"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vatikani hap për herë të parë arkivat sekrete

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Vatikani hap për herë të parë arkivat sekrete

#16

Post by Sally »

:roll: Po e vendos ketu meqe titujt kane te njejten kryefjale....

Të rinisemi nga Arkivat - në Vatikan, një kuvend ndërkombëtar për Koncilin


“Koncili II Ekumenik i Vatikanit në dritën e arkivave të Etërve Konciliarë”: kjo është tema e kuvendit ndërkombëtar për 50-vjetorin e hapjes së Koncilit, që do të mbahet në Vatikan, duke filluar nga dita e nesërme e deri më 5 tetor. Konferenca u paraqit sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit, nga atë Bernard Ardura, kryetar i Komitetit Papnor të Shkencave Historike dhe nga profesor Filip Shenò, drejtor i Qendrës së Studimeve “Koncili II i Vatikanit” në Universitetin Papnor Lateranens të Romës.
Kuvendi, siç shpjegoi atë Ardura, synon të nxisë rileximin e dokumenteve konciliare, jashtë ideologjive. Si hap i parë, do të realizohet një repertor nga arkivet e etërve konciliarë, që do të botohet në internet, në faqen e Komitetit Papnor. Kushdo mund ta konsultojë falas: “Rezultatet e përzgjedhjes së parë të dokumenteve do të jenë në dispozicion të publikut të gjerë të studiuesve e do të shërbejnë si nxitje e përhershme për të vazhduar kërkimet në fusha të ndryshme”.
Nga ana e tij, profesor Filip Shenò u ndal në dy interpretimet e Koncilit II të Vatikanit: atë, që e konsideron “hap përpara” dhe atë, që e konsideron “prishje me të kaluarën”. Interpretimi i fundit, që mbështetet nga e ashtuquajtura “shkollë e Bolonjës”, nuk është ai, që na tregon magjisteri i Papëve, si ai i Gjon Palit II, ashtu edhe ai i Benediktit XVI. Historiani i Universitetit Lateranens përcaktoi objektivin e kuvendit në Vatikan dhe të kërkimeve në arkiva: “Sfida kryesore, që paraqitet para historianëve të Koncilit është kjo: si të pajtohen këto dy interpretime të kundërta të ngjarjeve konciliare e të vendimeve të tij? Nuk duhet të shkruajmë një lloj “kundër-historie” për Koncilin II të Vatikanit, por, më thjesht, duhet të rifillojmë hulumtimin historik mbi bazën e një dokumentacioni sa më të gjerë të jetë e mundur e pa premisa ideologjike… për ta kuptuar ngjarjen dhe vendimet e marra në të, në mënyrë sa më të ekuilibruar, me konsensus të përbashkët”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”