Page 1 of 1

Sarcozy: Franca largohet nga G20 nëse s'merret vendimi për b

Posted: Mon Sep 14, 2009 10:49 pm
by Tomorr
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka paralajmëruar se do të largohej nga samiti i liderëve të grupit të 20 vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim (G20) në Pitsburg javën e ardhshme, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje lidhur me shpërblimet e bankave, shkruante dje e përditshmja "Le Figaro". "Nëse nuk do të merret një vendim konkret, unë do të largohem", njoftoi e përditshmja, duke cituar Presidentin francez. Por ndërkohë gazeta nuk përshkruan kontekstin e deklaratës, por shefi i kabinetit të Sarkozy, Claude Gueant, tha për radion RTL se Presidenti ishte "mjaft i vendosur" për të arritur një marrëveshje. "Duhet marrë seriozisht", u shpreh Gueant për deklaratën e Sarkozy. Sarkozy ka qenë në ballë të përpjekjeve të liderëve evropian për të kufizuar shpërblimet që iu paguhen bankierëve dhe kërkon që e gjithë G20 të bashkohet dhe të marrë një vendim për këtë çështje problematike. Në një intervistë për radion franceze, drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn deklaroi se çështja e shpërblimeve do të jetë thelbësore në samitin e 24-25 shtatorit, pavarësisht se reduktimi i pagesave në formën e shpërblimeve nuk do të jetë e vetmja mënyrë për stabilizimin e sistemit financiar.