Helmut Kohl dhe bashkimi gjerman
Posted: Mon Oct 01, 2012 6:59 am
Helmut Kohl dhe bashkimi gjerman
Me 1.10.1982 Helmut Kohl u bë kancelar. Ai qeverisi 16 vjet, në këtë kohë ndodhi edhe ribashkimi i RFGj-së me RDGj-në. 3 tetori 1990, dita e ribashkimit, ishte me siguri kulmi i karrierës politike të Helmut Kohlit.
Burrështetasi i madh, luftëtari polemizues - si në një xham zmadhues fokusohet skena domethëse për Helmut Kohlin: Një ditë më parë u hap muri i Berlinit, tani kancelari Kohl këndon në ballkonin e bashkisë Schëneberg në Berlinin Perëndimor himnin kombëtar, së bashku me paraparaardhësin e tij socialdemokrat Willy Brandt dhe ministrin e Jashtëm Hans-Dietrich Genscher, i shoqëruar nga fishkëllimat e zemëruara të skenës së majtë alternative të qytetit.
Në fjalimet e mëparshme Genscher dhe Brandt kishin thënë, se liria e udhëtimit në RDGJ duhet të pasohet tani nga liria politike, qytetarët e RDGJ-së duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Helmut Kohl si oratori i fundit shkon një hap më tej:
"Një RDGJ, që përparon në reforma për të arritur më shumë liri, e mbështesim pa dyshim për shkak të detyrimit tonë moral për unitetin e kombit tonë gjerman. Bëhet fjalë për Gjermaninë. Eshtë fjala për unitet dhe drejtësi dhe liri. Rroftë një atdhe i lirë gjerman, rroftë një Evropë e lirë dhe e bashkuar."
Kohl një evropian i bindur
Një atdhe i lirë gjerman, një provokim në veshët e një pjesë të të majtëve, të cilëve u dukej kanosëse një Gjermani e madhe nga kujtimet e së shkuarës.
Edhe te fqinjët evropiane shqetësime të tilla përziheshin me gëzimin e rënies së murit. Kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, thirri madje një konferencë ekspertësh për natyrën e gjermanëve. Por Kohl ia doli të largonte dyshimet. Me një shëtitje në pyll ai fitoi më në fund miratimin e shefit të Kremlinit Mikhail Gorbaçov për bashkimin gjerman dhe për tërheqjen e trupave sovjetike nga RDGJ. Më pak se një vit pas hapjes së murit, në natën nga 2 për 3 tetor 1990 në portën e Brandenburgut, simbolit të ndarjes, arriti të festohej me fishekzjarre ribashkimi.
Helmut Kohl, siç është thënë shpesh, e ka kapur me zemër mantelin e historisë. Por dëshira e tij e vërtetë ishte gjithmonë një Evropë e bashkuar. Si djalë i ri nga Ludvigshafeni në Rin pak pas luftës ai se bashku me shokët e tij të idealit shkulte hunjtë, që shënonin kufirin francez aty pranë. Më vonë si politikan, doktori i historisë nuk mbante asnjë fjalim pa fraza si këto: "Për ne gjermanet, kjo duhet theksuar shumë qartë, vazhdimi konsekunt i politikës të integrimit evropian është çështja jetike. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç politikës së integrimit europian."
Me 1.10.1982 Helmut Kohl u bë kancelar. Ai qeverisi 16 vjet, në këtë kohë ndodhi edhe ribashkimi i RFGj-së me RDGj-në. 3 tetori 1990, dita e ribashkimit, ishte me siguri kulmi i karrierës politike të Helmut Kohlit.Burrështetasi i madh, luftëtari polemizues - si në një xham zmadhues fokusohet skena domethëse për Helmut Kohlin: Një ditë më parë u hap muri i Berlinit, tani kancelari Kohl këndon në ballkonin e bashkisë Schëneberg në Berlinin Perëndimor himnin kombëtar, së bashku me paraparaardhësin e tij socialdemokrat Willy Brandt dhe ministrin e Jashtëm Hans-Dietrich Genscher, i shoqëruar nga fishkëllimat e zemëruara të skenës së majtë alternative të qytetit.
Në fjalimet e mëparshme Genscher dhe Brandt kishin thënë, se liria e udhëtimit në RDGJ duhet të pasohet tani nga liria politike, qytetarët e RDGJ-së duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Helmut Kohl si oratori i fundit shkon një hap më tej:
"Një RDGJ, që përparon në reforma për të arritur më shumë liri, e mbështesim pa dyshim për shkak të detyrimit tonë moral për unitetin e kombit tonë gjerman. Bëhet fjalë për Gjermaninë. Eshtë fjala për unitet dhe drejtësi dhe liri. Rroftë një atdhe i lirë gjerman, rroftë një Evropë e lirë dhe e bashkuar."
Kohl një evropian i bindur
Një atdhe i lirë gjerman, një provokim në veshët e një pjesë të të majtëve, të cilëve u dukej kanosëse një Gjermani e madhe nga kujtimet e së shkuarës.
Edhe te fqinjët evropiane shqetësime të tilla përziheshin me gëzimin e rënies së murit. Kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, thirri madje një konferencë ekspertësh për natyrën e gjermanëve. Por Kohl ia doli të largonte dyshimet. Me një shëtitje në pyll ai fitoi më në fund miratimin e shefit të Kremlinit Mikhail Gorbaçov për bashkimin gjerman dhe për tërheqjen e trupave sovjetike nga RDGJ. Më pak se një vit pas hapjes së murit, në natën nga 2 për 3 tetor 1990 në portën e Brandenburgut, simbolit të ndarjes, arriti të festohej me fishekzjarre ribashkimi.
Helmut Kohl, siç është thënë shpesh, e ka kapur me zemër mantelin e historisë. Por dëshira e tij e vërtetë ishte gjithmonë një Evropë e bashkuar. Si djalë i ri nga Ludvigshafeni në Rin pak pas luftës ai se bashku me shokët e tij të idealit shkulte hunjtë, që shënonin kufirin francez aty pranë. Më vonë si politikan, doktori i historisë nuk mbante asnjë fjalim pa fraza si këto: "Për ne gjermanet, kjo duhet theksuar shumë qartë, vazhdimi konsekunt i politikës të integrimit evropian është çështja jetike. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç politikës së integrimit europian."
Prirja e dytë e Kohlit ishte gjithmonë pushteti. Pushteti për të zbatuar atë, që ai mendonte se ishte e drejtë, por ndoshta pushteti edhe si qëllim në vetvete. Që në moshën 29 vjeçare ai hyri në parlamentin e landit, në moshën 33-vjeçare ai ishte kryetar i grupit parlamentar, më i riu në ndonjë parlament gjerman landi. Gjashtë vjet më vonë ai ishte kryeministri i landit të tij. Ai kishte qenë dy vjet kryeministër dhe në vitin 1971 aplikoi për postin e kryetarit federal të CDU-së. Në atë kohë ai nuk fitoi ende, por në qershor 1973 Helmut Kohl u bë kryetari i kristiandemokratëve dhe qëndroi i tillë për 25 vjet.
Ai krijoi një koalicion të ri me liberalët dhe përmbysi Schmidtin. Në deklaratën e tij qeveritare në tetor 1982 Helmut Kohl njoftoi "tranzicionin shpirtëror dhe moral" dhe i shpalli luftën gjithçkaje, për të cilën ishte e Majta në Gjermani: