"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#1

Post by Arta »

Autobusi bie në greminë, Bilanci tragjik: 14 të vdekur, Nesër ditë zie kombëtare

:cry: :(

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me tragë PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë. Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur. Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare.

Ora: 21:21- Spitali Ushtarak: 13 të plagosur në Tiranë, 3 humbën jetën
Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak informon për mediat se numri i të plagosurve të mbërritur në Tiranë është 13, prej të cilëve 3 kanë humbur jetën.

“Kanë ardhur në spital 13 të plagosur. 3 kanë humbur jetën, njëri këtu dhe 2 kanë vdekur gjatë rrugës. Një djalë dhe një vajzë janë në sallën e operacionit ndërsa të tjerët nuk paraqiten në rrezik për jetën” u shpreh Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak.

Ora: 21:15- Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare
Qeveria ka shpallur datën 18 korrik 2010, dite zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi sot pasdite në Fushë Arrëz, në veriperëndim të vendit.

Duke bërë të ditur këtë vendim të Qeverisë, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli tha sot në mbrëmje se "Qeveria ka marrë përsiper të gjitha shpenzimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Fushë Arrëz".

Ora 21:00- Burgaj: 14 të vdekur e 12 të plagosur në aksident
Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj njofton se ka një rritje të numrit të viktimave . Në një komunikim telefonik në News24, Burgaj theksoi se deri në orën 21:00 janë konfirmuar 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë. 10 prej të plagosurve janë shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa 2 të tjerë në spitalin e Shkodrës.

Ora: 20:22- Policia: 12 të vdekur në aksidentin tragjik
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit konfirmon vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 12 shtetasve të tjerë.

“Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën 12 persona, si dhe janë plagosur 12 shtetas të tjerë. Aktualisht në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Arsen Marku, Paulin Gjoni, Mimoza Hasani, Adem Mustafa, Martin Lleshi, Alma Marku, Albiona Marku dhe një person i paidentifikuar.

Ndërkohë në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Fran Paloka, Gjovalin Pera, dhe një person i paidentifikuar. Ndërkohë sipas konfirmimit nga mjekët ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia bën të ditur se drejtuesi i autobusit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi dhe ishte një shofer me përvojë shumëvjeçare, ndërkohë që thekson se në kohën e udhëtimit kushtet e motit ishin përkeqësuar.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë” thuhet në deklaratë.

Ora: 19:49- Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak, drejtuesi i autobusit
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak bëjnë të ditur se pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, 48 vjecari Zef Gjergji.

Numri zyrtar i viktima është 10, ndërsa flitet edhe për një tjetër të vdekur, që e con në 11 numrin e të vdekurve në këtë aksident të rëndë që tronditi veriun e Shqipërisë pasditen e sotme.

Ora: 19:35- Deputeti PS, Ndue Kola: 11 persona kanë humbur jetën
Deputeti socialist i qarkut të Pukës, Ndue Kola bëri të ditur në News24 se numri i viktimave të aksidentit tragjik ka arritur në 11.

“Nga verifikimet e fundit deri tani, janë 11 persona. Tre ndodhen në morgun e qytetit të Pukës dhe tetë të tjerë në spitalin e Gjegjanit” tha deputeti Kola.
Ndëkrohë sipas Kolës, 15 persona të palgosur janë në gjendje të rëndë dhe 11 të tjerë janë dëmtuar më lehtë.

Ora: 19:21- Të plagosurit transportohen në spital
Ka përfunduar transportimi i të plagosurve drejt spitalit të Pukës dhe Spitalit Ushtarak në Tiranë. Helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë transportuar ne Tirane deri në orën 19:15, pese persona të plagosur rëndë në aksidentin tragjik të pasdites së sotme, një burrë rreth 45 vjec i quajtur Zef Gjergji dhe 4 fëmijë. behet fjale per 1 djalë dhe 3 vajza, njëra prej tte cilave është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohe 18 persona që paraqiten në gjendje më të mirë ndodhen në spitalin rajonal të Pukës.

Ndërkaq ekipi mjekësor në këtë spital ka marrë të gjitha masat për të pritur të plagosur të tjerë.

Ora: 18:59 Bilanc tragjik i viktimave, identifikohen 7
Korrespondenti i News24 nga vendngjarja bën të ditur se numri i viktimave ka arritur në 10 ndërsa janë identifikuar 7 prej tyre, të cilët janë: Paulin Gjoni 22 vjec, Mimoza Shani 30 vjec, Adem Mustafa 50 vjec, Martin Lleshi 30 vjec, dhe 2 fëmijë me iniciale A.M përkatësisht 12 dhe 8 vjec.
Ndërkohë dyshohet se mes viktimave është dhe një e re e quajtur Albiona Marku.

Ora: 18:30-Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur mbi 20 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 7 persona të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i pasgjarëve që ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.
Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.

Të gjitha autoambulancat e Rreshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion helikopterë për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë.
Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa sipas dëshimve në News24 numri i viktimave pritet të rritet.
Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies duke mbushur zonën me trupa të plagosur, ndërsa numri i personave që udhëtonin në autobus nuk bëhet ende i ditur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar drejt komunës Gjegjan.

Në një komunikim në News24, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndërsa dëshmitarët flasin për më tepër se 10 persona të vdekur.

“Numri i konfirmuar i viktimave është 7, ndërkohë që do të presim konfirmimet sapo të na vijnë informacionet e ardhura nga terreni. I gjithë potenciali mjekësor ndodhet në terren. Helikopteret janë vënë në dispizicion për të transportuar të plagosurit drejt Tiranës” bëri të ditur Vasili ndërsa tha se është nisur personalisht drejt qytetit të Pukës.
(e.nurcelli/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#2

Post by Arbëri »

Ngushllime nga zemra per familjet e te vdekurve .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#3

Post by Arta »



"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#4

Post by Mallakastrioti »

Ngushellimet e mia me te sinqerta familjareve te viktimave.Ju prehte shpirti ne Paqe!
Image
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#5

Post by Arta »

Image

Image

Image

Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Tragjedia Rrëshen-Fushë Arrëz

#6

Post by Arta »

Image

Image

Image

Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”