Këto ditë rrjetet e lajmeve po përcjellin vlerësimin e agjencisë financiare “Standard & Poor’s” për bonot e thesarit (borxhin shtetëror) të Greqisë. Sipas atij vlerësimi, investimet nga bonot greke të thesarit dalin me humbje dhe borxhi i Greqisë ka vlerën e plehrave/hedhurinave (“junk”, në anglisht). Pra, ato që kanë blerë bono thesari të Greqisë, përfshirë edhe blerjen që u bë prej Bashkimit Europian në formën e ndihmës financiare, ka shumë pak mundësi që t’i marrin paratë mbrapsht. Për më tepër, nëse Greqia do marrë para të tjera borxh për të shlyer borxhet e vjetra, ajo do e marrë atë me interes akoma më të shtrenjtë dhe kushte më të rrepta. Ky njoftim bëri që tregjet/bursat në Amerikën e Veriut të shohin teposhtë. Nëpërmjet bonove të thesarit (“bonds”, në anglisht) qeveria e një shteti prodhon apo blen paranë e vendit, të cilën e përdor për të mbuluar pagesat brenda e jashtë shtetit, si dhe për ta investuar. Në kushtet e tanishme, Greqia nuk ka mundësi të prodhojë para (Euro) dhe ka shumë pak burime për të grumbulluar para të thatë (p.sh. Euro, Dollarë), sepse investitorët e huaj nuk i afrohen një vendi ku investimet dalin me humbje.
Bonot e thesarit janë në fakt investime në borxh. Pala investuese është ajo që blen bono thesari. Pala shitëse, d.m.th, qeveria, grumbullon kështu para të cilat domosdoshmërisht duhet t’i investojë/qarkullojë me përfitim/interes më të madh se sa i është dhënë palës investuese. Bonot e thesarit janë të llojit të brendshëm (“government bonds”, në anglisht) dhe të jashtëm (“sovereign bonds”, në anglisht). Bonot e brendshme dolën në dritë për herë të parë në vitin 1693, kur qeveria britanike përdori skemën e tyre për të financuar vazhdimin e luftës nëntë vjeçare (1688-1697) kundër Francës. Vlera e bonove të brendshme kalon për të prodhuar/blerë para që përdoret brenda kufijve të një shteti, kurse vlera e bonove të jashtme përdoret për të prodhuar/blerë monedha të huaja të nevojshme për pagesat e jashtme. Tërë shuma e parasë që iu është borxh blerësve të bonove të brendshme përbën atë që quhet borxhi i brendshëm (“government/domestic debt”, në anglisht). Tërë shuma e parave që iu është borxh blerësve të bonove të jashtme përbën atë që quhet borxh i jashtëm (“sovereign debt”, në anglisht).
Në rastin e Eurozonës, këto dy lloj bonosh janë shkrirë në një, sepse 16 shtete (nga 27 shtete që ka Bashkimi Europian) nuk përdorin më monedha të veçanta, por një të përbashkët, Euron. Megjithatë, çdo shtet e ka të caktuar sasinë e eurove që mund të prodhojë për blerje dhe cilësia e tyre mbetet brenda kufijve të shtetit përkatës. Eurozona i ngjan një karvani anijesh të lidhura njëra me tjetrën, i cili tërhiqet prej anijeve më të fuqishme (Gjermania e Franca). Borxhet e kanë rënduar aq shumë anijen e kalbur greke, sa praktikisht ajo është e përmbytur dhe duke u fundosur. Nga kjo fundosje rrezikohen të tërhiqen në fund të detit edhe anijet pranë (Portugalia, Spanja, ndonëse këto mund të ndihmohen pak prej flotiljeve të tyre të ish-kolonive) dhe të ngadalësohet në përgjithësi vozitja e karvanit Europian. Për Eurozonën duket se ka dy zgjidhje: (1) Të këpusë litarët dhe ta lerë anijen greke të fundoset e mallrat e saja t’i marrin dallgët; në këtë rast piratët rusë e kinezë do suleshin për t’i hedhur çengelin anijes që fundoset dhe për të zënë sa më shumë plaçkë; (2) Të ndihmojë që të ndërtohet një anije greke plotësisht e re, me formë e madhësi tjetër, me përmbajtje e marrëdhënie perëndimore, me qëllime e shërbime Europiane, me moral e mirënjohje për kombet e tjera.
Teorikisht, blerja e bonove të thesarit quhet investim pa rrezik, sepse qeveria rrit taksat për të grumbulluar paranë që nevojitet për të shlyer blerësit e bonove të thesarit në afatin e paracaktuar. Agjencia financiare “Standard & Poor’s” pohonte se Greqisë i duhen 8.5 miliard (bilion) Euro më 19 Maj 2010 për të shlyer blerësit e bonove të thesarit. Edhe nëse do gjenden këto para, niveli i jetesës do ulej mjaft thellë dhe ekonomia greke do të shkojë tatëpjetë për të paktën dhjetë vitet e ardhshëm. Në këto kushte kur vlera financiare (aftësia blerëse) e Greqisë barazohet me vlerën e hedhurinave, qeveria greke ka këto mundësi për të nxjerrë vlerë:
(1) Të rrisë taksat mbi fitimin dhe ato doganore, gjë që rrjedhimisht rrit çmimet e shërbimeve dhe mallrave. Të rrisë taksat e pronave dhe pronësive, përfshirë këtu edhe gjobën e siguracionit të makinave, shtëpive, anijeve, etj. Qytetarët e Greqisë kanë kohë që bëjnë greva e demonstrata për dhimbjet e shkaktuara nga masa të tilla; vështirë se ato do të pranonin tani më shumë taksa të tilla.
(2) Të marrë me një farë mënyre parat e kursyera të njerëzve nëpër banka. Një mënyrë e tillë është që një ditë qeveria apo bankat greke t’u thonë kursimtarëve në Greqi se paratë e tyre do i qarkullojnë për nevojat e vendit (në fakt, për blerje eurosh) dhe do ua kthejnë më me shumë fitim (në dukje, bankat rrisin normat e interesit për kursimet). Dhe ditën tjetër të thonë se investimi i djeshëm qe jo i mbarë dhe është e pamundur të shlyhet borxhi ndaj tyre apo borxhi i brendshëm (“default”, në anglisht). Si rrjedhim, shpallet kalimi në falimentim dhe bankat treten brenda natës. Një shembull për këtë rast është kriza e Rublës ruse në gusht 1998, kur p.sh, banka e madhe “Inkombank” zhduki ekzistencën e saj me të gjitha ç’kishte brenda natës, Rubla ruse u zhvleftësua katër herë vetëm për një muaj, dyqanet u boshatisën dhe çmimet e mallrave shtegtuan me krillat.
(3) Të ndjekë këshillën e dhënë nga disa politikanë gjermanë që të shesë ishuj apo toka kontinentale. Një situatë e ngjashme ka qenë në vitin 1878 kur Perandoria e krimbur Osmane mori ndihmën e shpëtimit prej ushtrisë së Perandorisë Britanike, në këmbim të shitjes së Qipros, për të përballuar ushtrinë ruse që kishte arritur në dyert e Stambollit.
Çdo pare tjetër e dhënë do jepet (siç jepet) në formë borxhi me interes të përbërë (interes i shtuar kundrejt pjesëve të pashlyera). Ato që rrojnë në Amerikë të Veriut apo Europë Perëndimore e dijnë mire se çdo të thotë “blerje” shtëpie, makine apo shkollimi me para borxh. Para një jave lajmet rrëfenin për të pasurit e Greqisë të cilët kishin tërhequr prej bankave greke dhe i kishin dërguar jashtë 12 miliardë (bilion) Euro. Duket se këta pasanikë e dinë mirë se që të mbeten të tillë nuk nevojitet të shkruhen çeqe (për të blerë bono thesari të Greqisë). Çdo para tjetër e derdhur tani në Greqi vetëm se do e mbajë atë edhe për ca kohë si “një grua e Lindjes dhe dashnore e Perëndimit”. Anijen e zymtë greke nuk e shpëtojnë dot as numrat 900 në Shqipëri, as kazinotë e buzuqet, as pagëzimet, as dëshirat e marinarëve të saj për t’u shpëlarë në gjiret detare të Shqipërisë, as urrejtjet fetare e kombëtare të edukuara që në vogli, as tanket e raketat e blera në Rusi, as paratë e nxjerra në Shqipëri nëpërmjet telefonave e celularëve, e as bashkëpunëtorët e tyre dhe të serbëve në Shqipëri. Lufta tani e Greqisë kundër borxheve të veta vjen si jehonë e Luftës së Peleponezit (413-404 p.e.s.) dhe do kalojë nëpër të njëjtët cikle natyralë që pasuan atë luftë në lashtësi.
Për shqiptarët që kanë para nëpër bankat greke, një pyetje hutuese iu qëndron përballë: A është vonë që të tërheqin parat nga bankat greke, apo jo? Meqenëse çdo minutë rëndon shumë, atëherë veprimi më i shpejtë dhe i thjeshtë është marrja e parave nga llogaritë që kanë nëpër degat e bankave greke, qofshin në Greqi apo Shqipëri. Më pas, ato mund t’i mbajnë ato para me vete (por siguria është e pakët) ose t’i dërgojnë nëpër bankat shqiptare apo jo-greke. Si monedhë, paraja e shqiptarëve në Greqi është e sigurt, sepse është në euro. Ndryshe qe situata financiare e shqiptarëve në Shqipërinë zyrtare në fillim të viteve 1990, kur Leku (bashkë me kursimet nëpër banka) u zhvlerësua dhjetë herë. Dhe po ndryshe qe situata për to më 1997 kur hajdutët e brendshëm vodhën paranë e brendshme (Lekun), kurse porositësit e huaj morën nëpërmjet tokës, ajrit e detit paratë e huaja (dollarë, lireta, dhrahmi, marka, etj). Shqiptarët e Greqisë e dinë mirë se sa sakrifica e harxhime kanë bërë ato 20 vitet e fundit për të shkuar, punuar e kursyer në Greqi. Vendimi iu përket vetëm atyre; të dëgjojnë shumë e të bëjnë si dinë vetë.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
Moderator: bardus
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
Gjermania i dha ndihme Greqise miliarda euro dhe askush nuk ka paturpesine ne Gjermani te akuzoje Markelin se shiti Gjermanine, sic ben opozita shqiptare e cila ndihmen modeste prej 365 km katrore det, qe qeveria demokratike me ne krye Skenderbeun e koheve moderne prof.Dr . Sali Berisha, i ofroi Greqise per kapercimin e krizes, e quan Tradhti Kombetare! Sali Berisha eshte patriot dhe mik i madh i popullit grek!
Nen shembullin e kryetrimit tone Skenderbeut te ri prof. dr Sali Berisha, edhe une duhet te filloj ta dua Greqine me teper se Saranden dhe Serbine me teper se Vermoshin!Kur gjithe bota sulet te ndihmoje Greqine, pse te mos e beje kete edhe Shqiperia. Stabiliteti i Greqise eshte shume i rendesishem per Evropen, per vleren e euros,per mireqenien e evropianeve.Po te mos kete pare Greqia do ta kete te pamundur te paguaje pensionet per vorioepriotet, do ta kete te pamundur te financoje programet e helenizimit te Jugut, do ta kete te pamundur te derdhe para te thata per regjistrimin etnik te popullsise, per rritjen e ndikimit te Kishes Greke mbi ate shqiptare etj. Prandaj ne jo vetem duhet ti falim detin sic ia fali kushnini yt dhe Ilir Kryemadhi, por duhet ti falim dhe stolite e nuseve, gjerdanet e grave, vethet e vajzave per te mos shkuar me tej.
Cfare jane 365 kilometra katrore det? Asgje s'jane perballe stabilitetit te Greqise!
~Megi Hysa

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Kundurjoti
- Member
- Posts: 12
- Joined: Mon May 03, 2010 8:12 pm
- Gender: Male
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
Shqiptaret nuk po terheqin dot parate neper banka. Egziston rreziku qe tua marrin.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
''Kathimerini'': Emigrantët po braktisin masivisht Greqinë
ATHINË- Shumë emigrantë, të cilët prej vitesh punojnë në Greqi, po e braktisin shtetin ballkanik për shkak të krizës së vështirë financiare dhe po kthehen në atdheun e tyre apo po kërkojnë punë më të mirë në ndonjë shtet tjetër të Evropës, njoftoi sot gazeta greke ''Kathimerini''.
Ekspertë të tregjeve kanë vënë alarmin për rënien serioze të të ardhurave në bizneset ku punojnë të huajt.
''Madje edhe në bursën e punës ku mund të shihen të huaj duke kërkuar ndihmë, tani nuk mund të gjesh më askënd'', komenton gazeta.
(e.n/mia/BalkanWeb)

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
mua nuk mi marrin dote se nuk kamKundurjoti wrote:Shqiptaret nuk po terheqin dot parate neper banka. Egziston rreziku qe tua marrin.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
Atëher kthehu edhe tialfeko sukaraku wrote:mua nuk mi marrin dote se nuk kamKundurjoti wrote:Shqiptaret nuk po terheqin dot parate neper banka. Egziston rreziku qe tua marrin.

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kriza financiare në Greqi dhe shqiptarët atje
kthehem ore kthehem , po ku te ushqehem.Saliu do 70 mij lek per drita ne muaj..kam grua e femij per te ushqyer...nuk rri ketu se ma do xhani ore joArbëri wrote:Atëher kthehu edhe tialfeko sukaraku wrote:mua nuk mi marrin dote se nuk kamKundurjoti wrote:Shqiptaret nuk po terheqin dot parate neper banka. Egziston rreziku qe tua marrin.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE