"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Takimi i dy vëllezërve Grek pas 40 vitesh

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Takimi i dy vëllezërve Grek pas 40 vitesh

#1

Post by Arta »

Duke lexuar kete hsitori me erdhen ne mend historite qe me tregonte gjyshja ime per kohen e luftes, si edhe ne kohen kur erdhen greket ne shqiperi dhe nuk kishin buke te hanin, dhe populli i mori brenda i strehoi me cdo gje qe kishin mundesi! Me kete nuk dua te hedh poshte edhe pritjen qe na beri populli grek kur kaluam kufirin, por dua ti kujtoj politikes tone dhe asaj greke qe jeni ju ata qe sillni keto percarje e trazira nepermjet politikave tuaja babzitese! Si vellezerit Qefallinj ka shume qe erdhen ne trojet tona e jetuan ne mes nesh me ato halle qe kishim edhe ne! U sygjeroj ta lexoni, mbasi aty do te gjeni historite qe jane te ngjashme me ato tonat! Do thoni ju, "po ci duam ti dime"? Duhet ti dime, sepse jo shume te rinj i dine keto histori dhe u duket se vetem shteti tjeter na priti, kur ne kemi bere te njejten gje dhe me teper fisnikeri! Nje porosi qe kam nga mami im eshte qe, "Beje te miren dhe mos e permend me", dhe ashtu eshte, por ja qe vijne koehra te ketilla dhe duhet ti themi edhe ne ato qe kemi bere e jo vetem te thone kane bere per ne!

Takimi i dy vëllezërve Grek pas 40 vitesh-histori qe tregon mikpritjen dhe fisnikerine e shqiptareve

Image

Bardhyl Berberi

Niça është një nga 49 fshatrat e krahinës së Gorës. Në vitet '90, ky fshat kishte rreth 160 shtëpi dhe gati 600 banorë. Sot, ai ka vetëm 40 shtëpi me rreth 100 banorë. Eksodi e ka zënë edhe Niçën. Në këtë fshat është shumë e lehtë të dallosh ata që kanë ikur. Oxhaqet e tyre jo vetëm që nuk nxjerrin tym, por edhe çatitë e atyre që kanë ikur, kanë ngelur ende të mbuluara me plloça guri sipas traditës së ndërtimit në Gorë dhe ngjajnë që larg si shkëmbinj të latuar nga erërat, kurse shtëpitë e atyre që jetojnë aty kanë çatitë e kuqe të mbuluara me çati metalike ngjyrë të kuqe. Niçarët mbahen me blegtori dhe me kurbet. Por ne kësaj radhe në Niçë kemi ardhur për diçka krejt tjetër; kemi ardhur për t'u interesuar për jetën e Milto Qefallës i cili ka ardhur në fshatin e tyre një fëmijë i vogël 7 vjeç dhe aty u rrit, u burrërua, krijoi famijen e tij. Takojmë Nuçi Mëngrin plaku më i vjetër i fshatit, i cili i ka kaluar të 85 vitet e jetës. Ai është një burrë i shtruar dhe pasi mendohet disa çaste na thotë: Ja kjo është shtëpia e Miltos. Atij luadhit atje i thonë luadhi i Milto grekut, pasi Miltua atje kulloste delet... Ja tek ai shkëmbi aty i thonë prapë "Guri i Milto grekut". Kur ishte i vogël rreth 10 vjeç qëndronte atje majë atij guri sikur priste njeri t'i vinte nga larg. "Dëgjo more djalë, fqinji është si vëllai apo motra i do ose nuk i do ti ata i ke aty në çanak, si i themi ne nga fshati, edhe fqinjin e ke aty për jetë. Më e rëndësishme është që me fqinjin duhet të shkosh mirë se jeta të sjell lloj-lloj të papriturash dhe duhet t'i gjendesh njëri-tjetrit". Eh, shton një i moshuar tjetër, Vasil Shkëmbi, historia e ardhjes së grekëve në fshatin tonë në vitin 1940 dhe historia e Milto Qefallës duket si një legjendë por është gjithçka e vërtetë...

Nga dashuria lind jeta, more bir, dhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin por kohët e reja dhe vrulli që ecim çdo ditë në luftën për mbijetesë, sikur i ka zbehur ato tradita dhe atë dashuri dhe bujari që kemi pasur për njëri tjetrin sikur është zbehur nga këta të rinjtë. "Por, le të kalojmë tek Milto Qefalla ose siç i thoshim kur ishim të vegjël Milto greku dhe ai na zemërohej dhe thoshte, jo unë jam shqiptar.

HISTORIA E QEFALLAVE

Ka qenë viti 1939-1940. Greqia atëherë ishte përfshirë në një varfëri të tejskajshme dhe ishte shfaqur kriza e bukës, shumë njerëz vdiqën nga uria. Prindërit të paftë për të mbajtur fëmijët i nisnin ata në këmbë në drejtim të Shqipërisë. I tillë ishte edhe rasti i disa djemve të moshës nga 7 deri në 10 apo 15 vjeçarë të cilët nga zonat e thella të Janinës e sidomos nga Konica, kalojnë malin e Gramozit futen në Ersekë më pas në Vithkuq-Voskopojë kalojnë në zonën e Gorës dhe më pas nga rruga e vjetër Egnatia mbërrijnë këtu në fshatin tonë që kryesisht banohet nga vllehë. Në shtëpinë e Petro Haliçes (Kutelit) u strehuan tre vëllezër grekë. Më i vogli i tyre Miltiadhi vetëm 7 vjeç, shumë i sëmurë rakitik nga të paushqyerit me barkun e fryrë dhe dyllë i verdhë. Destinacioni i vëllezërve grekë ishte Myqeqeja apo Berati. Gjëndja e rënduar shëndetësore nuk e lejonte vëllain e vogël Miltiadhin që të udhëtonte më vëllezërit drejt Myzeqesë dhe vëllai i madh i tyre Kostandini e la Miltiadhin tek familja e Petro Kutelit. Pasi qëndroi tre ditë sëbashku me vëllain tjetër, Dhimitrin më pas ata të dy u larguan. Pas një muaj Kostandini u kthye në Niçë. Ai Miltiadhin e gjeti të tjetërsuar krejt dhe tepër të kënaqur dhe vetë Miltiadhi nuk pranoi të lëvizte nga Niça. Ai ishte shumë i kënaqur nga familja e Petros dhe veçanërisht nga gjyshja Maga Kuteli. Kostandini shkon në Greqi dhe kthehet pas një viti përsëri në Niçë dhe donte t'i bashkonte të dy vëllezërit ta çonte Miltiadhin tek Dhimitri në Berat por ai përsëri nuk pranon por kur shkon tek familja ku e kishte lënë në zonën e naftës siç thotë Kostandini nuk e gjen të vëllanë. Ai ishte larguar pa adresë që atje ku e kishte lënë i vëllai. Kjo e pikëllon pamasë Kostandinin.

PAS LUFTES

Pas përfundimit të luftës Nacional- Çlirimtare, Miltiadhi mbaron në Niçë shkollën fillore duke qenë një nxënës shembullor. Më pas familja ku banonte Miltjadhi, ajo e Petros merrej me blegtori kështu që Miltjadhi fillon të merret me blegtori dhe kishte një tufë të madhe bagëtish nga më të mirat në Niçë. Miltiadhi kishte shpresa pas Luftës së Dytë Botërore se një ditë do të hapeshin kufijtë por ata u mbyllën më keq. Shpresat që Miltiadhi do të takonte familjen në Greqi po veniteshin çdo ditë, madje ai kishte frikë t'u shkruante edhe letra se mos i bënte dëm vetes por edhe familjes së Petros që e kishte birësuar si djalë. Në vitin 1949, në fshatin Niçë erdhën nga Greqia, pas provokacioneve t gushtit, 40 familje greke nga lufta civile që zhvillohej në Greqinë e veriut. Në këtë kohë, Miltiadhi rifreskoi gjuhën greke me grekët e ardhur dhe u interesua për të mësuar diçka për familjen, por nuk mësoi gjë. Grekët që kishin ardhur sëbashku me tufat e bagëtive pas tre muajsh që qëndruan në fshatin tonë u larguan më pas sepse nuk kishin se me çfarë t'i dimëronin bagëtitë e tyre në dimër...Por Miltiadhi jetonte me shpresë. Atëherë kur rrinim bashkë Miltiadhi na fliste me dashuri për babain e tij Pandelinë, nënën Vasiliqinë, vëllain e madh Kostandinin, motrën e tij Athinanë dhe për Dhimitrin që i përshkronte të gjithë ashtu siç i kishte lënë. Miltiadhi burrërohet dhe shkon të kryejë shërbimin ushtarak, një pjesë në Tiranë dhe pjesën tjetër në Gjirokastër. U kthye nga ushtria më i pjekur dhe më i burrëruar dhe më pas i lindi dshauria për një vajzë fshati pikërisht këtu në fshatin Niçë, me Frosina Petro Spirollarin. U fejuan dhe pas një viti u bë dasma e djalit të vetëm të Petro Kutelit, Miltiadh Qefalla...Në momentin e ceremonisë së dasmës ai i drejtohet të shoqes së Petros:-Unë kam një nënë që më ka lindur në Greqi, por ti je nëna që më ke rritur dhe më bërë burrë. Miltiadhi krijoi familjen e tij dhe shtëpinë e tij të re duke sjellë në jetë me bashkëshorten e tij Frosinën dhe solli katër fëmijë: Vasilikën, Kozetën, Kristaqin dhe Piron.

RREFIMI I DESHMITARIT OKULAR

Miltiadh Qefalla punonte si gjeolog në fshatin Petrushë të Pogradecit pranë minierës së qymyrgurit. Në këtë kohë malli për familjen e gërryente çdo ditë dhe pasi konsultohet me Kosta Tanellarin, (njiheshin që herët pasi Kosta është nga Niça, në atë kohë me një funksion të rëndësishëm partiak) të cilin e njihte që nga fëmijëria vendos t'i shkruajë rreth vitit 1980 letër familjes. Letrën e shkroi në shqip dhe më pas e përktheu në greqisht një zonjë e martuar nga Dropulli në Pogradec. E nisën në Greqi letrën. Midis të tjerave Miltiadhi i kërkon familjes në Greqi edhe adresën e Dhimitrit që ndodhej në Shqipëri dhe ai kishte shkëputur lidhjet nga viti 1940.

Mbas 2 muajsh vjen përgjigjia dhe i shkruajnë se Dhimitri është në një qytet të Shqipërisë ku nxirret Petrol (naftë). Tshmë fillon kërkimi i vëllait të tij Dhimitrit që kishte 40 vjet pa e parë dhe që ndodhej në Shqipëri. Atëherë Miltiadhi sëbshku me Kosta Tanellarin iu nisin letra qyteteve shqiptare ku nxirrej naftë si Fier, Ballsh, Patos, Kuçovë dhe Cërrik. Dhe pas pak muajsh vjen një përgjigje se Dhimitër Qefalla nga Pikalla e Greqisë banonte në Kuçovë ishte i martuar me katër fëmijë madje jepej edhe adresa e tij në Kuçovë. Ky ishte kulmi i lumturisë. Pas 40 vitesh ai do të takonte vëllain. U nisën sëbshku me Kosta Tanellarin në drejtim të Kuçovës por më përpara ishte përgatitur takimi nga drejtuesit e Kuçovës të asaj kohe sepse nga gëzimi dhe emocionet e mëdha mund të ndodhte diçka. Dhimitri punonte në ujësjellësin e Kuçovës dhe drejtoresha e Ndërmarrjes së Ujësjellsit pasi kishte mbërritur Miltiadhi në zyrën e saj e njofton që ai të vinte sa më parë në zyrën e saj se një qytetar kishte vërejtje pasi i ishte dëmtuar tubacionet e ujit të pijshëm. Pas pak minutash mbërrin në zyrën e drejtoreshës Dhimitri. Aty ndodhej Miltiadhi sëbshku me Kostën që e shoqëronte atë. Sapo futet në derë Dhimitri pa në zyrë dy zotërinjtë dhe drejtoreshën. Ai qëndroi një çast dhe iu drejtua drejtoreshës kush është ai qytetari që ka vërejtje.

-Ja ky shoku, tha ajo... Ata u panë sy më sy për gati një minutë dhe në çast Dhimitri klithi: po ky është vëllai im moj drejtoreshë! Skena ishte e paparë tregon Kosta Tanellari, u përqafuan dhe u puthën për disa minuta. Ishin ndarë fëmijë dhe takoheshin burra pas 40 e ca vjetësh... Të dyja familjet e festuan me madhështi këtë ngjarie madje familja e Dhimitrit erdhi edhe në Niçë për të vizituar vëllain. Vendosën që të bashkohen të dy vëllezërit dhe të jetonin në Kuçovë. Miltiadhi të vinte pranë Dhimitrit por pengesat burokratike nuk ia lejuan pashaportizimin pranë të vëllait në Kuçovë. Dhimitri vetëm një vit pas bashkimit të dy vëllezërve vdes papritur. Gëzimi i bashkimit të tyre nuk qe e thënë të zgjaste. Më vonë, pas ardhjes së demokracisë, Miltiadhi shkon sëbashku me të shoqen në Greqi, tek dy djemtë e tij dhe kemi marrë vesh se edhe ai para pak kohësh ka ndërruar jetë. Kjo ishte drama e jashtëzakonshme e vëllezërve Miltiadh dhe Dhimitër Qefalla... që unë që jam dëshmitar okular, thotë Kosta Tanellari e konsideroj si një nga momentet me emocionuese që kam kaluar në jetën time.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”