"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
xhaxhiu.wordpress.com
Moderator: bardus
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
per Xhaxhin Pirrua dhe Leka jane automatikisht greke,iliret u assimiluan dhe shqiptaret erdhen nga planeti Mars ne shekullin e 19.Po vazhdoi keshtu prite kur ta futin edhe ne akademine e shkencave.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

- Arban Blandi
- Supreme Member
- Posts: 464
- Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
- Gender: Male
- Location: Іllyria, Ukraine
- Contact:
Re:
17.02.2012
Sikurse dihet, historia e Epirit në lashtësi mbetet objekt debatesh..
Si grekët, ashtu edhe shqiptarët mëtojnë se u përket atyre..
Përplasjet.. në rrafshin kombëtarist përthyhen.. edhe në opinionin publik;
por mënyra si reagon ky opinion, ndikohet edhe nga njohuritë bazë të jospecialistëve për Ballkanin në lashtësi..
Se çfarë kanë qenë pikërisht epirotët, kjo ende nuk është përcaktuar..
Edhe sikur të provohet që epirotët kanë qenë jogrekë.. kjo nuk i bën ata doemos ilirë.
Epirotët mund të kenë qenë të afërt me grekët ose me ilirët.. ..sikurse me trakët ose maqedonët.
Askujt nuk i bëhet vonë për kapërcimin logjik nga natyra e supozuar “jogreke” e barbarëve, tek ilirët.
Megjithatë.. i jep hapësirë edhe atij që e quan “Mendimi ndryshe”, duke iu referuar autorëve si Hammond dhe Cabanes, të cilët nuk i shohin epirotët si ilirë, madje edhe kur dyshojnë për grekësinë e tyre.. 14 fiset epirote konsideroheshin si “barbare”, pra si jogreke; por nuk flet për ilirë, duke ia kursyer këtë hipotezë të pambështetur..
Për historinë e Epirit në lashtësi të dhënat janë ato që dihen..
Kjo histori nuk mund të ndahet nga historia e grekëve të asaj periudhe.
Nga ana tjetër, të dhëna dhe vlerësime për Pirron dhe Aleksandrin Molos jepen pa të keq..
pa çka se dihet.. që Pirroja.. ishte mbret grek.. dhe Epiri i tij ishte.. pjesë e botës greke.
[këta] lënë mënjanë lidhjet e pamohueshme dhe të domosdoshme mes Epirit dhe grekëve, madje edhe sikur të pranonim që epirotët vetë ishin ilirë nga prejardhja.
Ata përmendin faktin që Dodona ka qenë jogreke, por shpërfillin..
që në mbishkrimet e Dodonës.. analiza e emrave vetjake të së paku dy fiseve, tregon se këta ishin greqizuar krejt..
sikurse.. që në Epir mungojnë krejtësisht emra vendesh të ngjashme me ato "pellazget" të pjesës më në jug të Greqisë..
..Vetë grekët dhe greqishtja duket ta kenë prejardhjen më të hershme nga një zonë e cila.. përkon me Epirin e lashtësisë, sa kohë që pranohet se fiset indoeuropiane greke kanë ardhur nga Veriu.
Nëse është kështu, atëherë duhet të pranojmë, se në Epir ka pasur një përzierje fisesh greke arkaike me fise jogreke, ndoshta ilire ndoshta jo..
Tekstet e historisë.. që përdoren në Shqipëri.. e shtrembërojnë historinë e Epirit..
duke i paraqitur si të mirëqena fakte që.. janë vetëm hipoteza të ngritura përkrah e përballë hipotezash të tjera..
..Nëse grekët i shtrijnë ndonjëherë trojet historikisht helene deri në Shkumbin,
kjo nuk përbën ndonjë argument që ne t’i shtrijmë tonat deri në Akarnani..
Përtej konsideratave politike, çështja është metodologjike dhe ka të bëjë me historinë që u mësojmë nxënësve.. pikërisht me qëndrimin që duhet të mbajnë, autorët e programeve dhe të teksteve, ndaj rasteve kur mes historianëve nuk ekziston ndonjë konsensus:
a do të paraqiten njëlloj, me paanshmëri, të gjitha hipotezat qoftë edhe kontradiktore mes tyre,
apo do t’u lejohet autorëve që të përzgjedhin mes tyre, duke i dhënë si të mirëqena hipoteza që të mirëqena nuk janë dhe që marrin vlerë vetëm në kuadrin e kundërshtive që kanë me hipoteza të tjera?
Unë i quaj grekët ‘grekë’..
njëlloj si të huajt që na quajnë ne ‘Albanesi’..
pa i bërë dallimet e tjera..
Gjithsesi, unë nuk dua të diskutoj këtu aq historinë e Epirit, sesa faktin që tekstet e historisë e kanë marrë këtë histori, me gjithë dritë-hijet e saj, të njohurat e sidomos të panjohurat, kontradiktat dhe kundërthëniet,
dhe e kanë hekurosur, për ta paketuar si dhuratë Krishtlindjesh.
Tekstet e historisë.. mund të shërbejnë si pretekst për të debatuar rreth mënyrës si u jepet historia nxënësve..
I nxjerrë nga konteksti helenik, Epiri politik dhe social-kulturor i lashtësisë nuk ka asnjë kuptim.
..Ndryshe nga Iliria,
Epiri nuk ka jetë përtej lidhjeve me fqinjin jugor.
Unë pajtohem me pozicionin.. që Epiri i lashtësisë është një rrethprerje dhe mbivendosje.. helenë dhe johelenë;
me johelenët pjesërisht të greqizuar.
Se çfarë ka qenë kjo pjesë johelene e Epirit.. Nuk e dimë.

Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
z.Ardian, ju me bete nje nder te jashtezakonshem, sepse jeni aq zbavites kur perpiqeni te flisni ne emer te Epirit dhe historise se tij, kur ne te vertete je aq i manget nga njohurite per te. Lidhjet midis Epirit dhe grekeve ishin aq te pamohueshme, saqe keta te fundit nuk ngurronin qe t'i perjashtonin nga etnosi i tyre (cilido qe te kete qene).xhaxhiu:
lënë mënjanë lidhjet e pamohueshme dhe të domosdoshme mes Epirit dhe grekëve, madje edhe sikur të pranonim që epirotët vetë ishin ilirë nga prejardhja.
Ah, sa budallenje paskan qene breza te tere studiuesish qe kane theksuar identitetin jo-grek te Epiroteve te mocem. A thua valle kush i paska vene ne lajthim ata? Ah sikur te ishte Ardian Vehbiu asokohe qe te menjanonte rropatjet e 'kota' te ketyre studiuesve...xhaxhiu:
Se çfarë ka qenë kjo pjesë johelene e Epirit.. Nuk e dimë.

Per t'i hequr marrezira nga koka, lexo Nibuhr-in, analiza e te cilit edhe pas 200 viteve sherben per te kthjellur injorantet e shekullit XXI:
http://www.albpelasgian.com/niebuhr-on- ... rotes.html
Kur lexoj brockulla te tilla sec me hipen sheqeri ne gjakxhaxhiu:
duke iu referuar autorëve si Hammond dhe Cabanes, të cilët nuk i shohin epirotët si ilirë,

Ti duhet te pajtohesh me faktin qe di fare pak per Epirin, gje qe nuk te jep fare besueshmerie ne syte e te tjereve. Po cka dreqi ishin keta jo-helene te mallkuar, nese jo ilir? Si eshte e mundur qe ata s'dalloheshin dot prej ilireve te tjere, si nga gjuha, ashtu edhe nga organizimi politik dhe traditat?xhaxhiu:
Unë pajtohem me pozicionin.. që Epiri i lashtësisë është një rrethprerje dhe mbivendosje.. helenë dhe johelenë; me johelenët pjesërisht të greqizuar.
Pirroja ishte mbret grek per aq sa ishte Agroni (disa dekada pas tij) dhe Epiri ishte pjese e botes greke ne te njejten mase sa mbreteria e AgronitPirroja.. ishte mbret grek.. dhe Epiri i tij ishte.. pjesë e botës greke

Dirty Harry citohet te kete thene:xhaxhiu:
Nëse grekët i shtrijnë ndonjëherë trojet historikisht helene deri në Shkumbin,
kjo nuk përbën ndonjë argument që ne t’i shtrijmë tonat deri në Akarnani.
Opinions are like as****. Everyone has one. Most of them stink...!
Sikur te beje nje shfletim te literatures, me beso qe nuk do te beheshe gaz i dynjase:
Tash me thuaj, o Ardian, Ps-Scylax ishte ne lajthim kur vinte shkoqur kufirin atje ku ekzistonte realisht. C'argument tjeter mund te perdorim qe kufiri s'ishte ne Ambraki?[Ps-Scylax, Europe 1.28]: “ΑΜΒΡΑΚΙΑ. Μετὰ δὲ Μολοττίαν Ἀμβρακία πόλις Ἑλληνίς· ἀπέχει δὲ αὕτη ἀπὸ θαλάττης στάδια π. Ἔστι δὲ καὶ ἐπὶ θαλάττης τεῖχος καὶ λιμὴν κλειστός. Ἐντεῦθεν ἄρχεται ἡ Ἑλλὰς συνεχὴς εἶναι μέχρι Πηνειοῦ ποταμοῦ καὶ Ὁμολίου Μαγνητικῆς πόλεως, ἥ ἐστι παρὰ τὸν ποταμόν
”AMBRAKIA. And after Molottia, Ambrakia, a Hellenic city: and this is distant from sea 80 stades. And there is also upon the sea a fort and an enclosed harbour. From here Hellas begins to be continuous as far as Peneios river and Homolion, a city of Magnesian territory, which is beside the river”.
Duke pase parasysh faktin e hidhur te retardeve si puna juaj, ArberiaOnline me kohe ka ndermarre dhjetera nisma filantropike per t'i dhene shqelm injorances nga koka e njerezve. Shumica e punimeve tona jane falas dhe te qasshme per cilindo:
-The Southern Illyrians: Epirots http://www.albpelasgian.com/the-souther ... irots.html
-Epirus Vetus/Epirus Nova http://albter.com/
-N.G.L Hammond and Epirus http://albter3.wordpress.com/2010/06/13 ... nd-epirus/
- Greece, the land where myth replace reality: http://www.scribd.com/doc/73620789/Gree ... ONLINE-com
-Who were the Chaones http://www.albpelasgian.com/who-were-the-chaones.html
Ende nuk i di efektet e ketyre artikujve shkencor ne trurin defektoz te Ardianit, por nese s'bejne pune atehere kam nje ide, qe t'i hyjme prej fillimit nje projekti po kaq humanitar:
'Ancient Epirus for dummies'

Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- Arban Blandi
- Supreme Member
- Posts: 464
- Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
- Gender: Male
- Location: Іllyria, Ukraine
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
21.02.2012..
..U përpoqa të argumentoj se, në tekstet e historisë së shqiptarëve..të shkollës së mesme, periudha e lashtësisë dhe çështjet e etnogjenezës janë trajtuar në mënyrë joshkencore,
për të ushqyer.. mitin kombëtarist.
..Mangësitë kryesore të trajtesave lidhen me
pseudo-teorinë e autoktonisë absolute, sipas së cilës.. shqiptarët.. ilirët e pellazgët janë autoktonë dhe janë formuar pikërisht në trojet ku jetojnë sot shqiptarët..
dhe shpërfilljen pothuajse të plotë që i bëhet indoeuropianistikës.
Autoktonia absolute mbështetet në një hipotezë krejt të diskutueshme të Korkutit, arkeolog..
hipotezë të cilën unë.. nuk mund ta kritikoj në mënyrë teknike.
Megjithatë, kjo është një hipotezë e veçuar, që nuk ka gjetur kund mbështetje,
ja ngaqë është e tërhequr për flokësh, ja për shkak të etnocentrizmit të hapur.
Sikurse është pranuar tashmë, ilirët janë popull indo-europian..
Kjo do të thotë që ilirët, së bashku me popuj.. si keltët, gjermanikët, grekët, latinët, sllavët, etj., kanë filluar të formohen kur jetonin së bashku, në një zonë gjeografike të caktuar, dhe pastaj janë përhapur anembanë dy kontinenteve, Azisë dhe Europës, ku jetojnë sot pasardhësit e atyre popujve dhe ku fliten sot e kësaj dite gjuhët indo-europiane..
..Brenda konceptit indo-europian, vetë ideja e autoktonisë nuk mund të jetë veçse relative, madje edhe në kontekstin hipotetik kur formimi i një etnosi.. t’i detyrohet në masë të madhe influksit prej një substrati vendës (p.sh. substrati joindoeuropian i Ballkanit perëndimor).
Në vija të trasha, të thuash madje të shpallësh që shqiptarët.. edhe ilirët janë autoktonë,
do të thotë atëherë të nënkuptosh se trojet ku flitet sot shqipja janë edhe djepi i popujve dhe i gjuhëve indo-europiane.
Kjo teori është absurde.. meqë se ku ka qenë pikërisht djepi i indo-europianëve ende diskutohet. Megjithatë, kur një arkeolog shqiptar formulon një teori të tillë, duke e vendosur kërthizën indo-europiane në Shqipëri, atëherë e gjithë kjo bie erë kombëtarizëm dhe mitologji.
Shto këtu edhe se teoria e M. Korkutit, për autoktoninë ilire, nuk duket të ketë gjetur mbështetje nga ilirologjia, një degë e indo-europianistikës
e cila i studion ilirët në vetvete.. në mënyrë të pavarur nga lidhjet iliro-shqiptare.
Mangësia tjetër e madhe.. lidhet me shpërfilljen që i kanë bërë.. arritjeve të gjuhësisë krahasimtare.. sa i përket lashtësisë dhe etnogjenezës së shqiptarëve. Historia e ilirëve dhe e bëmave të tyre dhe e stolive që përdornin dhe e mënyrës si i varrosnin të vdekurit është e gjitha me interes.. por në tekstet e shkollës së mesme vëmendja ndaj kësaj historie përligjet vetëm në kuadrin e argumentimit të prejardhjes së shqiptarëve prej ilirëve dhe shqipes prej ilirishtes..
Kjo do të thotë se ilirët.. i gjen në këto tekste për arsyen e thjeshtë që nxënësve u duhet thënë diçka për prejardhjen e shqiptarëve dhe të shqipes. Dhe nëse është kështu, atëherë autorët.. me qëllim kanë lënë jashtë një klasë argumentesh dhe provash.. të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të parët tanë në lashtësi: lidhjet e tyre me popuj të tjerë, vendet se ku kanë jetuar, marrëdhëniet me grekët e vjetër, latinët dhe keltët, e kështu me radhë – gjuhësinë historike. Pa përmendur këtu kontributet e jashtëzakonshme të indo-europianistëve dhe albanologëve të huaj.. e të tjerë për të kuptuar historinë e.. shqipes, do të mjaftonin veprat që kemi nga Çabej dhe Demiraj, për të hartuar një tablo të qartë dhe logjike, të pozicionit dhe evoluimit të shqiptarëve të lashtë, në marrëdhënie me truallin ku jetonin dhe popujt që kishin përreth.
Tek e fundit.. titullohet Historia e shqiptarëve, jo historia e bëmave të Agronit, Teutës, Bardhylit, Gentit, Batos dhe Pirros, të cilat nuk na thonë ndonjë gjë të madhe për etnogjenezën; por kanë zënë vend.. thjesht për t’i mbushur e për t’u dhënë pamjen “e duhur”.
Tekstet në fjalë, për shkak të mëkatit të parë kombëtarist, vuajnë edhe nga një autarki e papranueshme e mendimit albanologjik – sa kohë që aty nuk merren parasysh.. arritjet e sotme të dijes në fusha të tilla si indo-europianistika, gjuhësia e krahasuar dhe ilirologjia; në një kohë që mbizotërojnë referimet ndaj Hahn-it dhe fosileve të tjera të shekullit XIX, kur historia e lashtë e shqiptarëve ishte ende pronë e romantizmit dhe ekzotizmit të udhëtarëve nga Perëndimi...
Kjo dukuri nuk është pa lidhje me faktin e thjeshtë, por brutal,
që dija e sotme albanologjike në botë i ka kapërcyer me kohë pozicionet
ku janë ende të barrikaduar arkeologët tanë dhe amatorët që i kemi me shumicë në këtë fushë.
Prandaj, dija që po u japim gjimnazistëve tanë për lashtësinë është e tillë që,
në vend që t’i afrojë me moshatarë të tyre anembanë Europës, i largon;
duke u ofruar një zhguall, jo një dritare.
Nga kjo pikëpamje, tekstet në fjalë nuk përhapin dritë, por e pengojnë atë – duke ua errësuar mendjen nxënësve
dhe duke i mbajtur ata larg së vërtetës..
madje edhe kur kjo e vërtetë nuk njihet,
siç është rasti me lashtësinë parashqiptare.
Dukuria nuk mund të këqyret në shkëputje dhe veçmas
vërshimit, që ka ndodhur në botimet me natyrë albanologjike,
të titujve dhe veprave të shkruara nga amatorë dhe njerëz të marrë ose të fantaksur,
të cilët janë pranuar në qerthull vetëm e vetëm për shkak të dashamirësisë së tyre ndaj shqiptarëve..
ose faktit që teoritë e tyre ia kanë krehur bishtin megalomanive kombëtariste.
Të tilla janë vepra si ajo e Mathieu Aref-it, të cilat u rekomandohen nxënësve për t’i lexuar..
..ose edhe Enigma, e Robert d’Angély-së.. Ky libër i fundit.. i bashkon në një kolkloz pellazgët, etruskët, grekët dhe shqiptarët, të cilët i konsideron si “e njëjta gjë”, duke e quajtur gjuhën pellazge.. si “gjuhë universale e botës së bardhë antike”.. Autori, një dashamirës frëng, procedon me dorë të rëndë, duke kaluar nga një etimologji fantastike në tjetrën.. Po ky autor parashtron, në veprën e vet, se “si gjuhë e folur, etruskishtja.. nuk u zhduk, madje jetoi.. dhe vijon ende sot nën emrin e.. dialektit toskë, që flitet në Toskërinë shqiptare”.. Këto shkruan Robert d’Angely, librin e të cilit në shqip e ka sjellë… gjuhëtari përndryshe i shquar dhe serioz, Xhevat Lloshi (kam mbetur gojëhapur kur kam parë emrin e Lloshit në kopertinën e brendshme të librit; meqë ia njoh edhe mprehtësinë shkencore edhe përgatitjen; por kështu është katandisur gjuhësia shqiptare, kur një nga më të mirët e brezit të vet, si Lloshi, ia lejon vetes ose detyrohet të përkthejë marrëzitë.. e D’Angely-së). E kotë të shtoj që libri Engima nuk është i tillë, që t’u rekomandohet nxënësve të shkollës së mesme..
..Në një kohë që në Shqipëri qarkullojnë vepra të mira, të cilat trajtojnë çështje të ngjashme.. në mënyrë disi më racionale..ö
duke përfshirë këtu edhe veprën e Dh. Pilikës për pellazgët (me të cilën unë kurrsesi nuk pajtohem, por të paktën aty nuk ka gafa katastrofike..); dhe sidomos librin Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët, të Sh. Demirajt, botuar në 2008.
Mund, madje duhet pyetur se pse, nga moria e veprave albanologjike që qarkullojnë librarive të Tiranës, autorët.. kanë zgjedhur të rekomandojnë.. Engimën e D’Angely-së. Padija nuk është për t’u përjashtuar; por më tepër se padija, kam frikë se faktor vendimtar ka qenë dëshira për ta themeluar albanologjinë.. si një lloj miti autarkik të shqiptarëve hyjnorë, të cilët D’Angely-ja i nxjerr në origjinë të “botës së bardhë antike”, duke i lidhur me pellazgët, etruskët dhe popuj të tjerë të parahistorisë.
Më duket e papranueshme që Ministria e Arsimit e Republikës Shqiptare të ketë miratur programe të tilla, ku nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme u jepen njohuri të tilla pa bazë shkencore, të mbështetura në teori dhe hipoteza të vjetëruara dhe irracionale, dhe që..
qëllimisht shpërfillin arritjet e sotme në fushat përkatëse..
..i përzgjedhin faktet dhe rezultatet sipas dëshirës, vetëm e vetëm për t’i shërbyer jo ndriçimit të mendjeve, por errësimit të tyre, me një mit kombëtarist që.. është i gënjeshtërt ashtu siç paraqitet..
dhe de facto na ndan prej popujve të tjerë.. duke na paraqitur si unikë dhe të papërsëritshëm.. ..edhe në virtytin tonë etnogjenetik.
Tema është serioze dhe më ka kushtuar punë dhe mund për ta përgatitur.
Lutem mos komentoni me budallallëqe.

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
Kjo teori është absurde.. meqë se ku ka qenë pikërisht djepi i indo-europianëve ende diskutohet.
Ky i "fandaksur" i indo-evropianistikes, ben sikur harron qe provat per egzistencen e "gjithepranuar" te te ashtequajturit "popull indoevropian" jane si me poshte:....me qëllim kanë lënë jashtë një klasë argumentesh dhe provash.. të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme,...
1. Arkeologjike 0
2. Gjuhesore 0
3 Historike 0
me kete arsenal zerosh, indoevropianisti-antikombetarist A.Vehbiu, pasi "shkermoq" gjithe 'amatoret', e ben kete dhe me Z.Pilika, qe jo vetem ka shmangur komentet boshe si keto te Vehbiut, por vepra e tij sjelle prova te panumerta, fare bindese, nga te gjitha disiplinat te rreshtuara dhe sistemuara aq bukur e thjeshte, sa do bundnin dhe me te pabindurin, mjafton qe ai te mos e detyronte vehten per mosbindje, si rasti i "gjuhetarit" A.Vehbiu, qe nuk ka asnje studim.....gjuhesie, por vetem diplomat e indo-evropianisteve, qe mund ti kemi dhe ne ......"amatoret".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
Zoti Vehbiu ""harron"" dhe kete:lidhet me shpërfilljen që i kanë bërë.. arritjeve të gjuhësisë krahasimtare..
The proto-languages reconstructed by the comparative method are hypothetical ![]() |

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
une se marr vesh pse ne i bejme reklame ketij far bukshkali?
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
erix77 wrote:une se marr vesh pse ne i bejme reklame ketij far bukshkali?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- bardus
- Star Member
- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
Strategjia e Vehbiut mesa shoh eshte e thjeshte.
Kundershton prejardhjen ilire te shqiptareve gje qe bie ne ndesh edhe me qendrimin zyrtar te Akademise Shkencave dhe dhjetra
filologjisteve perendimore sepse mendon se eshte me i ditur se ata.
Ja cthote Julius Pokorny per gjuhen shqipe:
Hedh poshte studimet e bera nga Nermin Vlora per Petro Zheji per lidhjen e gjuhes shqipe me ate Etruske dhe Sanskrite dhe thumbon ata qe lidhin shqipen me homeriken.Nga Pokorny perseri:
Material: Old Indian barhíš- n. `sacrificial grass, (*sacrificial bed of straw)' = av. barǝziš- n. `cushion, pillow, cushion', npers. bāliš `pillow, cushion'; Old Indian upa-bárhaṇa-m, upa-bárhaṇī f. `cover, cushion';
Mendimi im personal per sa me siper eshte e kunderta sanskrit vjen nga shqipja

http://dnghu.org/indoeuropean.html
Vazhdimisht i meshon idese se huazimeve nga latinishtja te cilat i nxjerr te vona ne mesjete sic ben me foljen "lexoj vjen nga ledgere veneciane"
per te perforcuar idene sllave se shqiptaret zbriten nga malet e Rumanise ne mesjete dhe nuk jane autokton.
Me duket se keto ide te Vehbiut jane pak te dala mode dhe qesharake.Shpresoj te infektoje sa me pak lexues te blogut tij.
Kundershton prejardhjen ilire te shqiptareve gje qe bie ne ndesh edhe me qendrimin zyrtar te Akademise Shkencave dhe dhjetra
filologjisteve perendimore sepse mendon se eshte me i ditur se ata.
Ja cthote Julius Pokorny per gjuhen shqipe:
Code: Select all
Root / lemma: bhlǝido-s
English meaning: pale
German meaning: `licht, blaß'
Note: to bhlēi- `shine', from extension root form *bhlēi-d-
Material: Old Church Slavic blědъ `pallid, pale, wan' = ags. blāt `pallid, livid'; ahd. bleizza `paleness'. Perhaps lit. blaĩvas `sober' (if from *blaid-vas; or from the an extension root bhlei-, s. d.),
blaivaũs, -ýtis `become sober; clear up, from the sky'. Alb. bl̃erónj `blossom, be green' from adj. *bl̃erë from *bled-rë (e = idg. ai or oi), bl̃éhurë `pale, wan, pallid'.
In addition probably the illyr. PN Blaedarus.
Note:
Alb. is one of illyr. dialects.
Alb. also shows that Root / lemma: bhlǝido-s : `pale', derived from Root / lemma: bhlē-u̯o-s : `a kind of colour (blue, gold)'.
References: WP. II 217, Trautmann 34, Specht Dekl. 197.
[img]https://xbgvea.blu.livefilestore.com/y1psOy-tsvj3OHfX6VGimA7lOuOWCNJoC5bExRSdvSlTXi6ZwbIkBq1MP421VZBDjyZd1uzAByjDa5TXZKcTWDllWLbNyX1uFTg/pok%20shqip.JPG?psid=1[/img]
Material: Old Indian barhíš- n. `sacrificial grass, (*sacrificial bed of straw)' = av. barǝziš- n. `cushion, pillow, cushion', npers. bāliš `pillow, cushion'; Old Indian upa-bárhaṇa-m, upa-bárhaṇī f. `cover, cushion';
Code: Select all
Note:
Clearly alb. bar `grass, straw' derived from Indian languages. Hence alb. is a direct descendant of Sanskrit. Clearly alb. belongs to satem family.
http://dnghu.org/indoeuropean.html
Vazhdimisht i meshon idese se huazimeve nga latinishtja te cilat i nxjerr te vona ne mesjete sic ben me foljen "lexoj vjen nga ledgere veneciane"
per te perforcuar idene sllave se shqiptaret zbriten nga malet e Rumanise ne mesjete dhe nuk jane autokton.
Me duket se keto ide te Vehbiut jane pak te dala mode dhe qesharake.Shpresoj te infektoje sa me pak lexues te blogut tij.
Last edited by bardus on Mon Mar 05, 2012 3:05 pm, edited 4 times in total.
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
Bardus, imazhet e bashkengjitura s'po dalin fare ne postimin tuaj. Te lutem ngarkoj serish!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- bardus
- Star Member
- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: KUJDES NGA MJEDISI ANTI-SHQIPTAR 'xhaxhiu.wordpress.com'
Albpelasgian,cudi sepse mua me dalin ketu.Nuk e di nqse edhe ndonje tjetri nuk i dalin.