Koreja e Veriut: Ushtria mund të rrëzojë Kim Jong-un
Posted: Wed Feb 24, 2016 7:05 am
Gati ‘grushti’: Ushtria do të dëbojë diktatorin korean?
Lideri i Koresë së Veriut mund të dëbohet nga vendi nga disa prej drejtuesve të lartë të ushtrisë në rast se nuk e zgjidh çështjen e ekonomisë në rënie të lirë. Sipas mediave të Koresë së Jugut, ekonomia e dobët mund të bëhet shkak për rrëzimin e Kim Jong-un. Raportimet e tyre theksojnë se do jetë ushtria dhe jo populli i thjeshtë ajo që do të kërkojë ndryshime nga Kim Jong-un. Raporti thekson se në disa zona të vendit, ushtria ka më shumë fuqi se vetë partia në pushtet. Kjo vjen në një kohë kur Kim Jong-un i ka përkeqësuar akoma më shumë marrëdhëniet me botën e jashtme pas testimeve bërthamore dhe hedhjes së një sateliti. Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet, duke theksuar se do pushtojnë hapësirën pasi kanë në plan të hedhin të tjerë satelitë. Ndërkohë vendi po vuan nga varfëria e skajshme. /MAPO/
