2. A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër? Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste. ![]() |
dhe kete pytje ai e shtron pasi pozohet "i cuditur", qe ne Muzeun Historik Kombetar, eshte ngritur nje pavion me emrin: Pavioni i Gjenocidit:
Muzeun Historik Kombëtar, shoh se si mbi një derë ishte shkruar me shkronja posaçërisht të dukshme: PAVIJONI I GJENOCIDIT . E pyes veten: a po shoh mirë? A po shoh mirë apo më bëjnë sytë? I heq syzet, i fshij kujdesshëm, i vë prapë dhe ngrejë kokën e shikoj prapë televizionin: shoh prapë çka kisha parë pak më parë: PAVIJONI I GJENOCIDIT. Kamera televizive është përqendruar pikërisht në të: në PAVIJONIN E GJENOCIDIT. ![]() |
Ju z.Qose, fyeni jo vetem intelektin e shqiptareve me menyren tuaj absurde te te arsyetuarit, por dhe kujtesen historike te tyre, per nje histori jo shume te larget. Ju tingelloni ose shume cinik, ose shume anakronik, ose (te me falesh) shume idiot dhe i lig, kur mendon se me shkrimin tend fare patetik, do mundesh te vesh ne dyshim dhe diskutim, GENOCIDIN e ushtruar prej atij grupi shqiptaresh(dhe jo shqiptaresh) ne sundim, kunder vlerave me te mira shoqerore, intelektuale, politike te shoqerise dhe kombit shqiptar per gati 50 vjete.