se shumë zyra konsullore aplikojnë vizat afatshkurtëra, mënyrë për të shtuar sa më shumë fitimet.
Shtetasit e Maqedonisë fqinje, Serbisë apo Malit të Zi do të kenë fatin që prej vitit 2010 të lëvizin lirshëm në vendet e hapësirës Shengen.


Prej shumë vitesh pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ata nuk do të kenë më nevojë të plotësojnë vandakun e dokumenteve dhe të paguajnë tarifat e kripura për të marrë vizat, një biznes fitimprurës, që prej vitesh ishte bërë pranë përfaqësive konsullore të vendeve të BE-së.


Por këtë fat nuk do ta kenë shtetasit e Shqipërisë, vendit që do të vijojë të ketë edhe më tej po ato rregulla të ashpra të pajisjes me viza Shengen, dhe po ato tarifa që u duhet të paguajnë. Heqja e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda hapësirës Shengen do të ishte fundi i një kalvari të gjatë që nisi që në fillim të viteve '90. Një torturë që u ka kushtuar atyre shumë nga ana shpirtërore, morale, fizike por edhe nga ana materiale.


Për më tepër se 17 vite shtetasit shqiptarë që për arsye familjare, pune, apo biznesi kanë dashur të shkojnë në njërin prej shteteve të hapësirës Shengen u është dashur ta paguajnë shtrenjtë vizën e lëshuar nga autoritetet konsullore, ta paguajnë edhe shumëfish te sekserët e lidhur me mafien e vizave, kur nuk kanë patur mundësi t'i marrin legalisht ato.


Deri në fund të vitit 2007, zyrtarisht një aplikues për vizë Shengen duhej të paguante 60 euro, vetëm për këtë shërbim, por duke shtuar edhe procedurat e tjera, për plotësimin e dokumenteve shpenzimet shkonin edhe një herë aq.


Prej 1 janarit 2008 zyrtarisht një vizë e tillë kushtonte 35 euro, por edhe pse prej 1 janarit 2008, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin më të lehtë udhëtimin në hapësirën Shengen, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave, për shqiptarët shumë pak gjë ndryshoi.


Se sa shumë u kushton shqiptarëve pajisja me vizë dhe pse Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave ka qenë një fluskë më shumë demagogjike, e tregoi edhe një studimi i "Lëvizjes Europiane" për vitin 2008, ku të dhënat janë mbledhur nga sondazhet pranë disa prej ambasadave të BE-së.


Marrëveshja parashikonte shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen, tarifën 35 Euro, heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike si dhe mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.


Rrjepja e shtetasve shqiptarë nis që në tarifat e telefonave për të lënë takimet për vizë. Ndërsa në konsullatën e Danimarkës dhe të Polonisë duhet të paraqitesh vetë, konsullatat e tjera kërkojnë rezervim me telefon.


Austria, Republika Çeke dhe Holanda aplikojnë një numër telefoni fiks, që kushton rreth 20 lekë. Gjermania dhe Hungaria kanë në dispozicion të shtetasve shqiptarë që aplikojnë për vizë një numër telefoni celular (rreth 100 lekë), ndërsa Franca, Greqia dhe Italia aplikojnë numër telefoni me vlerë të shtuar (0900...) rreth 600 lekë.


Një nga elementët më të rëndësishëm të sanksionuar në MLV është mbajtja në kuotën e 35 Eurove të tarifës së vizës Shengen. Madje për kategori të caktuar personash si akademikët, studentët, sportistët, pjesëtarët e shoqatave jo¬ fitimprurëse, gazetarët, fëmijët nën moshën 6 vjeç, pensionistët dhe pjesëtarët e delegacioneve zyrtare kjo tarifë hiqet plotësisht.


Por, megjithëse marrëveshja përcakton se tarifa e pajisjes me vizë është
35 Euro, praktika e përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri flet qartë për një mungesë bashkërendimi mes tyre, pasi diferencat që vijnë si rezultat i konvertimit në monedhën vendase janë të ndjeshme. Vlera e tyre prek kufijtë nga 4270 lekë në 4900 lekë.


Sipas vëzhgimit të kryer në disa prej konsullatave perëndimore në Tiranë, Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare prej 23 për qind të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 për qind gjatë vitit të shkuar.


Ndonëse është e vështirë të marrësh të dhëna zyrtare në përfaqësitë konsullore të vendeve të BE-së në Tiranë, mendohet se vitin e shkuar në dyert e konsullatave u paraqitën vjet rreth 300 mijë shqiptarë, të cilëve iu desh të paguanin vetëm për tarifën e vizës rreth 10 milionë dollarë, por nëse këtyre shpenzimeve u shtohen ato të përgatitjes së dokumentacionit, aplikimit dhe marrjes së vizës, kjo shifër e kalon dyfishin e saj.


Ky ka qenë prej shumë vitesh një buxhet i artë për konsullatat e përfaqësive diplomatike, që u është marrë shtetasve më të varfër të Europës dhe do të vijojë të jetë deri kur shqiptarët të shpëtojnë nga heqja e plotë e vizave në zonën Shengen




Një vizë Shengen? Bëj gati 70 eurot!


Për t'u pajisur me një vizë Shengen në fakt nuk mjafton vetëm pagesa e tarifës së vizës. Kostot e tjera të aplikimit përfshijnë kostot e përgatitjes së dokumentacionit, si edhe të udhëtimit drejt Tiranës, kur aplikanti
vjen nga zona të tjera të Shqipërisë. Aplikantët për vizë Shengen pranë konsullatave të ndryshme, përveç momentit të aplikimit, janë sërish të detyruar të paraqiten pranë konsullatave kur tërheqin pasaportën. Për
ata aplikantë që nuk banojnë në Tiranë kjo përkthehet në kosto shtesë për udhëtimin vajtje-ardhje në qytetin e tyre. Një zgjidhje e veçantë është bërë nga konsullatat e Greqisë dhe Italisë, të cilat kanë bërë të
detyrueshëm shërbimin e postës së shpejtë për dërgimin e pasaportës në shtëpi. Por edhe ky shërbim ka kostot e veta, që është 290 lekë (2,3 Euro) për adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekë (4 Euro) për ato
jashtë Tiranës. Të gjitha këto e bëjnë të kushtueshëm një aplikim për vizë, po të mbahen parasysh edhe kostot e tjera, si për shembull marrja e certifikatave personale apo familjare, kërkesë që vazhdon edhe pse janë hedhur në qarkullim kartat e identitetit, të cilat nuk njihen nga autoritetet konsullore
(mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro).
-Marrja e vërtetimeve të ndryshme, si për shembull të punës, të bankës, (mesatarisht 300 lekë - 2,4 Euro);
Përkthimi dhe noterizimi i dokumentave (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
Legalizimi i dokumenteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
- Fotokopjimi i dokumenteve origjinalë dhe të noterizuar (mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro);
- Siguracioni i udhëtimit për gjithë periudhën e dëshiruar të vizitës (mesatarisht 1000 lekë - 8 Euro);
- Kostot e udhëtimit vajtje-ardhje për në Tiranë (mesatarisht 1200 lekë - 9,6 Euro).
Nëse aplikanti nuk i përket ndonjë prej kategorive të cilat janë përjashtuar nga tarifa e vizës, atëherë këtyre kostove duhet t'i shtojmë edhe mesatarisht 4500 lekë (35 Euro) për tarifën e vizës, çka do të thotë
se një aplikim për vizë kushton mesatarisht 9000 lekë (70 Euro), që është një shumë e konsiderueshme për shqiptarët. MLV-ja pritej që të reduktonte edhe kostot e aplikimit për vizë Shengen, por situata e analizuar më sipër duket se nuk ka sjellë ndryshim me përjashtim të kategorive të cilat janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar tarifën e vizës.




Rruga e shkurtër e qeverisë, shton pasaporta shërbimi dhe diplomatike


Qeveria Shqiptare duket se vazhdon të preferojë rrugën e shkurtër në vend të zgjidhjeve afatgjata, si opsion për një kategori të caktuar personash, të cilëve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shërbimi.


Ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet reduktimi i numrit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit vetëm për kategori të caktuara zyrtarësh, në realitet ndodh e kundërta.


Gjatë vitit 2008, janë miratuar tre Vendime të Këshillit të Ministrave që zgjerojnë më tej rrethin e kategorive për¬fituese me 6 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe 11 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave të shërbimit, duke e çuar në total numrin e përfituesve nga vitet e mëparshme për: Pasaporta diplomatike 64 kategori gjithsej dhe Pasaporta shërbimi 74 kategori gjithsej.



Biznesi, biznes me vizat

Edhe biznesmenët kanë rënë pre e dëshirës për të përfituar nga biznesi me vizat e "liberalizuara". Përfshirja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë si organe kon¬firmimi është konsideruar gabimisht nga këto të fundit si një mundësi për të përmirësuar arkëtimet e tyre, por vetëm sa shton kostot për vizën.


Një biznesmen i cili është i regjistruar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë i duhet të paguajë një tarifë prej 2000 lekë (16 Euro) pranë Dhomës së Tregtisë për marrjen e Notës Verbale që shërben si dokument konfirmimi. Megjithëse nga përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë


pretendohet se pasjisja me Notë Verbale të biznesmenëve është një proces shtesë që kërkon kohë, në fakt Nota Verbale konfirmon thjesht anëtarësimin në këtë Dhomë, pasi dokumentacioni i një biznesi depozitohet vetëm një herë në momentin e anëtarësimit.


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës lëshon mesatarisht rreth 250 Nota Verbale në muaj, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë 500.000 lekë (4000 Euro) shtesë në muaj për buxhetin e saj.


Rreth 80% e këtyre Notave janë lëshuar për në përfaqësitë konsullore të Greqisë, Gjermanisë dhe Italisë, pasi edhe marrëdheniet e biznesit me këto shtete zënë peshën kryesore të marrëdhënieve tregtare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#54

Post by Adriana »

Image
“The Economist”: Padrejtësitë në liberalizimin e vizave
Në artikull i botuar në prestigjiozen “The Economist”.



Heqja e vizave për serbët, malazezët dhe për maqedonasit, nga fillimi i vitit 2010 mund të jetë një lajm i mirë, por jo edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një hidhërim i veçantë ekziston brenda Bosnjës. Boshnjakët mysliman nuk mund të udhëtojnë të lirë, për dallim të kroatëve të Bosnjës, të cilët i kanë shfrytëzuar për një kohë të gjatë pasaportat e Kroacisë. Kurse serbët e Bosnjës mund të aplikojnë me shumicë për pasaporta të Serbisë, thotë një artikull i botuar në prestigjiozen “The Economist”. Aty përshkruhet se si boshnjakët argumentojnë se, është çmenduri që një i arratisur si Ratko Mladiç, i akuzuar për vrasjen e 8000 boshnjakëve në Srebrenicë, mund të lëvizë teorikisht i lirë, me pasaportë të Serbisë. Tutje shtohet se boshnjakët dhe shqiptarët e dinë se heqja e vizave është vetëm çështje kohe. Por, jo edhe për kosovarët, të cilët duhet të fillojnë të punojnë me BE-në për këtë proces. Çështja është e komplikuar pasi Serbia nuk e njeh Kosovën. Andaj, “The Economist” nxjerr përfundimin se “Pasaporta e Serbisë do të jetë më pak e vlefshme për një kosovar sesa për një boshnjak. Nëse Serbia dhe Kroacia mund të lëshojnë pasaporta në Bosnjë, pse s’mundet Shqipëria t’iu jep pasaporta shqiptarëve të Kosovës? Prandaj, dikush mund të filloi të parashtrojë pyetjen, “Pse shqiptarët duhet të jenë të ndarë në dy shtete?”. Anomalitë burokratike mund të kenë pasoja të mëdha, përfundon artikulli i gazetës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#55

Post by Sally »

Integrimi i Ballkanit në BE, do të bëhet në bllok


Bruksel, 14 gusht NOA-E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian dhe sigurisht që integrimi i tyre në bllokun 27-anëtarësh do të bëhet në bllok.

Kështu shkruan gazeta Vecer në Maqedoni, e cila e bazon shkrimin e saj në deklaratën e Vasilis Margaras, përfaqësues i Studimeve Europiane në Bruksel.

Sipas tij, Brukseli zyrtar do të vazhdojë të monitorojë përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Shqipëria dorëzoi zyrtarisht aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat më 28 prill të këtij viti, në një kohë që Brukseli zyrtar ka bërë të ditur se kërkesa do të shqyrtohet brenda një kohe të shkurtër.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#56

Post by Sally »

Image


Busek: Në BE nuk ka “zemërgjerësi” për zgjerimin





Bruksel - Ballkani duhet t'i tregohet me sinqeritet se në këtë moment nuk ka një disponim pozitiv në gjirin e shteteve anëtare të bllokut për vazhdimin e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.
Deklarata është bërë nga Erhard Busek, koordinatori i Nismës për bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI), në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja serbe "Vecernje Novosti".

Në përgjigje ndaj pyetjes se cilat ishin shkaqet kryesore për të cilat Brukseli po "mbyll" derën për anëtarët e rinj të BE-së, Busek thekson se lista e arsyeve është e gjatë dhe përfshin konsolidimin e së djathtës në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, problemi me migracionin etj



"Prej kësaj do të varet shumë edhe nga përbërja e re e Komisionit Evropian dhe përbërja e institucioneve të tjera të BE-së... Më pas, këtu është edhe fati i paqartë i Marrëveshjes së Lisbonës", deklaroi politikani austriak Busek. "Çdo njeri normal në Evropë e ka të qartë se zgjerimi duhet të vazhdojë dhe se Ballkani duhet të hyjë në BE",vlerësoi Busek.

I pyetur nëse i përmbahej qëndrimit se do të ishte më mirë që i gjithë Ballkani të anëtarësohej në bllok në BE, Busek u përgjigj në mënyrë konfirmuese, duke theksuar se "kjo do të shmangte situatat kur një vend do të bllokonte integrimin e një vendi tjetër, siç është tani rasti i Kroacisë". "Mbetem i bindur se viti ideal për hyrje të rajonit në BE do të ishte viti 2014, pikërisht në 100-vjetorin e Luftës I Botërore",theksoi ai.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#57

Post by Sally »

Bosnja më lehtë drejt NATO-s, më rëndë drejt BE-së


Vështirë se mund të pritet përparim i shpejtë i BeH-së drejt BE-së, ndërsa përparimi drejt NATO-së tashmë është i sigurt.

Këtë e vlerësoi kryesuesi me Presidencën e BeH-së Zhelko Komshiq, duke shtuar se për Sarajevën është e domosdoshme që të përmirësojë bashkëpunimin me fqinjët.

Sipas tij, problemi bazë në BeH qëndron në institucionet e pushtetit dhe në koalicionin e përçarë, meqë realisht pushtetin e kanë vetëm liderët partiakë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#58

Post by Sally »

I frikësohen vetos greke
Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milososki, ka frikë se Greqia do të mund t’ia bllokojë vendit të tij afrimin në BE, njësoj sikurse që bëri me hyrjen e Shkupit në NATO


Në deklaratën për agjencinë Reuters, Milososki vlerësoi se Greqia po e ashpërson qëndrimin ndaj Maqedonisë rreth çështjes së emrit, për ç’shkak edhe nëpërmjet vetos pengoi hyrjen e fqinjit të saj verior në NATO.

"Ata (grekët) po e ashpërsojnë pozicionin. Na shqetëson mundësia e ndodhjes së bllokadës së dytë greke, kësaj radhe në lidhje me përafrimin tonë në BE”, theksoi Milososki, i cili ndodhet në Slloveni, në konferencën rajonale kushtuar sigurisë.

Maqedonia kërkesën për anëtarësim në BE e ka bërë në vitin 2005, por ende nuk i ka filluar negociatat preliminare. Komisari i BE për Zgjerim, Olli Rehn, deklaroi muajin e kaluar se ky dialog do të mund të fillonte për disa muaj, megjithëse Milososki ka frikë se kjo nuk do të ndodhë.

"Për shkak të situatës jostabile politike në Greqi, ekziston një mundësi më e madhe që ata të vendosin për bllokadën e dytë ndaj Maqedonisë”, theksoi ai.
Milososki njëkohësisht deklaroi se shpreson që i dërguari i OKB për kontestin greko-maqedonas, Matthew Nimetz, do të ofrojë së shpejti një zgjidhje të re për arritjen e kompromisit.

"Ne në Maqedoni jemi të gatshëm që të bëjmë edhe disa përpjekje për t’u ardhur deri tek kompromisi”’, sqaroi Milososki.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#59

Post by Sally »

Image

Ahtisari: BE t´i thotë jo Serbisë pa njohjen e Kosovës



Ndërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, fitues i çmimit Nobel për paqe, në një intervistë që i ka dhënë gazetës vjeneze “Die Presse” në numrin e sotëm, thekson se Kosova do t’ia dalë në rrugën e vet edhe pa tutorizmin e Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime në këtë vend.


“Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillim ekonomik dhe investime në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane. Një prej shanseve të zhvillimit të Kosovës është në fushën e energjetikës””.

“Kosova me rezervat e veta të thëngjillit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm të eksportimit të energjisë. Para së gjithash duhet krijuar vende punë për të ë rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit. Puna duhet kryer edhe në reformimin dhe ndërtimin e administratës. Sa iu përket problemit etnik, serbët dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk do të bëhen kurrë anëtarë të Bashkimit Evropian, nëse nuk merren vesh të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit”, ka theksuar Ahtisari.

Serbia, tha Ahtisari për gazetën vjeneze nuk guxon ta minojë pavarësinë e Kosovës. “Prandaj BE nuk duhet ta pranojë Serbinë në gjirin e saj para se kjo ta njohë pavarësinë e Kosovës. BE nuk guxon të importojë edhe probleme të tillë ashtu siç ka bërë me rastin e Qipros apo si në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë”.

Ahtisari ka theksuar se BE duhet të hapë njësoj për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor portat për anëtarësim, ndryshe ky organizëm do të humbë besimin dhe prestigjin e krijuar
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#60

Post by Sally »

Suedia dhe Spanja pro zgjerimit të BE-së




Suedia dhe Spanja shprehin qëndrimin e tyre pro zgjerimit të Bashkimit Evropian edhe me vende të tjera.
Qëndrimi i tyre është shprehur gjatë një takimi që zhvilluan dje kryeministrat e dy vendeve, Fredrik Reinfeldt dhe Hoze Luis Zapatero. Suedia mban presidencën e radhës së BE-së, të cilën do t’ia lërë Spanjës më 1 janar 2010.

Ndër të tjera, krerët e dy qeverive diskutuan edhe për çështjen e klimës dhe krizën ekonomike, të cilat do të jenë në qendër të samitit të G20 që do të mbahet në fund të shtatorit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”