31 vjecari Hakif Mehmeti u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “Kodra e Minatorëve” ne veri të Mitrovicës, shumë pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 22:00 në lokalin të cilin viktima e kishte marrë me qera nga një polic serb për të punuar gjatë muajit të Ramazanit. Hakif Mehmeti është emër i njohur si për autoritetet policore, sepse disa herë ka qenë i përfshirë në konfliktet ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai njihet edhe nga gazetarët sepse bashkëpunonte me ta në lidhje me problemet në veri, ndërsa personalisht mbante një kamera me të cilën xhironte të gjitha ngjarjet në pjesën problematike të Mitrovicës. Familja e të ndjerit është zhvendosur në jug të qytetit per të pritur ngushellime. Së fundmi, sipas familjarëve, Hakif Mehmeti ka punuar në mbledhjen e dokumenteve të pronave të shqiptarëve të dëbuar nga “Kodra e Minatorëve”, pasi kishte dëgjuar se qeveria do të rindërtonte shtëpitë në këtë lagje veriore. “Ai dy muajt e fundit u mundua të mbledhë fakte për rindërtim të shtëpive. Ai ka biseduar me familjarë të të dëmtuarve, mes të cilëve jam edhe unë. Kjo ia hëngri kokën”, tregon Shefik Mehmeti, i afërm i viktimës. Policia zyrtarisht thotë se nuk i di motivet e ngjarjes dhe as vrasësin. Burime zyrtare të policisë konfirmuan në kushte anonimati se i dyshuari kryesor i përfshirë në këtë ngjarje është pikërisht pjesëtari serb i policisë së Kosovës, i cili pas plagosjes e kishte dërguar viktimën ne spital. Kjo nuk është konfirmuar nga hetuesia për mungesë faktesh. Por për rastësi policia gjatë bastisjes së shtëpisë së policit serb me qëllim zbardhjen e vrasjes, ka gjetur dokumente që dëshmojnë se ky polic është edhe pjesëtar i MUP-it serb. Rrjedhimisht, polici serb është pezulluar nga puna por pavarësisht dyshimeve ai nuk është ndaluar. Menjëherë pas incidentit nuk kemi pasur një reagim në formë proteste, por kjo nuk do të thotë se nuk nxit një reagim të banorëve aty. PK do të jetë gjithmonë pranë banorëve”, deklaron Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Pjesë e provave të policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është një makinë e cila u gjet e djegur pasditen e së mërkurës në fshatin Kremeshtak të komunës së Zvecanit. Dyshohet se pikërisht me këtë makinë janë larguar nga vendi i ngjarjes personat të cilët qëlluan me tre plumba mbi të riun Hakif Mehmeti. ![]() |
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
Shqiptaret qe bejne pune te tilla te rendesishme per vendin, duhet ta ruajne me shume veten e tyre, se njerez te tille te zote e atdhedashes nuk dalin perdita.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
pa ashtu te bashrendojne veprimet me te tjere, shumica, bashkimi eshte fuqiaqiellikaltër wrote:Shqiptaret qe bejne pune te tilla te rendesishme per vendin, duhet ta ruajne me shume veten e tyre, se njerez te tille te zote e atdhedashes nuk dalin perdita.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
-
Albana
- Junior Member

- Posts: 4
- Joined: Wed Sep 01, 2010 7:31 pm
- Gender: Female
Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
E vrane se ishte patriot dhe kishte filmime kryer kompromentuse per serbet ne veri te Mitrovices.
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.
Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinovic
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lubisha Vujinovic njëherësh edhe punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë është arrestuar si i dyshuar në lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit në veri të Mitrovicës.
Zyrtar policor në Mitrovicë kanë deklaruar se te i dyshuari është gjetur kartela e MUP-it të Serbisë dhe kartela identifikuese, që e dëshmojnë veprimtarinë e tij të dyfishtë.
Raportohet se hetimet për vrasjen kanë orientuar në zbulimin e veprimtarisë ilegale të policit serb të Kosovës.
Ndryshe, Vujinovic mbante një klub të bilardos në këtë lagje dhe ka pasur raporte të mira me Hakif Mehmetin, ndërsa para se të ndodhte vrasja, viktima kishte qëndruar në lokalin e policit të dyfishtë dhe ky i fundit e kishte dërguar atë në spital.
Zyrtarët policor deklarojnë se Vujinovic ishte kontaktuar nga policia për shkak se ka qenë ndër personat e fundit që kanë kontaktuar me Mehmetin, para se ai të vritej. Ai është ndaluar nga policia për të nisur procedurat fillimisht disiplinore, e më pas edhe penale.
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=10269

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman