Greqi,sulm me armë në Agrinio plagosen 3 shqiptarë
ATHINE- Disa persona të armatosur dhe me maska kane sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë . Sulmi ku mbetën të plagosur tre shqiptarë ndodhi një orë pas mesnatës së të shtunës ( me orën greke).
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Nga kontaktet me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga kryeqyteti grek.
Ministria e Jashtme informon se "nga sulmi kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë : Efimi Bika, 66 vjec lindur në Përmet, Vangjel Stavro, datëlindja 15 vjec lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, 29 vjec lindur në Fier. "
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme informon se me të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Janinë, kanë ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe me spitalin e Agrinjos. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje.
Nga komunikimet e vazhdueshme me spitalin e Agrinios, Ministria e Jashtme informon se "shtetasit Vangjel Stavro dhe Soni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga spitali, ndërsa shtetasja Efimi Bika, i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën."
Ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të identifikohen e dënohen autorët e saj.
http://bw.balkanweb.com/shqiperi/2685/g ... 14742.html
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Greqi,sulm me armë në Agrinio plagosen 3 shqiptarë
Moderator: bardus
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Greqi,sulm me armë në Agrinio plagosen 3 shqiptarë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqi,sulm me armë në Agrinio plagosen 3 shqiptarë
Policia greke heton grabitjen në qytetin Amfilokia
Policia greke po vazhdon kërkimin e autorëve të ngjarjes së të dielës, kur persona me maska hapën zjarr në një restorant ku ndosheshin dhjetra emigrantë shqiptarë, që udhëtonin për në Shqipëri.
Tre emigrantë u plagosën, mes tyre një grua që ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, operacioni i madh i policisë lokale nuk ka dhënë ende asnjë rezultat.
Hetimi për ngjarjen
Policia kërkon katër persona, të cilët mësynë mesanatën e të shtunës për të dielë në një restorant në qytetin bregdetar Amfilokia, buzë rrugës nacionale Patra-Janinë.
Në restorant ndodheshin 110 emigrantë shqiptarë, pasagjerë të tre autobusave që bënin itinerarin e përditshëm Athinë-Tiranë.
Katër persona me maska në fytyrë dhe automatikë në duar, u futën në lokal dhe u thirrën njerëzve të shtriheshin përtokë, ndërsa nisën të shtien në ajër.
Nga rikoshetat e plumbave, dy emigrantë, një djalë 15 vjeç dhe një burrë 29 vjeç, u plagosën lehtë.
Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga policia, pasoi një panik i përgjithshëm, shumë prej njerëzve rendën të fshiheshin në banjot e lokalit, të tjerë dolën jashtë duke thyer xhamat e vitrinave.
Për arsye që mbeten ende të paqarta, edhe katër personat me maska dolën nga lokali, duke shtirë përsëri mbi autobusat që ndodheshin të parkuar.
Nga plumbat e tyre u plagos rëndë në fytyrë një grua 66 vjeçe, gjithashtu emigrante shqiptare.
Ajo u dërgua urgjentisht në spitalin e Agrinios, ku iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tani po kurohet jashtë rrezikut për jetën.
Amfilokia është një nga pikat e zakonshme të ndalimit të autobusave që shkojnë për në Shqipëri, me të cilët nuk kishte ndodhur më parë ndonjë ngjarje e ngjashme.
Pronarët e autobusave i thanë policisë se ata nuk kishin asnjë sinjal apo kërcënim paraprak.
Sulm për grabitje
Policia vlerëson se grupi i keqbërësve kishte hyrë me qëllim t'u grabiste paratë dhe sende të tjera të çmuara emigrantëve shqiptarë.
Vlerëson gjithashtu se autorët janë të njëjtët persona që pak ditë më parë në të njëjtën zonë, kishin grabitur një punonjës poste, duke i marrë 40 mijë euro, para të destinuara për pagesën e pensioneve banorëve të zonës.
Ngjarja nuk duket se ka influencon në përzgjedhjen e emigrantëve shqiptarë që të përdorin linjat e autobusave, që përbëjnë mjetet më të lira, për udhëtimet e tyre në Shqipëri.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, fluksi në rritje i emigrantëve që nisen drejt atdheut, ka qenë normal, siç thanë drejtues të agjencive të udhëtarëve, që funksionojnë në kryeqytetin grek.
Ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar prej autoriteteve greke që të bënë ç'është e mundur për zbulimin e autorëve si dhe për të garantuar sigurinë e udhëtarëve që udhëtojn në rrjetin rrugor grek shkojnë në Shqipëri.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!