Page 1 of 4

Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Jul 29, 2009 3:39 pm
by Adriana
Rusia dhe Kina “tradhëtojnë” Serbinë


Hagë - Rusia, aleati më besnik i Serbisë, nuk ka deponuar komente rreth rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Më 17 korrik kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve, Serbinë e kanë “tradhtuar” edhe dy shtete tjera të mëdha, Kina dhe Brazili, të cilat po ashtu nuk kanë deponuar komentet e tyre. Se këto tri shtete kanë abstenuar nga faza e dytë e procesit rreth rastit të Kosovës është bërë e ditur zyrtarisht të mërkurën nga Gjykata e Drejtësisë.

Ndryshe, Rusia, Kina dhe Brazili kanë paraqitur deklaratat e tyre në prill dhe është pritur që të paraqesin edhe komente. Në favor të Kosovës komentet i kanë dorëzuar 9 shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda, Sllovenia, Zvicra, Norvegjia, dhe Shqipëria. Ndërkaq, në favor të Serbisë janë vetëm katër shtete: Qipro, Argjentina, Bolivia dhe Spanja.

Po ashtu, GJND ka bërë të ditur zyrtarisht se seancat dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës do të fillojnë më 1 dhjetor të këtij viti në Pallatin e Paqes, selia e kësaj gjykate. Në një kumtesë të lëshuar të mërkurën, GJND ka njoftuar se përveç të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara edhe Kosovës i lejohet pjesëmarrja e plotë në seancat dëgjimore.

Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Jul 29, 2009 10:26 pm
by Adriana
GJND: Më 1 dhjetor dëgjimet për Kosovën


Hagë - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të fillojë më 1 dhjetor të mbajë dëgjime publike për çështjen nese shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, ka njoftuar kjo gjykatë.
Dëgjimet do të mbahen në selinë e gjykatës në Pallatin e Paqes në Hagë (Holland). Sipas GJND së, deri tash, 36 vende kanë paraqitur kumtesa me shkrim lidhur me këtë çështje. Kumtesë të këtillë ka paraqitur edhe Kosova.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Tue Aug 04, 2009 5:46 pm
by Aulona
Serbia: Informuam KE me provat që dëshmojnë trafikun e organeve
Zëdhënësi i prokurorit për krime lufte në Serbi tha se Beogradi i ka prezantuar të dërguarit të BE-së, Dik Martit “analizat, rezultatet e hetimeve dhe materiale ekzistuese të cilat mbështesin akuzat për trafik organesh të serbeve gjatë luftës se Kosoves”. Dik Marti ndodhet për një vizitë 2 ditore në Serbi ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat për trafikim organesh.

BEOGRAD- Mediat në Beograd bëjnë të ditur se zyrtarët serbë i kanë dorëzuar emisarit të Bashkimit Evropian provat, të cilat vërtetojnë se ushtarët shqiptarë në Kosovë kanë bërë tregti me organet e serbëve të rrëmbyer.
Delegacioni i Këshillit të Evropës për hetime në lidhje me akuzat për trafikim organesh gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë po udhëhiqet nga senatori zviceran, Dik Marti.
Zëdhënësi i prokurorit për krime lufte në Serbi tha se Beogradi i ka prezantuar Dik Martit “analizat, rezultatet e hetimeve dhe materiale ekzistuese të cilat mbështesin akuzat”.
Dik Marti ndodhet për një vizitë 2 ditore në Serbi ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shqipërinë.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të cilët thonë se akuzat janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Rreth 5 muaj më parë, Serbia i kërkoi zyrtarisht Shqipërisë të fillojë hetimet në lidhje me këtë cështje.
Edhe Prokuroria shqiptare e ka hedhur poshtë kërkesën e palës serbe për shkak se hetimet e institucioneve vendore dhe Gjykatës së Hagës nuk kanë gjetur prova rreth akuzave për trafik organesh. Prokuroria e përgjithshme bëri publik edhe një raport në të cilin theksohet se pas hetimeve, inspektimit dhe verifikimeve të përbashkëta me hetues të Hagës, nuk rezultoi asgjë e vërtetë në lidhje me shkrimet e Del Pontes.

Në librin “Gjuetia e Fundit” , Ish Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, bën të ditur se në fshatin Gurrë të Matit mund të jenë kryer transplante organesh të pothuajse 300 të burgosurve serbë, gjatë vitit 1999.
Banorët e fshatit kanë mohuar akuzat, duke thënë se shtëpia e treguar nga Del Ponte nuk ka shërbyar kurrë si “spital” për të trafikuar organet e serbëve.


Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i quan spekulime akuzat e Serbisë për trafik organesh të serbëve në Kosovë. Sipas Kucit, këto akuza nuk mund të ndikojnë në raportet ndërshtetërore e as në zhvillimet në rajon. Ndërkohë Serbia bën të ditur se i ka dorëzuar të dërguarit të KE-së Dik Marti të dhënat të cilat vërtetojnë se ushtarët shqiptarë në Kosovë kanë bërë tregti me organet e serbëve të rrëmbyer.
Serbia: Informuam KE me provat Version multimedial i ketij lajmi

PRISHTINE- Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i quan spekulime akuzat e Serbisë ndaj ish luftëtarëve të UCK-së, për rrëmbim të qytetarëve serbë dhe shitje të organeve të tyre gjatë luftës.

“Shqiptarët e Kosovës kanë bërë luftë të drejtë. Ne kemi bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës e me drejtësinë vendore dhe është konstatuar shpesh herë që spekulime të tilla kanë dalë vetëm spekulime. Unë jam i bindur se edhe në këtë rast do të jetë e njëjta gjë” theksoi Kuci për Zërin e Amerikës.

Sipas Kucit, këto akuza nuk mund të ndikojnë në raportet ndërshtetërore e as në zhvillimet në rajon.
“Qeveria e Kosovës e popullli i Kosovës ka qënë gjithmonë bashkëpunues me mekanizat ndërkombëtare, por gjithmonë të kujdesshëm që spekulime të tilla të mos e dëmtojnë imazhin e vendit” u shpreh zv/ kryeministri i Kosovës.

Këshilli i Evropës ka filluar një hetim lidhur me këto akuza serbe, ndërsa Policia e Kosovës po mban në paraburgim tre serbë të dyshuar, të cilët akuzohen se kanë dhënë shuma të mëdha parash për të siguruar dëshmi të rrreme për gjoja transplatim të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë. Millutin Radanovic, Predrag Zhelkovic shtetas te Serbisë dhe Igor Jucinac shtetas i Kosovës, njëkohësisht edhe ish-pjesëtar i policisë se Kosovës janë tre të dyshuarit e arrestuar më datën 11 qershor të këtij viti. Policia e Kosovës është në kërkim të personit të katërt të dyshuar i cili po kështu dyshohet të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Mediat në Beograd bëjnë të ditur se zyrtarët serbë i kanë dorëzuar emisarit të Bashkimit Evropian provat, të cilat vërtetojnë se ushtarët shqiptarë në Kosovë kanë bërë tregti me organet e serbëve të rrëmbyer.
Delegacioni i Këshillit të Evropës për hetime në lidhje me akuzat për trafikim organesh gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë po udhëhiqet nga senatori zviceran, Dik Marti i cili vizitoi Serbinë, ndërsa pritet që të vijë edhe në Shqipëri.
(e.n/BalkanWeb)

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Tue Aug 04, 2009 7:39 pm
by qiellikaltër
Spekulime, spekulime, por KE-ja rihapi hetimet per trafikun e organeve edhe pasi Gjykata e Hages nuk gjeti prova qe te mbeshtesin shpifjet e serbeve e veglave te tyre.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Tue Aug 04, 2009 10:30 pm
by qiellikaltër
Dick Marty është caktuar nga Këshilli i Evropës për hetuar edhe një herë pohimet e Karla Del Pontes se UÇK-ja ka trafikuar organet e viktimave serbe gjatë luftës në Kosovë. Por, për këtë zvicerani Marty duket të ketë një motiv shtesë. Ai ishte kundërshtari më i ashpër i pavarësisë së Kosovës në Zvicër. Në një intervistë për gazetën zvicerane, Tages- Anzeiger që është botuar vetëm tri ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Marty është shprehur se UÇK-ja ishte bashkëfajtore për luftën e vitit 1998-99. Në këtë intervistë, Marty thotë se Kosova është qendra kryesore e trafikimit të njerëzve, drogës dhe armëve. Ai është i bindur se të gjithë prokurorët në Evropë që ndjekin ndonjë rast kriminal, rruga i çon në Kosovë.

Code: Select all

http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/12634/C4/C16/
Cfare kriteresh permbushin hetuesit kur marrin persiper hetime nderkombetare dhe sa "te pavarur, asnjeanes" qenkan ata?

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 9:32 am
by Adriana
Prishtinë: Arrestohet një serb për krime lufte


Prishtinë - Policia e Kosovës ka arrestuar në afërsi të Prizrenit një qytetar serb të Kosovës, të dyshuar për krime lufte në periudhën 1998-1999.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, ka thënë se i dyshuari është Goran Vuçkoviç, 33 vjeç, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Për këtë rast është njoftuar edhe policia dhe prokuroria speciale e EULEX-it.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 11:07 am
by Sally
Në shtator Kosova fillon kthimin e borxhit që ka trashëguar nga ish-Jugosllavia


Pas anëtarësimit të Kosovës në dy institucionet shumë të rëndësishme financiare ndërkombëtare siç është anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB), Kosova merr përsipër edhe obligimet e veta ndërkombëtare, siç është shlyerja e borxhit, të cilin e ka trashëguar nga ish-Jugosllavia, obligime të cilat kanë qenë të investuara në Kosovë në periudhën e viteve 70 dhe 80 dhe sipas zyrtarëve nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) ekzistojnë të gjitha të dhënat në detaje se cilat janë ato hua, në cilën periudhë kohore janë marr dhe për cilat projekte janë investuar, ndërkaq nga ana tjetër ekspertët nga fusha e ekonomisë, thonë se Qeveria e Republikës së Kosovës ato të dhënat me të cilat disponon duhet t’i bëjë publike.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 11:27 am
by Sally
Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të Presidentit Ronald Regan, kohët e fundit foli me Zërin e Amerikës mbi gjendjen në Ballkan. Kongresmeni iu referua veçanërisht rajonit të Preshevës, në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare, ku muajt e fundit ka patur tensione. Ai tha se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe SerbisëZgjidhja, sipas kongresmentit Rohrabaker, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

“Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë.”

Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir.

Zoti Rohrabaker, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk është dakord.

“Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndyshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qendrim të tillë.”

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 11:28 am
by Sally
Petrich: Jam kunder shkembimit te teritoreve midis Kosoves dhe Serbise

Ish i derguari i BE-se per Kosoven, ambasadori Wolfgang Petrich ka deklaruar ne nje interviste per BBC, se shqiptaret, por edhe serbet duhet te mesojne se si ta pranojne diversitetin ne shoqerite e tyre.
Petrich ka theksuar se ideja e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise nuk eshte nje zgjidhje ne kohen e integrimeve evropiane.

Sipas tij, kjo ide ndoshta mund te nxiste nje dialog me te gjere rajonal, me perfshirjen e politikaneve dhe perfaqesuesve te shoqerise civile ne Luginen e Presheves dhe ne Mitrovice.

“Nuk besoj se kjo eshte nje zgjidhje. Kjo eshte nje ide qe i takon shekullit XX, kur eshte folur per shkembim popullatash. Por sot kjo nuk funksionon. Ne nje Evrope te bashkuar dhe te integruar duhet te ecet drejt pranimit te diversitetit. Kjo eshte me e rendesishmja dhe kjo eshte ajo qe shqiptaret e Kosoves duhet ta mesojne dhe gjithashtu edhe serbet. Ne te kunderten, Evropa nuk mund te ndertohet”, ka deklaruar Petrich.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 6:23 pm
by Sally
RTK transmeton xhirimet; ja ç’bisedonin tri spiunët serbë


Prishtinë - Radiotelevizioni i Kosovës ka transmetuar pamje ekskluzive filmike, ku shfaqen tre spiunë serbë, të arrestuar dy muaj më parë, duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rreme.
Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rreme në çështjen e transplantimit të supozuar të organeve, për të cilat ata shprehen se qeveria e Serbisë është e gatshme të paguajë deri në 100 mijë euro.

Në xhirimet ekskluzive të Radio Televizionit të Kosovës, të transmetuara në edicionin qendror të lajmeve të mbrëmjes së kaluar, shihen qartë tre spiunët e arrestuar serbë duke iu premtuar shumat e parave personave, për të cilët ata kanë shpresuar se do të bëjnë dëshmi të rreme në çështjen e "transplantimit të organeve".

Sipas pamjeve, pyetjes së një "dëshmitari" se kush do t'i paguante paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë asnjë problem, por se për këtë është e domosdoshme një lloj procedure.

Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviç dhe Predrag Zheljkoviç, shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë pas sigurimit të fakteve vizuale, vërtetohet se u kanë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të dëshmive të rreme për transplantim organesh.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Wed Aug 12, 2009 6:25 pm
by Sally
Jam kurioze te di se cfare do te thote ai kllouni zviceran i KE, tani pas publikimit te ketyre fakteve.Ndoshta do te vazhdoje avazin e serbeve, sic ka bere gjithmone. Urime atyre qe kane rrezikuar, per te bere kete kasete!Eshte nje sherbim i cmuar per ceshtjen shqiptare! E vertata ndoshta vonon por nuk harron.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Thu Aug 13, 2009 8:04 pm
by Sally
Image


Boma e Tadiqit: “Terroristë shqiptarë stërviten në Maqedoni”

Presidenti serb Boris Tadiq deklaroi se “terroristë ekstremë shqiptarë bëjnë përgatitje edhe në territorin e Maqedonisë”.

“S`ka kurrfarë dilemash se terroristët përgatiten në trekëndëshin midis krahinës sonë jugore Kosovë e Metohi, Maqedonisë veriore dhe komunave jugore serbe në rajonin e Breshevës dhe Bujanovcit”, shprehet Tadiqi, transmeton agjencia serbe Fonet.

Sipas presidentit serb, “kur bëhet fjalë për terrorizmin në Serbi bëhet fjalë para së gjithash për terrorizmin ekstrem shqiptar në komunat në jug të shtetit.

“Nuk ka kurrfarë dileme se ky terrorizëm në jug të Serbisë është i lidhur me procesin politik për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe se grupe ekstreme shqiptare nuk janë të kënaqura nga ajo që është arritur”, tha Tadiqi.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Thu Aug 13, 2009 8:08 pm
by Sally
“Terroristë shqiptarë stërviten në Maqedoni”


-waiting- Mos!!!
Po c'far prisni... shkoni kapinin Ju! Apo nuk e keni per tradit ju te kapni, po vetem te vrisni e ti groposni?! ;)

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Fri Aug 14, 2009 5:57 pm
by Sally
30 ditë paraburgim për Goran Vuçkoviçin


Prishtinë - Serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, Goran Vuçkoviç, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Prizren.
Vuçkoviç, 33-vjeçar, nga fshati Gorosellë i komunës së Prizrenit, është arrestuar të martën, në bazë të dyshimit se gjatë viteve 1998 dhe 1999 ka kryer krime të luftës në Kosovë.

Dyshohet se ai ka qenë pjesëtar i grupit paramilitar serb "Dora e zezë" dhe njëri ndër personat kryesorë që e kanë shkatërruar ndërtesën muzeale të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhur me rastin e Vuçkoviçit është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e EULEX-it. Zyrtarët e këtij misioni kanë bërë të ditur se aktualisht në Kosovë zhvillon hetime për mbi 1.200 krimeve të luftës, të kryera në fund të viteve '90 në Kosovë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, ka thënë se EULEX-i i ka trashëguar të gjitha këto lëndë nga UNMIK-u. Sipas saj, hetimet për identifikimin e kryerësve të krimeve të luftës nuk po bëhen vetëm ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.

"Ne po merremi me të gjitha komunitetet. Puna jonë është që të punojmë në të gjitha rastet, pavarësisht prej përkatësisë etnike", ka thënë Herodes.

Re: Debate Kosove-Serbi

Posted: Fri Aug 14, 2009 6:00 pm
by Sally
Surroi: Tërheqja e NATO-s pas normalizimit me Serbinë



Prishtinë - Veton Surroi i kërkon shefit të ri të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, që tërheqja e trupave të NATO-s nga Kosova të ndodhë vetëm pas rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës, funksionimit të institucioneve shtetërore në tërë territorin e saj dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhe arritja e këtyre objektivave nuk do te jete e mundur pa një qartësim të pozicionit të BE-së karshi Kosovës.
Në takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme ka theksuar se NATO-ja është e vetmja organizatë ndërkombëtare e cila e ka të qartë misionin e saj në Kosovë.

Duke komentuar objektivin e sekretarit të sapozgjedhur për tërheqje të trupave nga Kosova deri në fund të mandatit, Surroi ka thënë se ky objektiv do të jetë i realizueshëm vetëm nëse edhe aktorët tjerë ndërkombëtarë, në radhë të parë BE-ja, arrijnë ti qartësojnë politikat e tyre karshi Kosovës dhe hapin rrugën për një perspektivë evropiane të vendit. Ai e ka cilësuar si shumë të domosdoshëm rolin aktiv te BE-së në hapjen e një procesi i cili do të sillte njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Vendosja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë në binarë të duhur është parakusht për krijimin e një atmosfere e cila toleron reduktimin apo tërheqjen e forcave të NATO-s nga Kosova” ka thënë Surroi.

Në anën tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka dhënë garanci se tërheqja eventuale e trupave të NATO-s do të jetë e kushtëzuar nga analizat paraprake të sigurisë. Ai po ashtu ka shprehur pajtimin e plotë se tërheqja e NATO-s duhet të përcillet me një politikë të qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin.