Lumenj me “lot” në sheshin qendror të Phenianit – 12 ditë zi kombëtare, për udhëheqësin e të vetmes dinasti komuniste në botë. Pushteti shkon tek i biri Kim Jong Un
Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Il. Agjencia shtetërore e lajmeve theksoi se Jong vdiq të shtunën nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren. Agjencia ia atribuoi vdekjen e tij “punës së rëndë mendore dhe fizike”.
KCNA njoftoi se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian ndërkohë është shpallur zi kombëtare nga 17 në 29 dhjetor. Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai dilte pak të publik dhe zëri i tij dëgjohej rrallë në transmetimet radio-televizive. Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të këtij vendi vuanin nga uria. Në fund të vitit të kaluar, Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes, që konsiderohet dinastia e vetme komuniste në botë. KCNA i bëri thirrje popullit koreno-verior sot të mbështesë Kim Jong Un, i cili është rreth 28 vjeç.
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Mon Dec 19, 2011 6:30 pm
by Adriana
Sot ne Koren e Veriut nje dite shume e vecante, shikoni videon:
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Mon Dec 19, 2011 7:01 pm
by CERMENIKASI
Sistem i ngjajshëm me ish diktaturën komuniste në Shqipni dhe njikohësisht këtu duket e njajta gja kur vdiq enveri:shifet qartas që nuk asht spontane por e përgaditun ndërsa kur e teprojnë bahet thjesht qesharake .....
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Mon Dec 19, 2011 8:05 pm
by erix77
Nuk e di nese ti Cermenikas ishe ne Shqiperi atehere apo e ke thjesht me te degjuar por kur vdiq enveri une edhe pse isha femije mund ta dalloja qarte qe njerezit neper rruge ishin shume te hidheruar dhe qanin me te vertete,natyrisht qe mund te kete patur dhe raste te ekzagjeruara por shumica e njerezve te thjeshte ishte thellesisht e trishtuar.
Megjithate kjo shpjegohet me shpelarjen e trurit qe komunizmi ju bente njerezve cdo dite.
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Mon Dec 19, 2011 9:12 pm
by CERMENIKASI
erix77 wrote:Nuk e di nese ti Cermenikas ishe ne Shqiperi atehere apo e ke thjesht me te degjuar por kur vdiq enveri une edhe pse isha femije mund ta dalloja qarte qe njerezit neper rruge ishin shume te hidheruar dhe qanin me te vertete,natyrisht qe mund te kete patur dhe raste te ekzagjeruara por shumica e njerezve te thjeshte ishte thellesisht e trishtuar.
Megjithate kjo shpjegohet me shpelarjen e trurit qe komunizmi ju bente njerezve cdo dite.
Nuk ishja në Shqipni meqenëse kam lind këtu në dhe t'huej.
Unë e kisha fjalën për atë që shifet në pamjet filmike si këtu ashtu edhe ke postimi për vdekjen e enverit.
Sidoqoftë secili asht i lirë me mendue si të detë.
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Tue Dec 20, 2011 6:22 pm
by Patush
Adriana wrote:Sot ne Koren e Veriut nje dite shume e vecante, shikoni videon:
Shqiptaret ne vitin 1985!
Re: Kore e Veriut: Kim Jong Il ndërron jetë.
Posted: Sun Dec 25, 2011 5:20 pm
by Arbëri
A janë të sinqertë lotët e koreano-veriorëve?
Koreanët e morën mesazhin nga prezantuesja e televizionit shtetëror, e cila e veshur me të zeza, mezi i mbante lotët. Menjëherë pasuan lotët, vajtimet, grushtet mbi trotuar, gjithçka në një shkallë të madhe. Burra e gra u mbërthyen nga një vallë e pakontrolluar histerie. “Si mund të na linte,” tha një grua ndërsa fshinte lotët.
Skenat të kujtojnë zinë që pasoi vdekjen e të atit të Kim Jong Il- Kim Il Sung në vitin 1994. Por sa i vërtetë është ky pikëllim? Është shumë e vështirë që ta dish, thotë Anthony Daniels, një psikiatër dhe shkrimtar, që përdor emrin e penës Theodore Dalrymple. Ai ka vizituar Korenë e Veriut në vitin 1989 si anëtar i një delegacioni britanik për Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve dhe Studentëve.
“Është një përzierje e tmerrshme frike, terrori, pasigurie për të ardhmen, histerie masive e me shumë gjasë edhe pikëllimi të vërtetë.
Është shumë vështirë të njohësh realitetin dhe mendoj se ne kurrë nuk do e mësojmë se si ka qenë realiteti. Ka shumë barriera kulturore gjithsesi dhe ju duhet të keni parasysh se është një regjim ku çdo gjë që nuk është e ndaluar, është e detyrueshme, kështu që është shumë vështirë të dish se cila është gjendja e tyre mendore në këto momente”.
Ai thotë se gjatë vizitës së tij në vitin 1989, nuk pa shfaqje emocionesh vetjake, thjesht një histeri masive. “Kur isha në një stadium të madh dhe Udhëheqësi i Madh (Kim Il Sung) erdhi, të gjithë u ngritën në këmbë dhe nisën ta adhuronin, po tamam, e adhuronin duke i rënë në gjunjë dhe duke lëshuar brohorima njëkohësisht.
Mund të jetë nga fakti se shumë njerëz kanë shumë frikë të mos e bëjnë diçka të tillë, por në të njëjtën kohë ka mundësi që shumë prej tyre ndjejnë një besnikëri të vërtetë për Udhëheqësin e Madh.
Në fund të fundit, dhe kur Stalini vdiq, njerëzit qanin në rrugë edhe pse aty dukej gjithçka më pak e shfrenuar se në Korenë e Veriut”. Në një shkallë shumë më të vogël, edhe në Perëndim ka pasur shembuj kur njerëzit kanë shprehur emocionet e tyre në këtë mënyrë, thotë Daniels. Pasi vdiq Princesha Diana, disa njerëz kishin frikë të mos pajtoheshin me brengën masive, por natyrisht ka një ndryshim të madh me Korenë e Veriut në nivelin e detyrimit për tu përfshirë.
Në librin e saj “Asgjë për tu pasur zili: jetët e zakonshme në Korenë e Veriut”, Barbara Demick shkruante, referuar vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994, se “vala e pikëllimit u bë si një garë se kush qante me zë më të lartë”.
Një student i ri nga Pjongjangi nuk ndjente asgjë, edhe pse të gjithë rreth tij po qanin, shkruan ajo. “E gjithë e ardhmja e tij varej nga aftësia për të qarë. Jo vetëm karriera dhe anëtarësia në Partinë e Punëtorëve, vetë mbijetesa e tij ishte në lojë. Ishte një çështje për jetë a vdekje”. Ai shpëtoi, shkruan ajo, duke mbajtur fort të hapura qepallat dhe bebet e syve të ekspozuara në atë masë sa filluan t’i digjnin. Atëherë dolën lotët dhe ai nisi të qante si të gjithë.
Për shumë prej tyre është ndoshta një reagim natyral, thotë Kerry Broën, drejtues i programit për Azinë në Chatham House, për shkak se lajmi për vdekjen e një lideri ngre pikëpyetje për koreano-veriorët për identitetin e tyre, sigurinë e aftësinë për të mbijetuar.
Ky është një vend që është gjithmonë në gatishmëri për luftë, me sytë nga lideri i mirë dhe i dashur, thotë ai. Por ne nuk dimë më shumë në lidhje me ndjenjat e vërteta të njerëzve sesa dimë për përplasjet për pushtet mes lidershipit.
“Kontrolli i informacionit është aq i madh sa ka mundësi që atë të jenë vërtet në shock. Pra, mund të jetë një histeri e vërtetë, por nuk e dimë nëse është pikëllim, siç e quajmë ne në Perëndim. Atyre iu është thënë se kanë qenë gjithmonë nën sulm të vazhdueshëm dhe në luftë me SHBA-në, kështu që fitoret e mëdha në të shkuarën i shkojnë lidershipit, kështu që humbja e kreut në një sistem kaq patriarkal, mund të ndjehet personalisht.”
Megjithatë, zia e vitit 1994 ishte më shokuese, mendon ai, për shkak se statusi i Kim Il Sung në shoqërinë koreane ishte më i madh, kështu që kjo periudhë zije do jetë më e shkurtër.
Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë nisur ndërkohë që të vënë në dyshim lajmin se ai vdiq në tren, pasi treni nuk doli kurrë nga kryeqyteti. Megjithatë agjencitë janë nën presion pasi nuk arritën të raportonin për vdekjen e tij. Më poshtë gjeni dhjetë fakte interesante për klanin Kim.
1 – Kim Jong Il nuk vuante vetëm nga diabeti dhe tensioni i gjakut, por ai kishte edhe frikë nga udhëtimi me avion, ishte miop dhe ishte në varësi të alkoolit dhe seksit
2 – Kim Jong Il nuk pëlqente vetëm operën, por edhe kinemanë. Vetë kishte përgatitur dy skenarë filmash me titujt: “Deti i gjakut” dhe “Një bijë e vërtetë e partisë”
3 – Ishte i fiksuar pas kafshëve, sidomos kuajve dhe qenve. Kishte shpenzuar për një vit rreth 200 mijë dollarë për kujdesin ndaj qenve të tij
4 – Pëlqente alkoolin, sidomos verën dhe uiskin e shtrenjtë. Nga Franca kishte blerë në vitin 2010 rreth 600 shishe verë nga më e mira. Në listën e blerjeve ishte edhe uiski Hennessey
5 – Kur luajti për herë të parë golf, sipas mitit komunist, ai realizoi pesë ‘hole-in-ones’, diçka që nuk e ka arritur asnjë golfist profesionist
6 – Djali i tij, pasuesi Kim Jong Un, shkoi në një konvikt në Zvicër për ca kohë. Atje ishte një nxënës i dobët, nuk dinte anglishte, nuk i merrte provimet, por i pëlqente basketbolli, filmat aksion me Zhan Klod Van Dam dhe video- lojërat
7 – Kim Jong Il ka kompozuar dy opera. Madje ka dirigjuar gjashtë opera
8 – Kur lindi Kim Jong Il thuhet se dolën dy ylberë në qiell dhe u ngrit një yll
9 – Kim Jong Il pati tre gra, por kishte edhe një aferë me sekretaren e tij, një ish- pianiste
10 – Kim Jong Il kishte edhe një këngë tijën, ajo quhej “Nuk ka atdhe pa ty” dhe luhej shpesh në rrugët e Pjongjangut
Blogjet online: Dr.Berishjong, disidenti i Kim-it
Me dhjetëra kanë qenë edhe sajtet shqiptare online që e kanë parë në mënyra të ndryshme vdekjen e diktatorit Korean. Në shumë prej tyre nuk mungonin paralelizmat me Shqipërinë e djeshme, por edhe me Shqipërinë e sotme. Kështu, përshembull, sajti online “keshilliministrave.org” që dallohet për satirën e përhershme me Berishën, ka botuar dy ditë më parë pjesëzën e mëposhtme:
“….Pasi nuk mundi t’i rezistonte dot virozave te stines aziatike, vdiq ne moshen 69 vjecare Kim Jong-il, diktatori i Korese se Veriut. Edhe pse sundoi me dore te hekurt, koreanet kane shperthyer ne lot per humbjen e mesuesit, arkitektit, inxhinierit te kombit.
I vetmi nuk derdhi asnje pike loti ishte kryetari i Partise Demokratike te Korese se Veriut prof.dr.Sal Berishjong, i cili njihet si personi i vetem qe kundershtoi qe ne rinine e tij regjimin diktatorial te Kim Jong-il.
Sipas prof.dr.Berishjong ka ardhur koha qe Koreja e Veriut te hape dyert per demokracine dhe i beri thirrje qeverise komuniste te jepte doreheqjen.
Berishjong deklaroi se nen qeverisjen e tij Koreja e Veriut do te permbushte te gjitha kushtet e kerkuara nga Komuniteti Europian dhe anetaresimi ne BE do te jete prioritet i qeverise se ardhshme.
“Nuk mund te lejojme qe Koreja e Veriut te qeveriset nga zemunaret. Bllokmeneve do tu shkulim me dare dhembet e korrupsionit”, deklaroi prof.dr.Berishjong, i cili ka nje perkrahje te gjere dhe te gjate ne radhet e Partise Demokratike te Korese se Veriut.
“Çeku i Bardhe tashme eshte ne duart tona”, u shpreh dr.Berishjong duke rrefyer se hapi i pare ne rimekembjen e vendit do te jete ndertimi i mrekullise “Rruga e Kombit”, e cila do te lidhe dy shtetet koreane.
Nderkohe shume biznesmene te fuqishem arroresh dhe ullinjsh kane shprehur gatishmerine per te investuar ne Korene e Veriut sapo te marre pushtetin prof.dr.Sal Berishjongu, motoja e te cilit eshte “Koreja po Ndryshon”…