"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Zëdhënësi i KE-së, Cercone: Lëvizja pa viza e shqiptarëve fillon pak minuta pas mesnate
Pas pak orësh hyn në fuqi vendimi i Bashkimit Evropian për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët posedojnë një pasaportë biometrike. Janë të lirë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian lirisht, për një periudhë tre mujore brenda hapësirës gjashtë mujore. Vendimi hyn në fuqi në sekondat e para të datës 15 Dhjetor, pikërisht në momentin kur kalon e marta dhe hyn e mërkura. Ndërkohë, Michele Cercone, zëdhënës i Komisionit Evropian, duke folur për mediat lidhur me heqjen e vizave, konfirmoi dje se “lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në zonën “Schengen”, fillon nga minuta e parë pas mesnatës së datës 14 dhjetor 2010”. Ai konfirmoi se “sigurisht, duke filluar nga ai moment, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë lirisht në zonën “Schengen” pa viza”. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, pohoi se heqja e vizave, “është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbime tregtare, turizëm, apo vizita familjare, por nuk të jep të drejtën për t’u transferuar dhe për të jetuar në një shtet të zonës “Schengen”. Kurse ka bërë edhe një kujtesë me këtë rast: “Rikujtoj se bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes për motive turizmi, apo tregtie, por ky qëndrim nuk mund të jetë më shumë se tre muaj për një periudhe gjashtë mujore. Pra, kjo përjashton qëndrimin e gjatë në vendet e zonës “Schengen” dhe njëkohësisht qëndrimin për motive pune apo azil politik”. Ndërkohë, kontrollet në vendkalimet kufitare, do të vazhdojnë sikundër edhe më parë. Por çfarë ndryshon: Tashmë, doganierët dhe kontrollorët në palën shqiptare dhe atë të vendeve të BE apo zonës “Schengen” në tërësi, do t’ju bëjnë si kërkesë themelore jo vizën brenda pasaportës ndërkombëtare, por pasaportën ndërkombëtare biometrike. Duke qenë se për qytetarët shqiptarë bëhet fjalë për një qëndrim deri tremujor për çdo gjashtë muaj, mund të bëhen kërkesa opsionale, në mënyrë të personalizuar për udhëtarë të ndryshëm, konform udhëzimeve të shpërndara nga secili shtet për pikat e tyre kufitare. Kështu në kontrollin kufitar ju mund t’ju kërkohet një kartë krediti e cila për hir të së vërtetës u mbyll gojën shpejt dhe pa fjalë të shumta kufitarëve të huaj. Kurse opsionale janë kërkesat e tyre ndaj shtetasve shqiptarë, për shkresurina të tilla burokratike, si bileta e kthimit, adresa e vendbanimit të personit që vizitohet nga udhëtarët, apo destinacioni i përafërt në vendet e “Schengen”-it që do të vizitojnë udhëtarët shqiptarë. Po ashtu një kërkesë thuajse e përhershme rutinë e kufitarëve të huaj do të jetë se sa ditë do të jetë qëndrimi i juaj në vendet e zonës Schengen. Përgjigjja juaj ndonëse mund të jetë apriori, konsiderohet e mirëqenë nga kontrollori kufitar por e rëndësishme është që të mos shkelen afatet 3 mujore të qëndrimit në harkun kohor prej gjashtë muajsh, pasi rrezikohen penalitete individuale. Këshillë vlefshme në këto raste është që qytetarët shqiptarë, të mbajnë me vete të gjitha elementet që mund të provojnë, që qëllimi është për të qëndruar për një periudhë afatshkurtër pra brenda limiteve kohore të sipërpërmendura. Nga ana tjetër ka qytetarë që duan të mësojnë, nëse duhet të kenë lekë (euro) me vete, apo do të mjaftonte një kartë krediti? Michele Cercone, zëdhënës i Komisionit Evropian pohon se edhe kjo varet nga kontrolli i personalizuar për çdo individ pasi kontrollori kufitar ka hapësirë relative për të krijuar dyshime të besueshme që mund ta lejojnë atë që të mos pranojë hyrjen në vendin ku është kërkuar të kalohet. “Më mirë, të kesh gjithnjë me vete shumicën e dokumenteve, provave, rezervimeve të hotelit, në rastin e atyre që kanë rezervuar, si dhe biletën e kthimit, në mënyrë që nëse ka kontrolle të tilla, atëherë të mos ketë probleme”- thotë z.Cercone. Kujtojmë këtu faktin se të gjitha vizat që jepen nga vendet e BE apo dhe SHBA, gjithmonë qartësojnë se “viza nuk presupozon domosdoshmërisht se është i arritur kalimi i kufirit”, por asnjëherë nuk janë raportuar raste të pengimit të personave në kufi me viza të rregullta, ndaj gjasat janë që kështu të ndodhë edhe tani që u hoqën vizat. Duke qenë se nuk ka rregulla precize, kontrollet mund të bëhen rast për rast dhe të lidhen me situatën personale të çdo shtetasi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto: Shqiptarët kanë të drejtë të ndjehen qytetarë të Europës së Bashkuar
Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto: Shqiptarët kanë të drejtë të ndjehen qytetarë të Europës së Bashkuar Në orën 00.00 hyn në fuqi vendimi për qytetarët shqiptare për të lëvizur pa viza në hapësirën “Schengen”.
Cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë pak orë para lëvizjes?Është e vërtetë që më takon mua të japë mesazhin për qytetarët shqiptarë, por në këtë përmblidhet i gjithë kontributi i të gjithë paraardhësve të mi dhe i institucioneve të vendit, veçanërisht i qeverisë të cilët realizuan detyrimet për të arritur një vendim të tillë. Mesazhi i sotëm për shqiptarët është; ky është një moment historik për ta, është një moment ku përkatësia e tyre Europiane tashmë preket me dorë e do ta ndjejnë një pjesë më të madhe të Europës në vetvete dhe në mundësinë e tyre për të qenë pjesë e saj për të udhëtuar të lirë në hapësirën e “Schengen”-it dhe për tu ndier qytetarë të Europës së Bashkuar.
Zoti ministër, ka patur thashetheme se me heqjen e vizave do të ketë një ikje masive të shqiptarëve. Cili do të ishte komenti juaj dhe apeli për qytetarët? Këto janë vetëm thashetheme ndaj dhe nuk preferoj ti komentoj. Por ajo që është racionale në pyetje është; A ka flukse apo ka patur flukse ku janë realizuar regjime të reja vizash siç është rasti konkret me Shqipërinë? Ka pasur për Maqedoninë, për Serbinë. Në rastin e Shqipërisë ka pasur një fushatë shumë intensive të informimit publik dhe qytetarët e dinë shumë mirë se çdo të thotë të udhëtosh pa vizë dhe cilat janë detyrime. Unë jam i bindur se qytetarët shqiptarë do të dinë të sillen si Europianë pra të respektojnë kohën e qëndrimit në cilindo vend të hapësirës “Schengen”. Apeli tashmë është i qartë. Vërtetë kjo është një ditë historike, një ditë shumë e rëndësishme, është gëzimi i një të drejte njerëzore dhe themelore, por ky është dhe një detyrim i të gjithë respektimit të të gjithë rregullave të lëvizjes së lirë në hapësirën “Schengen”. Qytetarët së pari duhet të kenë një pasaportë biometrike, të respektojnë kohën e qëndrimit në të gjithë shtetet që i përkasin hapësirës “Schengen”, përndryshe do të ketë sigurisht penalitete. Penalitetet fillimisht janë individuale, ku ju hiqet e drejta të gjithë shkelësve deri në 5 vjet dhe në qoftëse fenomeni është i përhapur, (që unë nuk e mendoj në asnjë rrethanë), atëherë mund të ketë penalitete kolektive në sensin që mund të kthehet regjimi i mëparshëm i vizave.
Si do e festoni këtë ditë të shënuar? Sot nisem për një aktivitet të ministrave të jashtëm të Rajonit në Maqedoni. Do të dëshiroja që përshëndetjen dhe mesazhin ta bëja nga Shkupi. Është një aktivitet që do të vendosë një hap të ri të integrimit të të gjithë Rajonit në NATO dhe më pas në Bashkimin Europian. Sigurisht kontributet e Shqiptarëve në këtë proces integrimi janë të mëdha e do të vazhdohen më tej. Mendoj se nga Shkupi unë do të sjell edhe gëzimin e shqiptarëve të cilët lëvizin të lirë në hapësirën europiane ku do të dërgoj edhe mesazhin e tyre që është mesazhi i Europës, është mesazhi i asaj që gjithë shqiptarët në të gjithë shtetet ku jetojnë janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e atyre shteteve dhe se ata do të integrohen mes tyre në momentin që i gjithë Rajoni do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Udhëzimi i shpërndarë nga policia kufitare sqaron udhëtarët se çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët, për të udhëtuar. Të gjithë qytetarët mund të kalojnë lirisht vetëm me pasaporte biometrike. Por në pikat hyrëse të zonës “Schengen”, punonjësit e kontrollit mund t’ju kërkojnë dhe të dhëna të tjera, nëse dyshojnë në deklarimet tuaja.
1. Të tregoni të dhënat e personit që ju pret dhe gjeneralitetet si dhe adresa e banimit 2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete në cash apo në kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qëndroni, ku këto mjete financiare mund të garantohen se mbulohen dhe nga personi që ju pret 3. Të keni biletën e kthimit me vete 4. Si dhe të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për turizëm, aktivitet biznesi etj:
1. Të keni një rezervim hoteli 2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qëndroni 3. Të keni biletwn e kthimit me vete 4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore:
1. Duhet të keni një rezervim hoteli ose rekomandimin për shtrim në një institucion shëndetësor në vendin ku do të trajtoheni 2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qëndroni 3. Të keni një korrespondencë me institucionin shëndetësor që ju do të kontaktoni 4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse duhet të udhëtoni për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme:
1. Të keni ftesë për të marr pjesë në aktivitet 2. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Dhe e fundit kërkesë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë pas datës 15 dhjetor thuhet se:
1. Të mos tejkalohen afatet e qëndrimit 90 ditë për 180 ditë 2. Të mos punohet ilegalisht 3. Të mos bëhen barrë publike 4. Të mos përfshihen në aktivitete kriminale Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura, autoritetet kufitare të vendit ku ju po udhëtoni mund të mos lejojnë hyrjen tuaj deri sa ju të plotësoni këto kushte dhe mund t’ju kthejnë menjëherë në Shqipëri.
Itali
Nga 1 në 5 ditë: Një person: 269 euro
Dy ose më shumë persona: 212,81 euro
Nga 6 deri në 10 ditë
Një person: 44, 93 euro
Dy ose më shumë persona: 26,33 euro
Për 11 deri në 20 ditë: Një person- Shuma fikse: 51,64 euro + 36,67 në ditë
Dy ose më shumë persona- Shuma fikse: 25,82 euro + 22,21 në ditë
Më shumë se 20 ditë: Një person- Shuma fikse: 206,58 euro + 27,89 në ditë
Dy ose më shumë persona- Shuma fikse: 118,79 euro + 17,04 në ditë
Greqi 20 euro në ditë
Gjermani 45 euro në ditë
Belgjikë 38 euro në ditë për ata që s’kanë kartë krediti
Francë 52,60 euro në ditë
Holandë 34 euro në ditë
Zvicër 100 CHF në ditë, studentët (30 CHF) në ditë
Austri E papërcaktuar
Qipro E papërcaktuar
Danimarkë 60 euro në ditë
Spanjë 63, 20 euro në ditë
Finlandë 30 euro në ditë
Hungari 1000 HUF
Islandë 4000 ISK
Letoni 60 LVL në ditë
Lituani 15LVL në ditë
Luksemburg (E papërcaktuar)
Maltë 20MTL (48 euro në ditë)
Norvegji 500 NOK/ditë për ata që s’shkojnë te familjarë)
Poloni 500 PLN
Portugali 75 euro për hyrje - 40 euro në ditë
Sllovaki E papërcaktuar
Slloveni 70 euro në ditë (për ata që s’shkojnë te familjarët)
Suedi (E papërcaktuar)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Shqipëria fiton testin e vizave,shqiptarët nuk kërkuan azil politik në BE
Dritë jeshile vjen për Shqipërinë nga Brukseli përsa i përket monitorimit të shqiptarëve ...
për azilkërkim në vendet e BE-së gjatë muajve që lëvizin të lirë.
Sipas Sekretarit të Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Wathelet ,"Shqipëria e kaloi me sukses provën e monitorimit në lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE".
”Ne kemi probleme me disa vende te Ballkanit, qytetareve te te cilave u jane hequr vizat. Po shohim se liberalizimi i vizave po përdoret për të ardhur e kërkuar azil në Belgjike, që është një gjë e papranueshme”, ka thënë ai për AS.
Duke krahasuar peridhën që qytetarët shqipatrë kalonin me viza në BE,me periudhën që ata lëvizin të lirë,nuk ka shtim të kërkesave për azil politik thekson Wathelet
Këkesa e azilit politik ishte një nga shqetësimet kryesore ,madje ishte si kriter për Shqipërinë,se nëse ajo do të ksihte shumë azilkërkuaes,atëherë do të kishte bllokim të lëvizjes së lirë.
Vendet problematike janë Serbia dhe Maqedonia,për të cilat BE diskutoi pezullimin e lëvizjes së lirë,gjë që akoma është në shqyrtim
KE pritet të votojë pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimor
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Adriana wrote:Shqipëria fiton testin e vizave,shqiptarët nuk kërkuan azil politik në BE
...kurse shqiptaret ne Maqedoni e Presheve pa nderpre po kerkojne azyl , dhe Europa nuk pyeti kurre pse ndodh kjo qe vetem shqiptaret kerkojne azyl !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Adriana wrote:Shqipëria fiton testin e vizave,shqiptarët nuk kërkuan azil politik në BE
...kurse shqiptaret ne Maqedoni e Presheve pa nderpre po kerkojne azyl , dhe Europa nuk pyeti kurre pse ndodh kjo qe vetem shqiptaret kerkojne azyl !
E din ata o Arberi e din, vetem luajne rolin qe kan luajtur gjithmon
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Kthimi, vjen pak ditë pas vizitës që drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont, bëri në Tiranë ku shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Be dhe Shqipëria ( kushtet per te udhetuar ne BE )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
erix77 wrote:Se marr vesh pse ne merremi me keta plehrat e Sh triges Evrope?
Shqiperia te behet pjese e SHBA.
Nqs behet nje referendum 99.9% do te votonin PO.
Pa merak, se ne te amerikanit jemi ( ha-merr-ik ), po nje plan e ka dhe amerikani qe po na len ( ose po mundohet ) qe te hyjme ne europe. Do ja degjojme dhe krismen kesaj kenge
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
erix77 wrote:Se marr vesh pse ne merremi me keta plehrat e Shtriges Evrope?
Shqiperia te behet pjese e SHBA.
Nqs behet nje referendum 99.9% do te votonin PO.
Kjo do ishte gjeja me e mire per shqiptaret !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman