Page 1 of 1

Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Sat Oct 02, 2010 5:59 pm
by Sally
Shembulli i populistit Geert Wilders në Holandë mund të bëhet model në vende të tjera


Kristiandemokratët holandezë formojnë koalicionin me liberalët e djathtë, të toleruar nga ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Hera e parë në Evropën perëndimore që një parti islamofobe ka ndikim në formimin e qeverisë


Evropa ndryshon dhe kozmosi i Holandës së vogël është një indikator i besueshëm për kthesën në shumë vende. Nga një vend liberal, model i tolerancës dhe lirisë ky vend po rrezikon të kthehet në një vend të mbyllur, të izoluar, në të cilin përkatësia në një fe tjetër, veç asaj kristiane, të kthehet në shenjë dalluese. Ndalimi i planifikuar i burkës, kufizimet për emigracionin për qytetarët nga vendet joperëndimore, shkurtimet sociale dhe reduktimi i kontributeve në BE të bëjnë të vëmendshëm.

Në Holandë po fryjnë erëra të tjera, të cilat u fusin të dridhura myslimanëve dhe organizatave bamirëse. Por edhe fqinjët evropianë të holandezëve duhet të pyesin veten: Mos është Holanda tërësisht në përputhje me prirjen evropiane? Si mund të ndodhë që një populist dhe demagog si Geert Wilders brenda një kohe të shkurtër ta çojë partinë e tij në një rezultat zgjedhor dyshifror duke i vënë përpara partitë tradicionale?


Holanda jo më model i një shoqërie konsensusi dhe tolerance

Geert Wilders është që tani shefi në prapaskenë i qeverisë. Vrasja e populistit të djathtë, Pim Fortyun në vitin 2002, e kritikut të islamit dhe regjisorit, Theo van Gogh dy vite më vonë si edhe rezultati negativ i referendumit të BE-së në vitin 2005 lëshuan sinjalin e ndryshimit të paradigmës në Holandë. Modeli i një shoqërie konsensusi dhe tolerance nisi të shpërbëhej sepse tensionet në vend, për një kohë të gjatë u fshehën nën mantelin e shtetit bamirës social.

Tashmë tregohen efektet e asaj që u lejua formimi i subkulturave nga të huajt e vendosur në periferi. Këta të fundit u rehatuan në cepat e gjetur të shtetit bamirës, pa u përpjekur të jenë vetë aktivë në integrim.


Partitë tradicionale humbasin votues - rreziku i fenomenit Wilders

Bashkëjetesa paqësore u zëvendësua nga tendencat në rritje të polarizimit. Për politikën kjo nuk përbënte ndonjë temë, përsa kohë që mjaftonin të ardhurat nga taksat, dhe njerëzit vazhdonin të votonin partitë tradicionale. Por tanimë Geert Wilders dhe pasuesit e tij po e shkundin mirë imazhin e një vendi tradicionalisht të hapur dhe të orientuar nga shkëmbimi mes kulturave.

Shembulli i Wilders mund të bëhet model edhe në vende të tjera evropiane. Politika e Francës ndaj romëve gjendet në një harmoni kritike me tonin armiqësor në shtetin e mullinjve të erës dhe kanaleve të famshëm. Në Hungari partia ekstremiste e djathtë Jobbik mori 15% të votave, edhe në Poloni, Danimarkë, Sllovaki janë futur në parlament parti armiqësore ndaj të huajve, Gert Wilders nuk është një rast i veçuar dhe zjarrvënësit e tolerancës fetare shpejt mund të gjejnë imitues përtej Holandës.

Re: Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Sat Oct 02, 2010 6:11 pm
by Sally
Pritej nje gje e tille ne Hollande, qe nga vrasja e Pim Fortuyn ne Rorterdam me 06-05-2002, gjithashtu dhe me vrasjen e
Theo Van Gogh ne Amsterdam me 02-11-2004.

Re: Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Sat Oct 02, 2010 6:24 pm
by Patush

Re: Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Sat Oct 02, 2010 6:33 pm
by Sally
Fjalimi ne shtator ne New York




Re: Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Mon Oct 04, 2010 7:00 pm
by Sally
Deputeti anti-islamik holandez del në gjyq




Geert Wilders i njohur për qëndrimet e tij anti-islamike, ka dalë në gjyq i akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare ndaj myslimanëve.



Nëse gjendet fajtor, Geert Wilders mund te dënohet deri në një vit burg ose të gjobitet me 10 mijë dollarë.

Gjyqi pritet të dalë me një vendim në datën 4 nëntor.

Ai është paditur në lidhje me një film të titulluar (Fitna) kur ka bërë paralelizma mes Kuranit dhe ideologjisë naziste.

Me të filluar gjyqi, zoti Wilders deklaroi tha se ishte në rrezik liria e shprehjes së shumë shtetasve holandezë.

Ai tha se po mbron të drejtën e tij për lirinë e fjalës dhe e ka cilësuar proces politik gjyqin ndaj tij.

Partia e tij ka deklaruar se do ta mbështeste qeverinë holandeze të minoritetit në këmbim të politikave që ndalon mbatjen e burkës dhe kufizon imigracionin.

Për shkak të kërcënimeve të shumta që ka marrë Geert Wilders është gjithmonë i rrethuar nga truproje, teksa siç thotë vazhdon misionin e tij për të ndaluar islamizimin e Holandës.

Re: Geert Wilders: ekstremisti i djathtë Hollandez

Posted: Mon Oct 04, 2010 7:17 pm
by Sally
Kjo ceshtje ka kostuar me shume se 100 gjygje deri tani, po pse pikerisht e lane per kete date ;) ?!



Me 01-10-2010: fitoj votat ( Kristiandemokratët holandezë formojnë koalicionin me liberalët e djathtë).

Me 02-10-2010: shkoj ne Berlin ( mbajti nje fjalim) Video:


Me 03-10-2010: :? ( e dila eshte pushim )

Me 04-10-2010: domethen sot: gjygji mbi filmin Fitna, video:

Me 05-10-2010: domethen neser (ne oren 10:00) fillon senaca e fundit per te vendosur rezultat zgjedhore.