"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#76

Post by Sally »

Italia: Me 1 janar 2010, do hiqen vizat për shqiptarët




Ministri i Brendshëm i Italisë Raberto Maroni rikonfirmoi dje gatishmërinë e qeverisë “Berluskoni” dhe të Bashkimit Evropian për të ndihmuar qeverinë “Berisha 2”, në mënyrë që në janar të 2010, shqiptarët të udhëtojnë pa viza për në vendet e hapësirës “Shengen”

TIRANE – Italia mbështet Shqipërinë për liberalizimin e vizave, deri në janarin e vitit 2010. Gatishmërinë e saj Italia e ka rikonfirmuar nëpërmjet Roberto Maroni, Ministrit të saj të Brendshëm, në një takim të bërë dje me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian në Lubjanë të Sllovenisë.

Pas takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Lubjanë të Sllovenisë, ku u diskutua gjerësisht mbi temat e vizave dhe emigracionin klandestin, ministri i Brendshëm italian, bëri një deklaratë konfirmuese të asaj që kryeministri Berisha ka ripërsëritur shumë herë gjatë mandatit të parë.

Roberto Maroni, Ministri i Brendshëm i Italisë në një takim me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian theksoi në një deklaratë për shtyp se Italia është e gatshme të mbështesë dhe monitorojë Shqipërinë deri në liberalizimin e vizave me vendet e BE-së në janar të vitit 2010. Deklarata e lëshuar nga Ministri i Brendshëm italian është bërë në takimin e për kontrollin dhe frenimin që mund t’i bëhet emigracionit klandestin nga Libia dhe vendet e tjera Afrikës. Brenda diskutimit për këtë temë Ministri Maroni nënvizoi se liberalizimi i vizave për vendet e gadishullit Ballkanik do të jetë një zhvillim i ri. Ai tha se “sistemi i vizave dhe kontrolli efikas i hyrjeve është një mënyrë për të kontrastuar emigracionin klandestin: kjo do të thotë më shumë siguri, një përafrimi me standardet e BE të kontrollit të arealit ballkanik, të uljes së fluksit të emigracionit të parregullt”.

Ndër të tjera Ministri Maroni shpjegojë se “ky është një proces i nisur 6 vjet më parë. Deri tani Maqedoni është në rregull, Mali i Zi dhe Serbia po i afrohen, por Shqipëria dhe Bosnja ka edhe disa hapa për të bërë deri në janar të 2010. Italia është e disponueshme të japi mbështetjen e saj logjistike që Shqipëria t’ia arrijë qëllimin brenda janarit”, rikonfirmoi Raberto Maroni, Ministri i Brendshëm i Italisë në një takim të bërë dje me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#77

Post by Sally »

Gjykatës nga BE për dënimin e shqiptarëve në Maqedoni




Shkup - Forumi IGFM në Maqedoni ka njoftuar se ekspertë dhe përfaqësues të drejtësisë nga Gjykata e Strasburgut kanë konfirmuar ardhjen në Maqedoni, ku në mesin e tyre do të jetë edhe një përfaqësuese shqiptare, por nga ana e kësaj gjykate.
Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Kjo organizatë kohë më parë i ka dërguar pranë Gjykatës së Strasburgut rastet e njohura të dënimit me qindra vite burg të shqiptarëve në Maqedoni.

“Lëndët janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut dhe se së shpejti përfaqësues të këtij institucioni të drejtësisë do ta vizitojnë Maqedoninë, për të grumbulluar fakte dhe informacione shtesë për këto lëndë, saktësisht për Rastin e Sopotit, Brodecit, dhe Manastirit”, ka theksuar Idriz Sinani, nga përfaqësia e IGFM-së në Maqedoni.

Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.
Kryetari i IGFM në Maqedoni, Idriz Sinani ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se këtyre ditëve ka marrë një telefonat nga Strasburgu përmes së cilës është konfirmuar se kërkesa për shqyrtimin e lëndëve të lartpërmendura është pranuar, por se nevojiten informacione shtesë.

“Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e vendit”, ka nënvizuar Idrizi.

Prania e përfaqësuesve të gjykatës ndërkombëtare do të nxjerrin fakte dhe dëshmi lidhur me këto raste, që u ndoqën me dënime të larta për shqiptarët, të akuzuar për vepra terroriste.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#78

Post by Sally »

Pas raportit të OSBE-së, Brukseli thotë se Shqipëria duhet të marrë statusin e kandidatit


Ministri suedez Karl Billd, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Evropian si dhe Olli Rehn, komisioneri evropian për zgjerimin, deklaruan dje se Shqipëria kishte mbërritur në një stad të ri të integrimit në union. Raporti final i OSBE/ODIHR forcon perspektivat evropiane të Shqipërisë, ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve, afron vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, gjatë vjeshtës së këtij viti





Raporti i OSBE/ODIHR, për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, i cili i vlerësoi ato si më të arrirat dhe duke evidentuar progres të prekshëm në të gjithë elementët e mbarëvajtjes së procesit, forcon në thelb perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pas raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR, Bashkimi Evropian shprehet se Shqipëria është tani në një pozicion më të favorshëm për të ecur përpara me proceset e integrimit evropian. “Shqipëria është në një pozitë më të mirë pas raportit të OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet”, u shpreh dje Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt. Po kështu në të njëjtin mendim është edhe Komisioneri i Zgjerimit të Komisionit Evropian, Olli Rehn, i cili thekson se, “është dakord që Shqipëria tani ka një shans më të mirë të përparuar në proceset e saj evropiane”. Shqipëria e paraqiti aplikimin e saj për kandidaturën e BE-së në prill. Ndërkohë BE-ja është shprehur gjithmonë se ajo do të merrej vetëm pas raportit të vëzhguesve të zgjedhjeve, duke shtuar se kryerja e zgjedhjeve do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Bruksel ku do të vendoset edhe për vizat. Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit udhëheq presidencën e radhës të BE-së, është shprehur se pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR, është mbyllur përfundimisht edhe procesi zgjedhor dhe se BE duhet të marrë në konsideratë kërkesën për statusin kandidat. “Bashkimi Evropian do të marrë në konsideratë kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE



.Me mbylljen procesit zgjedhor, KE është gati të shqyrtojë kandidimin e Shqipërisë”, ka bërë të ditur Bildt. Raporti përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri, është konsideruar nga Brukseli si vendimtar për të ardhmen e sigurt në BE. Raporti shënoi progres dhe përmbushje të standardeve, që do të thotë se për Shqipërinë është hapur drita jeshile për marrjen e statusit kandidat.

Sipas burimeve në Bruksel, në tetor BE-ja pritet të sigurojë një mandat për t’u zhvilluar nga Komisioni Evropian një analizë më të thellë nëse Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për një vend kandidat të BE-së . Misioni i OSBE-ODIHR-it në raportin final për zgjedhjet e 28 qershorit theksoi se Shqipëria ka shënuar progres, dhe se në këto zgjedhje nuk kishte prova për manipulim rezultati.


Deri në tetor, do të arrihen kushtet për liberalizim të vizave/Lëvizja e lirë - Sllovenia i bën thirrje BE-së të ndihmojë Shqipërinë TIRANE – Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i ndihmojnë Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë, në procesin për realizimin e kushteve për heqjen e vizave, raportojnë mediat sllovene. BE-ja tashmë e ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe kjo, sipas ministrit Zhbogar, “ka nxitur reagim negativ në Bosnjë Hercegovinë”. Ai ka kërkuar që të ndihmohen Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, që deri në raportet e tetorit të arrijnë përparim më të madh, në mënyrë që pas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, t’i arrijnë kushtet për liberalizim të vizave.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#79

Post by Sally »

Barroso- Berishës: Qeveria vendosmëri për në BE




Tiranë – Kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo.
“Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian beson se qeveria Juaj do të tregoj vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit evropian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, shkruan në telegram Barroso.

Ai shton se “Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces”.“Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe kam besim se vendi juaj do të luaj një rol konstruktiv në Rajon”, vijon telegrami, teksa i shton se Shqipërinë e presin të tjera sfida për përmbushjen e të ardhmes evropiane
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#80

Post by Sally »

BE: Të vendoset dialog midis pozitës dhe opozitës





Bruksel – Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Në një komunikatë, presidenca evropiane vlerëson faktin se zgjedhjet përmbushen një pjesë të mirë të angazhimeve të OSBE-së, edhe pse nuk realizuan tërësisht potencialin e Shqipërisë për t'ju përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

Gjithashtu, Bashkimi Evropian kërkon vendosjen e një dialogu politik konstruktiv mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri. “Në veçanti, mbajtja e një dialogu permanent në parlament është një element kyç i demokracisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht i domosdoshëm për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në deklaratën e Presidencës së BE-së.

“BE angazhohet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm, do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara", përfundon deklarata
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#81

Post by Sally »

Vizat, Pack: BE, jo dallime për Shqipërinë dhe Bosnjën!




Euro-parlamentarja, Doris Pack hedh nota të ashpra kritikuese për dallimin që bëhet me vendeve anëtare të një rajoni të përbashkët, duke shprehur "habinë" për faktin sesi mund bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë.
Debati në Parlamentin Evropian lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte shumë i gjallë. Prej 2010-ës, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit.

Detyrimi për viza mbetet për Bosnjën, Shqipërinë e Kosovën, që sipas komisionerit përkatës Barrot, plotësimi i kushteve nga këto vende do të jetë në një të ardhme të afërt. Por nga ana tjetër ai propozon bashkëpunimin e këtyre vendeve me Brukselin.

Nga ana tjetër, eroparlamentarja Doris Pack flet për rregulla të reja në BE, por kritikon faktin se shumë qytetarë mbeten jashtë këtyre rregullave.

"Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë", vlerësoi ajo.

Sipas Pack, politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave. Ajo mendon se duhet ushtruar presion ndaj politikanëve që të kryejnë detyrat e tyre. "Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin", vijoi ajo. Kushti kryesor për heqjen e vizave është pamundësimi i falsifikimit të pasaportave me të dhëna biometrike. Komisioni Evropian është i mendimit se në Bosnjë - Hercegovinë dhe në Shqipëri ende nuk janë plotësuar këto kushte, edhe për shkaqe financiare. Deputeti bullgar Andrej Kovaçev propozon që BE-ja t'i ndihmojë këto vende.

Sipas tij duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i informatave dhe bashkëpunimi, etj.

"Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura", është shprehur ai në një prononcim për DV. Javën që vjen Komisioni i BE-së pret informacione më të detajuara për gjendjen. Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti Evropian do të debatojë sërish në tetor, për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#82

Post by Sally »

Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutën për vizat


Përveç mbështetjes për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, Parlamenti Evropian kërkon shkurtimin e kohës për heqjen e vizave dhe për Shqipërinë dhe Bosnjen, por dhe nisjen e dialogut për këtë proces me Kosovën.



Projekt-rezoluta u përgatitit nga raportuesja sllovene Tanja Fajon. Ajo kërkon që Këshilli i BEsë të votojë vetëm një herë për pesë vendet bashkë. Kështu, ndërsa Maqedonisë, Mali të Zi dhe Serbisë pritet tu hiqen vizat në janar të vitit që vjen, për Shqipërinë dhe Bosnjen propozohet të përfshihen në listën e bardhë të Shengenit, me kusht që vizat tu hiqen vetëm ditën kur do të vlerësohet se i kanë plotësuar kriteret. Propozimi synon kursimin e gjashtë muajve kohë procedurash burokratike duke mos lindur më nevoja për propozim të ri të Komisionit e as për votë të dytë nga Parlamenti e më pas nga Këshilli i BEsë.

“Jam dakort me propozimin e Komisionit për të liberalizuar këtë regjim me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por në anën tjetër mendoj se është shumë e rëndësishme që tu dërgohet një mesazh i fortë dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës”, deklaroi Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.Për Kosovën, vend që nuk ka qenë fare i përfshirë në proces, raportuesja për vizat Tanja Fajon propozon që të mos vonojë nisja e procesit të dialogut për liberalizimin e vizave. Një gjë e tillë duhet bërë, sipas eurodeputetes, pa paragjykuar statusin e vendit që e njohin 22 nga 27 vende anëtare të BEsë, për të mos izoluar për një kohë shumë të gjatë popullin e Kosovës nga popujt e tjerë të Ballkanit.“Do të doja gjithashtu që të përfshihej Kosova në fazën e duhur të procesit. Do të ishte mirë që edhe kosovarëve tu japim mesazhin se një një moment të caktuar do të përfshihen edhe ata në procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Fajon.Ndërsa propozimi për Kosovën është pritur mirë nga Komisioni Evropian, burime konfidenciale rrëfyen se propozimi për Shqipërinë dhe Bosnjen ka krijuar shqetësim. Sipas këtyre burimeve bashkimi i dy vendeve të prapambetura me ato që kanë përparuar më shumë jo vetëm që nuk do të pritej mirë nga ministrat e brendshëm të BEsë, por mund të rrezikojë dhe heqjen e vizave për Malin e Zi dhe Serbinë, vende që nuk i kanë plotësuar ende të gjitha kushtet.Projekt-rezoluta e Tanja Fajon do të kalojnë për votim brenda disa komisionesh parlamentare gjatë muajit tetor, për tu votuar në seancë plenare më 24 nëntor. Në këtë fushë, Parlamenti Evropian ka vetëm rol këshillimor dhe nuk ndan vendimmarrjen me Këshillin e BEsë. Ky i fundit pritet të votojë sipas interesave të vendeve anëtare në dhjetor të këtij viti. Më pas duhet të kalojë një muaj për përfshirjen në fletoren zyrtare të vendimit dhe heqjen e vizave në janar të vitit 2010, të paktën për Maqedoninë, i vetmi vend i sigurtë deri më sot që i ka plotësuar të gjitha kushtet
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#83

Post by Sally »

Shqipëria dhe Kosova do punojnë për të ardhmen evropiane




"Shqipëria dhe Kosova janë të përkushtuar të punojnë së bashku për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve dhe të gjithë rajonit", u shpreh sot Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një mesazh urimi dërguar Kryeministrit Sali Berisha.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha mori një mesazh urimi nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për rizgjedhjen në këtë detyrë.

"Republika e Shqipërisë tashmë ka kapërcyer procese të rëndësishme e historike dhe kontributi Juaj për këto arritje të mëdha ka qenë tepër i veçantë. Proceset demokratike, nëpër të cilat po kalojnë Shqipëria dhe Kosova, kanë hapur mundësi të panjohura më parë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet", thuhet në mesazhin e Presidentit të Kosovës drejtuar Kryeministrit Berisha
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Bashkimit Evropian

#84

Post by alfeko sukaraku »

lajme shume i mire ky.uroj te realizohet liberalizimi i vizave edhe te mos shihemi serisht si delja e zeze e evropes.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#85

Post by Sally »

alfeko sukaraku wrote:lajme shume i mire ky.uroj te realizohet liberalizimi i vizave edhe te mos shihemi serisht si delja e zeze e evropes.

Fjale dhe premtime bejn ata gjithmon, po te presim kur te vij dita ne mos dalshin probleme te tjera.
Le te shpresojm qe kesaj radhe do kemi rezultate te mira, ja erdhi afati ne Tetor e kemi.

Po kam frike se ajo enciklopedia e maqedonis e ka frymen nga evropianet, se dhe sot than qe: ne si evrope nuk ngatarrohemi me kete ceshtje le ta gjejne vet zgjidhjen dy shtetet, le te krijojn nje komision dhe te zgjidhin kete problem. po spe pikerisht 3-jave para qe te kemi ne takimin me komisionin evropian per te dhen rezultatet e gjeti maqedonia te bente kete enciklopedi?! Mos valle duan te provokojn gjakun e Shqipetarit qe pastaj te na thon JO se nuk shkojm mire me shtetet fqinje greqi, jugosllavi, maqedoni?!

Komisioni Evropian nuk ndërhyn për Enciklopedinë


Zyra e Komisionerit evropian Olli Rehn, e kontaktuar disa herë këto dite nga Alsa- M në Bruksel, ka këmbëngulur e përsëritur vazhdimisht se nuk lëvizë nga qëndrimi i shprehur ditën e hënë në konferencën për shtyp të mesditës.

"Nuk e kemi lexuar Enciklopedinë dhe prandaj nuk kemi asnjë reagim", pati deklaruar Lutz Guellner, një prej zëdhënësve të Komisionit Evropian i pyetur atë ditë në lidhje me këtë çështje.

Pas insistimit këto ditë se a është lexuar ndërkohë dhe se a do të ketë ndonjë reagim pas leximit, Komisioni ka vazhduar të përsërisë se nuk ndryshon qëndrim pa konfirmuar, por as pa hedhur poshtë se a po lexohet apo jo përmbajtja problematike e enciklopedisë.

Ndërsa vetëm sot, i vetmi reagim që i është shtuar këmbënguljeve të mësipërme dëshmon se Komisioni nuk dëshiron të ndërhyjë për momentin në debatin e ndezur në vend dhe rajon.

"I takon shoqërisë së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të merret me këtë çështje, nëpërmjet frymës së një mirëkuptimi të përbashkët mes komuniteteve etnike në vend", thuhet në një deklaratë të dërguar me postë elektronike dhe që i atribuohet sërish zëdhënësit Lutz Guellner
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#86

Post by Sally »

Merkel vështirëson anëtarësimin e Turqisë në BE



Ankara - Shpresat e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian zbehen ndjeshëm pas fitores së konservatores Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan këtë fundjavë në Gjermani.
Këtij konkluzioni i mëshon shumë shtypi turk pas shpalljes së rezultateve në Gjermani, e cila është fuqia kryesore e BE-së.

''Është Turqia që do të dalë e humbur nga këto zgjedhje që u fituan nga Bashkimi Demokristian (CDU) që drejtohet nga Merkel'', shkruan gazeta ''Milliyet''.

"Ne mendojmë se Merkel mund të rrisë kundërshtimin e saj përsa i përket integrimit të Turqisë në BE'', thekson e përditshmja ''Aksam''.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Merkel nuk kishte nevojë për mbështetjen e SDP-së dhe do të bëjë aleancë me FDP-në, partinë liberale.

Kancelarja është mbështetur për qëndrimin e saj edhe nga një shtet tjetër i madh i BE-së, Franca, presidenti i së cilës, Nikola Sarkozi është shprehur kundër anëtarësimit të Turqisë, duke theksuar se ky shtet nuk ka vend në BE.

Turqia nisi në tetor të vitit 2005 negociatat për anëtarësim në BE. Që prej kësaj date, Turqia ka hapur 11 kapituj tematikë nga 35 që shënojnë negociatat për anëtarësim
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#87

Post by Sally »

BE konfirmon heqjen e vizave për Shqipërinë




Kryeministri suedez Reinfelt, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së, si dhe ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini kanë konfirmuar dje se kishte ardhur koha për miratimin e kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit. Ministri italian Fratini ka folur dje edhe për vendimin politik të BE-së, që brenda fundit të këtij viti, Shqipëria t’i bashkohet grupit të vendeve ballkanike, që do të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave

Shqipëria do të marrë përgjigje për kërkesën e saj për statusin kandidat në BE, brenda Presidencës suedeze. Kjo është garancia që jep kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfelt dhe ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, duke konfirmuar kështu optimizëm e hapur, për një përgjigje pozitive lidhur me kërkesën e statusit kandidat. Përgjigja e Brukselit për aplikimin e Shqipërisë, e cila kërkon të marrë statusin e vendit kandidat, mund të ishte dhënë më herët. Por vonesat kanë patur tre arsye, së pari pritja për zgjedhjet në Shqipëri, së dyti, pritja e zgjedhjeve në Gjermani, dhe së fundi, kur këto kaluan, duhet pritur rezultati i referendumit të dytë Irlandez për miratimin ose jo të Traktatit të Lisbonës. Nëse Irlandezët votojnë sërish në shumicë kundër, gjë që sondazhet nuk e favorizojnë këtë herë, ekspertet thonë se çështja e zgjerimit, do të shtyhet sërish. Megjithatë, Fredrik Reinfelt, kryeministri i Suedisë, vendit që mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, beson se këtë vjeshtë do të zgjidhet edhe çështja e aplikimit për Shqipërinë.

“Ne shpresojmë të jemi në gjendje t’i përgjigjemi aplikimit gjatë kësaj vjeshte, por nuk kemi ende një përgjigje se në cilën datë. Ka shume diskutime tani, në këtë moment në Bashkimin Evropian për çështjet e zgjerimit:, u shpreh Fredrik Reinfelt.

Për sa u takon dyshimeve për një pengesë të mundshme, kryeministri i Suedisë e hodhi poshtë.

“Jo, por ne jemi në një proces ku ne shpresojmë të ndryshojmë traktatet dhe shumë vende anëtare po e lidhin këtë me çështjet e zgjerimit. Por ne po bëjmë ç’është e mundur për t’u përgatitur si për vendet që kanë aplikuar, edhe për ato që janë brenda procesit të negociatave”, tha më tej Reinfelt.

Të njëjtën gjë pohoi edhe Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini, i cili, ashtu si kryeministri suedez, dhe ai shqiptar, ndodhej në Nju Jork, për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Situata tani është e pjekur për vlerësimin e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim. Italia ju mbështet, presidenca aktuale, presidenca suedeze, gjithashtu ju mbështet. Para pak ditësh ne patëm një diskutim të shkurtër rreth kësaj në Bruksel dhe zoti Bildt, duke përmendur Shqipërinë, gjatë bisedimeve në tryezën e Këshillit, tha se ne duhet të ecim përpara. Kështu që unë shpresoj se asnjë vend anëtarë nuk do të ketë problem lidhur me kandidimin e Shqipërisë”, tha Fratini.

Ai u shpreh se gjithçka do të varet nga vlerësimet teknike të Komisionit Europian. “Politikisht mendoj se Evropa është gati t’i japë Shqipërisë dritën jeshile”, tha ai.

Por Shqipëria ka edhe një çështje tjetër të hapur me Brukselin, vendimin për liberalizimin e vizave. Shefi i diplomacisë italiane, paralajmëron veprime konkrete afër fundit të këtij viti.

“Për liberalizimin e vizave po bëhen disa rregullime teknike. Unë kam qenë ai që e lançoi këtë proces në Tiranë një vit e gjysmë më parë, prandaj, tani është koha për të përkthyer në rezultate konkrete sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj përpara fundit të këtij viti”, u shpreh Fratini.Ai tha se “shpresoj shumë se Shqipëria do të shkojë përpara në integrimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.“Mendoj se tani është e mundur për të kaluar shumë shpejt aplikimin, e paraqitur nga Shqipëria në Drejtorinë përkatëse të Komisionit Evropian, dhe për të pasur përpara fundit të vitit vlerësimin e parë”, sqaroi më tej Fratini.

Që në fillim, Italia ka qenë një avokate e fortë e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim, tani, kërkesa është paraqitur, aplikimi është mbi tryezë.Për sa i përket Italisë, vendi fqinj konfirmon se do të vazhdojë të jetë një mbështetje shumë e fortë, për sfidat integruese të Shqipërisë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#88

Post by Sally »

Brukseli i kërkon Serbisë t’i respektojë kufijtë shtetëror të Kosovës




Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vet se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi, si secilin kufi shtetëror. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç’masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë. Kjo u tha gjatë një debate për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë. Pos deputetëve spanjollë, të gjithë të tjerët insistuan se nuk duhet përzier çështjen e njohjes së një shteti me çështjen e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të të njëjtit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të njëanshme të nisë implementimin e udhërrëfyesit për vizat, dhe insistoi që procesi i liberalizimit duhet të nisë edhe me këtë vend, sepse vetëm ne këtë mënyrë vërtetohet agjenda e Selanikut, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor patën marrë premtimin e perspektives evropiane.

Deputetët e Parlamentit Evropian gjithashtu kërkuan sqarime nga Komisioni Evropian përse u mor vendimi arbitrar, që në valën e parë të liberalizimit të vizave të hyjnë Serbia dhe Mali i Zi, pavarësisht se nuk i kanë të gjitha kushtet e përmbushura, ndërsa kjo të mos vlejë për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Shumica e deputetëve kërkojnë nga Komisioni Evropian që në vendimin mbi liberalizim sa më shpejtë të futen edhe këto dy vende, sepse pohohet se realisht situate në rajon është e tillë, ku në të vërtetë vetëm Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet që të meritojë kalimin në listën e bardhë. Përfaqësues të Komisionit Evropian të ngarkuar më çështje të brendshme dhe të drejtësisë pranuan se vendimi i korrikut, kur në liberalizim hyri edhe Serbia e Mali i Zi, ishte në të vërtetë vendim politik me ca elemente teknike më të
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#89

Post by Sally »

Vizat, Meta: Kriteret përmbushen brenda afateve


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar para pak momentesh se Shqipëria ka dorëzuar Raportin e Dytë për përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave.
Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se qeveria shqiptare do të përmbush të gjitha kriteret e kërkuara. “Do të ishte në interes të këtij procesi dhe të vendit që të mos mungonte të jepte kontributin e saj në të gjithë këtë proces edhe opozita. Edhe dje qeveria shprehu vendosmërinë e saj për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara që do të bëjnë të mundur që qytetarët tanë të fitojnë një aspiratë shumë të rëndësishme atë të liberalizimit të vizave të BE-së”, tha shefi i diplomacisë shqiptare.

Meta ka përmendur disa kriteret e kërkuar nga KE-ja, që duhet të përmbushë qeveria shqiptare. Ai përmendi: “Siguria e dokumenteve për kufijtë, azili, emigracioni, siguria e rendit publik si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga shkallët e këtij udhërrëfyesi”

Duke folur për protestat e opozitës të paralajmëruara sot nga Partia Socialiste, Meta tha se opozita ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore. “Opozita është e lirë të zhvillojë protesta paqësore”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për Enciklopedinë Maqedonase, ministri i Jashtëm shqiptar ka përshëndetur vendimin për tërheqjen e saj. “Në e kemi shprehur shqetësimin tonë që dokumente të tilla që janë të rëndësishme të mos i shërbejnë provokimeve të tensioneve, të mos fyejnë komunitetet apo kombet e tjera dhe me këtë rast ne shprehim kënaqësinë për reflektimin lidhur me rishikimin e kësaj Enciklopedie”, tha ndër të tjerash kryediplomati Meta.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#90

Post by Sally »

Sally wrote:
Vizat, Meta: Kriteret përmbushen brenda afateve


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar para pak momentesh se Shqipëria ka dorëzuar Raportin e Dytë për përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave.
Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se qeveria shqiptare do të përmbush të gjitha kriteret e kërkuara. “Do të ishte në interes të këtij procesi dhe të vendit që të mos mungonte të jepte kontributin e saj në të gjithë këtë proces edhe opozita. Edhe dje qeveria shprehu vendosmërinë e saj për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara që do të bëjnë të mundur që qytetarët tanë të fitojnë një aspiratë shumë të rëndësishme atë të liberalizimit të vizave të BE-së”, tha shefi i diplomacisë shqiptare.

Meta ka përmendur disa kriteret e kërkuar nga KE-ja, që duhet të përmbushë qeveria shqiptare. Ai përmendi: “Siguria e dokumenteve për kufijtë, azili, emigracioni, siguria e rendit publik si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga shkallët e këtij udhërrëfyesi”

Duke folur për protestat e opozitës të paralajmëruara sot nga Partia Socialiste, Meta tha se opozita ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore. “Opozita është e lirë të zhvillojë protesta paqësore”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për Enciklopedinë Maqedonase, ministri i Jashtëm shqiptar ka përshëndetur vendimin për tërheqjen e saj. “Në e kemi shprehur shqetësimin tonë që dokumente të tilla që janë të rëndësishme të mos i shërbejnë provokimeve të tensioneve, të mos fyejnë komunitetet apo kombet e tjera dhe me këtë rast ne shprehim kënaqësinë për reflektimin lidhur me rishikimin e kësaj Enciklopedie”, tha ndër të tjerash kryediplomati Meta.

Rama: Më 10 tetor nisin protestat popullore



Partia Socialiste ka vendosur që më 10 tetor të protestojë në rrugë, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj proteste.
Kryetari Edi Rama tha se mungesa e vullnetit të qeverisë për mos hapjen e kutive të votimit, e detyron opozitën të ndërmarrë vendimin e radhës.

“Të plotësoshen kërkesat tona më normale, të hapen kutitë dhe ne kthehemi në parlament. I them kryeministrit se do përballet me popullin opozitar se do të na ketë përballë më të vendosur se kurrë për ti dhënë fund pushtetit të tij, nëse pushteti i tij nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve”, theksoi Rama.

Ai tha se opozita nuk do të ndalet derisa të realizohen kërkesat e Partisë Socialiste. “Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve”, tha kreu socialist.

"Berisha gënjen veten se do ta shtyjë gjatë duke bëre shurdhin dhe duke e ftuar opozitën në parlament pa plotësuar kushtin kryesor për transparencën e zgjedhjeve.Nxorri kriminelë nga burgjet për të mbështetur fushatën e tij, u pret ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, ose i heq nga puna se janë të opozitës. Kjo nuk tolerohet më” , u shpreh Rama
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”