Page 1 of 1

Kryeministri Berisha u përgjigjet akuzave

Posted: Thu Oct 08, 2009 2:19 pm
by Zeus10
Kryeministri Berisha u përgjigjet akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov - “Rusët kanë vështirësi të lindur, për të përkthyer nga shqipja”

Kryeministri i vendit Sali Berisha, u ka dhënë dje përgjigje akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili keq interpretoi një deklaratë të kryeministrit Berisha, duke kërkuar reagim ndërkombëtarë. Kreu i ekzekutivit shqiptar, deklaroi nga Kosova, se ministri Lavrov, ka pasur vështirësi ashtu si çdo rus që, të përkthejë nga shqipja në rusisht. Berisha e konsideroi për të ardhur keq dhe të panevojshëm këtë reagim diplomatik të rusëve, por u shpreh se gjithçka vjen si rrjedhojë e keq interpretimeve. “Është për të ardhur keq. Ministri Lavrov ka deklaruar dhe ka thënë ato që unë nuk kam thënë. Unë nuk besoj ka dëshiruar të thotë ato që unë kam thënë. Shpresoj të jetë një vështirësi që vjen nga vështirësia e lindur që rusët kanë për të përkthyer nga shqipja në rusisht”, u shpreh kryeministri Berisha. Ministri rus Sergei Lavrov, reagoi dy ditë më parë gjatë një takimi me homologun tij serb Jeremiç. Ai u shpreh se kryeministri Berisha ka deklaruar për njehsimin e kufijve për shqiptarët kudo që ndodhen dhe për këtë kërkoi reagim ndërkombëtarë, duke iu drejtuar BE-së dhe NATO-s.

Re: Kryeministri Berisha u përgjigjet akuzave

Posted: Thu Oct 08, 2009 6:38 pm
by alfeko sukaraku
kryekurva ruse duhet te marrin gjithmon te njejta pergjigjie tash e tujte.Jemi ne Nato edhe duhet ti tregojm vendin varrerremijtsve ortodoks.

Re: Kryeministri Berisha u përgjigjet akuzave

Posted: Mon Oct 12, 2009 3:21 pm
by Sally
Interesat tuaja -pis- shkoni ti gjeni tek serbi dhe te greku, se ne nuk kemi nevoj per "njerke" e kemi "NENEN" akoma. -hahaha- -hahaha-

Apo e harruat kengen VLORA VLORA- -VLORA VLORA

Medvedev: Dialogu ruso - shqiptar, faktor stabiliteti në Ballkan




Rusia vlerëson rolin e shqiptarëve për paqe dhe stabilitet në rajon.
Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka deklaruar se dialogu ruso – shqiptar është një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan.

“Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona dhe qasjet pragmatiste”, ka thënë Medvedev.

Këto komente presidenti i Rusisë i ka bërë në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë.

“Dialogun ruso – shqiptar e konsiderojmë si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev.