"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Diskutim: Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Diskutim: Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?

#1

Post by Sally »

Diskutim: Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?


Mijëra qytetarë nga Kosova e Maqedonia i kanë kaluar pushimet apo fundjavët në bregdetin e Shqipërisë këtë verë.
Por edhe shumë shqiptarë bëjnë rrugën e kundërt drejt destinacioneve turistike në Maqedoni apo Kosovë.

Lehtësimi i udhëtimit drejt destinacioneve turistike ka bërë që më shumë njërëz nga vende të ndryshme të përballen me njëri-tjetrin, ta njohin njeri-tjetrin më mirë.

Rrëzimi i Murit të Berlinit në fund të viteve 90-të, përveç hapjes së Evropës, u dha mundësi edhe shqiptarëve të ndarë në disa shtete të komunikojnë më shumë.


- Sa e njohin njëri-tjetrin shqiptarët e rajonit pas një përballje tashmë disa vjeçare?

- A funksionojnë shqiptarët si një treg idesh, pune e biznesi?



Degjoni ketu diskutimin e plote

Po Ju si e mendoni, sa e njohim ne Shqiptaret njeri-tjetrin?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Diskutim: Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?

#2

Post by Sally »

Me poshte po postoj disa nga postimet / opinionet e postuara ne kete redaksi : Diskutim: Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?



Na shkruani mendimet tuaja!


Ka shumë kohë që pyetja s'është shtruar fare dhe mundësitë për këtë lloj njohje kanë qenë shumë të pakta, ndërsa koha që kur është shtruar kjo pyetje dhe kur mundësitë filluan të rriten mbetet shumë e shkurtër.
Kjo është një nga arsyet që shqiptarët s'e njohin njëri tjetrin edhe tani.
Faktori tjetër mbetet prapambetja edukativo-kulturale, përçarja krahinore dhe fetare që pengojnë njohjen.
Këtë problemn e jetoj këtu në Filadelfia, kur takohen shqiptarët dhe sa të vështirë e kanë të mirëkuptohen midis tyre. Kjo sepse ç'do shqiptar e quan veten mbret të diturive ndaj tjetrit, qe pa e njohur, e vlerëson se ai s'di, s'kupton, s'merr erë nga jeta.
Qeveritë në Shqipëri edhe sot, që quhemi demokraci, nuk nxitin, apo ndihmojnë debatin e lirë midis shqiptarëve.
Ligor Luarasi, Filadelfia, SHBA


Falenderoje zotin Luarasi për këtë shkrim. Mendim im është se nuk e njohim fare njëri tjetrin.
Kujtim Qorri, Filadelfia, ShBA



Unë mendoj se kjo është një pyetje shumë me vlerë dhe që shpresoj t'i inkurajojë shqiptarët që të ndalen pak e të shohin shqiptarët e tjerë përreth e të pyesin veten : Sa e njohim ne njëri-tjetrin? Mes shqiptarëve të krahinave të ndryshme ka paragjykime të shumta e barriera kulturore, shumë prej të cilave krejt artificiale. Ajo që më bezdis mua personalisht p.sh. është mungesa e njohurive minimale që kanë një pjesë e madhe e shqiptarëve rreth feve tona dhe injorance me të cilën këta i trajtojnë temat që kanë të bëjnë me të drejtat apo nevojat fetare të atyre shqiptarëve që janë fetarë. Për shembull ekzistojnë keqkuptime e paragjykime të shumta ndaj shqiptarëve muslimanë praktikantë dhe kjo shprehet në media nga gazetarë e opinionistë të ndryshëm, por fatkeqësisht edhe nga njerëzit e thjeshtë në forume interneti. Unë them se qeveritë e shqiptarëve në Ballkan e kanë për detyrë informimin e popullit shqiptar rreth diversitetit të brendshëm që ne kemi dhe edukimin e brezave të ardhshëm që të jenë me mëndje të hapur e më pranues ndaj të tjerëve.
Armir T, ShBA



Këto njëzet vjetët e rrëzimit të sistemit komunist siç duket nuk janë shfrytëzuar në këtë drejtim. Shkaqet sipas meje janë më së shumti tek intelektualët edhe atë se pari te ato të Shqipërisë e pastaj të tjerëve. Si duket pasojat e sistemit komunist shqiptarët rëndë i tejkalojnë. Pra nuk është puna tek individët por në institucionet, sepse ato duhet të krijojnë parakushte që të mundësohet një komunikacion. Dëmi që shkaktohet për shkak të kësaj mungese të mardhënjeve ndër-shqiptare është jashtëzakonisht i lartë. Por më e keqja është se ende nuk ndërmeret kurgjë konkrete. Pse ndodh kështu, mundemi vetëm të spekullojmë. Kurse unë them se më mirë të veprohet se sa të spekulohet.
Belkija Zenuni,Tetovë



Jo shqiptarët janë njerëz individualë. Nuk janë të bashkuar.
Anonim

Veçoria e shqiptarëve është se pretendojnë që dinë gjithçka dhe kjo i pengon të komunikojnë me njëri tjetrin pa paragjykime. Mos komunikimi pa paragjykime sjell mosnjohjen sa duhet me njëri tjetrin.
Delli Luga, Boston, ShBA



Shqiptarët gjithmonë e kanë njohur njëri tjetrin në të gjitha mënyrat edhe përkundër ndarjes dhe coptimit të tokës së tyre. Shqiptarët me rrëzimin e Murit të hekurt edhe më shumë do ta njohin njëri tjetrin në të gjitha sferat dhe funksionimi dhe ralizimi i plan-projekteve të ndryshme edhe më shumë u jep mundësi shqiptarëve ta zhvillojnë tregun e ideve të tyre qoftë pune, biznesi etj. Shqiptarët e njohin njëri tjetrin thuajse plotësisht...
Hajrulla Halili, Kumanovë



E para: Shqiptarët kanë filluar ta njohin njëri tjetrin, por asesi nuk mund të thuhet se ata njihen mirë mes vete. Mendojnë se janë të ndryshëm, por në fakt nuk janë. E bëjnë këtë pikërisht nga padija për kulturën dhe zakonet e njëri tjetrit, të cilat edhe pse në dukje, ndryshojnë shumë pak. E vetmja gjë që i "ndan" pakëz është dialekti, apo më mirë të them intonacioni i zërit. Në Shqipëri flasin rrjedhshëm dhe intonacioni i zërit është paksa më "i holluar", ndërkaq në Kosovë përveç gabimeve në radhitjen e fjalëve, të folurit tingëllon më "trashë". Nga ana tjetër, shqiptarët e Kosovës e dinë shumë më mirë gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së sa anasjelltas. Po ashtu ndjenja kombëtare është më e theksuar në Kosovë se sa në Shqipëri edhe pse kjo vitet e fundit është duke ndryshuar për të mirë në Shqipëri. E dyta: Me hapjen e autostradës, Rrugës së Kombit, ka filluar pak bashkëpunimi ekonomik, por nuk është askund në nivelin që duhet të jetë. Më shumë merren si shembuj të këqijat (në politikë) se sa të mirat. Tregu i ideve, shkëmbimi i tyre, është shumë i vogël. Institucionet në të dyja anët, nuk e japin maksimumin për bashkëpunim, madje injorohen mes veti. Integrimi më i madh ka ndodhur në fushën mediale. Dhe për fatin tonë të mirë, kush dëshiron, e ka mundësinë të njihet me të dyja anët e Shqipërisë Natyrale. Shpresoj që brezi im, kushtet ekonomike, integrimi në Bashkimin Evropian dhe ndryshimi i klasës politike në të dyja anët, do të sjellë bashkimin ndër-shqiptar, pavarësisht nëse do të mbesin apo jo kufijtë ekzistues. Pothuajse një vlerësim të njëjtë e kam edhe për raportet midis Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. Por pavarësisht gjendjes aktuale, për çfarë fajin kryesor ia le të kaluarës dhe pak "politikanëve" aktual, njohja me njëri-tjetrin do të vazhdojë dhe një ditë do të përmbyllet për mirë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në Ballkan.
Arben Rugova, Prishtinë



Media e Kosovës duhet të luajë një rol më të madh për të ekspozuar e prezantuar traditat, kulturën dhe mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës tek shqiptarët e Shqipërisë. Kam kohë që shkoj shpesh në Shqipëri po nuk shoh ndonjë përmirësim në këtë anë. Nuk duhet të mbështetemi vetëm tek Top-Channel për humor Kosovar.
Lul Lako, Londër



Ketu po vendos me shkrim diskutim e plote : Sa e njohin njeri-tjetrin shqiptarët?
Unë kam qenë vitin e kaluar edhe tash para një muaji isha në Shqipëri për pushime. Kjo ishte një ëndërr e kahmotshme për mua dhe gjithmonë vetëm në vendin tonë Shqipëri do të shkoj. Unë jam nga Kosova dhe kur shkoj në Shqipëri e ndij vehten bile edhe më të lumtur ose si në Kosovë po e di se jam në vendin tim jam sa i sigurtë jam aq i lumtur se e ndjej vehten që jam te vëllezërit e mi. Kur e dëgjoj gjuhën tonë të ëmbël ajo më bën edhe më shumë të sigurtë dhe kënaqem. Ju përshëndes vëllezër dhe motra shqipëtarë kah jeni. Pra po e shof që njëri tjetrin po e njohim shumë, shumë lehtë dhe pa kurrfarë hezitimi, mos të zgjasë për vëllezër nga Maqedonia me ta njihem që moti, me ta kalojmë aq mirë sikur me qenë të Kosovës.
Besart Avdiaj, Vienë, Austri



Padyshim që ndarja dhe izolimi i imponuar i popullit Shqiptar për një kohë të gjatë ka krijuar vështirësitë e veta në komunikim midis shqiptarëve. Klasat politike aktuale që përfaqësojnë shqiptarët në te gjithë rajonin duhet patjetër të intesifikojnë bashkëpunimin jo vetëm politik (që jo rrallë lë për të dëshiruar) por edhe atë ekonomik, kulturor dhe veçanërisht atë arsimor (ndoshta edhe duke bashkërenduar një "unifikim" në këtë fushë!). Lëvizja e lirë ndërmjet shqiptarëve jo vetëm vë diferencat përballë njëra-tjetrës, por gradualisht do të ndikojë në ambjetimin e bashkëkombasve me njëri-tjetrin. Bashkërendimi i një strategjie mbarë kombëtare në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm. Media dhe burimet bashkohore të informacionit duhet të shfrytëzohen shumë më tepër në këtë drejtim pasi ato janë një nga mjetet fillestare më të rëndësishme për të aktivizuar funksionimin e ideve, punës dhe biznesit ndërmjet të njëjtit komb në të gjithë hapësirat gjeografike të banuara prej tij.
Dorian Gashi, New York, ShBA



Është fakt se ka disa dallime minimale, ndërmjet shqiptarëve si në mentalitet ashtu edhe në gjuhë, por me rëndësi është memorja kolektive dhe origjina jonë e lashtë pellazgjike.
Adrian Ganiu, Shkup
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”