"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Si 90 vjet më parë...

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Si 90 vjet më parë...

#1

Post by Phoenix »

PANO HALLKO[quoteem]Si 90 vjet më parë...Duke ndjekur drejtpërdrejt seancën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën - çka na e mundësoi në mënyrën më të mirë të mundshme “News24”, - teksa dëgjoja diskutimet plot preokupim të deputetëve europianë në shumicën dërrmuese të tyre për Shqipërinë, nuk di pse më erdhën ndërmend disa shkrime të Mit’hat Frashërit, plot 90 vjet më parë.
Edhe pse me numër vitesh ngjan të jenë të largëta ato ngjarje, duket se “nuk ka rrjedhur shumë ujë” në këtë anë të maleve tona. Madje, për ironi të fatit tonë, gjendja e brendshme e këtij vendi sot, ngjan si dy pika uji me atë të atëhershmen. Shoqëria apo Lidhja e Kombeve që sot quhet OKB, në ato vite përpiqej me aq sa mundej të mbronte atë shtet shqiptar që ishte njohur në vitin 1913 nga pushtimet shkatërrimtare të fqinjëve tanë të atëhershëm (dhe të sotëm).
Një ditë më parë se të mblidhej Parlamenti Europian për Shqipërinë dhe Kosovën, njëri nga të dy fqinjët tanë kishte mbledhur Këshillin e Sigurimit për të denoncuar veprimet terroriste që ai vetë inskenon dhe realizon në Mitrovicë. Fqinjit tonë fatkeq “i janë shkelur të drejtat shtetërore” nga shpallja e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës. Të nesërmen e seancës së Parlamentit Europian, presidenti fqinj erdhi në Mal të Zi, tek kisha serbe, patjetër për t`i kërkuar asaj të kujdeset për... “grigjën e saj në Shqipëri”... Me gjithë dëshirën e zjarrtë që kemi për integrim, nuk mund të mos lidhim zhvillime, të paktën në harkun kohor të 72 orëve... Por le të vijmë aty ku nisëm, në vitin (aspak)të largët 1921...
Megjithëse Esat Toptani kishte një vit e gjysmë që nuk jetonte më, “vepra” e tij vazhdonte të mishërohej në masakrat e ushtrisë serbe në gjithë veriun dhe verilindjen e Shqipërisë, deri në Elbasan.
Në këto kushte, më 18 Nëntor vitit 1921, Mit‘hat Frashëri kryesonte delegacionin shqiptar në Shoqërinë e Kombeve, në një seancë kërkuar nga vetë ky për denoncimin e masakrave të tmerrshme të serbëve të kryera në harkun kohor të një viti, në Shqipëri. Mit‘hat Frashëri diskutoi pas Boçkoviç-it, përfaqësuesit jugosllav, të cilit edhe atëherë, ashtu “sikurse” sot, i “ishte shkelur e drejta shtetërore”.
Përveç përshkrimit të seancës së OKB-së, Mit‘hat Frashëri në shkrime të mëvonshme botuar në vitin 1923, sjell një fragment bisede me zëvendësdrejtorin (nëndirektorin e zyrës politike të Shoqërisë së Kombevet në Gjenevë, - thotë ai). Edhe pse emrin nuk ia citon, Frashëri kujdeset të nënvizojë se ky njeri(pra nëndirektori) ishte mik dhe dashamirës i Shqipërisë. Patjetër që diplomati i madh(ai atëherë ishte Frashërlli me plot kuptimin e fjalës), në ndonjë pushim ka pirë kafe me funksionarin ndëkombëtar dhe i ka kërkuar mbështetjen e tij për çështjen shqiptare. Ja se ç‘shkruan ai një vit e gjysmë më pas në kontekstin që i neovjitej për një analizë: -”Dashamiri i Shqipërisë më tha:- “Nga rreziket e jashtmë Shoqërija e Kombevet, sa të mundet, do ta mbrojë Shqipërinë; por nga rreziqet e brëndshmë, s’ka se ç‘tju bëjë. Edhe ajo që duhet të kujdeseni brënda në Shqipëri, është mbajtja e qetësisë dhe zhvillimi ekonomik: të punoni....”(“Elita Shqiptare” Mit‘hat Frashëri(Lumo Skëndo), botim 2008, faqe 227).
Pse ia dha këtë këshillë dashamiri? Sepse delegati serb përmendi “Historinë e Mirditës” në seancë. Mit’hati me elokuencën e tij, e hodhi poshtë argumentin e sjellë nga serbi duke thënë: “Markagjoni mbërriti nga Prizreni me njerëz të vënë nga qeveria serbe, të armatosur dhe të paguar prej saj, prandaj mirditorët e dëbuan atë dhe ai u strehua prapë në territorin serb. Por meqenëse Markagjoni nuk i lexon fare gazetat, ai nuk mund të dijë se në këtë pallat të bukur flitet për të. Ai luan rolin e një aktori me pagë fikse, i cili është në dorë të imprezarios së tij (po aty, faqe 198). Diplomati i shkëlqyer i dha seancës fakte të tjera se në Shqipëri ishin kapur robër sllavë që nuk flisnin serbisht, por vetëm rusisht të cilët ishin katër regjimente me komandant nënkolonelin rus Bazolokof... E ku ta dinte Mit’hati se fiks katër vjet e 37 ditë më pas, ato pushkë vrangeliste do të pagëzonin kryeministrin e vendit të tij duke e ulur atë në kolltuk në Tiranë?!?
Sot...
Të gjithë deputetët që diskutuan, përjashto ata të vendeve fqinje, me formulime të ndryshme thanë një fjali të vetme: “Nuk kemi si ta ndihmojmë Shqipërinë nga brenda. Nga jashtë, ne jemi dakord që me disa përmirësime, ta ndihmojmë në rrugën e integrimit”.
Edhe sot, ashtu si 90 vjet më parë, ata, dashamirët e vendit tonë na thanë të njëjtën gjë, na dhanë të njëjtën këshillë. Por sot Shqipëria (kjo e hartës administrative) nuk kërcënohet direkt, pasi mbrojtja jonë është garantuar në kuadrin e sigurisë kolektive me anëtarësimin në NATO. Gjithsesi, europianët nuk mund të vijnë këtu e të ulen këmbëkryq për gjetur kush e ka fajin; Gjoni, Marka, Esati, Hasani apo Hyseni.
I madhi Mit’hat(i atyre viteve) pasi mori garanci nga dashamiri për tërësinë tokësore, me merakun e patriotit, vendosi t‘i kërkojë ndihmë atij edhe për të sensibilizuar biznese të huaja për të investuar në Shqipëri. Ja se si na e përshkruan ai bisedën me mikun tonë:
“Kur i thashë atij dashamiri se në Shqipëri mungonte kapitali, përnjëherë më tha: “Kam dëgjuar, me gjithë këtë, kapitali nuk se mungon fare në Shqipëri... Më kanë thënë se Sh...bej në Elbasan ka ma tepër se njëzetë mijë napoleonë, pse nuk bën ai ndonjë punë?... Edhe më emërtoi vendin dhe emrin, sikur të kishte rrojtur njëqind vjet në vendin tonë”...(po aty, faqe 227).
Sot pas 90 vitesh veriu dhe verilindja e vendit tonë nuk kërcënohen nga pushkët e sllavëve të bardhë. Madje nuk janë të nevojshme ato, përderisa sipas të dhënave të SHISH-it, janë “pushkët” me silenciator (lexo:kuletat) që nuk lëshojnë plumba, por vetëm Euro të mafias ruse në brigjet e virgjëra shqiptare, për ngopur makutërinë e vetë shqiptarëve. Sot, Kosova është shtet i pavarur dhe Europa me fuqitë më të mëdha të saj, këmbëngul që të konsolidohet e të fitojë të drejtat e plota si gjithë të tjerët, por edhe sot, ashtu si atëherë, ajo nuk mund të ngrejë selinë e saj në Prishtinë për të investiguar makutërinë e pushtetarëve, nuk mund të mbyllë gojët e “patriotëve” (vllazën-përveç të tjerave) që e vendosin njëri-tjetrin në 12 metërsh, në faqe të murit...
Sot Europa ka meritën që është dashamirëse për të korrigjuar padrejtësitë që ajo vetë vulosi afro 100 vite më parë. Por ajo nuk mund të vijë të banojë me ne këtu, për të na mësuar se si flasim, si të punojmë, si të bëjmë biznese. Ajo di mirë që Shqipëria dhe Kosova e sotme kanë miliarderë (të “majtë” e të “djathtë”), madje ndër të paktët edhe në Europë. Ashtu siç nuk mund të mos dijë arsyet pse këta nuk investojnë në vendin e tyre. Kryeministri ynë në një nga paraqitjet e fundit në Tv, tha: “Çështja kombëtare është prioritet, madje nuk mund të konceptohet politikan që të mos ketë në plan të parë çështjen kombëtare”. Tek e dëgjon, nuk ke si të ndjehesh ndryshe, përveçse i bekuar nga vetë zoti. Dhe dua të besoj se askush nuk mund të vërë në dyshim të tilla gjëra...Çështja është se ashtu si 90 vite më parë, “topi” është sërish në fushën tonë, madje në kushte shumë më të favorshme, me shumë më tepër dashamirë, e jo me një që mund të siguronte Mit’hat Frashëri në vitin 1921. Le ta gjuajmë “topin”, por jo siç kemi bërë gjithnjë....në drejtim të portës sonë!...
http://bw.balkanweb.com/analiza/2689/si ... 43484.html[/quoteem]
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”