Page 1 of 1

Shqiperia nuk na e ka me nevojen

Posted: Mon Apr 15, 2013 10:02 pm
by CERMENIKASI
Shqiperia nuk na e ka me nevojen. Keshtu titullohet shkrimi i ish zv/kryeministrit grek ne kohen e PASOK, Theodhoros Pangalos ne gazeten “To Vima”.

“Politikani e nis analizen e tij me ngjarjet qe ndodhen ne vitin 2004 ne qytete te ndryshme te vendit, kur shqiptaret qe jetojne ne Greqi donin te festonin fitoren e skuadres se tyre kombetare ndaj asaj greke me rezultatin 2-1, por u perballen me thirrje anti shqiptare nga greket si “ shqiptar-shqiptar nuk do te behesh kurri grek”.

Pangalos i referohet kesaj ngjarje duke krahasuar ekonomite aktuale te te dy vendeve.

“Ky krahasim qe bej shkruan pangalos nuk eshte i rastesishem, sepse sipas nje raport sekrete te cias me titull “krahasimi i dy ekonomeve”, Greqia qe eshte vendi i 172 ne bote ka nje papunesi qe arrin ne 24%, ndersa Shqipëria ne vend te 133, shenon nje papunesi prej 13%.

“Shqipëria ka një defiçit buxhetor vjetor -3.3%, ndërsa Greqia lufton që te qendrojë nr -9.5% dhe këtë vit lëviz në deri -15%. Borxhi i Shqiperisë është 60% i PBB ndërsa ai i Greqisë 161% i PBB”, shkruan pangalos ne analizen e tij.

“Pra Shqiperia, duke bere te gjitha perpjekjet e mundshme per te hyre ne euro, po zbaton nje politike sistematike te pavarur drejt BE, dhe nese doni t’ua them me fjale te tjera, Shqiperia nuk na e ka me nevojen”,- perfundon Pangalos shkrimin, duke iu drejtuar ketu grekeve se tashme eshte e veshtire te kendoni te njejten kenge shoviniste si ne 2006: Shqiptare-shqiptarë nuk do te behesh kurre grek”.
BOTA SOT 15/04/2013